{"id":7011,"date":"2022-06-28T08:28:39","date_gmt":"2022-06-28T08:28:39","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=7011"},"modified":"2022-06-28T09:39:24","modified_gmt":"2022-06-28T09:39:24","slug":"shpetim-axhami-kthimi-i-familjes-mbreterore-ne-atdhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/06\/28\/shpetim-axhami-kthimi-i-familjes-mbreterore-ne-atdhe\/","title":{"rendered":"Shpetim Axhami\/ Kthimi i Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb Atdhe !"},"content":{"rendered":"<p>2002-28 Qershor-2022 <\/p>\n<p>Sot 20 vite nga dita kur Familja Mbret\u00ebrore kthehej p\u00ebrfundimisht n\u00eb atdhe. <\/p>\n<p>P\u00ebrgjet\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore legalist\u00ebt\u00a0 n\u00ebp\u00ebrmjet Organizat\u0113s Komb\u00ebtare L\u00ebvizja e Legalitetit si formacion politik ushtarak luftuan dhe k\u00ebrkonin q\u00eb pas k\u00ebsaj lufte forma e regjimit t\u00eb vendosej me vullnet t\u00eb popullit duke k\u00ebrkuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb Zogiste Shqiptare. <\/p>\n<p>T\u00eb frik\u00ebsuar nga kjo dhe faktit se kush ishte dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte p\u00ebr\u00a0 shqiptar\u00ebt Mbreti Zog I dhe Familja Mbret\u00ebror, , PKSH q\u00eb tashm\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare e kisht\u00eb kthyer n\u00eb luft\u00eb civile p\u00ebr pushtet, sygjeruar dhe instruktuar nga t\u00eb d\u00ebrguarit e PKJ, i duhej t\u00eb merrte masa p\u00ebr ta penguar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u thirr Kongresi i P\u00ebrmetit i cili n\u00eb nj\u00eb prej vendimeve antishqiptare t\u00eb\u00a0 tij i ndalonte kthimin n\u00eb atdhe Mbretit Zog dhe Familjes Mbret\u00ebrore. <\/p>\n<p>Me vendosjen e regjimit diktatorial komunist n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 1944 Familja Mbret\u00ebrore u detyrua ta kaloj jet\u00ebn e saj n\u00eb egzil duke l\u00ebvizur mundimsh\u00ebm n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme. <\/p>\n<p>Pas viteve \u201890 edhe pse kishin kaluar rreth 10-vit\u00eb nga vendosja e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, akoma Familja Mbret\u00ebrore nuk ishte kthyer n\u00eb atdhe. <\/p>\n<p>Kjo, sepse na paska qen\u00eb n\u00eb fuqi akoma vendimi\u00a0 absurd i turpsh\u00ebm e antishqiptar,\u00a0 i cil\u00ebsuar m\u00eb sip\u00ebr, ai i Kongresit t\u00eb P\u00ebrmetit. <\/p>\n<p>K\u00ebto absurditete kishin vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr;<br \/>\nFrik\u00eb e klas\u00ebs politike t\u00eb asaj kohe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb do kishte Mbreti Leka I dhe Familja Mbret\u00ebrore n\u00eb popull duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb profil tjet\u00ebr sken\u00ebs politike shqiptare. <\/p>\n<p>Situata politike, ekonomike e sociale sot do t\u00eb ishin ndryshe. <\/p>\n<p>Kjo u duk n\u00eb N\u00ebntorin e vitit 1993 ku me mb\u00ebrritjen e Mbretit Leka I n\u00eb atdhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1939, mijra shqiptar\u00eb v\u00ebrshuan n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Tij e p\u00ebr t\u00eb e takuar at\u00eb. <\/p>\n<p>T\u00eb alarmuar dhe frik\u00ebsuar nga ky interesim i madh, funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHIK-ut dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, kuptohet t\u00eb urdh\u00ebruar, k\u00ebrkojn\u00eb kthimin n\u00eb Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqip\u00ebria, gjoja p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cproblemeve me dokumentat\u201d <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997 Mbreti Leka erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri ku udh\u00ebhoqi fushat\u00ebn model t\u00eb referendumit p\u00ebr ndryshim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb regjimit. <\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb kushtet e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ndryshe nga \u00e7do politikan tjet\u00ebr, Ai l\u00ebvizi\u00a0 i mir\u00ebpritur n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit duke mbjell\u00eb shpres\u00eb e siguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen. <\/p>\n<p>Ky referendum u fitua, rezultati dihet dhe sot pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb, por klasa politike bashk\u00ebpunuese dhe p\u00ebrfituese mes veti nuk mund ta pranonin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse p\u00ebr ta vendosja e k\u00ebsaj forme qeverisjeje do t\u00eb ishte nj\u00eb penges\u00eb e madhe kund\u00ebr \u00e7do abuzimi te tyre. <\/p>\n<p>U sajua i asht\u00ebquajturi tendenc\u00eb p\u00ebr \u201cgrusht shteti\u201d e Mbreti Leka I do t\u00eb largohet p\u00ebrs\u00ebri nga vendi i vet, k\u00ebshtu ju interesonte\u2026 <\/p>\n<p>Ishte viti 1998 kur kryetar\u00ebt e t\u00eb gjitha partive opozitare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, parlamentare dhe joparlamentare, p\u00ebr t\u00eb i dh\u00ebn\u00eb fund sajes\u00ebs s\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, deklarojn\u00eb dhe firmosin nj\u00eb dokument ku nd\u00ebr t\u00eb tjera thuhej.<br \/>\n\u2026i b\u00ebjm\u00eb thirrje Mbretit Leka I p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe\u2026 <\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, me nism\u00ebn e grupit parlamentar t\u00eb PLL n\u00eb vitit 2002 dhe me ndikimin e faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb u b\u00eb e mundur arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshje politike ku kryetar\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb grupeve parlamentare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb firmos\u00ebn nj\u00eb deklarat\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruhej; <\/p>\n<p>\u201cDuke respektuar Familjen Mbret\u00ebrore Shqiptare, jemi t\u00eb bindur se respektojm\u00eb themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbret\u00ebrore n\u00eb atdhe, merr fund nj\u00eb padrejt\u00ebsi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste\u201d. <\/p>\n<p>Deklarata e firmosur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nga 74 deputet\u00a0 ishte gjithp\u00ebrfshir\u00ebse sepse deputet\u00ebt q\u00eb e kishin firmosur at\u00eb i p\u00ebrkisnin grupeve t\u00eb ndryshme parlamentare, Familjes Mbret\u00ebrore po i kthehej borxhi dhe e drejta e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur deri tani. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb firmosur nga deputet\u00ebt thuhej. <\/p>\n<p>\u201cNe deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb kemi p\u00ebr historin\u00eb e Shtetit Shqiptar dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e tij juridike, si dhe n\u00eb zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb q\u00eb N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldin\u00eb dhe Familja Mbret\u00ebrore Shqiptare t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. <\/p>\n<p>Kjo me patjet\u00ebr ishte nj\u00eb arritje edhe pse e vonuar. <\/p>\n<p>Lajmi u hap n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt dhe \u00e7do shqiptar\u00eb, kuptohet kryesisht zogist\u00ebt-legalist\u00eb, mezi po e prisnin k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. <\/p>\n<p>M\u00eb 28 qershor 2002 me mij\u00ebra legalist\u00eb dhe qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare kishin pushtuar Tiran\u00ebn dhe rrug\u00ebt e Rinasit p\u00ebr t\u00eb pritur Mbretin e tyre dhe Familjen Mbret\u00ebrore. <\/p>\n<p>N\u00eb atmosfer\u00ebn festive mes flamujve komb\u00ebtar, veshjeve komb\u00ebtare valleve dhe k\u00ebng\u00ebve, kujtdo minuti i dukej muaj dhe vapa e koh\u00ebs asnj\u00ebrit nuk i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje n\u00eb pritje t\u00eb Mbretit t\u00eb tyre. <\/p>\n<p>Malet e bukura hijer\u00ebnd\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebruledhin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pritje madh\u00ebshtore dhe fushat kishin shtruar tapetin e mir\u00ebseardhjes. <\/p>\n<p>Me dat\u00eb 28 Qershor 2022 ora 11.15\u00a0 n\u00eb Rinas ulet avioni\u00a0 q\u00eb transportonte Familjen Mbret\u00ebrore\u00a0 nga aeroporti i Johanesburgut p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr momentin nj\u00eb qet\u00ebsi pothuajse e dirigjuar, dukej se shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin falje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb padrejt\u00ebsisht regjimi komunist i kishte shkaktuar Familjes Mbret\u00ebrore. <\/p>\n<p>Familjen Mbret\u00ebrore Shqiptare e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga: N\u00ebna Mbret\u00ebresh\u00eb Geraldin\u00eb, Mbreti Leka I, Mbret\u00ebresha Suzan, Princi trash\u00ebgimtar i kuror\u00ebs Leka II tashm\u00eb kishin shkelur n\u00eb tok\u00ebn e tyre. <\/p>\n<p>Mbreti Leka p\u00ebr mediat e shumta do t\u00eb shprehej; <\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb fal\u00ebnderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar q\u00eb na dha k\u00ebt\u00eb rast me u kthye n\u00eb atdheun ton\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>Karvani i gjat\u00eb i makinave kishte marr\u00eb rrug\u00ebn drejt Tiran\u00ebs ku pas 63 vitesh n\u00eb m\u00ebrgimi po kthente Familjen Mbret\u00ebrore p\u00ebrfundimisht n\u00eb atdheun e vet. <\/p>\n<p>Sot Familja Mbret\u00ebrore e vendosur pran\u00eb Oborrit Mbret\u00ebror n\u00eb Tiran\u00eb, me dinjitet po luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e t\u00eb gjithansh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kombit dhe atdheut. <\/p>\n<p>Princi LEKA II, si trashigimtar\u00eb i Fronit Mbret\u00ebror, me nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs Mbret\u00ebri Kushtetuese q\u00eb duhet te vandoset sa m\u00eb shpejt, mbetet p\u00ebr ne dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt si shpres\u00eb e vetme e zhvillimit dhe e Bashkimit Komb\u00ebtar. <\/p>\n<p>Sot n\u00eb 20 vjetorin e k\u00ebsaj dite t\u00eb sh\u00ebnuar, i urojm\u00eb Familjes Mbret\u00ebrore,\u00a0 bekimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Zotit, si drit\u00ebshprese p\u00ebr shqiptar\u00ebt. <\/p>\n<p>Prandaj m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb trazuar ku gjendet kombi yn\u00eb ne duhet ta kemi obligim t\u00eb madh bashkimin me nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar pas 83 vitesh, ndryshimin e rendit kushtetues n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>\u201cATDHEU MBI T\u00cb GJITHA\u201d \ud83c\udde6\ud83c\uddf1<br \/>\nMbreti ZOG I<br \/>\n\u201cPAQE BASHKIM VLLEZ\u00cbRIM\u201d\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<br \/>\nMbreti LEKA I. <\/p>\n<p>Tiran\u00eb m\u00eb, 28 Qershor 2022.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4F2EEC55-96EF-4086-B85B-81D1F19F5D80-197x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"197\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-7015\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4F2EEC55-96EF-4086-B85B-81D1F19F5D80-197x300.jpeg 197w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/4F2EEC55-96EF-4086-B85B-81D1F19F5D80.jpeg 586w\" sizes=\"auto, (max-width: 197px) 100vw, 197px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>2002-28 Qershor-2022 Sot 20 vite nga dita kur Familja Mbret\u00ebrore kthehej p\u00ebrfundimisht n\u00eb atdhe. P\u00ebrgjet\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore legalist\u00ebt\u00a0 n\u00ebp\u00ebrmjet Organizat\u0113s Komb\u00ebtare L\u00ebvizja e Legalitetit si formacion politik ushtarak luftuan dhe k\u00ebrkonin q\u00eb pas k\u00ebsaj lufte forma e regjimit t\u00eb vendosej me vullnet t\u00eb popullit duke k\u00ebrkuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e Mbret\u00ebris\u00eb Zogiste Shqiptare. T\u00eb frik\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":7012,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-7011","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7011","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7011"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7024,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7011\/revisions\/7024"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}