{"id":79159,"date":"2024-06-17T10:54:36","date_gmt":"2024-06-17T10:54:36","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=79159"},"modified":"2024-06-17T10:54:36","modified_gmt":"2024-06-17T10:54:36","slug":"berisha-tuneli-i-llogarase-me-i-shtrenjti-ne-planetin-toke-i-sherben-ballukut-per-te-shkuar-te-vila-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/06\/17\/berisha-tuneli-i-llogarase-me-i-shtrenjti-ne-planetin-toke-i-sherben-ballukut-per-te-shkuar-te-vila-e-saj\/","title":{"rendered":"Berisha: Tuneli i Llogaras\u00eb, m\u00eb i shtrenjti n\u00eb planetin Tok\u00eb! I sh\u00ebrben Ballukut p\u00ebr t\u00eb shkuar te vila e saj"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb tubimin qytetar ka uruar besimtar\u00ebt me rastin e Kurban Bajramit. Ai uroi q\u00eb sakrificat\u00a0 e tyre t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranuara nga Zoti. M\u00eb tej Berisha theksoi se vendi \u00ebsht\u00eb varf\u00ebruar n\u00eb \u00e7do skaj pasi taksat e tyre vidhen nga Rilinjda. Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha ka premtuar se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb n\u00eb mandatin e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb dyfishoj\u00eb rrogat dhe pensionet.<\/p>\n<p>Berisha denoncoi faktin se, sipas\u00a0 KLSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur se n\u00eb 9 muaj, jan\u00eb vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar 93 miliard\u00eb lek\u00eb, pra 930 milion\u00eb euro nga qeveria shqiptare. Sipas Berish\u00ebs, k\u00ebto para jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb gjitha rrogat brenda vitit me 130%.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs Sali Berisha \u00ebsht\u00eb ndalur nd\u00ebrtimi i tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb duke e denoncuar si tuneli m\u00eb i shtrenjt\u00eb n\u00eb planetin Tok\u00eb. Berisha theksoi se tenderi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb ishte fituar me 30 milion\u00eb euro\/km.<\/p>\n<p>Ai akuzoi Edi Ram\u00ebn se pranoi q\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb me valixhe p\u00ebr t\u00eb hapur tenderin p\u00ebr nd\u00ebtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb protest\u00ebn te \u2018Rruga e Shpres\u00ebs\u2019, Berisha radhiti tre arsye se p\u00ebrse ai kishte refuzuar nd\u00ebrtimin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te nd\u00ebrtimi i aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, i cili sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e makut\u00ebris\u00eb s\u00eb vjedhjes dhe korrupsionit nga ana e Edi Ram\u00ebs. Berisha theksoi se Belinda dhe Edi Rama, firmos\u00ebn t\u00eb paguajn\u00eb q\u00eb vitin e par\u00eb \u00e7do vit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 600 mij\u00eb pasagjer\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Vlora ka maksimumi 30 mij\u00eb shtret\u00ebr turistik\u00eb.<\/p>\n<p>Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin dhe ish-xhelati i sigurimit t\u00eb shtetit Arben Kraja se jan\u00eb armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs. Sipas Berish\u00ebs, \u2018Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminel\u00eb t\u00eb tjer\u00eb elektoral\u00eb b\u00ebjn\u00eb plane p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet e ardhshme n\u00ebn mburoj\u00ebn e kriminel\u00ebve elektoral\u00eb, Altin Dumani dhe Arben Kraja\u2019.<\/p>\n<p>FJALA E PLOTE<\/p>\n<p>Para sakrific\u00ebs tuaj dhe duke uruar sot edhe nj\u00ebher\u00eb \u00e7do shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb bekuar, uroj q\u00eb sakrifica juaj dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb pranohet nga i gjith\u00ebfuqishmi dhe t\u00eb shtohet n\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ju, p\u00ebr vendin, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ky Bajram i gjen shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se Bajrami q\u00eb ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb pak\u00ebsuar m\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e tyre se \u00e7do Bajram tjet\u00ebr q\u00eb ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7muar m\u00eb t\u00eb vjedhur m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se \u00e7do Bajram q\u00eb ka kaluar.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kudo n\u00eb Shqip\u00ebri ul\u00ebrijn\u00eb sirenat e skamjes. Kudo n\u00eb Shqip\u00ebri, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb do trokasi n\u00eb dyert e shqiptar\u00ebve varf\u00ebria. Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje emergjente varf\u00ebris\u00eb q\u00eb po mjeron gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb par\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, cilido qoft\u00eb ai, f\u00ebmij\u00eb apo i rritur, pensionist\u00eb apo i papun\u00eb q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb minimumin jetik 220 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jetike \u00ebsht\u00eb emergjenc\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrndarje e re e t\u00eb ardhurave n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb n\u00eb mandatin e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb dyfishoj\u00eb rrogat dhe pensionet n\u00eb mbar\u00eb vendin dhe t\u00eb hedh\u00eb bazat e sigurta p\u00ebr dyfishimin tjet\u00ebr n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Partia Demokratike beson se p\u00ebrgjysmimi i taksave \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb nxitur iniciativ\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u00c7do njeri q\u00eb d\u00ebgjon k\u00ebto premtime, me t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb shtroj\u00eb pyetjen, ku do i merrni parat\u00eb? Ua them k\u00ebtu me bindje absolute se parat\u00eb ekzistojn\u00eb por ato vidhen vidhen dhe vet\u00ebm vidhen.<\/p>\n<p>KLSH ka gjetur se n\u00eb 9 muaj, jan\u00eb vjedhur dhe shp\u00ebrdoruar 93 miliard\u00eb lek\u00eb, pra 930 milion\u00eb euro, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb gjitha rrogat brenda vitit me 130%.<\/p>\n<p>Vjedhjet e k\u00ebsaj bande, Edi Ram\u00ebs, Erion Velis\u00eb, qeveritar\u00ebve t\u00eb tij, tejkalojn\u00eb imagjinat\u00ebn.<\/p>\n<p>Unaza e Tiran\u00ebs, 27 km gjithsej, 3 km t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb vitin 2013, pra 24 km, n\u00eb 11 vite \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rreth 1 km e gjys\u00ebm n\u00eb vit, sepse Edi Rama, nj\u00eblloj si kund\u00ebr dikur jepte leje pallatesh vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb dhe shkall\u00ebn tjet\u00ebr duhet t\u00eb paguaje ryshfetin si p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn edhe tani i cop\u00ebton i cop\u00ebton i cop\u00ebton vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb vjel\u00eb maksimumin e ryshfetit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Unaza e Tiran\u00ebs, tek sheshi Shqiponja, shkoi 30 milion\u00eb euro km dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rind\u00ebrtim aty, po a e dini ju sa ka kushtuar tuneli i Krrab\u00ebs, tuneli i Krrab\u00ebs ka kushtuar gjithsej 30 milion\u00eb euro km.<\/p>\n<p>Vjedhje t\u00eb tilla t\u00eb tmerrshme varf\u00ebruan dhe mjeruan shqiptar\u00ebt. Ka 3 muaj q\u00eb \u00e7do dit\u00eb d\u00ebgjoni lajme p\u00ebr tunelin e Llogaris\u00eb. A e din\u00eb shqiptar\u00ebt se tuneli i Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb tuneli m\u00eb i shtrenjt\u00eb m\u00eb i kushtuesh\u00ebm i planetit Tok\u00eb gjer\u00eb sot.<\/p>\n<p>A e dini ju q\u00eb n\u00eb tender u p\u00ebrjashtua kompania pa asnj\u00eb kriter e cila solli ofert\u00eb 12 milion\u00eb euro m\u00eb lir\u00eb. A e dini ju se ju dha tenderi nj\u00eb kompanie gjoja turke por ju dha Gjok\u00ebs me 12 milion\u00eb euro m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse them un\u00eb, tuneli i Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb tuneli m\u00eb i kushtuesh\u00ebm i planetit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb Edi Rama thoshte se ishte b\u00ebr\u00eb legjend\u00eb premtimi i qeverive t\u00eb tjera p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tunelit.<\/p>\n<p>Mashtrues ordiner.<\/p>\n<p>Sali Berisha ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nd\u00ebrtimin e tunelit por Edi Rama e pranoi se i shkuan me valixhe dhe e blen\u00eb me lecka hajdutin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po pse un\u00eb e refuzova nd\u00ebrtimin e tunelit?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, tuneli s\u00eb pari i lidh syt\u00eb Llogaras\u00eb, nj\u00ebra nga qafat me pamjen m\u00eb fantastike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, tuneli shkurton gjithsej sipas nj\u00eb pasionati t\u00eb tunelit, 23 minuta rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb treti o miq, n\u00ebse tuneli i Elbasanit ka nj\u00eb qarkullim vjetor prej 1.6 milion\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb tuneli i Llogaras\u00eb?<\/p>\n<p>Nga Palasa n\u00eb Qeparo ka gjithsej 8000 shtret\u00ebr turistik\u00eb, ja ta z\u00ebm\u00eb 9 mij\u00eb edhe me banesat, por a e dini se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo, 18 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb shtrat turistik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka gjithsej n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e saj, n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet, 109 mij\u00eb shtret\u00ebr turistik\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb se i paska 9 mij\u00eb shtret\u00ebr n\u00eb territorin nga Palasa n\u00eb Qeparo, at\u00ebher\u00eb a nuk i p\u00ebrket 18 mij\u00eb euro shtrati turistik? A ka krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se ky?\u00a0 A ka p\u00ebr\u00e7mim dhe p\u00ebrtallje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt se kjo? A ka vep\u00ebr m\u00eb korruptive kriminale se kjo miqt\u00eb e mi?<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Kur them 8 mij\u00eb apo 9 mij\u00eb shtret\u00ebr, kjo gjithsej p\u00ebr 5 muaj, se n\u00eb 8 muaj, aty turiste \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Belinda Balluku te vila e saj dhe OIta Xha\u00e7ka te sarajet e t\u00eb shoqit.<\/p>\n<p>A nd\u00ebrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb o miq vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjedhur. A ka krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar. Po tuneli i Kalimashit, sa e ka fluksin, sipas statistikave zyrtare, 4.2 milion\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbushur valixhet me euro. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar tunele t\u00eb cilat kurr\u00eb nuk e justifikojn\u00eb dhe t\u00eb cilat vet\u00ebm nj\u00eb hajdut i \u00e7mendur mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrdoroj\u00eb dhe t\u00eb vjedh\u00eb parat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Tuneli i Kalimashit, kushton gjithsej 300 euro p\u00ebr pasagjer, tuneli i Llogaras\u00eb kushton s\u00eb paku 10 mij\u00eb euro p\u00ebr pasagjer. Dhe e gjitha kjo kur tuneli i Kalimashit e shkurton distanc\u00ebn Kuk\u00ebs-Tiran\u00eb, 6 or\u00eb, tuneli i Llogaras\u00eb i vjedhjes s\u00eb madhe, shkurton distanc\u00ebn me 23 minuta. A ka krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se ky o miq.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim pak premtimin tjet\u00ebr t\u00eb kryehajdutit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, aeroportin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>A e d\u00ebgjoni ju Belush-Belind\u00ebn kur u thot\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb Ballkan, o hajdut t\u00eb pafytyr\u00eb?<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb aeroporti m\u00eb i madh n\u00eb Ballkan? A e dini ju se ku \u00ebsht\u00eb vjedhja?<\/p>\n<p>Se Belinda dhe Edi Rama kan\u00eb firmosur t\u00eb paguajn\u00eb q\u00eb vitin e par\u00eb \u00e7do vit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 600 mij\u00eb pasagjer\u00eb. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar syt\u00eb k\u00ebtyre makut\u00ebrve pa moral dhe imagjinojn\u00eb se aeroporti i Vlor\u00ebs q\u00eb shtrihet n\u00eb nj\u00eb territor me maksimumin 30 mij\u00eb shtret\u00ebr turistik\u00eb, ky do ket\u00eb mbi 600 mij\u00eb. A ka krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar se ky?<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb dhe jam p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aeroportit por kurr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aeroport 120 milion\u00eb euro, kurr\u00eb nj\u00eb aeroport me garanci p\u00ebr 600 mij\u00eb bileta vitin e par\u00eb dhe kurr\u00eb nj\u00eb aeroport q\u00eb shkat\u00ebrroi p\u00ebrfundimisht ekosistemin shekullor ujor t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Aeroporti mund t\u00eb nd\u00ebrtohej midis Fierit dhe Vlor\u00ebs, i sh\u00ebrbente Vlor\u00ebs, Fierit, Beratit, Gjirokastr\u00ebs dhe me radh\u00eb. Pra ku do i gjejm\u00eb parat\u00eb? Po parat\u00eb do ua marrim hajdut\u00ebve mor. Parat\u00eb u merren pushtuesve. Parat\u00eb u merren pronat e tyre t\u00eb krimit do konfiskohen. Vrim\u00ebn e miut do k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjobisin shqiptar\u00ebt duke nd\u00ebrtuar tunelin m\u00eb kushtuesh\u00ebm n\u00eb planet n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Je njeriu m\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm m\u00eb hajdut m\u00eb i pap\u00ebrmbajtur je turpi i dheut, ordiner! T\u00eb blen\u00eb me valixhe me euro ata t\u00eb cil\u00ebt se mor\u00ebn kurr\u00eb premtimin nga Sali Berisha.<\/p>\n<p>Nuk nd\u00ebrtohet tuneli si gur\u00eb varri mbi shqiptar\u00ebt, me 18 mij\u00eb euro p\u00ebr shtrat turistik. Krime t\u00eb tilla i gjen kudo, pse nuk lejoi pse nuk erdhi n\u00eb interpelanc\u00eb p\u00ebr AKSHI-n, sepse t\u00eb gjitha tenderat e fituara nga familja, Amand Frangu, jan\u00eb me 90% vjedhje dhe grabitje.<\/p>\n<p>Miq!<\/p>\n<p>T\u2019i heqim hajdut\u00ebt. E shkat\u00ebrruan sht\u00ebpin\u00eb. T\u00eb ngrihemi t\u00eb ecim t\u00eb sigurt\u00eb me p\u00ebrmbysjen e k\u00ebsaj diktature e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me krimin mafien nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb shfarosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore Shqip\u00ebrin\u00eb nga njer\u00ebzit e saj.<\/p>\n<p>E premtja po vjen, vjedh\u00ebsi duhet t\u00eb nxirret p\u00ebr leckash nga bashkia. T\u00eb dashur miq. Ju protestoni \u00e7do jav\u00eb atje, hoteli i atij hajduti dhe hotele t\u00eb tjera rriten n\u00eb kate n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb.<\/p>\n<p>Rojtar Zamani, ky kriminel, t\u2019i pyesim pak ata t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb avokatin\u00eb e tij, si ka mund\u00ebsi q\u00eb hoteli 20 kat\u00ebsh apo sa \u00ebsht\u00eb, t\u00eb lart\u00ebsohet \u00e7do dit\u00eb, e kompanis\u00eb q\u00eb ka vjedhur 100% fondet e qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa kate ke Zaman aty? Sa t\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrblyer, o mercenar i krimit?<\/p>\n<p>Tek Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit t\u00eb shtetit Kraja, opozita shqiptare ka nd\u00ebr armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb saj. Jan\u00eb k\u00ebta mostra q\u00eb amnistojn\u00eb krimin e tmerrsh\u00ebm elektoral. I vetmi njeri i d\u00ebnuar prej k\u00ebtyre horrave \u00ebsht\u00eb Beleri sepse e mundi Edi Ram\u00ebn, sepse nuk pranoi t\u00eb kandidonte p\u00ebr Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Kurse Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminel\u00eb t\u00eb tjer\u00eb elektoral\u00eb b\u00ebjn\u00eb plane p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet e ardhshme n\u00ebn mburoj\u00ebn e kriminel\u00ebve elektoral\u00eb, Altin Dumani dhe Arben Kraja.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ket\u00eb votime me Dumanin dhe Kraj\u00ebn? Me Ram\u00ebn, Velin\u00eb dhe bandit\u00ebt elektoral\u00eb? Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs dhe prandaj ja t\u00eb vdesim ja t\u00eb rrojm\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet nuk i dor\u00ebzojm\u00eb kurr\u00eb. Ne dor\u00ebzojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por jo vot\u00ebn e lir\u00eb, jo zgjedhjet, e b\u00ebjm\u00eb at\u00eb n\u00eb em\u00ebr ton\u00eb, t\u00eb fatit ton\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb ton\u00eb p\u00ebr familjet f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Betej\u00eb, betej\u00eb dhe vet\u00ebm betej\u00eb. Rrofshi ju rroft\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c-300x147.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"147\" class=\"alignnone size-medium wp-image-79160\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c-300x147.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c-1024x502.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c-768x376.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c-860x421.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/971bb29a-b9b5-4e96-9413-d3b85e52be2c.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, n\u00eb fjal\u00ebn e tij mbr\u00ebmjen e djeshme n\u00eb tubimin qytetar ka uruar besimtar\u00ebt me rastin e Kurban Bajramit. Ai uroi q\u00eb sakrificat\u00a0 e tyre t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranuara nga Zoti. M\u00eb tej Berisha theksoi se vendi \u00ebsht\u00eb varf\u00ebruar n\u00eb \u00e7do skaj pasi taksat e tyre vidhen nga Rilinjda. Lideri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79161,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79159","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79159"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79159\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79162,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79159\/revisions\/79162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}