{"id":68107,"date":"2024-01-10T17:22:25","date_gmt":"2024-01-10T17:22:25","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=68107"},"modified":"2024-01-10T17:22:25","modified_gmt":"2024-01-10T17:22:25","slug":"policia-polake-arrestoi-dje-dy-politikane-te-denuar-per-shperdorim-te-pushtetit-ish-ministrin-e-brendshem-mariusz-kaminski-dhe-nje-nga-ish-zevendesit-e-tij-maciej-wasik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2024\/01\/10\/policia-polake-arrestoi-dje-dy-politikane-te-denuar-per-shperdorim-te-pushtetit-ish-ministrin-e-brendshem-mariusz-kaminski-dhe-nje-nga-ish-zevendesit-e-tij-maciej-wasik\/","title":{"rendered":"Policia polake arrestoi dje dy politikan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit, ish ministrin e Brendsh\u00ebm, Mariusz Kaminski dhe nj\u00eb nga ish z\u00ebvend\u00ebsit e tij, Maciej Wasik."},"content":{"rendered":"<p>Ngjarjet p\u00ebrshkall\u00ebzuan mosmarr\u00ebveshjet midis qeveris\u00eb s\u00eb re polake dhe partis\u00eb konservatore \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d, e cila udh\u00ebhoqi qeverin\u00eb deri n\u00eb muajin e kaluar pas humbjes q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb tetor. Presidenti polak u shpreh i tronditur dhe u zotua se nuk do t\u00eb ndalet deri n\u00eb lirimin e ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Arrestimi i ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb thellon kriz\u00ebn politike n\u00eb Poloni<br \/>\nPresidenti polak Andrzej Duda tha sot se \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i tronditur nga arrestimet e ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb, Mariusz Kaminski dhe Maciej Wasik dhe u zotua se nuk do t\u00eb ndalet deri n\u00eb lirimin e tyre.<br \/>\nPolicia hyri n\u00eb pallatin presidencial t\u00eb Polonis\u00eb p\u00ebr t\u00eb arrestuar ish-ministrin e brendsh\u00ebm polak dhe nj\u00eb nga ish-z\u00ebvend\u00ebsit e tij, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Zoti Kaminski dhe Wasik thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00eb vitin 2015 Presidenti Duda dha amnistin\u00eb p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Policia polake arrestoi t\u00eb mart\u00ebn dy politikan\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit, ish ministrin e Brendsh\u00ebm, Mariusz Kaminski dhe nj\u00eb nga ish z\u00ebvend\u00ebsit e tij, Maciej Wasik.<\/p>\n<p>Presidenti Andrzej Duda i ftoi p\u00ebr disa or\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e ish-partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb pallatin presidencial, nd\u00ebrsa policia shkoi n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019i arrestuar. Shtypi polak njofton se politikan\u00ebt u arrestuan brenda pallatit presidencial. Policia e Varshav\u00ebs nuk dha shum\u00eb detaje, por tha se arrestimi u krye \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me urdhrin e gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;Duhet t\u2019ju them se si president dhe si njeri q\u00eb beson n\u00eb Polonin\u00eb e drejt\u00eb dhe t\u00eb ndershme, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta ruajtur k\u00ebt\u00eb, jam thell\u00ebsisht i trondur nga kjo situat\u00eb dhe fakti q\u00eb ish-ministri Kaminski dhe zoti Wasik u fut\u00ebn n\u00eb burg pavar\u00ebsisht se u amnistuan\u201d,\u00a0tha Presidenti Duda.<\/p>\n<p>Ai shtoi se opinion publik n\u00eb Poloni nuk ka dyshime n\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i motivuar politikisht.<\/p>\n<p>Ngjarjet p\u00ebrshkall\u00ebzuan mosmarr\u00ebveshjet midis qeveris\u00eb s\u00eb re, t\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri Donald Tusk dhe partis\u00eb konservatore \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d, e cila udh\u00ebhoqi qeverin\u00eb e Polonis\u00eb p\u00ebr tet\u00eb vite, deri n\u00eb muajin e kaluar pas humbjes q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb zgedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb tetor, nd\u00ebrsa zoti Kaminski dhe Wasik u zgjodh\u00ebn deputet\u00eb.<br \/>\nPresidenti Duda \u00ebsht\u00eb aleat i ngusht\u00eb i partis\u00eb \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb axhend\u00ebn e kryeministrit Tusk. Mandati i dyt\u00eb dhe i fundit i zotit Duda zgjat deri n\u00eb mesin e vitit 2025.<\/p>\n<p>&#8220;Dua t\u2019ju siguroj p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb. Nuk do t\u00eb pushoj n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb drejt\u00eb, p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, si\u00e7 kam premtuar gjat\u00eb fushat\u00ebs m\u00eb 2015 dhe 2020. Por dua t\u2019ju them gjithashtu se nuk do t\u00eb ndalem derisa ministri Kaminski dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb jen\u00eb s\u00ebrish qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jen\u00eb\u201d,\u00a0tha zoti Duda.<\/p>\n<p>Kryeministri Tusk, i cili ka premtuar rivendosje t\u00eb normave demokratike n\u00eb Poloni, akuzoi presidentin se po mb\u00ebshtet veprimet e partis\u00eb \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d p\u00ebr t\u00eb krijuar kaos dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebri pas humbjes s\u00eb saj n\u00eb zgjedhje. Zoti Tusk tha se presidenti Duda duhet ta ndaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl, si\u00e7 u shpreh ai, q\u00eb sipas tij \u00e7on n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Kryeministri pretendon se presidenti po pengon drejt\u00ebsin\u00eb duke strehuar persona n\u00eb k\u00ebrkim, gj\u00eb q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e d\u00ebnueshme me burg nga tre muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e policis\u00eb. Nuk ka vend p\u00ebr politik\u00eb. Jam i shqet\u00ebsuar se Presidenti Duda \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb organizuara nga udh\u00ebheq\u00ebsi i partis\u00eb \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d. K\u00ebto veprime d\u00ebmtojn\u00eb themelet e shtetit polak\u201d,\u00a0tha kryeministri.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt Kaminski dhe Wasik u d\u00ebnuan p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb pushtetit p\u00ebr veprime t\u00eb nd\u00ebrmarra n\u00eb vitin 2007, kur ishin pjes\u00eb e nj\u00eb qeverie t\u00eb udh\u00ebhequr nga partia \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Duda dhe amnistin\u00eb p\u00ebr ta n\u00eb vitin 2015, megjith\u00ebse ekspert\u00ebt ligjor\u00eb thon\u00eb se falje t\u00eb tilla mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb rastet kur nj\u00eb process ka kaluar t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e ankesave.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, Gjykata e Lart\u00eb e Polonis\u00eb hodhi posht\u00eb amnistin\u00eb e presidentit dhe urdh\u00ebroi rigjykimin e tyre. Politikan\u00ebt Kaminski dhe Wasik u d\u00ebnuan n\u00eb dhjetor me dy vite burg. T\u00eb h\u00ebn\u00ebn nj\u00eb gjykat\u00eb l\u00ebshoi urdhra p\u00ebr arrestimin dhe burgosjen e tyre. Ata k\u00ebmb\u00ebngulin se jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, nd\u00ebrsa Presidenti Duda vazhdon t\u00eb thot\u00eb se vendimi i tij p\u00ebr aministin\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn Presidenti Duda ftoi zotin Kaminski dhe zotin Wasik n\u00eb pallatin e tij p\u00ebr nj\u00eb ceremoni ku em\u00ebroi si k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb tij, dy zyrtar\u00eb q\u00eb kishin punuar p\u00ebr ta.<br \/>\nM\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb dit\u00ebs, kryetari i Kuvendit, Szymon Holownia shtyu p\u00ebr jav\u00ebn e ardhshme nj\u00eb senac\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt t\u00eb partlamentit, e cila ishte parashikuar t\u00eb fillonte t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Zoti Holowia tha se kjo situat\u00eb krijoi nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese. VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet p\u00ebrshkall\u00ebzuan mosmarr\u00ebveshjet midis qeveris\u00eb s\u00eb re polake dhe partis\u00eb konservatore \u201cLigj dhe Drejt\u00ebsi\u201d, e cila udh\u00ebhoqi qeverin\u00eb deri n\u00eb muajin e kaluar pas humbjes q\u00eb p\u00ebsoi n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb tetor. Presidenti polak u shpreh i tronditur dhe u zotua se nuk do t\u00eb ndalet deri n\u00eb lirimin e ish-an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb. Arrestimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":68108,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-68107","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68109,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68107\/revisions\/68109"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}