{"id":82120,"date":"2024-09-15T10:44:14","date_gmt":"2024-09-15T10:44:14","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=82120"},"modified":"2024-09-15T10:44:14","modified_gmt":"2024-09-15T10:44:14","slug":"perparim-gjeka-si-do-ishte-opozita-e-vertete-dhe-formula-e-vetme-e-fitores-opozitare-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/09\/15\/perparim-gjeka-si-do-ishte-opozita-e-vertete-dhe-formula-e-vetme-e-fitores-opozitare-2025\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Gjeka\/ SI DO ISHTE OPOZITA E VERTETE DHE FORMULA E VETME E FITORES OPOZITARE 2025"},"content":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb opozita politike n\u00eb Shqip\u00ebri, parti t\u00eb reja apo t\u00eb vjetra, t\u00eb m\u00ebdha apo t\u00eb vogla q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme pranver\u00ebn e vitit tjet\u00ebr e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se zgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb e pakta t\u00eb pabarabarta me partin\u00eb n\u00eb pushtet, e cila me forc\u00ebn, propagand\u00ebn, marifetet, ligjin zgjedhor favorizues, patronazhizmin, kriminalitetin e pushtetit futet si superiore n\u00eb krahasim me opozit\u00ebn qoft\u00eb kjo edhe e bashkuar.<br \/>\nEsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb rotacion pa zgjidhur m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb ng\u00ebrc. <\/p>\n<p>I duhet njohur si merit\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb po e artikulon kushtin e qeveris\u00eb teknike zgjedhore, por duke qen\u00eb se nuk e fut\u00ebn n\u00eb axhende dhe votim at\u00ebher\u00eb kur duhej me rastin e ndryshimeve n\u00eb ligjin zgjedhor dhe duke qen\u00eb se nuk e shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me mosfutjen n\u00eb zgjedhje n\u00ebse nuk plot\u00ebsohet si kusht, kemi t\u00eb bejm\u00eb me nj\u00eb opozitariz\u00ebm oportunist. <\/p>\n<p>Gjithashtu asnj\u00eb prej partive apo subjekteve t\u00eb tjera opozitare nuk e ka artikuluar dhe k\u00ebrkuar publikisht qeverin\u00eb teknike si kusht p\u00ebr t&#8217;u futur n\u00eb zgjedhje duke deshmuar k\u00ebshtu miopi politike n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunim me pushtetin n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Prova e zjarrit p\u00ebr t\u00eb provuar opozitarizmin e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht mbrojtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs se me k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb para dhe gjat\u00eb zgjedhjeve nuk mund t\u00eb kemi zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Ndoshta precedenti pa efekt i djegies s\u00eb mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale n\u00eb vitin 2019 i privon opozitar\u00ebt nga mendimi p\u00ebr vendimin e mospjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje, por kjo nuk eshte arsyeja kryesore. P\u00ebr PD arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb se nuk ndjen veten opozita e vetme dhe ka frik\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb terren te forcat e tjera sidomos ato t\u00eb reja q\u00eb do futeshin n\u00eb zgjedhje si &#8220;grev\u00ebthyes&#8221;. Kurse forcat e tjera politike nuk e kane fare si objektiv rotacionin e pushtetit, por shohin dob\u00ebsin\u00eb e PD si mund\u00ebsi p\u00ebr vete p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb parlament, por n\u00eb sensin real-politik shohin \u00ebndrra me &#8220;buk\u00eb lepurushi&#8221;. Askush nuk do t&#8217;i &#8220;m\u00ebshiroj\u00eb&#8221;, as PS e as PD q\u00eb realisht b\u00ebjn\u00eb administrimin e zgjedhjeve dhe votat e tyre n\u00eb mos do t&#8217;i p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb, do t&#8217;i nxjerrin &#8220;t\u00eb pavlefshme&#8221;. <\/p>\n<p>Opozita duke qen\u00eb n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr arsye kryesisht t\u00eb vetat e ka t\u00eb qart\u00eb gjithashtu se do duhej t\u00eb ishte e bashkuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb shanse reale p\u00ebr rotacion pushteti, por n\u00eb realitet ndodhet m\u00eb e cop\u00ebzuar se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. <\/p>\n<p>Duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb faktin q\u00eb PD e d\u00ebshiron rotacionin e pushtetit qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur m\u00eb leht\u00eb hallin e saj m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb s\u00eb liderit t\u00eb saj duke qen\u00eb n\u00eb pushtet m\u00eb komod se sa n\u00eb opozit\u00eb dhe q\u00eb forcat e tjera opozitare mbrojtjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb votave dhe interesave t\u00eb tyre i b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb PD se sa PS, interesi i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb gjetja e nj\u00eb formule bashk\u00ebpunimi p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrvec se dy pikave t\u00eb m\u00ebposhtme q\u00eb japin nj\u00ebkohesisht prov\u00ebn e opozitarizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb bashkohen si dhe formul\u00ebn e sigurt p\u00ebr fitore. <\/p>\n<p>1. Firmosje e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr qeveri teknike tre muaj para zgjedhjeve deri n\u00eb konstituimin e qeveris\u00eb s\u00eb re ose bojkot zgjedhjesh d\u00ebrguar Kuvendit, OSBE-OHDIR, BE, SHBA, KQZ nga gjith\u00eb faktor\u00ebt opozitar\u00eb. N\u00ebse thuajse gjith\u00eb spektri opozitar firmos, duke radhitur gjith\u00eb arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kusht, nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje moniste n\u00eb Shqip\u00ebri dhe faktori nd\u00ebrkombetar do nd\u00ebrhynte fuqish\u00ebm p\u00ebr realizim. <\/p>\n<p>2. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb vetme opozitare t\u00eb subjekteve q\u00eb kan\u00eb firmosur pik\u00ebn e par\u00eb, ku lista e sigurt\u00eb ndahet me emra sipas pesh\u00ebs elektorale t\u00eb secilit subjekt konform sondazheve paraelektorale dhe ndarja e mandateve b\u00ebhet po sipas k\u00ebtij parimi pas numerimit t\u00eb votave faktike. <\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e sigurt\u00eb p\u00ebrfshihen edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm publik\u00eb nga grupe interesi e shtresa sociale si profesorati dhe studentet e universiteteve, minator\u00ebt, fason\u00ebt, dhomat e tregtis\u00eb dhe industris\u00eb, urdhri i mjek\u00ebve dhe infermiereve, sindikatat e arsimit, asocacionet e bujqesis\u00eb dhe turizmit, profesionet e lira, diaspora e suksesshme dhe luftarake,  etj. <\/p>\n<p>Emri i kryeministrit ose deklarohet e promovohet si i tille kur ka konsensus nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt para zgjedhjeve ose dakord\u00ebsohet t\u00eb zgjidhet nga grupi parlamentar me shumice votash nj\u00eb nga emrat e deputet\u00ebve t\u00eb mazhorances s\u00eb re pas zgjedhjeve. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm me k\u00ebto dy pika t\u00eb realizuara sa m\u00eb par\u00eb ka nj\u00eb shans rotacioni pushteti n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00ebse jo, ata q\u00eb nuk e b\u00ebjn\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike para Kombit, e n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Partia Demokratike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjith\u00eb opozita politike n\u00eb Shqip\u00ebri, parti t\u00eb reja apo t\u00eb vjetra, t\u00eb m\u00ebdha apo t\u00eb vogla q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme pranver\u00ebn e vitit tjet\u00ebr e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se zgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb e pakta t\u00eb pabarabarta me partin\u00eb n\u00eb pushtet, e cila me forc\u00ebn, propagand\u00ebn, marifetet, ligjin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":82121,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82120","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82120"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82120\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":82122,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82120\/revisions\/82122"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82121"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}