{"id":79580,"date":"2024-07-04T10:02:29","date_gmt":"2024-07-04T10:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=79580"},"modified":"2024-07-04T10:02:29","modified_gmt":"2024-07-04T10:02:29","slug":"prangoset-ish-ministri-beqaj-vjedhje-e-fondeve-te-be-dhe-pastrim-parash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/07\/04\/prangoset-ish-ministri-beqaj-vjedhje-e-fondeve-te-be-dhe-pastrim-parash\/","title":{"rendered":"Prangoset ish-ministri Beqaj\/ Vjedhje e fondeve t\u00eb BE dhe pastrim parash&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, i cili ishte prej muajsh n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb arrestuar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pran\u00eb SPAK, ku m\u00ebsohet se n\u00eb pranga \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb Beqajt, Ermal Kurtulaj si dhe shtetasi Alfred Nikolla.<\/p>\n<p>Ermal Kurtulaj ka qen\u00eb koordinatori i projektit EUSAIR, projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i mb\u00ebshtetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe q\u00eb menaxhohej nga Agjencia Shtet\u00ebrore t\u00eb Programimit Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs (SASPAC).<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se n\u00eb total jan\u00eb l\u00ebshuar 5 urdh\u00ebr-arreste, ku p\u00ebr tre prej tyre \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d dhe p\u00ebr dy t\u00eb tjer\u00eb masa e siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>Burime b\u00ebjn\u00eb me dije se Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla jan\u00eb arrestuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve nga SPAK p\u00ebr korrupsion dhe fshehje pasuri n\u00eb lidhje me abuzimet me fondet e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Programin Strategjik dhe Koordinimit t\u00eb Ndihm\u00ebs (SASPAC) nga BE.<\/p>\n<p>Pasi ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Agjencis\u00eb q\u00eb monitoron milionat e ndihm\u00ebs nga Bashkimi Evropian, prokuror\u00ebt dyshojn\u00eb se ai dhe vart\u00ebsit e tij ngrit\u00ebn nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.<\/p>\n<p>Ermal Kurtulaj ka njohje t\u00eb hershme me Ilir Beqajn q\u00eb datojn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ish-ministri ka qen\u00eb ortak i shoq\u00ebris\u00eb Intech+, duke vazhduar m\u00eb pas n\u00eb vitin 2015 n\u00eb FSDKSH, ku drejtues i K\u00ebshillit Mbikeqyr\u00ebs ka qen\u00eb vet\u00eb shtetasi Ilir Beqaj dhe m\u00eb pas me krijimin e agjencis\u00eb SASPAC, si i pun\u00ebsuar n\u00eb projektin Eusair Facility Point.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga hetimet e SPAK ka rezulton se Ilir Beqaj p\u00ebrdor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nj\u00eb automjet luksoz t\u00eb modelit Audi A8, si brenda ashtu dhe jasht\u00eb vendit, i cili rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund t\u00eb jet\u00eb pasuri e fshehur e ish-ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK dyshon se Ilir Beqaj pastronte parat\u00eb dhe p\u00ebrmes restorantin \u201cGzona\u201d, tek Kalaja e Tiran\u00ebs, ku ngrihen dyshime se ai ishte pronari \u201cfaktik\u201d i restorantit, duke e drejtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr faktin, se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qen\u00eb aksionere n\u00eb mas\u00ebn 50 p\u00ebr qind e kompanis\u00eb s\u00eb zot\u00ebron restorantin, aksione q\u00eb m\u00eb pas i ka shitur dhe dhuruar tek Arti Malaj, i cili m\u00eb pas ja ka shitur Eduart Curraj, administratorit t\u00eb kompanis\u00eb farmaceutike \u201cDelta Pharma\u201d, q\u00eb u bastis nga SPAK, p\u00ebr shkak se ka dyshime se Beqaj e ka favorizuar edhe kur drejtonte Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>SPAK ka dyshime se restoranti \u00ebsht\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim indirekt nga\u00a0 Beqaj dhe jan\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, kryesisht Ermal Kurtlaj q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do lloj p\u00ebrfshirje t\u00eb ish-ministrit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb probleme me ligjin.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrgjimi i komunikimeve t\u00eb kryera nga Prokuroria ka rezultuar se Ermal Kurtulaj rezulton i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e restorantit Gzona. Ai interesohet vazhdimisht p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit t\u00eb restorantit, Gazmend Prenga dhe n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ka disa komunikime nd\u00ebrmjet tyre n\u00eb lidhje me rakordimet nd\u00ebrmjet investimeve t\u00eb kryera mbi k\u00ebt\u00eb restorant p\u00ebrgjat\u00eb vitit dhe me faturat e l\u00ebshuara p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga komunikimet e kryera dyshohet se personi n\u00ebn hetim, Ermal Kurtulaj vepron n\u00eb k\u00ebt\u00eb restorant p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Ilir Beqaj, dyshime t\u00eb cilat ngrihen nga m\u00ebnyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e k\u00ebtyre subjekteve, duke shmangur \u00e7do p\u00ebrfshirje t\u00eb k\u00ebtij shtetasi (Ilir Beqaj) si me administratorin ashtu me ortak\u00ebt dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve n\u00ebp\u00ebrmjet shtetasit Ermal Kurtalaj,\u201d \u2013 thuhej n\u00eb hetimet e SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebrmendej si i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb edhe nj\u00eb restorant i njohur n\u00eb kryetqytet, \u201cMe Nam\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb mes Fisnik Filit dhe aktorit Ermal Mamaqi. Sipas dokumenteve, n\u00eb tre raste, Fisnik Fili pret fatura p\u00ebr organizimet e eventeve t\u00eb restorantit \u201cGZONA\u201d me vler\u00eb mbi 325 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb total dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb blerje t\u00eb treta me q\u00ebllim q\u00eb parat\u00eb t\u2019i kalojn\u00eb Ermal Kurtulajt.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto fatura rezulton t\u00eb jen\u00eb l\u00ebshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por n\u00eb fakt i p\u00ebrkasin restorantit \u201cGZONA\u201d dhe k\u00ebto veprime jan\u00eb kryer p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb fshihet lidhja mes Gzon\u00ebs dhe shtetasit Ilir Beqaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb Drejtuesi i SASPACU-t q\u00eb monitoron k\u00ebto projekte\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e SPAK.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Ilir Beqaj \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00ebn hetim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e sterilizimit, ku ishte marr\u00eb i pandehur dhe i ishte caktuar masa e siguris\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr afer\u00ebn e sterilizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ndodhen n\u00eb burg ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe\u00a0biznesmeni q\u00eb fitoi tenderin, Ilir Rrapaj, teksa jan\u2552 marr\u00eb t\u00eb pandehur edhe\u00a06 persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Beqaj ka qen\u00eb deputet i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr disa legjislatura dhe ishte minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2017. N\u00eb vitin 2021, ai u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime p\u00ebr kontratat koncesionare n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr t\u2019i caktuar atij mas\u00ebn e sigurimit \u201cdetyrim paraqitje\u201d n\u00eb lidhje me akuzat mbi afer\u00ebn e sterilizimit, Beqaj dha dor\u00ebheqjen nga SASPAC dhe pozicioni i tij si negociator mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Bashkimit Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ilir Beqaj, i cili ishte prej muajsh n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb arrestuar me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK. Lajmi konfirmohet nga burime mediatike pran\u00eb SPAK, ku m\u00ebsohet se n\u00eb pranga \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb Beqajt, Ermal Kurtulaj si dhe shtetasi Alfred Nikolla. Ermal Kurtulaj ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79581,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79580","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79580"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79580\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79582,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79580\/revisions\/79582"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}