{"id":69309,"date":"2024-01-27T20:30:31","date_gmt":"2024-01-27T20:30:31","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=69309"},"modified":"2024-01-27T20:30:31","modified_gmt":"2024-01-27T20:30:31","slug":"birn-vajza-e-shpetuar-hebreje-rikthehet-pas-shtate-dekadash-nuk-do-te-vdisja-pa-i-takuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/01\/27\/birn-vajza-e-shpetuar-hebreje-rikthehet-pas-shtate-dekadash-nuk-do-te-vdisja-pa-i-takuar\/","title":{"rendered":"BIRN\/ Vajza e shp\u00ebtuar hebreje rikthehet pas shtat\u00eb dekadash: Nuk do t\u00eb vdisja pa i takuar"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arben Velo<\/p>\n<p>Sonja Adishe ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7 kur familja e saj e k\u00ebrc\u00ebnuar nga nazist\u00ebt gjeti streh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Agostin \u00c7iftjes n\u00eb Shkod\u00ebr. 74 vjet m\u00eb pas, ajo rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar familjar\u00ebt \u00c7iftja q\u00eb i quan \u201cv\u00ebllez\u00ebr\u201d.<br \/>\nN\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 1943, Shalom Adishe e kishte ndar\u00eb mendjen: braktisi Prishtin\u00ebn\u00a0 e pushtuar nga nazist\u00ebt dhe u nis drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Bashku me gruan, Nin\u00ebn dhe vajz\u00ebn 2-vje\u00e7are\u00a0 Sonja, ai kaloi kufirin si klandestin dhe mesnat\u00ebn e nj\u00eb mbr\u00ebmjeje qershori zbarkoi n\u00eb rrugic\u00ebn \u201cDogajt\u00eb e reja\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs-ku ndodhej lokali i Agostin \u00c7iftjes.<\/p>\n<p>\u00c7iftja, nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb me veshje t\u00eb fisme po mbyllte lokalin kur i pa t\u00eb ardhurit n\u00eb rrug\u00eb dhe i pyeti shqip: Prej kah jeni?<\/p>\n<p>Shalom Adishe (Adi\u017ee) nuk dinte t\u00eb p\u00ebrgjigjej. Agostini i foli s\u00ebrish n\u00eb gjuh\u00ebn italiane.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb hezitimi, Shalom u p\u00ebrgjigj: Nuk jemi italian\u00eb, jemi hebrenj dhe k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb streh\u00eb ku t\u00eb fusim kok\u00ebn!<\/p>\n<p>Shtat\u00ebdhjet\u00eb e kat\u00ebr vjet pas k\u00ebtij takimi dramatik, Sonja Adishe ka udh\u00ebtuar bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe nip\u00ebrit nga Izraeli n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar familjen \u00c7iftja q\u00eb i shp\u00ebtoi.<\/p>\n<p>Dy familjet i takuam rast\u00ebsisht gjat\u00eb nj\u00eb dreke te \u201cMrizi i Zanave\u201d n\u00eb Lezh\u00eb.\u00a0 N\u00eb krah t\u00eb Sonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb ulur Gjon \u00c7iftja-i biri 84 vje\u00e7ar i Agostinit, i cili ka punuar si profesor i matematik\u00ebs n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs. Ai ka ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim me familjar\u00ebt, t\u00eb motr\u00ebn Xhovana dhe bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Sonja q\u00eb kujtimet i ka t\u00eb treguara nga babai, Gjon \u00c7iftja e mban mend koh\u00ebn kur familja Adishe u strehua n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb streha eme. Ju do t\u00eb flini n\u00eb dhom\u00ebn time t\u00eb gjumit, nd\u00ebrsa un\u00eb dhe gruaja e f\u00ebmijt\u00eb e mi do t\u00eb rregullohemi n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d, kujton ai t\u2019u ket\u00eb th\u00ebn\u00eb babai bashk\u00ebshort\u00ebve Shalom dhe Nina.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e tyre p\u00ebrb\u00ebhej nga dy dhoma dhe nj\u00eb kuzhin\u00eb. Jasht\u00eb mureve, era e ngroht\u00eb e qershorit p\u00ebrcillte jehon\u00ebn e k\u00ebmbanave t\u00eb kishave\u00a0 dhe z\u00ebrin e dal\u00eb nga minaret e xhamive.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb Shkodra. Ju do t\u00eb rrini k\u00ebtu sa t\u00eb doni dhe do t\u00eb ndajm\u00eb gjith\u00e7ka bashk\u00eb, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb keq\u201d, do t\u2019u thoshte Agostini, nd\u00ebrsa Gjoni asokohe vet\u00ebm 11 vje\u00e7 pohon se ishte d\u00ebshmitar i k\u00ebtij \u00e7asti.<\/p>\n<p>Sonja Adishe thot\u00eb se ka shum\u00eb respekt p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se takimi me Xhovan\u00ebn-motr\u00ebn e Gjonit i ishte dukur sikur kishte takuar n\u00ebn\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cU frik\u00ebsova\u00a0 nga vdekja andaj erdha,\u201d thot\u00eb e moshuara nga Izraeli.<\/p>\n<p>\u201cTani e di q\u00eb do t\u00eb rroj, sepse takova njer\u00ebzit e mi,\u201d shton ajo nd\u00ebrsa p\u00ebrlotet.<\/p>\n<p>Emrat e familjar\u00ebve \u00c7iftja gjenden mes shum\u00eb familjeve t\u00eb tjera shqiptare\u00a0n\u00eb Yad Vashem, t\u00eb njohur si \u201cT\u00eb drejt\u00eb mes kombeve\u201d nga Izraeli p\u00ebr kontributin e tyre n\u00eb shp\u00ebtimin e familjeve hebreje gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<br \/>\nN\u00eb Mrizin e Zanave, familjet shohin fotografi dhe rikujtojn\u00eb at\u00eb mbr\u00ebmje qershori q\u00eb i b\u00ebri miq. Pas kapitullimit t\u00eb Italis\u00eb, komanda gjermane u vendos n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrugic\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb e Agostin \u00c7iftjes n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Agostinit dhe Jozefin\u00ebs, ndodhej nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 20 metra e gjat\u00eb dhe me 12 dhoma\u201d, kujtojn\u00eb familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rreziku ishte fare af\u00ebr dhe Shalomit iu desh t\u00eb largohej s\u00ebrish.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrugic\u00eb jetonin vet\u00ebm kat\u00ebr familje shqiptare. Gjerman\u00ebt kishin dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb dyert e portave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb hapura. Kjo ishte tep\u00ebr shqet\u00ebsuese dhe e rrezikshme. Nga momenti n\u00eb moment, gjerman\u00ebt mund t\u00eb futeshin n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u2019i gjenin miqt\u00eb aty\u201d, kujtojn\u00eb Gjon \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Vendimi q\u00eb ata mor\u00ebn nuk ishte i leht\u00eb. Dy t\u00eb rriturit duhej t\u00eb largoheshin n\u00eb zona rurale, nd\u00ebrsa Sonja do t\u00eb mbetej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e shkodran\u00ebve.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs, burr\u00eb e grua q\u00ebndruan n\u00eb Thuman\u00eb. Agostini u d\u00ebrgonte ushqime dhe veshmbathje, nd\u00ebrsa vajza rritej me f\u00ebmij\u00ebt e tij, si pjes\u00eb e familjes. Kur gjysma e Shqip\u00ebris\u00eb u \u00e7lirua, Shalom Adishe dhe Nina vendos\u00ebn t\u00eb largoheshin nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb pasaport\u00ebn e falsifikuar shqiptare, emri i Shalomit u tjet\u00ebrsua n\u00eb Shaban, Nina mbajti emrin q\u00eb kishte dhe po ashtu edhe Sonja. Vajza e vog\u00ebl, e rritur n\u00eb Shkod\u00ebr u d\u00ebrguar drejt prind\u00ebrve n\u00eb Thuman\u00eb\u00a0 dhe q\u00eb andej, ata udh\u00ebtuan drejt kufirit me Maqedonin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur m\u00eb pas n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb ndaheshin, Agostini dhe Shalom shk\u00ebmbyen edhe pak fjal\u00eb- si\u00e7 kujton djali i tij Gjoni. \u201cMerreni k\u00ebt\u00eb kuti duhani\u201d, do t\u2019i thoshte n\u00eb koh\u00ebn e ndarjes Agostini-Shalomit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk e pi duhanin, ti e di\u201d, u p\u00ebrgjigj Shalomi.<\/p>\n<p>\u201cMerre dhe mbaje si kujtim, por hape t\u00eb shikosh \u00e7far\u00eb duhani ke brenda\u201d, ia ktheu Agostini.<\/p>\n<p>Brenda kutis\u00eb ishin mbledhur bizhuterit\u00eb q\u00eb familja Adishe kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes \u00c7iftja.\u00a0 Ishte gjith\u00e7ka q\u00eb u kishte mbetur dhe kishin menduar t\u2019ia linin Agostinit p\u00ebr ndihm\u00ebn, por ai ua ktheu pas.<\/p>\n<p>Gati 73 vjet m\u00eb pas, Sonja u rikthye n\u00eb vendin ku kishte qen\u00eb foshnje p\u00ebr t\u2019u treguar tre djemve t\u00eb saj, Charli Shalom, Jakobin dhe Uri historin\u00eb e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ka patur mjaft rrethana rast\u00ebsore dhe surpriza.\u00a0 Sonja tregon se\u00a0 \u00ebsht\u00eb rilidhur me familjen shkodrane rreth viteve 1990. N\u00ebna e saj Nina, kishte takuar n\u00eb Izrael n\u00eb nj\u00eb veprimtari kushtuar shp\u00ebtimit t\u00eb hebrenjve nga shqiptar\u00ebt\u00a0 Refik Veselin, nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u nderuan p\u00ebr shp\u00ebtimin e hebrejve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cPasi ai tregoi historin\u00eb e tij n\u00eb at\u00eb takim, n\u00ebna i tha se nj\u00eb histori\u00a0 t\u00eb ngjashme kishte edhe ajo me nj\u00eb familje nga Shkodra. I rr\u00ebfeu ngjarjen.<\/p>\n<p>Shkruajti nj\u00eb let\u00ebr dhe ia dor\u00ebzoi atij, duke i dh\u00ebn\u00eb adres\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb ku ishte strehuar. Sidomos rrugic\u00ebn \u201cDogajt\u00eb e reja,\u201d kujton Sonja.<\/p>\n<p>Pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Shqip\u00ebri, Refik Veseli takoi Gjonin. Mes tij dhe Nin\u00ebs filloi let\u00ebrk\u00ebmbimi. \u201cJan\u00eb 40 letra q\u00eb n\u00ebna ime dhe v\u00ebllai i kan\u00eb shkruar nj\u00ebri tjetrit,\u201d pohon ajo.<\/p>\n<p>Gjon \u00c7iftja tregon se kur Refiku i ka sjell\u00eb letr\u00ebn e Nin\u00ebs ishte emocionuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI shkrova shpejt e shpejt pas dhjet\u00eb dit\u00ebsh,\u201d tregon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1992, familja \u00c7iftja u nderua n\u00eb Izrael p\u00ebr shp\u00ebtimin e familjes Adishe.<\/p>\n<p>&#8220;Jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por m\u00eb krenar jam q\u00eb takova motr\u00ebn time. \u00cbsht\u00eb emocionuese. Nuk di ta p\u00ebrshkruaj\u201d, thot\u00eb p\u00ebr BIRN Gjoni.<\/p>\n<p>Let\u00ebrk\u00ebmbimi mes tij dhe Nin\u00ebs vijoi edhe m\u00eb tej, nd\u00ebrsa rast\u00ebsit\u00eb i lidh\u00ebn edhe m\u00eb fort dy familjet. Djali i Gjonit, q\u00eb vazhdonte studimet n\u00eb Hjuston t\u00eb SHBA-s\u00eb kishte takuar atje gruan e djalit t\u00eb Sonj\u00ebs, Jakobit. Bashk\u00ebshortja e Jakobit i kishte th\u00ebn\u00eb se familjen e burrit t\u00eb saj e kishte shp\u00ebtuar nga gjerman\u00ebt n\u00eb luft\u00eb, nj\u00eb familje me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr dhe ishin njohur bashkarisht.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb Amerik\u00ebn e larg\u00ebt, rr\u00ebnj\u00ebt tona u takuan\u201d, thot\u00eb Gjon \u00c7iftja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa d\u00ebgjon historin\u00eb, Sonja Adishe p\u00ebrs\u00ebrit se \u00ebsht\u00eb e emocionuar q\u00eb takoi \u201cv\u00ebllan\u00eb dhe motr\u00ebn\u201d e saj nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb vdisja pa i takuar,\u201d p\u00ebrfundon ajo.<\/p>\n<p>Reporter.al<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959-300x263.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"263\" class=\"alignnone size-medium wp-image-69310\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959-300x263.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959-1024x896.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959-768x672.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959-860x753.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/c4adafa3-2b54-405c-a2cf-4137573a1959.jpeg 1075w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c-300x213.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"213\" class=\"alignnone size-medium wp-image-69311\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c-300x213.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c-1024x725.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c-768x544.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c-860x609.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/0c85df88-d9c3-4506-8b2a-547581d9739c.jpeg 1077w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d-300x263.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"263\" class=\"alignnone size-medium wp-image-69312\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d-300x263.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d-1024x896.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d-768x672.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d-860x753.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/f71000ee-0ad8-42d0-bac3-dc21e0cde72d.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17-300x196.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"196\" class=\"alignnone size-medium wp-image-69313\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17-300x196.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17-1024x670.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17-768x503.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17-860x563.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/e91d5cec-2af3-4b23-b02a-9f15e3930c17.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arben Velo Sonja Adishe ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7 kur familja e saj e k\u00ebrc\u00ebnuar nga nazist\u00ebt gjeti streh\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Agostin \u00c7iftjes n\u00eb Shkod\u00ebr. 74 vjet m\u00eb pas, ajo rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar familjar\u00ebt \u00c7iftja q\u00eb i quan \u201cv\u00ebllez\u00ebr\u201d. N\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 1943, Shalom Adishe e kishte ndar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69313,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69309","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69314,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69309\/revisions\/69314"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}