{"id":7445,"date":"2022-07-01T12:22:24","date_gmt":"2022-07-01T12:22:24","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=7445"},"modified":"2022-07-01T12:22:24","modified_gmt":"2022-07-01T12:22:24","slug":"amnistia-fiskale-flet-shpetim-agolli-ekspert-demton-konkurrencen-ne-treg-nxit-evazionin-fiskal-te-fituar-do-te-jene-qeveritaret-oligarket-dhe-ata-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/07\/01\/amnistia-fiskale-flet-shpetim-agolli-ekspert-demton-konkurrencen-ne-treg-nxit-evazionin-fiskal-te-fituar-do-te-jene-qeveritaret-oligarket-dhe-ata-qe\/","title":{"rendered":"Amnistia fiskale, flet Shp\u00ebtim Agolli, ekspert: D\u00ebmton konkurrenc\u00ebn n\u00eb treg, nxit evazionin fiskal! T\u00eb fituar do t\u00eb jen\u00eb qeveritar\u00ebt, oligark\u00ebt dhe ata q\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Konkurrenc\u00eb t\u00eb pandershme n\u00eb treg, evazion fiskal dhe transferta ilegale t\u00eb parave nga emigrant\u00ebt, jan\u00eb vet\u00ebm disa prej problematikave, q\u00eb sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Shp\u00ebtim Agolli, mund t\u00eb sjell\u00eb Amnistia Fiskale dhe Penale. <\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nisma do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb fituar prej saj do t\u00eb jen\u00eb qeveritar\u00ebt, oligark\u00ebt e ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb jo t\u00eb ndershme. \u201cP\u00ebr teorin\u00eb tatimore, amnistia fiskale shihet si nj\u00eb instrument diskriminues, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se tatimpaguesit e rregullt do t\u00eb ndihen m\u00eb inferior\u00eb ndaj tatimpaguesit jo t\u00eb rregullt. <\/p>\n<p>Amnistia me apo pa dashje nxit jokonkurrenc\u00ebn, pra ul efikasitetin, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb qeveria duhet t\u00eb jet\u00eb e preokupuar p\u00ebr t\u00eb luftuar evazionin fiskal. N\u00ebse ka munges\u00eb besueshm\u00ebrie, amnistia me shum\u00eb gjasa do t\u00eb nxit\u00eb evazionin fiskal, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ul\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhetin e shtetit dhe njer\u00ebzit, bizneset presin q\u00eb kjo form\u00eb faljeje t\u00eb ndodh\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb dhe t\u00eb mos paguajn\u00eb taksa sot\u201d, shprehet eksperti i ekonomis\u00eb. <\/p>\n<p>AMNISTIA <\/p>\n<p>Amnistia e parave dhe kapitaleve ve\u00e7an\u00ebrisht e emigrant\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto asete i kan\u00eb t\u00eb palegalizuara, \u00ebsht\u00eb artikuluar vazhdimisht nga Kryeministri. Madje para dy vitesh pati nj\u00eb nism\u00eb konkrete, por q\u00eb u t\u00ebrhoq p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtive q\u00eb erdh\u00ebn nga institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si FMN dhe Komisioni Europian. <\/p>\n<p>\u201cPara dy vitesh, nj\u00eb projektligji ngjash\u00ebm si ky i sotmi u kund\u00ebrshtua nga ekspert\u00ebt vendas dhe t\u00eb huaj, si dhe nga organizata partnere q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb raportin e FMN t\u00eb para dy viteve thuhej se ishte marr\u00eb garancia nga qeveria se drafti p\u00ebr amnistin\u00eb fiskale dhe penale nuk do t\u00eb kalonte p\u00ebr miratim derisa t\u00eb adresoheshin shqet\u00ebsimet e ngritura nga aktor\u00ebt vendas dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar. FMN k\u00ebrkoi asokohe t\u00eb forcohej lufta p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe lufta kund\u00ebr financimit t\u00eb terrorizmi. <\/p>\n<p>Prej asaj kohe, ky projektligj apo ide e Kryeministrit u \u201charrua\u201d dhe shfaqet papritur dy muaj e gjysm\u00eb para se Komisioni Europian t\u00eb jap\u00eb\u00a0vler\u00ebsimet e tij p\u00ebr zbatimin e detyrave dhe p\u00ebrcaktimeve t\u00eb \u2018MoneyVal\u2019 n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, por n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb qeverisjes. Kjo nism\u00eb rivjen sot me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje, por edhe me disa ndryshime t\u00eb vogla q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me pasurit\u00eb e paluajtshme brenda dhe jasht\u00eb vendit, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb padeklaruara\u201d tha Agolli <\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb terma afatshkurt\u00ebr, amnistia ka efekt pozitiv, pasi shum\u00ebfishon t\u00eb ardhurat n\u00eb buxhet, por n\u00eb planin afatgjat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, amnistit\u00eb kan\u00eb rol negativ. \u201cNe u japim privilegje evazues\u00ebve. Nj\u00eb administrat\u00eb jo e mir\u00eb tatimore do t\u00eb ndodhet p\u00ebrs\u00ebri pas ngjarjeve evazive fiskale, jo thjesht p\u00ebr fajin e saj, por sepse n\u00eb krye qeverisin njer\u00ebz q\u00eb jo pak her\u00eb jan\u00eb lakuar ose akuzuar p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb&#8221; <\/p>\n<p>Pasojat<br \/>\nPor cilat jan\u00eb efektet negative q\u00eb kjo nism\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb? Deklarimi vullnetar i pasuris\u00eb deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro pa penalitete dhe p\u00ebrkundrejt nj\u00eb detyrimi tatimor modest mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb biznesin. Eksperti i ekonomis\u00eb ngre shqet\u00ebsimin se parat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb nga bota e krimit dhe trafikut mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr biznes, duke d\u00ebmtuar ata t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb me ndershm\u00ebri. <\/p>\n<p>\u201cT\u00eb b\u00ebsh amnisti fiskale dhe penale, nuk mendoj se ul trafikimin e parave t\u00eb krimit, por i shton ato. Askush nuk beson se parat\u00eb e emigrant\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb mbi 100 mij\u00eb euro deri n\u00eb dy milion\u00eb euro, jan\u00eb para n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb ndershme t\u00eb legalizuar apo t\u00eb palegalizuar, d.m.th. n\u00eb pun\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Gjithsesi, e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb se shumica i ka parat\u00eb me pun\u00eb t\u00eb ndershme. Po ata t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb miliona euro t\u00eb nxjerra n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebve t\u00eb pista? Pra, k\u00ebta njer\u00ebz ose grupe njer\u00ebzish p\u00ebrfitojn\u00eb dhe pastrojn\u00eb parat\u00eb e tyre me ligj n\u00eb Shqip\u00ebri. V\u00ebrtet projektligji ndalon transfert\u00ebn e parave jasht\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00eb afat kohor 5-vje\u00e7ar, por nuk ndalon se me parat\u00eb e legalizuara t\u00eb b\u00ebsh biznes. <\/p>\n<p>Pra, poseduesit pasi futin parat\u00eb n\u00eb bankat shqiptare, duke paguar nj\u00eb detyrim t\u00eb vog\u00ebl nga 7% deri 10%, ata e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb hapin nj\u00eb biznes apo disa biznese n\u00eb Shqip\u00ebri, po ashtu tashm\u00eb me para t\u00eb \u201cpastra\u201d e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb hapin biznese dhe n\u00eb vendet ku jan\u00eb rezident\u00eb, meqen\u00ebse shuma e parave \u00ebsht\u00eb e madhe. Pa llogaritur d\u00ebmin q\u00eb i sjellin konkurrenc\u00ebs n\u00eb biznes n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. At\u00ebher\u00eb, po k\u00ebta njer\u00ebz e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre kriminale, sepse parat\u00eb i pastrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja ose n\u00eb disa vende n\u00ebp\u00ebrmjet bizneseve legale\u201d,\u00a0v\u00eb n\u00eb dukje Agolli, i cili parashtron pik\u00ebpyetje edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb b\u00ebhet transferimi i parave nga emigrant\u00ebt. <\/p>\n<p>\u201cKur themi q\u00eb amnistia \u00ebsht\u00eb ligjore, duhet t\u00eb kemi parasysh zgjidhjen e rrug\u00ebve ligjore p\u00ebr transfertat e parave t\u00eb emigrant\u00ebve. Cili do t\u00eb ishte ai shtet q\u00eb do t\u00eb lejonte q\u00eb parat\u00eb e vendit t\u00eb tij, t\u00eb fituara nga emigrant\u00ebt rezident\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, t\u00eb dilnin jasht\u00eb? Si me \u00e7far\u00eb ligji dhe me \u00e7far\u00eb forme? Banka nuk i lejon, portat doganore jo se jo. At\u00ebher\u00eb, cila \u00ebsht\u00eb forma e transfert\u00ebs? E vetmja form\u00eb \u00ebsht\u00eb transferta ilegale e parave. Pra, ky ligj nga nj\u00eb shkelje ligjore evazive e nxit emigrantin, po n\u00eb nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr ligjore\u201d. <\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb shkon edhe m\u00eb tej kur thot\u00eb se nga kjo nism\u00eb nuk p\u00ebrfiton biznesi dhe qytetar\u00ebt, por oligark\u00ebt dhe ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb jo t\u00eb ndershme.\u00a0\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e kuptueshme pse Rama e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. E para, fut ca para n\u00eb qarkullim, duke rritur disi nivelin ekonomik, por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: ai ka q\u00ebllim t\u00eb pastroj\u00eb parat\u00eb e veta, t\u00eb miqve t\u00eb tij, si dhe qeveritar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb grumbulluar miliona euro n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit. Me ligjin e amnistis\u00eb fiskale t\u00eb bizneseve dhe asaj penale, m\u00eb t\u00eb fituar do t\u00eb jen\u00eb oligark\u00ebt e lidhur me qeveritar\u00ebt sot dhe dje, si dhe ata njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb me pun\u00eb jo t\u00eb ndershme, se sa bizneset q\u00eb pun\u00ebn dhe paran\u00eb i kan\u00eb me djers\u00eb dhe ndershm\u00ebri. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ligji ngrihet mbi moralin dhe ai shpreh rregullat dhe marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri\u201d. <\/p>\n<p>\u201cT\u00eb falen gjobat, po falimentojn\u00eb bizneset\u201d <\/p>\n<p>Eksperti i Ekonomis\u00eb, Shp\u00ebtim Agolli, thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat, qeveria mund t\u00eb aplikonte skema t\u00eb tjera, si\u00e7 ishte faqja e gjobave dhe detyrimeve tatimore p\u00ebr mij\u00ebra biznese q\u00eb kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb shlyerjen e tyre. <\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb amnisti tatimore mundet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb alternative, por ne kemi m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb rritur t\u00eb ardhurat. P.sh.: n\u00ebse qeveria amniston evazionist\u00ebt, m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb falte gjobat dhe detyrimet tatimore t\u00eb mij\u00ebra bizneseve nd\u00ebr vite, t\u00eb cilat n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i\u00a0paguar detyrimet, nga halli ose kan\u00eb pezulluar aktivitetin, ose nxiten p\u00ebr t\u00eb gjetur rrug\u00eb t\u00eb tjera alternative p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Detyrohen t\u00eb mbyllin aktivitetin ekonomik, e braktisin at\u00eb pavar\u00ebsisht se detyrimet dhe gjobat vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb vler\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb interesave q\u00eb lindin mbi detyrimet sipas ligjit. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb disa biznese t\u00eb b\u00ebhen ortak\u00eb tashm\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve u amnistohet paraja, pavar\u00ebsisht se ato i kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pandershme\u201d. Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konkurrenc\u00eb t\u00eb pandershme n\u00eb treg, evazion fiskal dhe transferta ilegale t\u00eb parave nga emigrant\u00ebt, jan\u00eb vet\u00ebm disa prej problematikave, q\u00eb sipas ekspertit t\u00eb ekonomis\u00eb, Shp\u00ebtim Agolli, mund t\u00eb sjell\u00eb Amnistia Fiskale dhe Penale. Ai thot\u00eb se nisma do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb pastrimit t\u00eb parave dhe t\u00eb fituar prej saj do t\u00eb jen\u00eb qeveritar\u00ebt, oligark\u00ebt e ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7446,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7445","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-ekonomia","8":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7445"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7447,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7445\/revisions\/7447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}