{"id":71728,"date":"2024-03-04T10:22:30","date_gmt":"2024-03-04T10:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=71728"},"modified":"2024-03-04T10:22:30","modified_gmt":"2024-03-04T10:22:30","slug":"kushtoi-130-mln-euro-si-u-la-te-degradoje-per-13-mln-euro-tec-i-vlores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/03\/04\/kushtoi-130-mln-euro-si-u-la-te-degradoje-per-13-mln-euro-tec-i-vlores\/","title":{"rendered":"Kushtoi 130 mln euro, si u la t\u00eb degradoj\u00eb p\u00ebr 13 mln euro TEC i Vlor\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dy raporte konfidenciale zbulojn\u00eb se KESH ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb letargjik prej 10 vitesh nj\u00eb pasuri q\u00eb mund t\u00eb riparohej me nj\u00eb fatur\u00eb prej 13 milion\u00eb eurosh. Q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, TEC-i i Vlor\u00ebs i ka ngarkuar shqiptar\u00ebt me nj\u00eb fatur\u00eb rreth 200 milion\u00eb euro, pa funksionuar asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb stuhi detare, q\u00eb u p\u00ebrplas n\u00eb brigjet e Vlor\u00ebs n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, d\u00ebmtoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme sistemin ftoh\u00ebs n\u00eb termocentralin e Vlor\u00ebs, vet\u00ebm pak muaj pasi kishin p\u00ebrfunduar punimet.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb vler\u00eb investimi prej 130 milion\u00eb eurosh nga tri institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare, termocentrali do t\u00eb zgjidhte \u00e7\u00ebshtjen e munges\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb situata krizash apo kur nuk kishte reshje. Ai ishte konceptuar po ashtu p\u00ebr t\u00eb reduktuar blerjen e energjin\u00eb jasht\u00eb vendit, por nuk i ndezi turbinat asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga shkalla e lart\u00eb e dallg\u00ebs tubat e ujit mor\u00ebn aj\u00ebr, q\u00eb u p\u00ebrzje me r\u00ebr\u00eb; kjo pasi nuk kishte nj\u00eb mol ndihm\u00ebs p\u00ebr shuarjen e dallg\u00ebve\u201d, \u2013 thot\u00eb nj\u00ebri prej inxhinier\u00ebve q\u00eb ka punuar n\u00eb TEC asokohe, teksa kujton se era kaloi 80 km\/or\u00eb dhe ra mbi pes\u00eb centimetra shi.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas incidentit pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, por ato d\u00ebshtuan, duke \u00e7uar d\u00ebm nj\u00eb investim prej miliona eurosh.<\/p>\n<p>Kasem Mahmutaj, nj\u00eb inxhinier q\u00eb u em\u00ebrua Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i TEC-it Vlor\u00ebs dy muaj pas defektit, tregon se gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb sh\u00ebrbeu n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr (mars 2012-n\u00ebntor 2013), kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mir\u00ebmbajtje dhe konservim.<\/p>\n<p>\u201cSpecialist\u00ebt kan\u00eb tentuar q\u00eb ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion, por pompat, q\u00eb thithnin ujin e detit p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb impiant, ishin mbushur me papast\u00ebrti. Nga dallg\u00ebzimi dhe era e fort\u00eb tubat ishin ngritur lart, n\u00eb sip\u00ebrfaqe, pasi brenda tyre ishte futur aj\u00ebr krahas ujit. Kjo sasi e madhe ajri krijoi efektin kamerdare\u201d, \u2013 tregon Kas\u00ebm Mahmutaj, teksa shton se problemi me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr shkonte p\u00ebrtej kushteve t\u00eb motit.<\/p>\n<p>I konsideruar nj\u00eb investim i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, TEC-i i Vlor\u00ebs i ka ngarkuar shqiptar\u00ebt me nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb po i afrohet 200 milion\u00eb eurove, duke mos funksionuar asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Dy raporte konfidenciale zbulojn\u00eb se KESH ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb letargjik prej 10 vitesh nj\u00eb pasuri, q\u00eb mund t\u00eb riparohej me nj\u00eb fatur\u00eb prej 13 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Aktualisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare harxhon nga buxheti i saj 3 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se kjo vler\u00eb p\u00ebr mir\u00ebmbajtje, p\u00ebr interesa kredie dhe p\u00ebr shpenzime personeli, duke marr\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim degradim dhe humbje.<\/p>\n<p>Sa kushton v\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb e TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs?<\/p>\n<p>I planifikuar q\u00eb t\u00eb mbulonte nevojat n\u00eb raste krizash apo emergjencash, TEC-i i Vlor\u00ebs nuk u vu n\u00eb pun\u00eb as gjat\u00eb kriz\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrjetoi Shqip\u00ebria dy vite m\u00eb par\u00eb si pasoj\u00eb e luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtarisht Korporata Elektroenergjetike Shqiptare mohon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebr riparimin e defektit, q\u00eb mban peng v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb investimit prej 130 milion\u00eb eurosh n\u00eb Triport.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb realizuar disa inspektime dhe vler\u00ebsime, por nuk \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebrfundimtar dhe kategorik, n\u00ebse sistemi \u00ebsht\u00eb i riparuesh\u00ebm apo duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga nj\u00eb sistem i ri\u201d, \u2013 tha KESH n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Investigative Network Albania-n.<\/p>\n<p>Ndryshe nga p\u00ebrgjigjja e KESH-it, INA Media pati akses n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy studime t\u00eb detajuara p\u00ebr rikthimin n\u00eb gjendje pune t\u00eb termocentralit n\u00eb Vlor\u00eb me gaz p\u00ebrmes TAP-it.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy raporte konfidenciale, t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr llogari t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Energjis\u00eb gjat\u00eb qeverisjes socialiste. Nj\u00ebri prej studimeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2017 nga kompania gjermane e konsulenc\u00ebs Roland Berger.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e modelit tregtar dhe idet\u00eb e ardhshme p\u00ebr termocentralin e Vlor\u00ebs konsulenti gjerman llogarit se investimi rehabilitues i TEC-it kushton 13 milion\u00eb euro (p\u00ebrfshir\u00eb kostot e konvertimit n\u00eb furnizim me gaz).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb tjet\u00ebr raport konfidencial, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Bank\u00ebs Bot\u00ebrore nga kompania britanike Economic Consulting Associates, detajon nj\u00eb plan p\u00ebr gazifikimin e TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrmes TAP-it.<\/p>\n<p>\u201c10 milion\u00eb euro p\u00ebr riparimin e sistemit ftoh\u00ebs dhe 3 milion\u00eb euro kosto e konvertimit t\u00eb asetit me gaz. Gjithashtu, k\u00ebrkohet infrastruktura e furnizimit me gaz nga pika e daljes s\u00eb TAP-it n\u00eb Fier deri n\u00eb Vlor\u00eb\u201d, \u2013 detajohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjergj Simaku, ekspert i energjis\u00eb, q\u00eb ka mbajtur edhe postin e z\u00ebvend\u00ebsministrit, thot\u00eb se Shqip\u00ebria mund ta rim\u00ebk\u00ebmbte k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr strategjike n\u00ebp\u00ebrmjet TAP-it, por e humbi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb tubacionin e gazit TAP t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pik\u00eb dal\u00ebse vet\u00ebm p\u00ebr TEC-in, mir\u00ebpo edhe p\u00ebr k\u00ebto dalje p\u00ebr TEC-in \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb u k\u00ebrkua t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrihej nga TAP-i, me q\u00ebllim q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb blinte gaz, por Shqip\u00ebria edhe p\u00ebr 10 vitet e ardhshme nuk do blej\u00eb gaz, sepse nuk e n\u00ebnshkroi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, kur TAP u vu n\u00eb pun\u00eb\u201d, \u2013 shpjegon Simaku.<\/p>\n<p>Fatura, q\u00eb duhej paguar p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, ishte shum\u00eb m\u00eb e favorshme se sa ajo q\u00eb duhet t\u00eb paguajm\u00eb aktualisht p\u00ebr TEC-et lundruese.<\/p>\n<p>\u201cNe mund t\u00eb paguanim rreth 15 milion\u00eb euro dhe ta vinim n\u00eb pun\u00eb me gaz, por gaz nuk kemi, sepse marr\u00ebveshja p\u00ebr gazin nuk u b\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur me TAP-in dhe pastaj n\u00eb kriz\u00eb gjet\u00ebm si zgjidhje emergjente marrjen e dy TEC-eve t\u00eb tjera, lundruese \u2013 q\u00eb p\u00ebr mua ishte gj\u00ebja m\u00eb e gabuar q\u00eb ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb kostove marramend\u00ebse\u201d, \u2013 argumenton m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Plani i konservimit t\u00eb termocentralit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sugjeronte se v\u00ebnia e tij n\u00eb pun\u00eb pas riparimit t\u00eb defektit do t\u00eb ndodhte vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, kur Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb kriz\u00eb, por viti 2022 v\u00ebrtetoi se kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>TEC-i nuk u vu n\u00eb pun\u00eb as n\u00eb kulmin e nj\u00eb krize energjie, q\u00eb p\u00ebrballi bot\u00ebn me pasiguri dhe \u00e7mime n\u00eb stratosfer\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria importoi 1.4 miliard\u00eb kWH energji elektrike, rreth 11% t\u00eb konsumit, me nj\u00eb fatur\u00eb totale prej 503 milion\u00eb eurosh. \u00c7mimi mesatar, me t\u00eb cilin u ble energjia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn, ishte 305 euro\/MWh, m\u00eb i larti i sh\u00ebnuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori.<\/p>\n<p>\u201cTermocentrali mund realizonte prodhim energjie me \u00e7mim dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb sesa \u00e7mimet e importit vjet\u201d, \u2013 thot\u00eb Azmer Dulevi\u00e7, inxhinier elektrik.<\/p>\n<p>TEC-i i Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb konceptuar p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji edhe n\u00ebp\u00ebrmjet djegies s\u00eb naft\u00ebs, po ashtu dhe n\u00ebp\u00ebrmjet avullit t\u00eb krijuar nga djegia e naft\u00ebs. Ve\u00e7 v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb me gaz, inxhinier Klodian Gradeci, q\u00eb m\u00eb her\u00ebt ka drejtuar nd\u00ebrmarrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sektorit energjetik n\u00eb vend, thot\u00eb se KESH-i mund ta shfryt\u00ebzonte TEC-in gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 2022 edhe vet\u00ebm me naft\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTEC Vlora ka defekt n\u00eb sistemin ftoh\u00ebs, q\u00eb v\u00eb n\u00eb pun\u00eb turbin\u00ebn me avull. Arsyeja, q\u00eb deri n\u00eb vitin 2021 nuk mund vihej n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm turbina me naft\u00eb, ishte kostoja shum\u00eb e lart\u00eb e prodhimit dhe mos-leverdia ekonomike\u201d, \u2013 argumenton ai.<\/p>\n<p>KESH shpjegon se, n\u00ebse do t\u00eb ishte n\u00eb pun\u00eb, kostoja e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb me naft\u00eb shkon deri n\u00eb 180 euro\/MWh, teksa e importoi energjin\u00eb me thuajse dyfishin e k\u00ebtij \u00e7mimi. Nga ana tjet\u00ebr, prodhimi i energjis\u00eb me gaz natyror rezulton edhe m\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cParashikimi i kostove me \u00e7mimet aktuale t\u00eb gazit do t\u00eb mund t\u00eb ishte 101-112 Euro\/MWh. K\u00ebsaj kostoje i shtohen kostot fikse, rreth 15 Euro\/MWh\u201d, \u2013 thot\u00eb KESH.<\/p>\n<p>K\u00ebto kosto vler\u00ebsohen si konkurruese edhe nga Enti Rregullator i Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTani ka mund\u00ebsi q\u00eb kostoja e prodhimit t\u00eb jet\u00eb konkurruese n\u00eb treg. Situatat kan\u00eb ndryshuar\u201d, \u2013 pohon Petrit Ahmeti, kryetar i Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Por, termocentrali nuk u vu n\u00eb pun\u00eb, as me naft\u00eb e as me gaz.<\/p>\n<p>\u201cAkoma m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sot jemi p\u00ebrball\u00eb fakteve, q\u00eb ka nj\u00eb d\u00ebm financiar n\u00eb sektor dhe askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb eksperti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb energjis\u00eb, Azmer Dulevi\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2021, qeveria shqiptare n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje me kompanit\u00eb amerikane ExxonMobil e Excelerate Energy p\u00ebr futjen e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, konvertimin e TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs me gaz, si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb terminali t\u00eb ri gazifikimi n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt synonin q\u00eb projekti t\u00eb niste n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij vitit q\u00eb lam\u00eb pas, por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ende jemi larg ndezjes s\u00eb turbinave me gaz. Deri n\u00eb gazifikimin e TEC-it aseti do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb miliona par\u00e1, sikurse ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn energjetike si pasoj\u00eb e luft\u00ebs Rusi-Ukrain\u00eb, autoritetet shqiptare zgjodh\u00ebn, jo t\u00eb kthejn\u00eb syt\u00eb nga TEC-i i Vlor\u00ebs, por t\u00eb marrin me qira dy TEC-e lundruese.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, shteti shqiptar do t\u2019i paguaj\u00eb rreth 68 milion\u00eb dollar\u00eb qira p\u00ebr dy vite kompanis\u00eb Excelerate Energy ose, th\u00ebn\u00eb ndryshe, 94 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb thuajse 5 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se vlera prej 13 milion\u00eb eurosh, q\u00eb do t\u00eb nevojiteshin p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion TEC-in e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjence dhe anijet lundruese nuk i kan\u00eb ndezur asnj\u00eb dit\u00eb gjenerator\u00ebt, shteti shqiptar do t\u00eb vijoj\u00eb q\u00eb ta paguaj\u00eb t\u00eb plot\u00eb kontrat\u00ebn, duke i rritur kostot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale.<\/p>\n<p>Miliona p\u00ebr mir\u00ebmbajtje<\/p>\n<p>I pozicionuar n\u00eb Pyllin e Sod\u00ebs, vet\u00ebm 6 kilometra nga qyteti i Vlor\u00ebs, termocentrali nuk t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb objekti t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore. I njohur ndryshe si TEC-i Vlor\u00ebs, ai nisi nd\u00ebrtimin n\u00eb vitin 2007 dhe duhet t\u00eb zgjidhte deficitin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb energji elektrike, sidomos n\u00eb jug t\u00eb vendit, ku nuk ka prodhues t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Korporat\u00ebs Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronarja e k\u00ebtij aseti, nga viti 2012 deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2022 fatura e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb termocentralit arrin n\u00eb 150 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit (1.4 milion\u00eb euro n\u00eb vit). E th\u00ebn\u00eb ndryshe, n\u00eb total jan\u00eb shpenzuar rreth 16 milion\u00eb euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtje, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb. (Euro \u00ebsht\u00eb llogaritur me kursin e aktual, 106 Lek\u00eb)<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e fatur\u00ebs s\u00eb kripur t\u00eb humbjeve vjetore. Bilancet e termocentralit tregojn\u00eb se mbajtja jasht\u00eb funksioni po e r\u00ebndon buxhetin e KESH-it me humbje t\u00eb larta, vjetore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i tij ka kushtuar 130 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej dhjet\u00eb vitesh po merr dhjet\u00ebra milion\u00eb euro t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019u mir\u00ebmbajtur. Ai u financua n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb nga BERZH, Banka Bot\u00ebrore dhe Banka Europiane e Investimeve.<\/p>\n<p>Prej vitit 2012 e deri n\u00eb bilancin e fundit, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit p\u00ebr vitin 2021, shqiptar\u00ebve iu ka kushtuar 5,8 miliard\u00eb lek\u00eb apo 55 milion\u00eb euro mbajtja e TEC-it jasht\u00eb funksioni.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Tatimet duhet t\u00eb kishin filluar procedurat e falimentit, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb, q\u00eb prej vitit 2013, TEC Vlora rezulton me humbje, si dhe me vijueshm\u00ebri financiare, negative\u201d, \u2013 thot\u00eb Eduard Gjokutaj, ekspert financiar nga organizata ALTAX.<\/p>\n<p>Humbjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb nga shpenzimet p\u00ebr amortizim dhe zhvler\u00ebsim t\u00eb asetit, nj\u00eb tregues i qart\u00eb ky q\u00eb investimi po shkon d\u00ebm dhe v\u00ebnia n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb emergjente.<\/p>\n<p>TEC-i ka fuqi t\u00eb instaluar 97 MW, me t\u00eb cilat mund t\u00eb prodhonte deri n\u00eb 730,000 MWh n\u00eb vit, sasi me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb mbulohej m\u00eb shum\u00eb se gjysma e deficitit vjetor t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vend. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2011, kur p\u00ebrfundoi, p\u00ebrmbante 7 p\u00ebr qind t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb instaluar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb TEC p\u00ebr kriz\u00ebn e tejzgjatur<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb viteve `90 dhe 2000 vendi p\u00ebrjetoi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb vazhdueshme furnizimi me elektricitet. Prodhimi vendas u b\u00eb kapri\u00e7oz, pasi varej nga reshjet e shiut, rrjeti i shp\u00ebrndarjes ishte i amortizuar, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e energjis\u00eb s\u00eb konsumuar nuk paguhej. Kjo gjendje prodhonte nd\u00ebrprerje t\u00eb shpeshta t\u00eb energjis\u00eb. N\u00eb at\u00eb situat\u00eb specialist\u00ebt dhe politika po k\u00ebrkonin me d\u00ebshp\u00ebrim burime alternative energjie.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e prodhimit alternativ do t\u00eb vinte nga hidrocentrale private, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb vinte nga djegia.<\/p>\n<p>\u201cU pa si zgjidhje, pasi ishim n\u00eb kriz\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb Zana Guxholli, e cila n\u00eb ato koh\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshilltare e qeveris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cGjenerator\u00ebt ul\u00ebrinin n\u00eb \u00e7do cep dhe sistemi i shp\u00ebrndarjes ishte shum\u00eb i dob\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Planifikimi nisi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000 dhe, me gjith\u00eb vonesat, n\u00eb vitin 2007 u kontraktua nj\u00eb kompani inxhinierike italiane, Tecnimont, e cila kishte pasur eksperienc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb burimet e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Tecnimont do t\u00eb nd\u00ebrtonte p\u00ebr KESH-in nj\u00eb TEC t\u00eb ashtuquajtur me cik\u00ebl t\u00eb kombinuar, pasi energjia do t\u00eb prodhohej n\u00eb dy m\u00ebnyra, q\u00eb kombinoheshin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn: nj\u00eb turbin\u00eb me fuqi 67 MW do t\u00eb prodhonte energji nga djegia e naft\u00ebs dhe tjetra me 30 MW do t\u00eb merrte avullin e krijuar nga nxehja e ujit t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb ftohur turbin\u00ebn e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Uji do t\u00eb merrej nga deti me nj\u00eb tub fibre plastike 600 metra t\u00eb gjat\u00eb dhe me diamet\u00ebr 150 cm; do t\u00eb pastrohej nga r\u00ebra dhe do t\u2019i hiqej kripa n\u00eb nj\u00eb depo n\u00eb kompleksin e termocentralit dhe do t\u00eb ftohte turbin\u00ebn e naft\u00ebs gjat\u00eb djegies. Avulli i krijuar do vinte n\u00eb pun\u00eb turbin\u00ebn e dyt\u00eb dhe do ta kondensonte n\u00eb uj\u00eb gjat\u00eb atij procesi. Uji do t\u00eb ftohej dhe do t\u00eb hidhej n\u00eb det me nj\u00eb tub tjet\u00ebr po aq t\u00eb gjat\u00eb, me nj\u00eb temperatur\u00eb q\u00eb nuk duhej t\u00eb ndryshonte m\u00eb shum\u00eb se tri grad\u00eb nga temperatura e detit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtohej bota e gjall\u00eb n\u00eb t\u00eb \u2013 peshqit.<\/p>\n<p>Tecnimont nisi ta nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe e kishte gati n\u00eb tetor, dy vjet m\u00eb von\u00eb. Por, nj\u00eb stuhi n\u00eb det i d\u00ebmtoi tubat, q\u00eb sillnin uj\u00eb n\u00eb termocentral dhe e kthenin at\u00eb n\u00eb det dhe, sipas nj\u00eb raporti, kompania ia vuri fajin n\u00ebn-kontraktor\u00ebve, nj\u00eb grupi zhyt\u00ebsish nga Ortona, qytet pran\u00eb Ankon\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ishin specializuar n\u00eb nd\u00ebrtime n\u00ebn uj\u00eb.<\/p>\n<p>Tecnimont mori p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb ta mbyll\u00eb vet\u00eb at\u00eb gj\u00eb. Mori nj\u00eb grup tjet\u00ebr zhyt\u00ebsish nga Italia, p\u00ebr t\u00eb riparuar tubin dhe e zgjati di\u00e7ka rreth nj\u00eb vit m\u00eb shum\u00eb, por shum\u00eb pak koh\u00eb pasi e dor\u00ebzoi, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2011, n\u00eb janar, nj\u00eb stuhi tjet\u00ebr d\u00ebmtoi tubat dhe futi r\u00ebr\u00eb n\u00eb impiant. Kishte mbetur di\u00e7ka rreth 10 p\u00ebr qind e fondeve pa l\u00ebvruar.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment autoritetet shqiptare dhe kompania u hodh\u00ebn n\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur. KESH-i bllokoi disbursimin e k\u00ebstit t\u00eb fundit, 10 p\u00ebr qind e vler\u00ebs s\u00eb kontrat\u00ebs. Tecnimont hodhi posht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe braktisi punimet. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb Arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAi TEC tani po b\u00ebhet shum\u00eb i vjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb i vrar\u00eb moralisht, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb sistemi i kontrollit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i shtrenjt\u00eb, por jo i pakaluesh\u00ebm\u201d, \u2013 p\u00ebrfundon Gjergj Simaku, ekspert i energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\/INA MEDIA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy raporte konfidenciale zbulojn\u00eb se KESH ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb letargjik prej 10 vitesh nj\u00eb pasuri q\u00eb mund t\u00eb riparohej me nj\u00eb fatur\u00eb prej 13 milion\u00eb eurosh. Q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, TEC-i i Vlor\u00ebs i ka ngarkuar shqiptar\u00ebt me nj\u00eb fatur\u00eb rreth 200 milion\u00eb euro, pa funksionuar asnj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71729,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71728"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71728\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71730,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71728\/revisions\/71730"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}