{"id":71548,"date":"2024-03-01T10:45:19","date_gmt":"2024-03-01T10:45:19","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=71548"},"modified":"2024-03-01T10:45:19","modified_gmt":"2024-03-01T10:45:19","slug":"meta-reforma-territoriale-ka-deshtuar-te-rishikohet-legjislacioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/03\/01\/meta-reforma-territoriale-ka-deshtuar-te-rishikohet-legjislacioni\/","title":{"rendered":"Meta: Reforma Territoriale ka d\u00ebshtuar, t\u00eb rishikohet legjislacioni"},"content":{"rendered":"<p>Partia e Liris\u00eb zhvilloi sot tryez\u00ebn \u201cReforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore\u201d. Kreu i PL Ilir Meta ka deklaruar se Reforma Territoriale e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2015 ka d\u00ebshtuar, nd\u00ebrsa ka renditur edhe pikat ku sipas tij ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Meta tha se, Partia e Liris\u00eb do t\u00eb propozoj\u00eb rishikim te legjislacionit me q\u00ebllim vendosjen me ligj te referendumeve lokale si zgjidhje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb cenojn\u00eb autonomin\u00eb e pushtetit lokal dhe p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb standardin e jetes\u00ebs s\u00eb qytetareve, rishikim i legjislacionit p\u00ebr t\u00eb forcuar autonomin\u00eb vendore dhe propozimi p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e K\u00ebshillave t\u00eb Qarqeve.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb<\/p>\n<p>Objektivat e reformes administrativo- territoriale dhe strategjis\u00eb s\u00eb decentraizimit n\u00eb vitin 2015, do te synoni rritjen e efikasitetit ne t\u00ebr\u00ebsi te strukturave te qeverisjes vendore, te forcimit te financave vendore dhe rritja e autonomis\u00eb fiskale, te nxitjes se zhvillimit te q\u00ebndrueshme vendor dhe forcimit te qeverisjes te mire ne nivel vendor.<\/p>\n<p>Por edhe pas rreth 10 vitesh nga fillimi i reform\u00ebs, aspekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbeten akoma p\u00ebr t\u2019u adresuar: si decentralizimi fiskal dhe administrativ, p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb dhe shtrirjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve, p\u00ebrfshirja m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve n\u00eb organet vendore, si dhe bashk\u00ebpunimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebr-institucionale.<\/p>\n<p>Me lejoni tju p\u00ebrcjell disa nga argumentet e d\u00ebshtimit p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb reform\u00ebs<\/p>\n<p>\u2022 R\u00ebnia e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb fiskale t\u00eb pushtetit vendor<\/p>\n<p>Treguesi i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb fiskale, i llogaritur si raport i shpenzimeve vendore ndaj totalit t\u00eb shpenzimeve publike, ka ardhur gjithnj\u00eb e n\u00eb r\u00ebnie nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia fiskale nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e ka sh\u00ebnuar n\u00eb vitin 2013 me rreth 13.2. Ky tregues pas reform\u00ebs\u00a0 administrativo-territoriale eshte p\u00ebrkeq\u00ebsuar duke rezultuar 10 n\u00eb vitin 2016 dhe m\u00eb pas ka arritur nivelin 11.1 n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nivel kaq i ul\u00ebt i k\u00ebtij raporti tregon qart\u00eb r\u00ebnien e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb e pushtetit vendor n\u00eb kapacitetin fiskal t\u00eb qeverisjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebtij treguesi evidenton q\u00eb pushteti vendor po luan nj\u00eb rol gjithnj\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb administrimit te shpenzimeve publike. Pushteti qendror pamvar\u00ebsisht angazhimit pas reform\u00ebs nuk e ka par\u00eb pushtetin vendor si pjes\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb p\u00ebrgjithshme fiskale, duke i ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e impaktit fiskal te pushtetit vendor .<\/p>\n<p>\u2022 Indeksi i dencentralizimit pas reform\u00ebs territoriale<\/p>\n<p>Decentralizimi fiskal n\u00ebnkupton transferimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer shpenzime dhe p\u00ebr t\u00eb mbedhur t\u00eb ardhura drejt qeverive vendore.<\/p>\n<p>Autonomia fiskale dhe financiare merr kuptim kur kemi decentralizimi fiskal real dhe kur p\u00ebrmbushen k\u00ebto kushte: (i) transferim t\u00eb mjeteve financiare komb\u00ebtare tek pushteti vendor; (ii) transferimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb shpenzimeve; (iii) rritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb qeverisjes vendore; (iv) autoritet i plot\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimindhe v\u00ebndosjne e taksave dhe tarifave vendore dhe shpenzimet; si dhe nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor q\u00eb mund\u00ebson huamarrjen vendore.<\/p>\n<p>Niveli i decentralizimit funksional n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ai fiskal n\u00eb ve\u00e7anti vazhdon t\u00eb mbetet mjaft i ul\u00ebt pamvar\u00ebsisht objektivit t\u00eb reform\u00ebs administrativo-teritoriale.<\/p>\n<p>Niveli i decentralizimit fiskal, i vler\u00ebsuar si rr\u00ebnja katrore e produktit t\u00eb autonomis\u00eb fiskale dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb fiskal ka qendruar n\u00eb stanjacion pas reform\u00ebs territoriale.<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr pasqyron shkall\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn autoriteti vendimmarr\u00ebs financiar \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb nd\u00ebrmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore.<\/p>\n<p>Indeksi i decentralizimit fiskal n\u00eb vitin 2014 para reform\u00ebs territoriale ka patur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ne 22.4, nivel ky q\u00eb konstatohet ne ulje pas reform\u00ebs territoriale, duke arritur n\u00eb 19.0 n\u00eb vitin 2019, ne 21.0 ne vitin 2020 dhe ne 22.1 ne vitin 2021.<\/p>\n<p>Si rrjedhim, konstatohet q\u00eb qeveria qendrore pas reform\u00ebs territoriale ka rritur kontrollin financiar vendimmarr\u00ebs duke zvog\u00ebluar autoritetit financiar te qeverisjes vendore.<\/p>\n<p>\u2022 Pesha e ul\u00ebt e shpenzimeve vendore ndaj PBB-s\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr objektivat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reform\u00ebs administrativo-territoriale n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtirmin e menaxhimit financiar isht\u00eb kthimi i rolit t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb nj\u00eb qeverisje me nje nivel t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kapacitetit te saj ndaj Produktin e Brendsh\u00ebm Bruto.<\/p>\n<p>Krahasimi i shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb raport me PBB-n\u00eb tregon d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb pushtet vendor t\u00eb decentralizuar dhe me autonomin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime publike cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pushteti vendor nuk ka arritur t\u00eb ndryshoj\u00eb pesh\u00ebn e shpenzimeve vendore n\u00eb raport me prodhimin komb\u00ebtar bruto. Ne periudh\u00ebn mbas reform\u00ebs nuk asnj\u00eb potencial shtes\u00eb t\u00eb kapacitetit fiskal t\u00eb pushtetit vendor p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Perkundrazi buxheti vendor ne p\u00ebrqindje te PBB nga viti 2016 dhe n\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht ne vazhdim mbas vitit 2020 ka pesuar r\u00ebnie te theksuar. Nga 3% e PBB ne vitin 2016, niveli i buxheti vendor eshte p\u00ebrkeq\u00ebsuar ne 2.83% ne vitin 2021, ne 2.74% te PBB ne vitin 2022, ne 2.84% te PBB ne vitin 2023 dhe eshte planifikuar ne 2.9% te PBB ne vitin 2024.<\/p>\n<p>\u2022 Rritja e shpenzimeve t\u00eb pagave<\/p>\n<p>Konstatimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i cili krijoj argumentin baz\u00eb p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore \u00ebsht\u00eb shpenzimat mjaft t\u00eb larta t\u00eb personelit para reform\u00ebs administrativo-territoriale.<\/p>\n<p>Duke ju referuar treguesve t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor, pas reform\u00ebs evidentohet qart\u00eb rritja e pesh\u00ebs s\u00eb shpenzimeve t\u00eb personelit nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Pushteti vendor nga 10.8 miliard lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 ka arritur n\u00eb 25.2 miliard lek\u00eb n\u00eb vitin 2022, ose me nje rritje ne mbi 2.3 here.<\/p>\n<p>Shpenzimet e personelit t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore jan\u00eb rritur ne p\u00ebrqindje ne struktur\u00ebn e pergjithshme te shpenzimeve.<\/p>\n<p>Nga 36% te shpenzimeve totale ne vitin 2013, shpenzimet per paga z\u00ebne mbi 43% te totalit te shpenzimeve ne vitin 2022.<\/p>\n<p>Numri i te pun\u00ebsuarve eshte rritur ne vazhdim, edhe pavarsisht transferimin e funksioneve si personeli edukativ dhe mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb arsimin parashkollor, personeli mb\u00ebshtet\u00ebs i arsimit parauniversitar, administrimi i rrug\u00ebve rurale rajonale,, sh\u00ebrbimi i mbrojtjes nga zjarri, sh\u00ebrbimi pyjor, ujitja dhe kullimi, drejtorite e bujqesise,sherbimet sociale.<\/p>\n<p>Nga 19 625 punonjes ne qeverisjen vendore ne vitin 2015, numri i tyre arrin ne 33 500 ne vitin 2018, ne 33 146 ne vitin 2019, ne 34 047 ne vitin 2020, ne 34 804 ne vitin 2021 dhe ne 36 663 ne vitin 2022.<\/p>\n<p>Numri i punonjesve krahasuar me vitin 2015 eshte rriture ne 17038 vete ose rreth 87%<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb pas reform\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb shkurtonin k\u00ebto shpenzime, por madje rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm numrin e punonj\u00ebsve dhe si rrjedhim shpenzimet e personelit. Trendi rrit\u00ebs i shpenzimeve t\u00eb personelit evidenton d\u00ebshtimin e reform\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar struktura administrative me eficiente p\u00ebrmes uljes s\u00eb numrit t\u00eb pun\u00ebsuarve.<\/p>\n<p>\u2022 Ulja e shpenzimeve p\u00ebr investime<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr aspektet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb sh\u00ebrbimeve vendore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Para reform\u00ebs aministrative-territoriale nj\u00eb pik\u00eb e dob\u00ebt e pushtetit vendor, ishte fakti q\u00eb nuk arrinin t\u00eb zhvillonin investime t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe ishin n\u00eb nj\u00eb trend negativ r\u00ebn\u00ebs nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Pas reform\u00ebs, evidentohet q\u00eb situata jo vet\u00ebm nuk ka ndryshuar por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar duke sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme vjetore t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Nga 9.3 miliard leke per investime ne vitin 2013 ose 31.3% e totalit te shpenzimeve, ne vitin 2022 totali i investimeve ka arritur ne 11.9 miliard leke me nje r\u00ebnie te theksuar ne 20.3% te totalit te shpenzimeve.<\/p>\n<p>Kur nd\u00ebrkoh\u00eb paradoksale \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb vitin 2022, pushteti vendor ka trash\u00ebguar rreth 28.8 miliard lek\u00eb fonde te pap\u00ebrdorura nga t\u00eb cilat 23.6 miliard lek\u00eb ose 82.3% jan\u00eb trash\u00ebgim nga buxheti i vet\u00eb nj\u00ebsive vendore dhe pjesa tjet\u00ebr prej 6.2 miliard lek\u00eb ose 17.7% jan\u00eb fonde t\u00eb trash\u00ebguara nga procesi i rind\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm bashkia Tiran\u00eb ka trash\u00ebguar rreth 14 miliard lek\u00eb ose gjysm\u00ebn e totalit t\u00eb fondeve t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e shpenzimeve t\u00eb investimeve trego dhe nje here me shume d\u00ebshtimin e reform\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndikuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Nj\u00ebsit\u00eb e reja t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore jo vet\u00ebm q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmbushin objektivat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb investime n\u00eb sh\u00ebrbimet vendore, por p\u00ebrkeq\u00ebsuan rolin e tyre p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>\u2022 D\u00ebshtimi i mekanizmave t\u00eb ekualizimit n\u00eb t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reform\u00ebs administrativo-territoriale n\u00eb aspektin e menaxhimit financiar ishte ekualizimi fiskal nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive te vet\u00ebqeverisjes vendore. Pamvaresisht se n\u00eb mekanizmat e transfert\u00ebs s\u00eb pushtetit qendror u p\u00ebrfshi gjithashtu ekualizimi p\u00ebr t\u00eb zbutur diferencat nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore ajo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb p\u00ebrmendim treguesit e t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve p\u00ebr popullsi t\u00eb grupuara sipas bashkive per vitin 2022:<\/p>\n<p>\u2022 Bashkia Tiran\u00eb, ka mbledhur rreth 17.3 miliard lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb veta vendore ose rreth 56.1% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 T\u00eb ardhurat nga taksat mbi pasurin\u00eb ne rreth 6.1 miliard lek\u00eb, nga ku vet\u00ebm bashkia Tiran\u00eb nga k\u00ebto burime ka siguruar 2.9 miliard lek\u00eb ose 47% t\u00eb k\u00ebtij burimi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb te ardhurave te pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 11 bashkit\u00eb me mbi 100 mij\u00eb banor\u00eb ose 18% e bashkive kan\u00eb akumuluar gjat\u00eb vitit 2022 rreth 24 miliard lek\u00eb ose ndryshe rreth 80% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 13 bashkit\u00eb m\u00eb nj\u00eb popullsi nga 50 mij\u00eb-100 mij\u00eb banor\u00eb ose 21% e totalit t\u00eb bashkive kan\u00eb mbledhur vet\u00ebm 2.7 miliard lek\u00eb ose 8.7% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave vendore.<\/p>\n<p>\u2022 37 bashkit\u00eb me n\u00ebn 50 mij\u00eb banor\u00eb ose 61 % e totalit t\u00eb bashkive kan\u00eb mbledhur vet\u00ebm 3.4 miliard lek\u00eb ose 11.3% t\u00eb totalit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>I\u00a0 nj\u00ebjti trend mbetet dhe kur analizojm\u00eb shp\u00ebrndarjen e shpenzimeve te bashkive t\u00eb grupuara mbi baz\u00eb popullsie ka performuar:<\/p>\n<p>\u2022 Rreth 30.5% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb buxhetit vendor e z\u00eb Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 11 bashkit\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb popullsi mbi 100 mij\u00eb banor\u00eb, gjat\u00eb vitit 2022 kan\u00eb shpenzuar rreth 35.3 miliard lek\u00eb ose rreth 61% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor (vet\u00ebm Bashkia Tiran\u00eb z\u00eb 48% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb k\u00ebtyr\u00eb bashkive mbi 100 mij\u00eb banor\u00eb).<\/p>\n<p>\u2022 11 bashkite kan\u00eb shpenzuar gjat\u00eb vitit 2022 rreth 6.6 miliard lek\u00eb shpenzime p\u00ebr investime ose rreth 56.8% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shpenzimeve<\/p>\n<p>\u2022 13 bashkit\u00eb me popullsi nga 50 mij\u00eb-100 mij\u00eb banor\u00eb kan\u00eb realizuar rreth 9.5 miliard lek\u00eb ose vet\u00ebm 16% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 13 bashkite kane shpenzuar per investime rreth 1.8 miliard lek\u00eb ose 18.9% t\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimeve t\u00eb k\u00ebtij grupi t\u00eb bashkive<\/p>\n<p>\u2022 37 bashkit\u00eb me nj\u00eb popullsi n\u00ebn 50 mij\u00eb banor\u00eb kan\u00eb realizuar gjat\u00eb vitit 2022 rreth 13.1 miliard lek\u00eb shpenzime ose rreth 23% t\u00eb toalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor<\/p>\n<p>\u2022 37 bashki kan\u00eb realizuar shpenzime p\u00ebr investime rreth 3.1 miliard lek\u00eb vet\u00ebm 26.7% t\u00eb totalit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 Kompensimi i dob\u00ebt financiar si rezultat i politika fiskale dhe vendimarjeve\u00a0 arbitrare te marra nga qeveria qendrore<\/p>\n<p>Pas reform\u00ebs administrativo-territoriale pushteti vendor nuk p\u00ebrfitoj asnj\u00eb kompetenc\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebvendosur p\u00ebr polikat fiskale n\u00eb raport me at\u00eb q\u00eb kishte para reform\u00ebs. Perkundrazi, pushteti vendor \u00ebsht\u00eb prekur nga ana financiare nga politikat fiskale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto raste ishte momenti kur qeveria qendrore vendosi t\u00eb nd\u00ebrmjarr\u00eb nj\u00eb mas\u00eb n\u00eb favor t\u00eb biznesit t\u00eb vog\u00ebl duke hequr p\u00ebrfundimisht tatimin e thjeshtuar mbi biznesin e vog\u00ebl. Ligji mbi sistemin e taksave lokal u ndryshua ne vitin 2020duke e zerura norm\u00ebn tatimore per biznesin e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb ndikoj drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb buxhetin vendor, duke p\u00ebsuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pushtetit vendor nga burimet e veta, aspekt ky i cili pamvar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs ligjore p\u00ebr t\u00eb kompensuar pushtetin vendor ajo nuk u realizuar.<\/p>\n<p>Pushteti vendor nga ky burim siguronte para reform\u00ebs rreth 2 miliard lek\u00eb ose 17% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta vendore prej 11.7 miliard lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2022 k\u00ebto t\u00eb ardhura ishin 0 n\u00eb buxhetin vendor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjet e qeveris\u00eb q\u00ebndrore me politika fiskale t\u00eb tilla, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast c\u00ebnuan jo vet\u00ebm autonomin\u00eb por soll\u00ebn nj\u00eb risk n\u00eb stabilitetin e t\u00eb ardhurat e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 D\u00ebshtimi p\u00ebr ngritjen e kadastr\u00ebs fiskal\u00eb \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb staniacionin e t\u00eb ardhurave nga taksa e pasuris\u00eb<\/p>\n<p>Pas reform\u00ebs adminsitrativo-territoriale strategjia e decentralizimit t\u00eb hartuar nga qeveria synonte krijimin e burimeve t\u00eb qendrueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta t\u00eb pushtetit vendor. Nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebto burime t\u00eb cilat do t\u00eb siguronin nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb pushtetit vendor ishte taksat mbi pasurin\u00eb e paluajtshme dhe n\u00eb ve\u00e7anti taksa mbi nd\u00ebrtes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb objektivat e strategjis\u00eb s\u00eb decentralizimit 2014-2020 por gjithashtu edhe sipas metodologjive nd\u00ebrkomb\u00ebtare, taksa e pron\u00ebs duhet t\u00eb isht\u00eb burimi kryesor i t\u00eb ardhurave t\u00eb veta t\u00eb pushtetit vendor. P\u00ebr t\u00eb arritur rezultatin e synuar qeveria qendrore duhet te nd\u00ebrtonte kadastr\u00ebn fiskale per ti siguraur pushtetit vendor t\u00eb ardhurat nga taksimi i pron\u00ebs..<\/p>\n<p>Pushtetit vendor jo vet\u00ebm q\u00eb nuk p\u00ebrfitoj nd\u00ebrtimin e kadastr\u00ebs fiskale por gjthashtu edhe t\u00eb ardhurat taksat mbi pasurin\u00eb nuk kan\u00eb patur nj\u00eb rritje sipas pritshm\u00ebrive\u00a0 pas reform\u00ebs administrativo-territoriale.<\/p>\n<p>Nga viti 2016 dhe n\u00eb vazhdim, pushteti vendor pamvar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb taksimit vazhdon t\u00eb mbledh me pak te ardhura nga tatimi mbi prone ne totalin e te ardhurave.<\/p>\n<p>Ne vitin 2015 te ardhurat nga tatimi mbi pron\u00ebn jan\u00eb 33.5% te te ardhurave totale te veta te qeverise vendore, kur kur nderkohe ne vitin 2022 nga burim ka r\u00ebnie dhe jan\u00eb mbledhur vet\u00ebm 22.0% te te ardhurave totale.<\/p>\n<p>Edhe pas 10 viteve pas reform\u00ebs pushteti vendor jo vet\u00ebm nuk ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kadastr\u00ebn fiskale por edhe ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb stanjacion t\u00eb kapacitetit p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura nga ky burim.<\/p>\n<p>Dhe nga ky burim gjithashtu, ka nj\u00eb shp\u00ebrndarje shum\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave ku vet\u00ebm bashkia Tiran\u00eb nga k\u00ebto burime ka siguruar 2.9 miliard lek\u00eb ose 47% t\u00eb k\u00ebtij burimi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pushtetit vendor.<\/p>\n<p>\u2022 Mb\u00ebshtetja e t\u00eb ardhurave vendore vet\u00ebm tek nj\u00eb burim i paq\u00ebndruesh\u00ebm si \u201ctaksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Pushteti vendor pamvar\u00ebsisht se n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ka patur rritje t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta vendore pas reform\u00ebs administrativo-territoriale, konstatohet q\u00eb kjo rritje \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb burime t\u00eb paq\u00ebndrueshme\u00a0 si \u201ctaksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Burimi me pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb t\u00eb ardhurat vendore gjat\u00eb vitit 2022, \u00ebsht\u00eb taksa e ndikimit mbi infrastruktur\u00eb me rreth 33% t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta vendore.<\/p>\n<p>Ne nivel te nj\u00ebsive te vet\u00ebqeverisjes vendore ne rreth 72.9% te k\u00ebtyre te ardhurave mblidhen vet\u00ebm nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon q\u00eb pas reform\u00ebs administrative jo vet\u00ebm nuk u arrit t\u00eb krijohen burime t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr pushtetin vendor, por ka nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb pabarabart\u00eb nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore.<\/p>\n<p>\u2022 D\u00ebshtimi i objektivit p\u00ebr rritjen e kapacitetit t\u00eb NJVQV-ve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin huamarrjen dhe borxhin p\u00ebr financimin e investimeve kapitale brenda politikave komb\u00ebtare t\u00eb borxhit publik.<\/p>\n<p>Strategjia e decentralizimit dhe objektivat e reform\u00ebs adminsitrativo-territoriale synuan ti krijonin pushtetit vendor nj\u00eb frym\u00ebmarrje shtes\u00eb p\u00ebrmes hapsir\u00ebs s\u00eb dedikuar brenda politikave komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb borxhit publik. Pas ligjit t\u00eb dedikuar p\u00ebr huamarrjen e pushtetit vendor, u v\u00ebshtir\u00ebsua ndjesh\u00ebm mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore t\u00eb konsideronin mund\u00ebsin\u00eb e marrjes s\u00eb borxhit publik si nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar projektet e tyre. Sipas stokut t\u00eb fundt t\u00eb raportuar nga ministria e financiave ( https:\/\/financa.gov.al\/regjistri-i-borxhit\/ ) jan\u00eb vet\u00ebm 3 bashki q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb borxh n\u00eb shum\u00ebn 127 milion lek\u00eb, m\u00eb specifikisht bashkia Kor\u00e7\u00eb, Vlor\u00eb dhe Elbasan.<\/p>\n<p>Reforma administrativo territoriale d\u00ebshtoj n\u00eb nxitjen e politikave publike p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb hapsir\u00eb t\u00eb dedikuar t\u00eb borxhit publik. Qeveria qendrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo vte\u00ebm d\u00ebshtoj n\u00eb nxitjen e politikave t\u00eb decentralizimit por gjithashtu, hoqi nga pushteti vendor nj\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr financimin e investimeve publike n\u00eb nivel vendor.<\/p>\n<p>\u2022 D\u00ebshtimi i rolit t\u00eb K\u00ebshillave t\u00eb qarqeve, si institucione pa burime financimi dhe kompetenca reale<\/p>\n<p>Reforma adminsitrativo-territoriale d\u00ebmtoj n\u00eb kompetenca dhe rol nj\u00eb organ t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kushtetues sic \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli i Qarkut. Shkurtimi i kompetencave t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb qarkut dhe t\u00eb gjitha burimeve t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta, i kthej k\u00ebto institucione n\u00eb nj\u00ebsi pa asnj\u00eb rol n\u00eb zhvillimin e qendruesh\u00ebm rajonal.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin financiar kufizimi n\u00eb vet\u00ebm maksimumi 10 punonj\u00ebs administrativ, e gjithashtu kalimi i kompetencave t\u00eb tilla si rruget rurale etj tek bashkit\u00eb b\u00ebri q\u00eb i vetim burim t\u00eb mbeten transfetat e buxhetit qendror.<\/p>\n<p>Keshillat e qarqeve sigurojn\u00eb rreth 720 milion leke transfert\u00eb ose vet\u00ebm 3.2% t\u00eb totalit t\u00eb transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar q\u00eb qeveria qendrore jep p\u00ebr pushtetin vendor. Kufizimi fiskal i till\u00eb b\u00ebri q\u00eb k\u00ebto institucone t\u00eb humbasin rolin kushtetues dhe gjithashtu t\u00eb mos ken\u00eb asnj\u00eb kompetenc\u00eb reale.<\/p>\n<p>Reforma territorale n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebmtoj zhvillimin e qendrueshem p\u00ebr t\u00eb cilin ishin nd\u00ebrtuar k\u00ebto institucione, duke munguar politikat harmonizuese rajonale nd\u00ebrmjet bashkive me n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shtrirje territoriale por me kapacitete t\u00eb ndryshme fiskale.<\/p>\n<p>\u2022 D\u00ebshtim n\u00eb p\u00ebrcaktimin e standardeve minimale t\u00eb sh\u00ebrbimeve vendore<\/p>\n<p>Pas reform\u00ebs administrativo-territorale synohej q\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb rrisnin ndjesh\u00ebm kapacitetin e tyre p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmenaxhuar financat q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrktheheshin n\u00eb sh\u00ebrbime publike m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt. Por a u reflektuan k\u00ebto synime t\u00eb reform\u00ebs?<\/p>\n<p>Edhe pas 10 viteve t\u00eb reform\u00ebs, akoma nuk jan\u00eb krijuar disa standarde minimale t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb duhet t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore, si ato per : (i) arsimin parauniversitar, (ii) te pastrimit, te gjelb\u00ebrimit dhe furnizimit me uje, (iii) te banesave, (iv) te sigurise\u2019, (v) te zhvillimit hujqesior dhe rural si dhe te (vi) te sh\u00ebrbimit te emergjencave civile<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn natyr\u00eb funksioni t\u00eb decentralizuar horizontalisht, bashkit\u00eb t\u00eb p\u00ebrformojn\u00eb ekstremisht ndryshe.<\/p>\n<p>Mungesa e k\u00ebtyre standardeve ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb bashki me burime t\u00eb kufizuara t\u00eb mos ken\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur standartet e bashkive t\u00eb tjera me kapacitet t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Me lejoni qe nisur nga problematikat dhe ecurin\u00eb e treguesve t\u00eb decentralizimit dhe autonomis\u00eb n\u00eb nivel vendor Partia e Lirise ne politikat e saj per p\u00ebrmir\u00ebsimin e qeverisjes vendore e saj do te propozoje :<\/p>\n<p>\u2022 Rritjen e autonomis\u00eb fiskale t\u00eb pushtetit vendor, nd\u00ebrmjet rrishikimit te modelit te ndarjes se te ardhurave kombetare, si te ardhurat nga taksat e ndara si dhe te taksave kombetare duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kompetenca administrative nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore.<\/p>\n<p>\u2022 Rritja e kapacitetet vendimarr\u00ebse t\u00eb pushtetit vendor mbi t\u00eb ardhurat e veta. P\u00ebrmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do t\u00eb siguroj\u00eb kompetenca shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi norm\u00ebn dhe form\u00ebn e administrimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb veta.<\/p>\n<p>\u2022 Rritja e kapacitetit finnaciar te qeverisjes vendore duke rritur te ardhurat dhe ne forme e transfertes te pakusht\u00ebzuar nga 1% te PBB qe marin sot si transfert e pakushtezuar te rritet minimum ne mbi 2% te PBB, per ti kushtuar me shume vemendje permiresimit cilesor te sherbimit te arsimit dhe sherbimit shendetesor, dhe sherbimeve sociale.<\/p>\n<p>\u2022 Krjimi i nj\u00eb fondi investimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pushtetin vendor, i cili do t\u00eb financoj\u00eb projekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale q\u00eb impakton m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bashki, per zhvillimin e infrastruktur\u00ebs rurale dhe mb\u00ebshtetjen per zhvillim ekonomik<\/p>\n<p>\u2022 Rishikimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit aktual i ekualizimit fiskal p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb ndarje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb efikase t\u00eb burimeve financiare nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore.<\/p>\n<p>\u2022 P\u00ebrmir\u00ebsuar kadastr\u00ebn dhe administrimin e taksave mbi pasurin\u00eb. Kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb identifikimin m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pasurive dhe n\u00eb rritjen e t\u00eb ardhurave nga taksat mbi pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2022 Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale t\u00eb sh\u00ebrbimeve vendore q\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb nivel baz\u00eb cil\u00ebsie n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Partia e Lirise do te propozoj\u00a0 rrishikim te legjislacionit me qellim qe te :<\/p>\n<p>\u2022 Vendosjen me ligj te referendumeve lokale si zgjidhje per te gjitha ceshtjet qe cenojne autonomine e pushtetit lokal dhe permiresojne standartin e jeteses te qytetareve.<\/p>\n<p>Moto e qeverisjes vendore te jete ne perputhje me nenin Nr 5 te kartes Europiane te veteqeverisjes vendore te keshillit te\u00a0 Europes qe : \u201cJane qytetetaret ata vendosin per administrimin e njesive te veteqeverisjes vendore\u201d<\/p>\n<p>\u2022 Rishikim i legjislacionit p\u00ebr t\u00eb forcuar autonomin\u00eb vendore, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre m\u00eb shum\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr politikat e tyre fiskale dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase. Kjo do t\u00eb ndihmonte n\u00eb zvog\u00eblimin e var\u00ebsis\u00eb nga qeveria qendrore dhe do t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb menaxhim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm financiar n\u00eb nivel lokal<\/p>\n<p>\u2022 Propozimi p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e K\u00ebshillave t\u00eb Qarqeve, duke i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb relevante n\u00eb kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal per te mare nj\u00eb rol proaktv n\u00eb hartimin e strategjive rajonale t\u00eb zhvillimit q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bashki.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia e Liris\u00eb zhvilloi sot tryez\u00ebn \u201cReforma Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore\u201d. Kreu i PL Ilir Meta ka deklaruar se Reforma Territoriale e b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2015 ka d\u00ebshtuar, nd\u00ebrsa ka renditur edhe pikat ku sipas tij ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Meta tha se, Partia e Liris\u00eb do t\u00eb propozoj\u00eb rishikim te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":71549,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71550,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71548\/revisions\/71550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}