{"id":79946,"date":"2024-07-16T08:26:09","date_gmt":"2024-07-16T08:26:09","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=79946"},"modified":"2024-07-16T08:26:09","modified_gmt":"2024-07-16T08:26:09","slug":"irena-beqiraj-qe-te-mos-na-vrase-neser-turizmi-i-tepert-dhe-i-paqendrueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/07\/16\/irena-beqiraj-qe-te-mos-na-vrase-neser-turizmi-i-tepert-dhe-i-paqendrueshem\/","title":{"rendered":"Irena Beqiraj\/ Q\u00eb t\u00eb mos na &#8220;vras\u00eb&#8221; nes\u00ebr turizmi i tep\u00ebrt dhe i paq\u00ebndruesh\u00ebm!"},"content":{"rendered":"<p>Rrjetet sociale jan\u00eb sot t\u00eb mbushura me video t\u00eb plazheve thuajse bosh. Ka video q\u00eb tregojn\u00eb se nj\u00eb familje me 4 vet\u00eb mund t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme n\u00eb bregdet me 126 euro, por nuk mungojn\u00eb edhe historit\u00eb ku nj\u00eb pjat\u00eb makarona kushton 18 euro. Gjen aty analizat e gjitholog\u00ebve q\u00eb e shohin problemin vet\u00ebm tek lakmia e operator\u00ebve p\u00ebr t\u00eb fituar sa m\u00eb shum\u00eb. Po ashtu t\u00eb gjith\u00eb i keni d\u00ebgjuar lajmet e arritjeve t\u00eb turizmit vitin e kaluar. T\u00eb ardhurat nga turizmi ishin t\u00eb bollshme, rreth 4.2 miliard\u00eb euro dhe numri i turist\u00ebve 10 milion\u00eb. Rrogat po ashtu jan\u00eb rritur. N\u00eb jug, nj\u00eb sanitare paguhet 1000 euro edhe pse produktivitetin e ka 340 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ato q\u00eb njohin ekonomin\u00eb dhe lidhjen e sektor\u00ebve brenda saj, fakti q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb destinacioni me rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve nuk i jep p\u00ebrgjigje dy pyetjeve thelb\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb cil\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb zhvillim:<\/p>\n<p>Sa duhet t\u00eb zhvillohet turizmi q\u00eb t\u00eb mos konsiderohet tep\u00ebr p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare edhe a \u00ebsht\u00eb modeli i turizmit q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm? <\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje shqet\u00ebsuan edhe qeverin\u00eb e nj\u00eb vendi tjet\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl, Irland\u00ebs, e cila po ashtu ka vendosur objektiva ambicioze p\u00ebr turizmin 2030. Ajo parashikon q\u00eb t\u00eb ardhurat nga turizmi t\u00eb rriten nga 10 miliard\u00eb euro n\u00eb 15 miliard\u00eb euro duke pun\u00ebsuar 350,000 njer\u00ebz dhe duke siguruar 2.3 miliard\u00eb euro t\u00eb ardhura p\u00ebr  buxhetin e Irland\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebto ambicie, Ministria p\u00ebr Turizmin dhe Kultur\u00ebn ngriti k\u00ebt\u00eb vit Observatorin e Turizmit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm, i cili do t\u00eb angazhohet n\u00eb matjen dhe monitorimin e ndikimit ekonomik, mjedisor dhe social t\u00eb turizmit n\u00eb nivel  destinacioni. Mbi k\u00ebto matje e t\u00eb dh\u00ebna do t\u00eb bazohen politikat qeveritare edhe vendimmarrjet private duke siguruar nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe elastike t\u00eb sektorit t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>E pra, qeveria e Irland\u00ebs e ka kuptuar q\u00eb turizmi t\u00eb mos shkaktoj\u00eb d\u00ebme mjedisore, ekonomike edhe kulturore p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb pakontrolluar t\u00eb sektorit, qasjes s\u00eb drejtuar vet\u00ebm nga fitimi, munges\u00ebs s\u00eb burimeve, ka nevoj\u00eb p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb informuara, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb matje e t\u00eb dh\u00ebna.  <\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim ta ket\u00eb edhe qeveria shqiptare pasi ekonomikisht turizmi ka filluar t\u00eb ket\u00eb ndikime t\u00eb d\u00ebmshme e t\u00eb dukshme inflacioniste.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej faktit se shit\u00ebsit e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve turistike priren t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga turist\u00ebt, duke e ditur se k\u00ebta jan\u00eb vizitor\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb shkurt\u00ebr dhe ndoshta nuk do t\u00eb kthehen m\u00eb, rritja e \u00e7mimeve n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb saj duket se vjen nga fakti se turizmi ka rritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime t\u00eb caktuara p\u00ebrtej asaj q\u00eb mund t\u00eb ofrohet.<\/p>\n<p>Sezonaliteti i turizmit si dhe pagat rreth 2.5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se produktiviteti i sh\u00ebrbimeve q\u00eb lidhen me turizmin reflektohet tek kostot e larta t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebrdorimi sezonal n\u00ebn kapacitet i Infrastruktur\u00ebs turistike &#8220;ul kthimin nga investimi&#8221; dhe rrit presionin tek \u00e7mimet n\u00eb sezon, sidomos kur fasilitetet turistike jan\u00eb t\u00eb vogla, t\u00eb fragmentizuara dhe nuk p\u00ebrfitojn\u00eb dot nga ekonomia e shkall\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shenj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri turizmi zgjerohet, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sektori bujq\u00ebsor i cili duhet t\u00eb mb\u00ebshteste k\u00ebt\u00eb zgjerim duke njohur edhe ai rritje, po p\u00ebrjeton  pikiat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dekadave t\u00eb fundit. Kjo tregon  se vendi e importon pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mallrave dhe produkteve thelb\u00ebsore. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, zgjerimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i turizmit do t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi ofert\u00ebn, duke b\u00ebr\u00eb qe ndikimet inflacioniste t\u00eb turizmit t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohen m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Ky presion inflacionist ul mir\u00ebqenien e popullat\u00ebs edhe rrjedhimisht konsumin e saj. Nd\u00ebrsa turizmi zgjerohej n\u00eb vitin 2023, konsumi ishte  n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta qe pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb rritja e var\u00ebsis\u00eb ekonomike e vendit nga turizmi, p\u00ebrve\u00e7se inkurajon investime t\u00eb cilat p\u00ebrdoren n\u00ebn kapacitet, ajo dekurajon edhe nj\u00eb investim tjet\u00ebr, at\u00eb n\u00eb arsim. N\u00eb zon\u00ebn e OECD-s\u00eb, mesatarisht 45 p\u00ebr qind e njer\u00ebzve t\u00eb mosh\u00ebs 25-34 vje\u00e7 kan\u00eb nj\u00eb diplom\u00eb kolegji. N\u00eb vendet e OECD-s\u00eb ku sektori i turizmit z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebrqindja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt: 43 p\u00ebr qind p\u00ebr Spanj\u00ebn, 34 p\u00ebr qind n\u00eb Portugali, 27 p\u00ebr qind n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e turizmit po sillet rreth burimeve t\u00eb kufizuara t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme duke ushqyer k\u00ebshtu nj\u00eb shembull te p\u00ebrsosur t\u00eb modelit ekonomik rentier.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kryeministri thot\u00eb q\u00eb &#8220;Familjet japin me qira apartamentet e tyre, me skem\u00ebn e Airbnb p\u00ebr turist\u00ebt q\u00eb nuk shkojn\u00eb n\u00eb hotele, sepse 10 milion turist\u00eb nuk p\u00ebrputhen me shtret\u00ebrit q\u00eb kemi n\u00eb hoteleri, duke shtuar se ky fond i padeklaruar, i gjith\u00eb i paprekur shkon te familjet&#8221;.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet e turist\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpi Airbnb padyshim krijon t\u00eb ardhura p\u00ebr disa familje por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb rrit kostot e jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke ndikuar n\u00eb \u00e7mimet e pronave si dhe qirat\u00eb n\u00eb vend. Por nj\u00eb efekt tjet\u00ebr edhe m\u00eb i pad\u00ebshiruesh\u00ebm ekonomik i p\u00ebrdorimit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb  Airbnb \u00ebsht\u00eb se ky model rentier kontribuon pak ose aspak n\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb industrin\u00eb e mikpritjes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto fenomene kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb adresohen, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb matje e t\u00eb dh\u00ebna.  Kryeministri mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb Ambasadorin Rus n\u00eb K\u00ebshillin e Siguris\u00eb edhe ministret e kabinetit t\u00eb tij t\u00eb besojn\u00eb q\u00eb kjo zhvillon turizmin. Gjitholog\u00ebt e ekraneve mund t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb lakmin\u00eb e operator\u00ebve turistike p\u00ebr \u201cshkat\u00ebrrimin e mrekullis\u00eb turistike t\u00eb krijuar nga atletet e bardha t\u00eb kryeministrit&#8221;. Por vet\u00ebm &#8220;tapat&#8221; kan\u00eb fatin t\u00eb pluskojn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe. N\u00ebse mendohet pak m\u00eb thell\u00eb, realiteti tregon se turizmi ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr vendimmarrje publike dhe private t\u00eb informuara, sepse d\u00ebmi q\u00eb mund t&#8217;ju vij\u00eb qyteteve nga zhvillimi mbi kapacitetet e mundshme turistike do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dekada t\u00eb rikuperohet.<\/p>\n<p>Brezat nuk na e kan\u00eb borxh mendjeleht\u00ebsin\u00eb ton\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjetet sociale jan\u00eb sot t\u00eb mbushura me video t\u00eb plazheve thuajse bosh. Ka video q\u00eb tregojn\u00eb se nj\u00eb familje me 4 vet\u00eb mund t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme n\u00eb bregdet me 126 euro, por nuk mungojn\u00eb edhe historit\u00eb ku nj\u00eb pjat\u00eb makarona kushton 18 euro. Gjen aty analizat e gjitholog\u00ebve q\u00eb e shohin problemin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79947,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79946","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79946"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79946\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79948,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79946\/revisions\/79948"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}