{"id":79388,"date":"2024-06-27T10:16:11","date_gmt":"2024-06-27T10:16:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=79388"},"modified":"2024-06-27T10:16:11","modified_gmt":"2024-06-27T10:16:11","slug":"cameria-ne-dosjet-diplomatike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/06\/27\/cameria-ne-dosjet-diplomatike\/","title":{"rendered":"\u00c7AM\u00cbRIA N\u00cb DOSJET DIPLOMATIKE."},"content":{"rendered":"<p>Nga: Dr. Halil HYSENI,<br \/>\nIsh-Zevend\u00ebs Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i RSh<\/p>\n<p>Materialet arkivore p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr mpreht\u00ebsin\u00eb e \u00c7\u00ebshtjes, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr vendin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb rezervuar dhe i rezervohet asaj n\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e marrdhenieve midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs Helene. Arkiva pasqyron pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, veprimtar\u00ebt, politikan\u00ebt apo diplomat\u00ebt.<br \/>\nNd\u00ebr arkiva gjenden nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentash q\u00eb trajtojn\u00eb dhe e adresojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, ashtu si\u00e7 gjen materie ku personazhet, \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame, e nd\u00ebrm\u00ebndin \u201cnga halli\u201ddhe i kalojn\u00eb anash. Arkiva \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e pun\u00ebrave t\u00eb mira t\u00eb b\u00ebra, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e shum q\u00ebndrimeve dinjtoze. Sjellim nd\u00ebrm\u00ebnd raportet e shumta, t\u00eb Konsullit Mid\u2019hat Frasheri, p\u00ebrgjat periudhes Shkurt 1923 &#8211; Mars 1926 apo Kerkesa p\u00ebr kthimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb \u00c7ameve, e vitit 1945, drejtuar Konferences s\u00eb Ministrave te Puneve t\u00eb Jashtme te vendeve fituese, nga kund\u00ebrshtari i Mid\u2019hat Frasherit, nga Enver Hoxha. Dhe n\u00eb vijim bie heshtja komuniste.<\/p>\n<p>Ne Procesverbalet e zbardhura t\u00eb takimeve dypal\u00ebshe pasqyrohet q\u00ebndrimi dinjitoz i pal\u00ebs shqiptare gjat vizit\u00ebs se Ministrit Grek p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, Z. Papulias me 17 N\u00ebntor 1987. Pala Shqiptare k\u00ebrkonte q\u00eb \u201ceshtrat e ushtareve greke te vrare ne luften italo-greke \u2026. t`i transferojme me nderime ne atdheun e tyre&#8230;\u201d.  Korrekt \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebndrimi i pales Shqiptare gjat vizites tjet\u00ebr zyrtare t\u00eb z. Papulias, n\u00eb Mars 1995, ku Ministri Grek pranoi diskutimin e \u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame, por vetem ne aspektin e pronave. Q\u00ebndrim dometh\u00ebn\u00ebs pasqyrohet edhe n\u00eb takimin e pare t\u00eb Nenkomisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Konsullore dhe Juridike mbajtur ne 23-24 Maj 1995.<br \/>\nPas vitit 1996, arkiva, d\u00ebshmon p\u00ebr hapa pas. Ndjehet aroma e bezdis\u00eb, per tu angazhuar p\u00ebrnjimend me \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame. Ka raste ku Politikan\u00eb, q\u00eb p\u00ebrgjat takimit zyrtar, nuk e cekin fare \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame, pas takimit e p\u00ebr konsum publik, u japin p\u00ebrgjigje patriotike pyetjeve t\u00eb prorositura t\u00eb gazetar\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb parashtrim, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshiruar, ta kqyr arkiv\u00ebn me shikimin e s\u00eb nes\u00ebrmes dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb saj. Studimi arkivor kthehet n\u00eb ornament n\u00ebse nuk sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb parashikuar sjelljen e nes\u00ebrme t\u00eb pal\u00ebs p\u00ebrball, n\u00ebse nuk sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvijuar sjelljen tone t\u00eb ardh\u00ebshme.<br \/>\nShkurtimisht parashtroj<\/p>\n<p>S\u00eb Pari, p\u00ebr Kuadrin Ligjor t\u00eb Luft\u00ebs, ofruar ne nj\u00ebj\u00ebs si Ligji i Luft\u00ebs;<br \/>\nS\u00eb Dyti, p\u00ebr Marrveshjen p\u00ebr Toponimet, Maj 2014;<br \/>\nS\u00eb Treti, p\u00ebr Miq\u00ebsin\u00eb dhe Traktatin e Miq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>I. KORPUSI I LIGJIT T\u00cb LUFT\u00cbS<br \/>\nN\u00eb vesh\u00ebt e cilit\u00ebdo qytetari Shqiptar, K\u00ebrkesat dhe deklamimet e qeverive dhe politikan\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr shfuqizim t\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs vijn\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb nj\u00ebj\u00ebs. Gjithmon thuhet Ligji i Luft\u00ebs.  Qytetarit normal i \u00ebsht\u00eb treguar dhe ka d\u00ebgjuar se egziston nj\u00eb Ligj Lufte dhe k\u00ebt\u00eb ligj, shteti Grek e mban ne fuqi sepse nuk do tu\u2019a kthej tokat \u00c7am\u00ebve.  P\u00ebr qytetarin m\u00eb t\u00eb l\u00eb\u00e7itur, me Ligjin e Luft\u00ebs n\u00ebnkuptohet Ligji i Forc\u00ebs Nr. 2636 i vitit 1940 \u201cRreth akteve ligjore t\u00eb armiqve dhe sekuestrimit t\u00eb pasuris\u00eb armike\u201d.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj, nuk jan dy ligje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korpus i t\u00ebr\u00eb normash dhe praktikash q\u00eb e kal\u00e7ifikojn\u00eb gj\u00ebndjen e luft\u00ebs dhe e pa mund\u00ebsojn\u00eb adresimin e \u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame, p\u00ebrmes shfuqizimit, n\u00eb nj\u00ebj\u00ebs, t\u00eb Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs. Edhe pse Ligji i Forc\u00ebs Nr. 2636 p\u00ebrben gurin themeltar, ustallar\u00ebt Grek kan krijuar dhe vijojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb legjislative perfide, e aft\u00eb t\u00eb q\u00ebndroje pa u rr\u00ebzuar, edhe n\u00ebse hiqet guri i themelit, edhe n\u00ebse shfuqizohet Ligji i Forc\u00ebs Nr. 2636 i vitit 1940. N\u00eb korpusin e normave p\u00ebr Ligj t\u00eb Luft\u00ebs, mund t\u00eb p\u00ebrmend:<br \/>\na.\tVet\u00eb Ligjin Nr. 2636 \u201cRreth akteve ligjore t\u00eb armiqve dhe sekuestrimit t\u00eb pasuris\u00eb armike, hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb 28 Tetor 1940;<br \/>\nb.\tLigjin Nr. 2637 i vitit 1940 \u201cRreth modifikimit dhe plot\u00ebsimit t\u00eb dispozitave n\u00eb lidhje me Organizmin Sigurues t\u00eb Rreziqeve t\u00eb Luft\u00ebs dhe Ligjeve Detyruese\u201d;<br \/>\nc.\tLigjet Nr. 45 dhe Nr. 86 t\u00eb vitit 1945;<br \/>\nd.\tLigjin Detyrues Nr.900 t\u00eb vitit 1946;<br \/>\ne.\tDekret Ligjin Nr. 422 t\u00eb vitit 1947;<br \/>\nf.\tDekret Ligjin Nr. 1138. \u201cMbi pasurit\u00eb armike.\u201d miratuar m\u00eb 11 Tetor 1949;<br \/>\n&#8230;.<br \/>\nn.    Edhe t\u00eb tjer\u00eb ligje dhe akte n\u00ebnligjore dal\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb to.<\/p>\n<p>Cilido koncesion i mundsh\u00ebm p\u00ebr heqjen vet\u00ebm t\u00eb Ligjit t\u00eb Luftes (Ligjit t\u00eb Forc\u00ebs), Nr. 2636 \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb pal\u00ebs Greke. Me k\u00ebrkesen \u201ct\u00eb shfuqizohet Ligji i Luftes\u201d, pala Shqiptare nuk k\u00ebrkon asgj\u00eb. Asgj\u00eb.  Jurist\u00ebt e vitit t\u00eb par\u00eb e din\u00eb se shfuqizimi i nje akti nuk ka pasoj\u00eb prapavepruese. Shfuqizimi nuk pjell pasoja per marrdh\u00ebnje e ngjarje t\u00eb krijuara p\u00ebrgjat periudh\u00ebs kur Ligji ishte n\u00eb fuqi, dhe Ligji i Luft\u00ebs i ka pjell\u00eb tashm\u00eb pasojat e tij.  <\/p>\n<p>Nes\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur, Pala Greke, vendos ta shfuqizoj Ligjin e Luft\u00ebs (Forc\u00ebs),  Nr. 2636 t\u00eb vitit 1940, pa e prekur korpusin e normve t\u00eb lidhur me t\u00eb, nes\u00eb vendos ta shfuqizoj Ligjin por pa i anuluar pasojat negative t\u00eb vet Ligjit, at\u2019here, ajo thjesht i b\u00ebn dhurat vehtes. Ne marrim lugen bosh, nd\u00ebrsa shteti Grek ve\u00e7 p\u00ebrfitimeve, q\u00eb padyshim do t\u00eb k\u00ebrkoj e do marr\u00eb ne k\u00ebmbim, do t\u2019i heq vetes edhe nj\u00eb ngarkes\u00eb negative, do t\u2019i heq vetes edhe nj\u00eb ngarkes\u00eb anti Evropiane. Shteti Grek do trumpetoj\u00eb paqe POR do ti ruaj t\u00eb paprekura p\u00ebrfitimet e \u201cluft\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Vokalizimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar vet\u00ebm \u201cLigjin e Luft\u00ebs\u201d pa k\u00ebrkuar shfuqizimin e sejcil\u00ebs dhe t\u00eb gjitha normave t\u00eb lidhura me t\u00eb \u00ebsht\u00eb boomerang. Vokalizimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar vet\u00ebm \u201cLigjin e Luft\u00ebs\u201d pa i prekur dhe pa i anuluar efektet e tij, \u00ebsht\u00eb kal druri, kal druri i nd\u00ebrtuar me shkopinj grek.<\/p>\n<p>II. MARRVESHJA P\u00cbR TOPONIMET.<br \/>\nHulumtimi arkivor i dosjes \u00c7ame pasqyron si veprimin ton\u00eb ashtu edhe veprimin e pal\u00ebs p\u00ebrball. N\u00eb veprimin dhe t\u00eb arriturat diplomatike t\u00eb pal\u00ebs Greke shfaqet i konsoliduar interesi afatgjat, \u00ebsht\u00eb e dukshme pak\u00ebputshm\u00ebria e linj\u00ebs dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria n\u00eb synimet e saj. N\u00eb veprimin diplomatik t\u00eb pal\u00ebs Greke ka nivel t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Pe-Hashin e fort\u00ebsis\u00eb, se k\u00ebrkimeve t\u00eb tyre, edhe pse ne te shumt\u00ebn e her\u00ebve pala Greke punon ne rregjistra zanor me decibel me te ul\u00ebt se pala Shqiptare.   <\/p>\n<p>P\u00ebrkundrejt tyre, n\u00eb veprimin tone, \u00c7\u00ebshtja madhore \u00c7ame bie shpesh n\u00ebn kthetrat e interesave politike ditore. N\u00eb ulje ngritjet e dosjes \u00c7ame pasqyrohet k\u00ebndv\u00ebshtrimi i liderit Shqiptar t\u00eb koh\u00ebs, po edhe ai ne luhatjet e veta.  Sh\u00ebmbull i qart\u00eb i fitores se q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb angazhimit diplomatik Grek ndaj luhatjeve t\u00eb vendimarrjes politike Shqiptare shfaqet, si n\u00eb procedur\u00ebn, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb arritur\u00ebn e Marrveshjes p\u00ebr Toponimet, t\u00eb Majit 2014. <\/p>\n<p>Me nj\u00eb marrveshje, finalizuar p\u00ebrmes notash diplomatike, Trupa Diplomatike Greke mori gjith\u00e7ka i duhej prej vendimarrjes Politike Shqiptare, pa dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim dhe \u2026 politika jon u mburr. Sipas k\u00ebsaj marrveshje, pala Shqiptare sip\u00ebrmerr, \u201c..t\u00eb adoptoj nj\u00eb format t\u00eb ri t\u00eb certifikatave personale dhe familjare p\u00ebr n\u00ebnshtetasit Shqiptaret t\u00eb lindur jasht\u00eb, sipas t\u00eb cil\u00ebs, vendlindja e tyre do t\u00eb shkruhet n\u00eb p\u00ebrputhje me list\u00ebn e toponimeve  depozituar nga Greqia ne Kombet e Bashkuara\u201d !<\/p>\n<p>Ne zbatim te marrveshjes, N\u00ebna ime, e rregjistruar n\u00eb regjistrat e gj\u00ebndjes civile Shqiptare, me vendlindje ne Kurtes \u2013 Marglli\u00e7 \u2013 \u00c7am\u00ebri \u2013 Greqi, n\u00eb po k\u00ebto regjistra, po t\u00eb gj\u00ebndjes son\u00eb civile, sh\u00ebnd\u00ebrohet me vendlindje ne: Mavrovuno \u2013 Margaritis \u2013 Thesprotia &#8211; Greece, t\u00ebpk\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me list\u00ebn e toponimeve q\u00eb shteti Grek ka depozituar n\u00eb ICAO, dekada vitesh pas lindjes dhe regjistrimit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sime. P\u00ebr fat n\u00ebna ime vdiq, pa e shijuar nd\u00ebrrimin e vendlindjes. <\/p>\n<p>Qart\u00ebsisht, pala Greke shkeli t\u00eb drejt\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtetasve Shqiptar ne hap\u00ebsir\u00ebn Europiane, fituar ne vitin 2012, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar dy vjet m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2014, nj\u00eb produkt t\u00eb past\u00ebr politik, deshqiptarizimin, edhe arkivor, t\u00eb em\u00ebrtimeve te treves s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, dhe ja doli. Bravo p\u00ebr ta. Nd\u00ebrkoh n\u00eb sheshin m\u00eb t\u00eb vizituar t\u00eb Athin\u00ebs, n\u00eb fasad\u00ebn e mermert\u00eb t\u00eb Parlamentit grek me g\u00ebrma kapitale e lakmi greke, shkruhet: KLISURA = PERMETI = TOMOROS = HIMARA = AJIROCASTRO dhe k\u00ebto t\u00eb barabarta me PINDOS me KALPAQI, etj.  <\/p>\n<p>Me Marrveshjen p\u00ebr Toponimet i dham Athin\u00ebs \u00e7\u2019ka deshi. Nuk na dhan asgj\u00eb.  Levizjen e Lir\u00eb na e kishte dh\u00ebn\u00eb Brukseli, prej koh\u00ebsh. Interesant \u00ebsht\u00eb fakti se pala Greke, inkasoj nj\u00eb fitore t\u00eb bukur si n\u00eb themel ashtu edhe n\u00eb procedure. Me form\u00ebn e p\u00ebrdorur, p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb notave verbale, u shmang edhe kontrolli parlamentar edhe kontrolli i kushtetueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb marrveshjes.<\/p>\n<p>Arkiva \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues. Na meson. Na m\u00ebson n\u00ebse nuk duam t\u00eb gabojm s\u00ebrish. Arkiva na m\u00ebson se pala p\u00ebrball, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar edhe nj\u00eb tjet\u00ebr transhe, krijon nj\u00eb problem t\u00eb ri. I ndjeri babai im thosh: \u201cI m\u00ebn\u00e7uri m\u00ebson nuk p\u00ebson. Njeriu p\u00ebson e m\u00ebson. Budalla p\u00ebson e p\u00ebson.\u201d<\/p>\n<p>III. MIQ\u00cbSIA &#8211; TRAKTATI I MIQESISE &#8211; PARTNERITETI STRATEGJIK<br \/>\nShqip\u00ebria dhe Greqia kan q\u00ebn\u00eb t\u00eb lidhura midis tyre me nj\u00eb Traktat Miqesie. Traktati u n\u00ebnshkrua m\u00eb 21 Mars 1996 nga Ministrat Alfred Serreqi dhe Teodoros Pangallos. U n\u00ebnshkrua nga Arvanitasi i vetquajtur \u201ci fundit i mohikan\u00ebve\u201d. T\u00eb dy me ADN Shqiptare, t\u00eb deklaruar. <\/p>\n<p>Konform parashikimit n\u00eb Traktat, dhe n\u00eb kushtet kur asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka deklaruar prishjen, Traktati i Miq\u00ebsis\u00eb, pas 31 Janarit 2023 \u00ebsht\u00eb pa fuqi. Tashm\u00eb Shqiptar\u00ebt dhe Grek\u00ebt nuk e kan t\u00eb lidhur me Traktat, miq\u00ebsin\u00eb e tyre. Juridikisht, n\u00eb fuqi \u00ebsht\u00eb Korpusi i Ligjeve t\u00eb Luft\u00ebs, nd\u00ebrsa verbalisht na lidh Partneriteti Strategjik. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb, Partneriteti Strategjik midis dy vendeve tona \u00ebsht\u00eb deklaruar vet\u00ebm nga nj\u00ebra Pal\u00eb, vet\u00ebm nga Ne. Love is always one-sided.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ashtu fakt se t\u00eb dy vendet i lidh nevoja p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mire. Nevoj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb pasqyrohet me nj\u00eb Traktat t\u00eb ri, q\u00eb mund\u00ebson zgjidhje edhe p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame.<\/p>\n<p>Traktati i pafuqi, n\u00eb nenet 12 dhe 15 t\u00eb tij shkonte tangent me \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame. Ne nenin 15 t\u00eb tij, \u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame e trajton si \u00e7eshtje pronash, n\u00eb t\u00eb thuhet, citoj: \u201cSejcila nga pal\u00ebt kontraktuese do t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e heqjes, brenda kuadrit t\u00eb saj ligjor, t\u00eb pengesave q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb g\u00ebzimin e pasurive q\u00eb kan\u00eb shtetasit e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb n\u00eb territorin e pal\u00ebs tjet\u00ebr\u201d. P\u00ebrpiqem, po nuk e kuptoj dot togfjalshin \u201cdo t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb\u201d. POR, \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb mesazhi n\u00eb togfjalshin \u201cbrenda kuadrit t\u00eb saj ligjor\u201d i barabarte \u2018me k\u00ebt\u00eb Kuad\u00ebr ligjor q\u00eb kemi\u2019 i barabarte me \u2018pa e ndryshuar kuadrin ligjor\u2019, PRA pa anuluar Kuadrin Ligjor te Ligjeve t\u00eb Luft\u00ebs, pa i anuluar pasojat e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Neni 12 i Traktatit, percaktoi se, citoj: \u201cPal\u00ebt kontraktuese do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr ruajtjen dhe kultivimin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre kulturore, duke perfshire edhe monumentet\u201d. Ky nen polli vet\u00ebm Monumente e varreza Greke, n\u00eb tok t\u00eb Shtetit Shqiptar. <\/p>\n<p>Traktati i Miq\u00ebsis\u00eb nuk mund\u00ebsoj asnj\u00eb monument p\u00ebr 55 partizan\u00ebt \u00c7am q\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb ran\u00eb p\u00ebr lirine e Greqis\u00eb. Traktati i Miq\u00ebsis\u00eb nuk mund\u00ebsoj asnj\u00eb P\u00ebrkujtimore p\u00ebr vuajtjet, po vuajtje ama, t\u00eb n\u00ebnave dhe f\u00ebmij\u00ebve. Traktati i miq\u00ebsis\u00eb nuk i mund\u00ebsoj t\u00eb lindurve n\u00eb \u00c7am\u00ebri t\u00eb vendosnin nj\u00eb karafil mbi vendin ku prehej prindi. <\/p>\n<p>Traktati dhe Marrveshjet n\u00eb vijim t\u00eb tij i mundesuan fashisteve t\u00eb Agimeve t\u00eb Arta t\u00eb derdhnin vrer, pretendime dhe betime mbi pllaka e mbi monumente, t\u00eb mbrojtur dhe t\u00eb garantuar me ceremoni shtet\u00ebrore Shqiptare.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Greqia e kan nevoj fqinj\u00ebsine e mire, t\u00eb sanksionuar me Traktat, t\u00eb sanksionuar me nj\u00eb Traktati q\u00eb pjell dhe rrit miq\u00ebsi. Traktati i n\u00ebnshkruar m\u00eb 21 Mars t\u00eb vitit 1996 nuk \u00ebsht\u00eb modeli.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes egzistenc\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, \u00c7am\u00ebt jan t\u00eb vendosur t\u00eb mos e noterojn\u00eb rr\u00ebmbimin e jet\u00ebve, t\u00eb mos e noterojn\u00eb rr\u00ebmbimin e truallit e t\u00eb pragut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre, sepse \u00c7\u00ebshtja \u00c7ame nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje pronash, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje lek\u00ebsh. Me q\u00ebnjen dhe veprimin e tyre \u00c7amet kan mbajtur t\u00eb ndezur qiririn e shpres\u00ebs pamvar\u00ebsisht ngricave dhe er\u00ebrave nga brenda dhe nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Mbajtja gjall\u00eb e \u00c7\u00ebshtjes \u00c7ame, k\u00ebrkimi i zgjidhjes s\u00eb saj, vlen jo vet\u00ebm p\u00ebr \u00c7amet. Rr\u00ebmbimi i truallit \u00c7am, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e \u00c7am\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00c7\u00ebshtja e Detit nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e peshq\u00ebve, banor\u00ebve t\u00eb detit. \u00c7\u00ebshtja \u00c7ame \u00ebsht\u00eb transhe Shqiptare. Mbrohet, p\u00ebr t\u00eb mos humbur m\u00eb shum\u00eb. Prezenca e saj e ndih Shqip\u00ebrin\u00eb, mbajtja e saj i ndih Shqiptar\u00ebt, i ndihmon n\u00eb balancat e m\u00ebndjes, n\u00eb balancat e tavolinave diplomatike, politike a t\u00eb siguris\u00eb. <\/p>\n<p>Lakmia Greke prodhoi Napolon Zerv\u00ebn e shum korofillak t\u00eb tjere, dhe vijon t\u00eb prodhoj, t\u00eb prodhoj Beleris e kompani, dhe shumica jan shqipfol\u00ebs. Nga gjyshja mbaj m\u00ebnd nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, n\u00eb Greqisht: \u201cKsipna Ali Pash kajmeni na jdhis ta Janina su ta pirane i Elines dhen ine pja dhikasu\u201d = \u201cZgjohu Ali Pash i mjeri t\u00eb shoh\u00ebsh Janin\u00ebn t\u00ebnde, ta mor\u00ebn Grek\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e jotja.\u201d<\/p>\n<p>Edhe gjyshet jan arkiv. Ruajna Zot sikur t\u00eb na e k\u00ebndojn\u00eb prap nj\u00eb dit, t\u00eb na e k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr Preshev\u00ebn, p\u00ebr Himar\u00ebn a Mitrovic\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Dr. Halil HYSENI, Ish-Zevend\u00ebs Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i RSh Materialet arkivore p\u00ebr \u00c7am\u00ebrin\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr mpreht\u00ebsin\u00eb e \u00c7\u00ebshtjes, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr vendin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb rezervuar dhe i rezervohet asaj n\u00eb gjer\u00ebsin\u00eb e marrdhenieve midis Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs Helene. Arkiva pasqyron pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit, veprimtar\u00ebt, politikan\u00ebt apo diplomat\u00ebt. Nd\u00ebr arkiva gjenden [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79389,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79388","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79388"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79390,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79388\/revisions\/79390"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}