{"id":82448,"date":"2024-09-23T21:58:17","date_gmt":"2024-09-23T21:58:17","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=82448"},"modified":"2024-09-23T21:58:17","modified_gmt":"2024-09-23T21:58:17","slug":"cfare-tha-baba-reshat-bardhi-ne-lidhje-me-bektashizmin-mal-berisha-nje-fare-egjre-anti-kombetare-e-mbjellur-ne-stamboll-ne-vitin-1993-duket-se-na-mbiu-tani-ne-vitin-2024","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/09\/23\/cfare-tha-baba-reshat-bardhi-ne-lidhje-me-bektashizmin-mal-berisha-nje-fare-egjre-anti-kombetare-e-mbjellur-ne-stamboll-ne-vitin-1993-duket-se-na-mbiu-tani-ne-vitin-2024\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb tha Baba Reshat Bardhi n\u00eb lidhje me Bektashizmin\/ Mal Berisha: NJ\u00cb FAR\u00cb EGJRE ANTI-KOMB\u00cbTARE E MBJELLUR N\u00cb STAMBOLL N\u00cb VITIN 1993 DUKET SE NA MBIU TANI, N\u00cb VITIN 2024."},"content":{"rendered":"<p> SHTETI I \u201cBEKTASHINJ\u00cbVE\u201d BRENDA SHQIP\u00cbRIS\u00cb?!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Tek po d\u00ebgjoj dhe po lexoj iden\u00eb e nj\u00eb shteti shqiptar bektashian, brenda territorit t\u00eb Shtetit Shqiptar, vendosa t\u2019i kthehem nj\u00eb ngjarje q\u00eb ka pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb subjekt, d\u00ebshmitar i s\u00eb cil\u00ebs u b\u00ebra n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1993, n\u00eb Hotel Marmara, n\u00eb Stamboll.<br \/>\nJa ngjarja e plot\u00eb si\u00e7 e kam p\u00ebrjetuar dhe botuar n\u00eb librin tim \u201cAmabasador i pushtetit t\u00eb but\u00eb\u201d n\u00eb faqen 73. <\/p>\n<p>TAKIMI I FEVE MONOTEISTE N\u00cb STAMBOLL, VJESHT\u00cb, 1993 <\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1993 n\u00eb Stamboll u organizua nj\u00eb takim i krer\u00ebve t\u00eb feve monoteiste. Aty do t\u00eb merrnin pjes\u00eb drejtuesit e feve abrahamike, q\u00eb nga Kreu i Rabinatit t\u00eb Izraelit, pastaj Bartolomeu I, Kreu i Kish\u00ebs Ortodokse t\u00eb Stambollit, Kryemyftiu i Turqis\u00eb, nd\u00ebrsa nga Selia e Shenjt\u00eb kishte ardhur Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Vatikanit. Nga Shqip\u00ebria merrnin pjes\u00eb personalitetet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre feve: <\/p>\n<p>PJESMARR\u00cbSIT NGA SHQIP\u00cbRIA:<\/p>\n<p>I pari ishte Hafiz Sabri Ko\u00e7i, Kryemyftiu i Shqip\u00ebris\u00eb. Pastaj vinte Imzot Rrok Mirdita, kreu i fes\u00eb Katolike shqiptare dhe Anastasios Janullatos, kreu i Kish\u00ebs Ortodokse shqiptare. Bashk\u00eb me ta kishte ardhur edhe kreu i Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Bektashinjve, Dede Reshat Bardhi. <\/p>\n<p>TAKIMI I BESMITAR\u00cbVE <\/p>\n<p>Takimin e p\u00ebrshkoi nj\u00eb frym\u00eb e zymt\u00eb e natyr\u00ebs fetare me shum\u00eb qet\u00ebsi dhe p\u00ebrunj\u00ebsi. Krer\u00ebt e feve t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme takoheshin me nj\u00ebri-tjetrin, sidomos brenda feve t\u00eb veta, por edhe n\u00eb nd\u00ebrveprim. Fet\u00eb e shqiptar\u00ebve ishin si t\u00eb plagosura pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishin kaluar n\u00eb ateiz\u00ebm, n\u00eb shtetin e par\u00eb dhe t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb ishte shpallur i till\u00eb. Hafiz Sabri Ko\u00e7i, 72-vje\u00e7ar, vinte nga jeta e tij e gjat\u00eb prej 23 vitesh n\u00eb burgim p\u00ebr shkak t\u00eb besimit fetar. Ai ishte teolog, martir i fes\u00eb, burr\u00eb shum\u00eb i ditur, i shtruar, i kulturuar, shum\u00eb i urt\u00eb dhe i p\u00ebrunjur. Dede Reshat Bardhi po ashtu kishte kaluar nj\u00eb kalvar vuajtjesh p\u00ebr shkak t\u00eb besimit dhe e kishte ushtruar fen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, por pa e l\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, pavar\u00ebsisht nga rrjedhojat q\u00eb p\u00ebsonte. Imzot Rrok Mirdita ishte drejtuesi i Dioqez\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs, i konsakruar nga Papa Gjon Pavli II. Ai e kishte filluar sh\u00ebrbimin ndaj Kish\u00ebs Katolike n\u00eb mosh\u00ebn 25-vje\u00e7are. Shum\u00eb vite ai i kishte kaluar duke sh\u00ebrbyer n\u00eb Kish\u00ebn Katolike n\u00eb Bronx n\u00eb New York. Ai \u00ebsht\u00eb nism\u00ebtari i nd\u00ebrtimit t\u00eb   Katedrales s\u00eb Sh\u00ebn Palit n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas ides\u00eb s\u00eb tij, ajo ka tri k\u00ebnde, t\u00eb cilat simbolizojn\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn midis tri feve n\u00eb Shqip\u00ebri, fes\u00eb islame, ortodokse dhe katolike.<br \/>\nKryepeshkopi Anastasios Janullatos, i lindur n\u00eb vitin 1929, ishte Krypeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kreu i Sinodit t\u00eb Kish\u00ebs Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ai mbante edhe shum\u00eb tituj si an\u00ebtar i disa akademive. Emri i tij p\u00ebrmendej me shum\u00eb skepticiz\u00ebm si uzurpator i fronit t\u00eb kreut t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare, q\u00eb dikur e pati themeluar Fan Noli dhe e mbajti gjall\u00eb Visarion Xhuvani. N\u00eb at\u00eb takim u diskutuan shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me paqen fetare dhe mbar\u00ebvajtjen midis feve t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u hap nj\u00eb diskutim, i cili e vlen t\u00eb jet\u00eb i sh\u00ebnuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebfim. <\/p>\n<p>PROPOZIMI P\u00cbR FEN\u00cb E KAT\u00cbRT MONOTEISTE BEKTASHIANE SHQIPTARE I KRYEPESHKOPIT ANASTASIOS JANULLATOS<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e feve shqiptare, edhe pse ato jan\u00eb vet\u00ebm tri t\u00eb tilla, na dilte se \u201cishin\u201d kat\u00ebr. Kryepeshkopi i Kish\u00ebs Ortodokse Shqiptare tha se n\u00eb Shqip\u00ebri ekzistojn\u00eb kat\u00ebr f\u00e9 t\u00eb ndryshme. Pas shum\u00eb diskutimesh duhej t\u00eb n\u00ebnshkruhej nj\u00eb rezolut\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e feve monotesite. Sipas disa drejtuesve aty, shqiptar\u00ebt duhej t\u00eb n\u00ebnshkruanin t\u00eb kat\u00ebrt. Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne kishim tri f\u00e9, jo kat\u00ebr, pavar\u00ebsisht se Dede Reshat Bardhi p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb sekt liberal t\u00eb islamit &#8211; pra bektashizmin. Dikujt i interesonte t\u00eb shtohej nj\u00eb f\u00e9 te shqiptar\u00ebt. Kjo ishte nj\u00eb strategji q\u00eb u binte p\u00ebr shtat atyre q\u00eb p\u00ebrher\u00eb shqiptar\u00ebt i kan\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. Ky ishte rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i konsideruar ata t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr f\u00e9. <\/p>\n<p>IMZOT RROK MIRDITA \u2013 PATRIOTI I PAL\u00cbKUNDUR SHQIPTAR <\/p>\n<p>Imzot Rrok Mirdita k\u00ebrkoi pushim p\u00ebr nj\u00eb konsultim. Ai na mblodhi, Hafiz Sabriun, Dede Reshatin dhe neve t\u00eb dy t\u00eb Konsullat\u00ebs, Orhan Zarshatin dhe mua. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb situata, pasi kishim shum\u00eb merak se mos Dede Reshatit do t\u2019i mbetej hatri, po t\u00eb mos futej bektashizmi si f\u00e9 m\u00eb vete. Imzot Rrok Mirdita e shpjegoi shum\u00eb bukur dhe me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare dhe patriotike. Pastaj Orhan Zarshati u ndal te historia e Kryegjyshat\u00ebs dhe p\u00ebrse ajo, n\u00eb vitin 1924, u zhvendos nga Stambolli n\u00eb Shqip\u00ebri. Tek e fundit- tha ai, ndarja fetare midis shqiptar\u00ebve u shkon n\u00eb favor armiqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dede Reshati menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrceu dhe tha:<\/p>\n<p>BABA RESHAT BARDHI:<br \/>\nBEKTASHIZIMI NUK \u00cbSHT\u00cb FE E VECANT\u00cb N\u00cb SHQIP\u00cbRI &#8211; UN\u00cb KURR\u00cb NUK PRANOJ T\u00cb B\u00cbHEM PJES\u00cb E NJ\u00cb VEPRIMI, Q\u00cb E D\u00cbMTON SADOPAK VENDIN TIM.<\/p>\n<p> \u201cJu jeni njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7\u00ebm t\u00eb atdheut tim. Ju e dini k\u00ebt\u00eb pun\u00eb m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb. Un\u00eb kurr\u00eb nuk pranoj t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e nj\u00eb veprimi, q\u00eb e d\u00ebmton sadopak vendin tim. Un\u00eb jam bektashi, jam besimtar i fes\u00eb islame, por para s\u00eb gjithash jam shqiptar\u201d.<br \/>\nK\u00ebshtu u shmang p\u00ebrmendja n\u00eb Rezolut\u00ebn e Stambollit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si vend me kat\u00ebr f\u00e9. Aty u sh\u00ebnua se Shqip\u00ebria ka tri f\u00e9 monoteiste. \u201cDikush\u201d ishte nism\u00ebtar i asaj teze antishqiptare n\u00eb konferenc\u00eb. Pas k\u00ebsaj ai u largua kok\u00ebulur.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Ajo far\u00eb e keqe egjre e asaj kohe duket se nuk ka qene rast\u00ebsi. T\u00eb pakt\u00ebn le ta themi sepse p\u00ebr ta ndalur rrokullm\u00ebn e kombit ton\u00eb duket se nuk do ta ndalim dot.  Por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos heshtim!<\/p>\n<p>Mal Berisha<br \/>\nTiran\u00eb, 23 Shtator 2024.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHTETI I \u201cBEKTASHINJ\u00cbVE\u201d BRENDA SHQIP\u00cbRIS\u00cb?! T\u00eb dashur miq! Tek po d\u00ebgjoj dhe po lexoj iden\u00eb e nj\u00eb shteti shqiptar bektashian, brenda territorit t\u00eb Shtetit Shqiptar, vendosa t\u2019i kthehem nj\u00eb ngjarje q\u00eb ka pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb subjekt, d\u00ebshmitar i s\u00eb cil\u00ebs u b\u00ebra n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1993, n\u00eb Hotel Marmara, n\u00eb Stamboll. Ja ngjarja e plot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":82449,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82448","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82448"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82448\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":82450,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82448\/revisions\/82450"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}