{"id":79110,"date":"2024-06-15T11:26:21","date_gmt":"2024-06-15T11:26:21","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=79110"},"modified":"2024-06-15T11:26:21","modified_gmt":"2024-06-15T11:26:21","slug":"noka-takim-ne-permet-qeveria-teknike-dhe-lirimi-i-liderit-te-opozites-dy-nga-fushat-e-betejes-dera-e-hapur-per-kedo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/06\/15\/noka-takim-ne-permet-qeveria-teknike-dhe-lirimi-i-liderit-te-opozites-dy-nga-fushat-e-betejes-dera-e-hapur-per-kedo\/","title":{"rendered":"Noka takim n\u00eb P\u00ebrmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit t\u00eb opozit\u00ebs, dy nga fushat e betej\u00ebs! Dera e hapur p\u00ebr k\u00ebdo"},"content":{"rendered":"<p>Fjala e Sekretarit\u00a0t\u00eb\u00a0P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u00a0t\u00eb\u00a0PD,\u00a0Flamur Noka me\u00a0drejtuesit vendor\u00eb\u00a0dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb PD\u00a0n\u00eb P\u00ebrmet<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja dhe zot\u00ebrinj, ja ku jemi sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb Pqrmetin tuaj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb P\u00ebrmetin e men\u00e7uris\u00eb, dituris\u00eb dhe bujaris\u00eb, t\u00eb mbledhur si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bindur n\u00eb idealin ton\u00eb, t\u00eb bashkuar m\u00eb shum\u00eb se krudoher\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi sot t\u00eb mbledhur dhe jemi t\u00eb pashitur.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb pakapur, ne sot jemi t\u00eb pathyesh\u00ebm s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb pagjunj\u00ebzuar dhe ia dol\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb presionin m\u00eb t\u00eb madh dhe t\u00eb pashembullt 3-vje\u00e7ar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe regjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ne sot jemi m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ne ia dol\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tre vite t\u00eb mbajm\u00eb PD-n\u00eb gjall\u00eb, ia dol\u00ebm t\u00eb mbajm\u00eb opozit\u00ebn gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundmi, k\u00ebshtu si\u00e7 jemi bashk\u00eb, ne ia dol\u00ebm t\u00eb rikthejm\u00eb edhe flamurin ton\u00eb, q\u00eb na ishte rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, bota tjet\u00ebr e kund\u00ebrshtarit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjitha e kontrolluar rreth lig\u00ebsis\u00eb, bab\u00ebzis\u00eb, vjedhjes, krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Nga ajo bot\u00eb n\u00eb 11 vite, Shqip\u00ebris\u00eb i vijn\u00eb vet\u00ebm lajme t\u00eb keqija. Krim, krim, drog\u00eb, korrupsion, varf\u00ebri, shpopullim.<\/p>\n<p>Kjo ka qen\u00eb motoja 11-vje\u00e7are e Edi Ram\u00ebs dhe narkoregjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb arom\u00eb t\u00eb zez\u00eb krimi dhe korrupsioni q\u00eb kund\u00ebrmonte ia dol\u00ebn ta mbanin t\u00eb mbyllur, duke bler\u00eb mediat shqiptare.<\/p>\n<p>Disa media me koncesion, disa t\u00eb tjera me pallate, disa media i kan\u00eb bler\u00eb me leje dhe licenca, me tendera.<\/p>\n<p>Por me gjith\u00eb fuqin\u00eb e aleatit t\u00eb tij, Xhorxh Soros, nuk ia doli t\u00eb blej\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ja ku jan\u00eb mediat prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb po i tregojn\u00eb bot\u00ebs fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe narkoregjimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Po si shpjegohet q\u00eb ku flitet p\u00ebr drog\u00eb, do t\u00eb dal\u00eb emri i Edi Ram\u00ebs dhe i k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb n\u00eb \u00e7do skandal krimi apo korrupsioni, do t\u00eb dal\u00eb emri i Edi Ram\u00ebs dhe i lakejve t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb te karteli i Sinaloas \u00ebsht\u00eb emri i Dorian Du\u00e7k\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb dy k\u00ebshilltar\u00ebt e tij, McGonigali dhe ky rumuni i sh\u00ebrbimeve sekrete, t\u00eb bler\u00eb me para droge p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur kund\u00ebr opozit\u00ebs q\u00eb t\u00eb zgjatet jeta e regjimit t\u00eb krimit dhe kroruspionit?<\/p>\n<p>Po si shpjegohet q\u00eb gjith\u00e7ka lidhet me drog\u00ebn? Ky vend i vog\u00ebl me resurse t\u00eb pafundme, pse duhet ta var\u00eb shpres\u00ebn te droga. Sepse i till\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama dhe enturazhi i tij.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb lidhje vet\u00ebm me krimin, drog\u00ebn dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>A mund ta imagjinojm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse ne p\u00ebr nj\u00eb moment do ishim n\u00ebnshtruar? Do ishim dor\u00ebzuar nga dhuna dhe represioni i k\u00ebtij regjimi?<\/p>\n<p>Imagjinoni sikur ne t\u00eb heshtim p\u00ebr nj\u00eb moment dhe t\u00eb ngrinim duart.<\/p>\n<p>Nj\u00eb incenerator i ri q\u00eb kushton qindra milion\u00eb euro do ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjedhur qoft\u00eb edhe k\u00ebtu n\u00eb P\u00ebrmet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koncesion qindra milion\u00eb euro do vazhdonte t\u00eb funksiononte n\u00eb letra p\u00ebr t\u00eb vjedhur.<\/p>\n<p>Lali vjedh\u00ebsi i Tiran\u00ebs s\u00eb bashku me band\u00ebn e hajdut\u00ebve t\u00eb tij, do kishte krijuar nj\u00eb 5D tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vjedhur 100 p\u00ebrqind taksat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sikur ne t\u00eb heshtnim, karteli i Sinaloas, karteli fam\u00ebkeq do kishte selin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe jo n\u00eb Meksik\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb heshtnim ne, parlamenti do mbushej me deputet\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vrasje dhe nuk do ishin vet\u00ebm dy a tre.<\/p>\n<p>Do kishte kryetar\u00eb bashkie q\u00eb do vidhnin parat\u00eb tuaja dhe do u pinin gjakun.<\/p>\n<p>Sot, t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr, ai em\u00ebr \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb meritt\u00eb dhe merita \u00ebsht\u00eb e Sali Berish\u00ebs dhe e PD-s\u00eb q\u00eb sot gjith\u00eb bota e ka marr\u00eb vesh cila \u00ebsht\u00eb kjo qeveri.<\/p>\n<p>Por a mundet vet\u00ebm opozita t\u00eb luftoj\u00eb krimin, korrupsionin dhe drog\u00ebn? A mundet vet\u00ebm opozita t\u00eb ndaloj\u00eb shpopullimin e nj\u00eb vendi?<\/p>\n<p>Jo, sepse shteti ka disa instrumente dhe nj\u00eb nga ta \u00ebsht\u00eb opozita. Vet\u00ebm opozita n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, qytetar\u00ebve dhe t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e re? Ku \u00ebsht\u00eb Altin Dumani? A e dha shqiptar\u00ebve Altin Dumani nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs ligjor p\u00ebr vjedhjen e incenerator\u00ebve? Jo.<\/p>\n<p>Altin Dumani nuk ka k\u00ebllqe t\u00eb luftoj\u00eb krimin dhe korrupsionin se ai \u00ebsht\u00eb peng i Edi Ram\u00ebs. Atij i \u00ebsht\u00eb caktuar vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb luftoj\u00eb opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj sot nuk ka asnj\u00eb prapa hekurave p\u00ebr 400 milion\u00eb eurot e vjedhura p\u00ebr koncesionet n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prandaj sot Lali Vjedh\u00ebsi i Tiran\u00ebs vazhdon t\u00eb ulet n\u00eb at\u00eb karrige.<\/p>\n<p>Dumanit do i themi: nuk ke p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr at\u00eb vend se nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb denj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku luftohet nat\u00eb e dit\u00eb opozita.<\/p>\n<p>Sali Berish\u00ebn, liderin e opozit\u00ebs e mban t\u00eb burgosur pa prov\u00eb, pa fakt, pa akuz\u00eb. \u00cbsht\u00eb i vetmi lider n\u00eb bot\u00ebn demokratike q\u00eb mbahet i burgosur pa akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb, sepse drejt\u00ebsia ka prov\u00ebn, faktin, akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia e re e Edi Ram\u00ebs s\u00eb bashku me policin\u00eb e Edi Ram\u00ebs jan\u00eb t\u00eb zhytur n\u00eb krim n\u00eb rastin e Fredi Belerit. Sepse po t\u00eb merrte Fredi Beleri bashkin\u00eb e Himar\u00ebs, do dilnin t\u00eb gjitha vjedhjet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama n\u00eb jug.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, Shqip\u00ebria ka ecur drejt ghremin\u00ebs. Por ne nuk do ta l\u00ebm\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb gremin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot ka nj\u00eb shpres\u00eb n\u00eb vend dhe kjo shpres\u00eb \u00ebsht\u00eb PD.<\/p>\n<p>Shpresa e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb opozita e pakapur, e painkriminuar dhe e pador\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Shpresa e k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb kjo oozit\u00eb q\u00eb lufton dhe denoncon krimin dhe korrupsionin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo opozit\u00eb q\u00eb jep dhe do jap\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr Shqpi\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo opozit\u00eb dhe jeni ju q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebt prej kaq vitesh me regjimin m\u00eb kriminal dhe korruptiv q\u00eb ka par\u00eb Europa.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb dashur miq, jemi sot m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se kurr\u00eb, m\u00eb t\u00eb bashkuar se kurr\u00eb dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb bashkimin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb pranon diversitetin dhe kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Jemi e vetmja forc\u00eb politike q\u00eb kemi t\u00eb sanksionuar fraksionin.<\/p>\n<p>Ndaj i b\u00ebj thirrje \u00e7do demokrati t\u00eb g\u00ebnjyer dhe t\u00eb mashtruar: dera jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ejani n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj. Aty ka vend p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin prej nesh.<\/p>\n<p>Aty do t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr \u00e7donj\u00ebrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb me k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka na bashkon dhe mbi t\u00eb gjitha na bashkon ideali, shpirti i lir\u00eb dhe demokratik.<\/p>\n<p>Na bashkon d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb luftuar regjimin e krimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Na bashkon d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb futur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian.<\/p>\n<p>Ndaj, kthehuni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj. Atje e keni vendin. Ju mir\u00ebpresim t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb diversitet.<\/p>\n<p>Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb bashkuar ne do t\u00eb duhet t\u00eb ecim dhe t\u00eb bashkuar ne do t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse ne kemi nj\u00eb gj\u00eb, n\u00eb ADN-n\u00eb ton\u00eb kemi rezistenc\u00ebn dhe ndaj jemi sot k\u00ebshtu si\u00e7 jemi. Ndaj kemi fituar k\u00ebto beteja dhe k\u00ebshtu do fitojm\u00eb edhe betej\u00ebn p\u00ebrfundimtare me regjimin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ne do i japim vendit nj\u00eb qeveri teknike, sepse ne nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria vend an\u00ebtar i NATO-s nuk b\u00ebn zgjedhje t\u00eb lira.<\/p>\n<p>Qeveria teknike dhe lirimi i liderit t\u00eb opozit\u00ebs jan\u00eb dy nga fushat e betej\u00ebs ku do fokusohemi ne.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy beteja do i fitojm\u00eb dhe m\u00eb pas do fitojm\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fjala e Sekretarit\u00a0t\u00eb\u00a0P\u00ebrgjithsh\u00ebm\u00a0t\u00eb\u00a0PD,\u00a0Flamur Noka me\u00a0drejtuesit vendor\u00eb\u00a0dhe simpatizant\u00ebve t\u00eb PD\u00a0n\u00eb P\u00ebrmet T\u00eb nderuara zonja dhe zot\u00ebrinj, ja ku jemi sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, n\u00eb Pqrmetin tuaj t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, n\u00eb P\u00ebrmetin e men\u00e7uris\u00eb, dituris\u00eb dhe bujaris\u00eb, t\u00eb mbledhur si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb bindur n\u00eb idealin ton\u00eb, t\u00eb bashkuar m\u00eb shum\u00eb se krudoher\u00eb. Jemi sot t\u00eb mbledhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":79111,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79110","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79110","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79110"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79110\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79112,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79110\/revisions\/79112"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79111"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}