{"id":71717,"date":"2024-03-04T10:10:28","date_gmt":"2024-03-04T10:10:28","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=71717"},"modified":"2024-03-04T10:10:28","modified_gmt":"2024-03-04T10:10:28","slug":"policia-e-shtetit-gjate-muajit-shkurt-2024-qindra-te-arrestuar-jane-sekuestruar-46-arme-zjarri-dhe-mallra-te-ndryshme-te-ndryshme-40-automjete-rreth-110-000-euro-dhe-2500-euro-false","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/03\/04\/policia-e-shtetit-gjate-muajit-shkurt-2024-qindra-te-arrestuar-jane-sekuestruar-46-arme-zjarri-dhe-mallra-te-ndryshme-te-ndryshme-40-automjete-rreth-110-000-euro-dhe-2500-euro-false\/","title":{"rendered":"Policia e Shtetit, gjat\u00eb muajit shkurt 2024\/ Qindra t\u00eb arrestuar, jan\u00eb sekuestruar 46 arm\u00eb zjarri dhe mallra t\u00eb ndryshme t\u00eb ndryshme, 40 automjete, rreth 110 000 euro dhe 2500 euro false."},"content":{"rendered":"<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Angazhim i pand\u00ebrprer\u00eb dhe pun\u00eb profesionale nga t\u00eb gjitha strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e rendit dhe siguris\u00eb.  <\/p>\n<p>Muaji shkurt ishte muaji i sprovave dhe i konsolidimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb drejtim t\u00eb marrjes s\u00eb masave p\u00ebr garantimin e rendit, si dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb personaliteteve t\u00eb larta shtet\u00ebrore nga SHBA, Europa dhe rajoni, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb vendin ton\u00eb.   <\/p>\n<p>\u2705 Puna e vazhdueshme hetimore dhe operacionale e strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, gjat\u00eb muajit shkurt, bazuar n\u00eb inteligjenc\u00ebn policore, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur finalizimin e 120 operacioneve, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.    <\/p>\n<p>\u2705 7 ngjarje kriminale kund\u00ebr personit jan\u00eb parandaluar si rezultat i nd\u00ebrhyrjes s\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb dhe i veprimeve profesionale nga ana e tyre.    <\/p>\n<p>\u2705 V\u00ebnia n\u00eb pranga e 40 shtetasve ka parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familjet e tyre. <\/p>\n<p>-Gjithashtu, veprimet hetimore t\u00eb kryera n\u00eb zbatim t\u00eb planit operacional \u201cSundimi i ligjit\u201d, kan\u00eb zbardhur 3 ngjarje n\u00eb fush\u00ebn e krimeve kund\u00ebr personit, t\u00eb cilat fillimisht jan\u00eb raportuar si aksidentale, si dhe 50 vjedhje t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb, 3 prej tyre n\u00ebp\u00ebrmjet kanosjes me arm\u00eb.    <\/p>\n<p>\u2705 20 shtetas t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga, si rezultat i kontrolleve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe i shk\u00ebmbimit t\u00eb informacioneve me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.      <\/p>\n<p>\u2705 467 shtetas jan\u00eb arrestuar, ndaluar apo proceduar penalisht, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb 2 megaoperacioneve komb\u00ebtare \u201cTempulli 2\u201d dhe \u201cSundimi i ligjit\u201d, 30 prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim. <\/p>\n<p>\u2705 N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cSundimi i ligjit\u201d, jan\u00eb sekuestruar 46 arm\u00eb zjarri, 8 arm\u00eb gjahu, 3 mina me telekomand\u00eb, 1462 kg l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse, 227 kapsolla elektrike dhe detonatore, 5 kall\u00ebpe tritoli, shuma parash dhe sende t\u00eb kund\u00ebrligjshme.   <\/p>\n<p>\u2705 Nd\u00ebrsa n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cTempulli 2\u201d, jan\u00eb sekuestuar 11 kg heroin\u00eb, 1.5 kg kokain\u00eb dhe qindra doza t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde, 27.3 kg kanabis, qindra doza dhe fara t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebnde, sasi kanabisi n\u00eb trajt\u00eb \u00e7okollate, 10 peshore p\u00ebr ndarjen e l\u00ebnd\u00ebs narkotike n\u00eb doza dhe shuma t\u00eb konsiderueshme parash t\u00eb p\u00ebrfituara nga veprimtarit\u00eb kriminale n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.      <\/p>\n<p>\u2705Gjat\u00eb muajit shkurt, n\u00eb zbatim t\u00eb planit operacional \u201cSundimi i ligjit\u201d, u finalizuan 12 operacione p\u00ebr goditjen e veprimtarive kriminale n\u00eb fush\u00ebn e krimeve ekonomiko-financiare.   <\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb ndryshme me vler\u00eb rreth 100 000 euro, me burim nga veprimtatit\u00eb kriminale, u sekuestruan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacioneve \u201cReal Estate 1\u201d dhe \u201cReal Estate 2\u201d, t\u00eb zhvilluara nga Policia e Elbasanit.  <\/p>\n<p>\u2705Kontrollet e vazhdueshme p\u00ebr evidentimin dhe goditjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebrave t\u00eb fatit kan\u00eb zbuluar 20 lokale\/ambiente t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari. 10 kompjuter\u00eb dhe 40 celular\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprimtari u sekuestruan si prov\u00eb materiale, bashk\u00eb me shuma t\u00eb konsiderueshme parash t\u00eb p\u00ebrfituara prej saj.  <\/p>\n<p>\u2705Si rezultat i operacioneve t\u00eb tjera n\u00eb fush\u00ebn e krimeve ekonomiko-financiare jan\u00eb sekuestruar mallra t\u00eb ndryshme t\u00eb kontrabanduara, me vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, 40 automjete, rreth 110 000 euro dhe 2500 euro false.  <\/p>\n<p>\u2705Denoncimet e shtuara t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre, n\u00eb rrjetet sociale, kan\u00eb intensifikuar pun\u00ebn hetimore t\u00eb Sektor\u00ebve p\u00ebr Hetimin e Krimeve Kibernetike n\u00eb \u00e7do DVP, p\u00ebr hetimet e k\u00ebtyre rasteve dhe v\u00ebnien e autor\u00ebve, p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale.  <\/p>\n<p>\u2705 Gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, jan\u00eb identifikuar dhe nxjerr\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale, 33 shtetas q\u00eb kan\u00eb keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat e shtetasve t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr hapjen e llogarive false n\u00eb rrjetet sociale, me q\u00ebllimi p\u00ebrfitimi apo denigrimi.  <\/p>\n<p>\u27052 operacione k\u00ebrkim-shp\u00ebtimi jan\u00eb zhvilluar nga Policia e Shkodr\u00ebs dhe ajo e Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb 2 turisteve q\u00eb kishte mbetur t\u00eb bllokuara n\u00eb mal dhe nj\u00eb alpinisti q\u00eb kishte d\u00ebmtuar k\u00ebmb\u00ebn. <\/p>\n<p>\u2705Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kan\u00eb qen\u00eb prezente gjat\u00eb k\u00ebtij muaji, n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, me q\u00ebllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe l\u00ebvizjen e leht\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs. <\/p>\n<p>Si rezultat i pun\u00ebs parandaluese dhe monitorimeve t\u00eb pand\u00ebrprera: <\/p>\n<p>\u2714Jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 176 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 111 p\u00ebr drejtim t\u00eb mjetit n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 65 p\u00ebr drejtim t\u00eb mjetit pa leje drejtimi; <\/p>\n<p>\u2714Jan\u00eb pezulluar 328 leje drejtimi, nga t\u00eb cilat 215 p\u00ebr tejkalim t\u00eb normave t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, 52 p\u00ebr drejtim mjeti, n\u00ebn ndikimin e pijeve alkoolike dhe 61 p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet kjo mas\u00eb administrative. <\/p>\n<p>\u2705Nd\u00ebrkaq, Policia Kufitare ka ofruar sh\u00ebrbim cil\u00ebsor, t\u00eb shpejt\u00eb dhe etik, p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb hyrje\/dalje, n\u00eb t\u00eb gjitha pkk-t\u00eb, si dhe ka garantuar qarkullimin e lir\u00eb dhe t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb shtetasve, mallrave dhe sh\u00ebrbimeve. <\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit shkurt, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrave p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimeve nd\u00ebrkufitare, jan\u00eb evidentuar dhe goditur: <\/p>\n<p>\u271425 raste t\u00eb kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit;<br \/>\n\u271413 raste t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve false p\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin;<br \/>\n\u27144 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb mjeteve motorike;<br \/>\n\u27143 raste t\u00eb kontrabandimit t\u00eb mallrave;<br \/>\n\u27147 raste t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb shumave monetare;<br \/>\n\u27143 raste t\u00eb braktisjes s\u00eb t\u00eb miturve. <\/p>\n<p>\u2705 Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga strukturat e Policimit n\u00eb Komunitet, kan\u00eb vijuar or\u00ebt m\u00ebsimore dhe aktivitetet sensibilizuese n\u00eb shkolla, si dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me oficer\u00ebt e siguris\u00eb dhe gjith\u00eb zinxhirin e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, ka vijuar zbatimi me korrekt\u00ebsi i masave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Paket\u00ebn p\u00ebr Sigurin\u00eb n\u00eb shkolla. <\/p>\n<p>Policia e Shtetit garanton se do t\u00eb vijojn\u00eb intensivisht megaoperacionet \u201cSundimi i ligjit\u201d dhe \u201cTempulli 2\u201d, me bashk\u00ebpunimin e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve.  <\/p>\n<p>Ftojm\u00eb q\u00eb t\u00eb denonconi n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e Policis\u00eb, n\u00eb Komisariatin Dixhital dhe n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, \u00e7do rast paligjshm\u00ebrie.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njoftimi i plot\u00eb: Angazhim i pand\u00ebrprer\u00eb dhe pun\u00eb profesionale nga t\u00eb gjitha strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr goditjen e veprimtarive kriminale, garantimin e rendit dhe siguris\u00eb. Muaji shkurt ishte muaji i sprovave dhe i konsolidimit t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb fituar n\u00eb drejtim t\u00eb marrjes s\u00eb masave p\u00ebr garantimin e rendit, si dhe t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71718,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[117,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71717","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71717"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71717\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71719,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71717\/revisions\/71719"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71718"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}