{"id":7818,"date":"2022-07-04T08:56:15","date_gmt":"2022-07-04T08:56:15","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=7818"},"modified":"2022-07-04T08:56:15","modified_gmt":"2022-07-04T08:56:15","slug":"ibrahim-morina-raporti-jone-me-lirine-7-korriku-si-tregues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/04\/ibrahim-morina-raporti-jone-me-lirine-7-korriku-si-tregues\/","title":{"rendered":"Ibrahim Morina\/ Raporti jon\u00eb me lirin\u00eb &#8211; 7 korriku si tregues !"},"content":{"rendered":"<p>PROTESTA E 7 KORRIKUT \u2013 SHPREHJE E KONFIRMIM I RAPORTIT TON\u00cb ME LIRIN\u00cb <\/p>\n<p>Dit\u00ebt e nxehta t\u00eb k\u00ebsaj vere pritet t\u00eb nxehin edhe klim\u00ebn politike. Protesta e thirrur n\u00eb 7 korrik nga Sali Berisha, kreu i PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngritja e siparit t\u00eb nxehjes s\u00eb atmosfer\u00ebs politike.<br \/>\nPrej vitesh shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konsideruar dhe nuk jan\u00eb ftuar t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat themelore t\u00eb tyre. Edhe kur ka ndodhur, ata jan\u00eb ftuar dhe jan\u00eb mbyllur n\u00eb \u00e7ad\u00ebr p\u00ebr t\u00eb dal q\u00eb andej vet\u00ebm pas realizimit t\u00eb interesave t\u00eb vogla e meskine t\u00eb p\u00ebrfituara nga organizator\u00ebt, sigurisht mes pazareve t\u00eb dyshimta. Por kur kulmi, vjedhja e zgjedhjeve, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs vuajm\u00eb sot, kaloi n\u00eb heshtje pa kund\u00ebrshtimin dhe protest\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nuk mbetet aspak dyshim se pazaret e mesnat\u00ebs tentuan t\u00eb marrin peng edhe \u201cinstitucionin \u201d e protest\u00ebs.<br \/>\nPrej vitesh shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konsideruar dhe nuk jan\u00eb ftuar as nga Europa p\u00ebr t\u00eb avancuar, qoft\u00eb edhe me nj\u00eb hap t\u00eb vet\u00ebm drejt integrimit brenda saj. Natyrisht, Europa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ka gj\u00eb me shqiptar\u00ebt por me qeverin\u00eb e saj, e cila si flamurmbajt\u00ebse e korrupsionit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces integrimi.<br \/>\n***<br \/>\nFtesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebrpos seriozitetit t\u00eb organizatorit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr gjithsecilin prej nesh q\u00eb t\u00eb shprehim e konfirmojm\u00eb raportin ton\u00eb me lirin\u00eb. Sot m\u00eb se 30 vjet pas rr\u00ebzimit t\u00eb sistemit komunist togfjal\u00ebshi \u201craporti me lirin\u00eb\u201d merr ende r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kushtet kur ky raport ka degraduar. Ky evidentim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb konstatim politik por realisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukje p\u00ebrball\u00eb s\u00eb cil\u00ebs askush nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb indiferent\u00eb.<br \/>\nPandemia dhe s\u00eb fundmi lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka qen\u00eb preteksti m\u00eb i mir\u00eb justifikues i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr dyfishimin e t\u00eb gjitha \u00e7mimeve. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb qeveria ngre borde p\u00ebr \u201ckontrollin\u201d e \u00e7mimeve duke mos i l\u00ebn\u00eb gj\u00eb mang\u00ebt koh\u00ebs s\u00eb para viteve \u201990 kur ishte parti\/qeveria q\u00eb i vendoste dhe i kontrollonte ato. N\u00eb kushtet e munges\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb angazhimit apo p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr marrje masash p\u00ebr zbutjen e pasojave t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb nga dyfishimi i \u00e7mimeve, qeveria nuk ngurron t\u00eb dyfishoj\u00eb borxhin. Dhe kur m\u00ebson e sheh se me vendimet e saj kjo qeveri p\u00ebrdor milionat e eurove e dollar\u00ebve t\u00eb marr\u00eb borxh p\u00ebr makijazhin e vet\u00eb dhe p\u00ebr kompensimin e humbjeve t\u00eb oligark\u00ebve nga pandemia apo lufta n\u00eb Ukrain\u00eb (p\u00ebr ironi t\u00eb fatit jo p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs), pjes\u00ebmarrja n\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb detyrim.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe \u201cdebati\u201d i k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb se do t\u00eb marrin apo jo pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb shterp dhe pa kurrfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb protest\u00eb, deputet apo jo i PD-s\u00eb, an\u00ebtar\u00eb apo jo, mb\u00ebshtet\u00ebs apo jo i saj, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate t\u00eb r\u00ebnduar ekonomike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi demonstrimi e gjithsecilit prej nesh, e \u201craportit ton\u00eb me lirin\u00eb\u201d, raportin ton\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, raportin ton\u00eb me at\u00eb se sa ne e ndiejm\u00eb, p\u00ebrjetojm\u00eb, vuajm\u00eb gjendjen e r\u00ebnduar ekonomike dhe se sa ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm ta kund\u00ebrshtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, minimalisht, duke protestuar.<br \/>\n***<br \/>\nNuk ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebto m\u00eb se 30 vitet e fundit, q\u00eb Europa t\u00eb jet\u00eb treguar kaq indiferente ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Prej rreth 10 vitesh, koh\u00eb q\u00eb korrespondon me qeverisjen e sotme, zhurmnaja e kryeministrit Edi Rama, premtimet dhe afatet q\u00eb ai i vendoste vetes p\u00ebr marrjen e statusit t\u00eb vendit kandidat p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kan\u00eb ndeshur n\u00eb shurdh\u00ebrin\u00eb e Europ\u00ebs. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo sa edhe vet\u00eb Edi Rama tashm\u00eb ka hequr dor\u00eb nga k\u00ebto afate, duke \u201cia deleguar\u201d fajin apo p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, her\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb bllok, her\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, her\u00eb Bullgaris\u00eb, apo hera her\u00ebs edhe Franc\u00ebs apo ndokujt tjet\u00ebr&#8230;, por asnj\u00ebher\u00eb vetes s\u00eb tij.<br \/>\nPor p\u00ebr aq sa Edi Rama ka zgjedhur q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cBallkanit t\u00eb Hapur\u201d me Serbin\u00eb ti b\u00ebj\u00eb presion Europ\u00ebs, hyrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb nga Beogradi do t\u00eb jet\u00eb mision i pamundur p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb&#8230;<br \/>\nNdaj protesta e 7 korrikut, sigurisht edhe pjes\u00ebmarrja e gjithsecilit, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr qeverin\u00eb edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket rolit t\u00eb saj n\u00eb ngecjen 10-vjecare t\u00eb procesit t\u00eb integrimit. Shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria, p\u00ebrvese gjeografikisht, lidhjet dhe v\u00ebshtrimin e saj e ka pasur edhe historikisht direkt nga dhe me Per\u00ebndimin. Ndryshimi i trajektores s\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, duke tentuar p\u00ebrdorimin e Beogradit si vendkalim tranzit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtim p\u00ebr qeverin\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn, aq m\u00eb tep\u00ebr kur edhe vet\u00eb Beogradi, reciprokisht, nuk ka ndonj\u00eb aspirat\u00eb apo pritshm\u00ebri nga Europa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PROTESTA E 7 KORRIKUT \u2013 SHPREHJE E KONFIRMIM I RAPORTIT TON\u00cb ME LIRIN\u00cb Dit\u00ebt e nxehta t\u00eb k\u00ebsaj vere pritet t\u00eb nxehin edhe klim\u00ebn politike. Protesta e thirrur n\u00eb 7 korrik nga Sali Berisha, kreu i PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngritja e siparit t\u00eb nxehjes s\u00eb atmosfer\u00ebs politike. Prej vitesh shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb konsideruar dhe nuk jan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7818","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7818"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7820,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7818\/revisions\/7820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}