{"id":6638,"date":"2022-06-24T11:22:54","date_gmt":"2022-06-24T11:22:54","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=6638"},"modified":"2022-06-24T11:22:54","modified_gmt":"2022-06-24T11:22:54","slug":"kryeministri-rama-reagon-ashper-ndaj-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/06\/24\/kryeministri-rama-reagon-ashper-ndaj-be\/","title":{"rendered":"Kryeministri Rama reagon ashp\u00ebr ndaj BE"},"content":{"rendered":"<p>Postimi i plot\u00eb i Rames ne facebook<\/p>\n<p>\ud83c\uddea\ud83c\uddfaK\u00ebshilli Europian &#8211; FJALA N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\ud83c\udde6\ud83c\uddf1<\/p>\n<p>I dashur Charles Michel, faleminderit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkove n\u00eb fillim q\u00eb nd\u00ebrhyrjet t\u00eb jen\u00eb nga tre minuta. Po ta kishit mbajtur fjal\u00ebn e t\u00eb na kishit thirrur p\u00ebr nisjen e negociatave, do m\u00eb kishin mjaftuar 30 sekonda. Por kur kjo nuk ka ndodhur kufirin e 3 minutave duhet ta harroni! T\u00eb pakt\u00ebn na duroni ca minuta m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb durimit ton\u00eb shum\u00ebvje\u00e7ar karshi jush!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar President\u00eb e Kryeministra t\u00eb Bashkimit Europian,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq,  <\/p>\n<p>Esht\u00eb mir\u00eb dhe keq t\u00eb jesh k\u00ebtu me t\u00eb gjith\u00eb ju. Mir\u00eb, sepse ne duam t\u00eb jemi k\u00ebtu, si europian\u00eb mes europian\u00ebsh. Keq, sepse ne nuk mundemi t\u00eb jemi k\u00ebtu si europian\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, por vet\u00ebm si mysafir\u00eb t\u00eb nj\u00eb Europe t\u00eb ndar\u00eb. Nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb cil\u00ebn as tragjedia e nj\u00eb pandemie globale n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e af\u00ebrt, as k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb lufte tragjike globale n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt, nuk kan\u00eb mundur ta bashkojn\u00eb n\u00ebn nj\u00eb \u00e7ati.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, fal\u00eb Emanuel Makronit kemi, s\u00eb paku, mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb objektiv t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm moralisht, t\u00eb men\u00e7ur politikisht dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm strategjikisht: Komunitetin e ri Politik Europian. Shpresoj shum\u00eb q\u00eb nd\u00ebrsa ne, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor,  vazhdojm\u00eb rrug\u00ebtimet tona individuale drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, duke u p\u00ebrballur me nj\u00eb Bullgari k\u00ebtu e nj\u00eb Bullgari atje, t\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb form\u00eb nj\u00eb \u00e7ati e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane, m\u00eb e madhe sesa tavani i plasaritur i BE-s\u00eb, e cila do t\u00eb na mbaj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb, duke na strehuar gjat\u00eb stuhive e duke na lejuar t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb t\u00eb ardhmen si nj\u00eb familje, e cila jeton n\u00eb kate t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar disa t\u00eb thon\u00eb se kjo ide s&#8217;\u00ebsht\u00eb serioze, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj tjet\u00ebr djathi francez q\u00eb na serviret si antipast\u00eb p\u00ebr t\u00eb na mohuar pjat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb. Kam d\u00ebgjuar t\u00eb thuhet se mund t\u00eb jet\u00eb madje edhe nj\u00eb ide e rrezikshme, pasi nj\u00eb i till\u00eb komunitet politik mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vet\u00eb zgjerimin dhe ta asgj\u00ebsoj\u00eb at\u00eb. Q\u00eb Franca kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb nj\u00eb forc\u00eb entuziaste p\u00ebr zgjerimin e k\u00ebtij Unioni, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekret gjer\u00ebsisht publik. Q\u00eb Emanuel Makronit i duhet t\u00eb p\u00ebrp\u00eblitet midis shpirtit t\u00eb tij tejet europian dhe kostumit presidencial t\u00eb nj\u00eb vendi, ku t\u00eb gjesh entuziaz\u00ebm p\u00ebr zgjerimin e Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb gjesh uj\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Arabis\u00eb Saudite, edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekret tejet publik. E megjithat\u00eb ideja e tij, p\u00ebr t\u00eb na mbledhur t\u00eb gjith\u00ebve s\u00eb bashku, n\u00eb nj\u00eb Komunitet t\u00eb ri Politik Europian, duket p\u00ebr momentin nj\u00eb recet\u00eb shum\u00eb m\u00eb premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na \u00ebsht\u00eb servirur p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Shihni at\u00eb q\u00eb dikur ishte Maqedonia apo FYROM dhe sot \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut. 17 vjet vend kandidat, n\u00eb pritje t\u00eb \u00e7eljes s\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Madje, edhe ndryshimi i vet\u00eb emrit t\u00eb vendit nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rrjedh\u00ebn e loj\u00ebs suaj. Shihni vendin tim, Shqip\u00ebrin\u00eb, 8 vjet pritje si vend kandidat. Ka ndryshuar thell\u00ebsisht s\u00eb brendshmi dhe ka marr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime p\u00ebr arritjet e saj. Mos m\u00eb keqkuptoni, \u00ebsht\u00eb bukur t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzohesh, por p\u00ebrg\u00ebzimet nuk jan\u00eb pun\u00eb mes shteteve.<\/p>\n<p>Le ta shohim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy miqt\u00eb e mi: Arsyeja se pse 17 dhe 8 vjet p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb mos mjaftojn\u00eb \u00ebsht\u00eb shpirti i deformuar i zgjerimit. Fryma e zgjerimit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar nga vizioni i p\u00ebrbashk\u00ebt i nj\u00eb komuniteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjet pengmarrje p\u00ebr q\u00ebllimet individuale t\u00eb shteteve an\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb shnd\u00ebrruar nga projekti konstruktiv i bazuar n\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr bashkimin e vendeve, n\u00eb llogoren cinike t\u00eb interesave individuale t\u00eb vendeve an\u00ebtare. Procesi i zgjerimit dikur ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer shpirtin e Europ\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e saj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb turpi p\u00ebr Europ\u00ebn kjo historia bullgare! N\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb lufte tejet t\u00eb nxeht\u00eb n\u00eb oborrin e Europ\u00ebs, nj\u00eb vend i NATO-s merr peng dy vende t\u00eb tjera t\u00eb NATO-s p\u00ebrpara syve t\u00eb 26 vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb rrin\u00eb ulur n\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb frikshme pafuqie!<\/p>\n<p>Dhe pastaj thon\u00eb se Vladimir Putini \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb! Vladimir Putini mund t\u00eb jet\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i s\u00ebmur\u00eb ose edhe mund t\u00eb mos jet\u00eb, por m\u00eb lini t\u2019ju them se kjo situata k\u00ebtu nuk duket posa\u00e7\u00ebrisht e sh\u00ebndetshme. Agresori rus i Ukrain\u00ebs po merr nj\u00eb ndihm\u00eb tejet bujare dhe madje t\u00eb pak\u00ebrkuar nga nj\u00eb vend i NATO-s, i cili po destabilizon nj\u00eb tjet\u00ebr vend t\u00eb NATO-s, duke nxitur m\u00eb shum\u00eb mllef e pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb rajon si i yni, q\u00eb ende mund t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb, por mbetet nj\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs, ku sot Vladimir Putini sheh pik\u00ebrisht hallk\u00ebn e dob\u00ebt p\u00ebr t\u00eb goditur m\u00eb tej rendin europian. M\u00eb lini gjithashtu t\u2019ju them se kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg asaj \u00e7ka i duhet tani pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb cenueshme t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb quhet Ballkani Per\u00ebndimor.<br \/>\nSjellja e \u00e7\u00ebshtjeve historike dypal\u00ebshe n\u00eb nivelin e Bashkimit Europian duhet t\u00eb ndalet. Si mundet t\u00eb p\u00ebrdoret Bashkimi Europian si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng vende t\u00eb tjera p\u00ebr interesa t\u00eb brendshme t\u00eb pengmarr\u00ebsit?!<\/p>\n<p>\u00c7\u2019mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb vende si Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut? Ato mund t\u00eb ulen e t\u00eb presin Godon\u00eb \u2013 Vladimiri dhe Estragoni i Samuel Beketit sh\u00ebmb\u00eblltyrat tona n\u00eb teat\u00ebr dhe vendet tona imitimi i tyre n\u00eb jet\u00ebn reale &#8211; ose mund t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr rilindjen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tyre t\u00eb frym\u00ebs agonike t\u00eb Europ\u00ebs. Ne e quajm\u00eb \u201cBerlin\u201d, procesin e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rilindje dhe \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb emri i mjetit q\u00eb kemi krijuar p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u201cBerlinin\u201d realitet n\u00eb terren. Sot, ju b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje Ballkanin e Hapur, n\u00ebse nuk doni q\u00eb rajoni yn\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohet s\u00ebrish p\u00ebrpara syve tuaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb h\u00ebp\u00ebrh\u00eb nuk mund t\u00eb ofroni asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb artikulimi m\u00eb i past\u00ebr i ndjesis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrpjekja m\u00eb e gjithanshme p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb paqeje, bashk\u00ebpunimi dhe sundimi t\u00eb kat\u00ebr lirive themelore t\u00eb BE-s\u00eb, duke garantuar l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve, mallrave, kapitaleve dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb nj\u00eb rajon q\u00eb rrethohet prej kufijve t\u00eb BE-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrent\u00ebve t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb. M\u00eb lini t\u2019ju them se Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb angazhimi i ri dhe m\u00eb konstruktivi q\u00eb mund t\u00eb gjendet sot n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb Europe t\u00eb bashkuar. <\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, Bashkimi Europian sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb identiteti. Prandaj atij dhe vet\u00eb Europ\u00ebs i duhen t\u00eb gjitha idet\u00eb dhe t\u00eb gjitha nismat q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrim, p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar jo vet\u00ebm projektin politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb braktisur, por edhe vet\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tij n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb l\u00ebm\u00eb 100 lule t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund t\u00eb thon\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se Mao i linte lulet t\u00eb \u00e7elnin, q\u00eb pastaj t\u2019i k\u00ebpuste pa m\u00ebshir\u00eb. Ne urojm\u00eb fort t\u00eb mos kemi t\u00eb nj\u00ebjtin fat. <\/p>\n<p>Ja pse e mb\u00ebshtesim iden\u00eb e Komunitetit t\u00eb Ri Politik Europian, ku shpresojm\u00eb t\u00eb luajm\u00eb nj\u00eb rol, ashtu si\u00e7 nuk heqim dor\u00eb nga shpresa q\u00eb t\u00eb luajm\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb BE. Ballkani Per\u00ebndimor ka nevoj\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb po aq sa BE-ja ka nevoj\u00eb sot p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Presim me padurim t\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota t\u00eb k\u00ebtij bashkimi n\u00eb shekullin tjet\u00ebr. Presim me padurim q\u00eb st\u00ebrst\u00ebrnip\u00ebrit tan\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, nj\u00eb e drejt\u00eb vote q\u00eb uroj t\u2019u b\u00ebhet e pamundur deri at\u00ebher\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrdorin si arm\u00eb e nj\u00eb vendi t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr peng fqinj\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng BE-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng popuj e kombe, p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar qeveri t\u00eb zgjedhura n\u00eb rrug\u00eb demokratike dhe deri edhe p\u00ebr t\u00eb luajtur qorrazi loj\u00ebn e armiqve t\u00eb Europ\u00ebs. Ja ku \u00ebsht\u00eb i dyti Kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb largimit t\u00eb detyruar. Pse? Sepse pati besim te ju, besoi te BE-ja dhe b\u00ebri gjith\u00e7ka mundi, por ende nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Ndaj kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa Maqedonia e Veriut, m\u00eb tep\u00ebr sesa Bullgaria, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje, di\u00e7ka q\u00eb ju duhet ta luftoni p\u00ebr ta shkulur nga trupi i BE-s\u00eb. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu. Bullgaria do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb forma, m\u00ebnyra e emra t\u00eb ndryshme. Po deri kur t\u00eb b\u00ebhemi, si\u00e7 thash\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian shekullin q\u00eb vjen, shpresojm\u00eb t\u00eb jemi pjes\u00eb e Komunitetit t\u00eb ri Politik t\u00eb Europ\u00ebs, ku s\u00eb paku t\u00eb mblidhemi rregullisht me ju, si sot, qoft\u00eb edhe pa t\u00eb drejt\u00eb vote, ku mund t\u00eb ulemi n\u00eb \u00e7do nivel politik, n\u00eb \u00e7do shkall\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe, sigurisht, t\u00eb mund t\u00eb jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019ju kujtuar se ekzistojm\u00eb! Apo s&#8217;ju kujtohet si na e b\u00ebt\u00eb  ju me pandemin\u00eb? Harruat t\u00eb mendonit p\u00ebr vaksinimin e infermier\u00ebve dhe infermiereve tona! Dhe pasi flisni e flisni prej vitesh p\u00ebr influenc\u00ebn e Kin\u00ebs, Rusis\u00eb apo Turqis\u00eb n\u00eb Ballkan, po ku t\u00eb shkonim t\u2019i gjenim ne vaksinat kur ju na kthyet shpin\u00ebn? N\u00eb h\u00ebn\u00eb? K\u00ebshtu q\u00eb disave iu desh t\u2019i drejtoheshin Kin\u00ebs apo Rusis\u00eb, nd\u00ebrsa neve na u desh t\u2019i drejtoheshim Turqis\u00eb dhe lavdi Zotit q\u00eb Turqia s&#8217;na la n\u00eb balt\u00eb, e prandaj edhe shp\u00ebtuam jet\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta njer\u00ebzish. <\/p>\n<p>Shpresoj shum\u00eb, po ashtu, q\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pengmarrja e Bullgaris\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb veprim, situata e dhimbshme e pengmarrjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb marr\u00eb fund dhe popullata e vetme n\u00eb Europ\u00eb pa t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb lirisht jasht\u00eb vendit t\u00eb vet, t\u00eb marr\u00eb liberalizimin e shum\u00ebmerituar t\u00eb vizave. Pa mendohuni nj\u00ebher\u00eb! Ata mund t\u00eb l\u00ebviznin t\u00eb lir\u00eb kur ishin n\u00ebn nj\u00eb diktatur\u00eb jugosllave. Ata mund t\u00eb shkonin n\u00eb Europ\u00eb, t\u00eb punonin n\u00eb Europ\u00eb, por tanim\u00eb nuk munden m\u00eb, qyshkur \u00e7lirimtar\u00ebt europian\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mor\u00ebn n\u00ebn kontroll fatin e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dhe s\u00ebrish, sa u takon fqinj\u00ebve t\u00eb mir\u00eb, zgjidhjes s\u00eb konflikteve apo proceseve t\u00eb pajtumit, dua po ashtu t\u00eb p\u00ebrmend qart\u00ebsisht Serbin\u00eb. Gjithkush i njeh kufizimet specifike t\u00eb Serbis\u00eb sa i takon gjeopolitik\u00ebs s\u00eb saj dhe q\u00ebndrimit aktual kundrejt Rusis\u00eb. Por sa her\u00eb i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara, Serbia \u00ebsht\u00eb radhitur krah Per\u00ebndimit e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb l\u00ebvizja e par\u00eb e madhe e Serbis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me Rusin\u00eb, \u00e7ka faktikisht i forcoi marr\u00ebdh\u00ebniet tona, sepse e kund\u00ebrta do t&#8217;i kishte shkat\u00ebrruar nga e para. P\u00ebr nj\u00eb vend ku shkalla e miratimit t\u00eb Vladimir Putinit \u00ebsht\u00eb 80%, nuk mendoj se ka ndonj\u00eb k\u00ebtu q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim p\u00ebrpjekjen e lidershipit n\u00eb Serbi ndaj projektit europian, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund ta shohin nga shum\u00eb larg, se projekti europian nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebsi p\u00ebr opinionin publik t\u00eb Serbis\u00eb. K\u00ebsisoj, nuk \u00ebsht\u00eb e men\u00e7ur t\u00ebrheqja nxitimthi e litarit t\u00eb presionit me k\u00ebrkesat p\u00ebr sanksione. Fizibiliteti, si\u00e7 t\u00eb gjith\u00eb e dini nga politikat tuaja t\u00eb brendshme, \u00ebsht\u00eb ky\u00e7. Shihni Bullgarin\u00eb, q\u00eb u ka mbyllur rrug\u00ebn dy vendeve p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb brendshme, lidhur me di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb diskutohet njer\u00ebzisht p\u00ebr vite n\u00eb t\u00eb ardhmen, sepse Maqedonia e Veriut nuk po b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb sot, po thjesht po k\u00ebrkon t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kur st\u00ebrst\u00ebrnipi i Dimitrit (Kova\u00e7evskit) do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs. Merreni me mend! Ndaj, presioni i ngutsh\u00ebm mbi Serbin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo thjesht nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kaq shum\u00eb kaq shpejt, rrezikon t\u00eb fuqizoj\u00eb s\u00eb brendshmi n\u00eb at\u00eb vend forca me t\u00eb cilat, m\u00eb e pakta, BE-ja do ta kishte tejet t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb negocionte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe t&#8217;i trajtonte mosdakord\u00ebsit\u00eb me respekt, pa menduar pastaj se \u00e7\u2019do t\u00eb ndodhte me procesin e quajtur \u201cBerlin\u201d apo me mjetin me emrin \u201cBallkani i Hapur\u201d.  N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb tejet t\u00eb brisht\u00eb, na duhet t\u00eb ecim me kujdes, pa p\u00ebrkeq\u00ebsuar konfliktet. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Ballkanit Per\u00ebndimor, e Ballkanit t\u00eb Hapur, e Proesit t\u00eb Berlinit, e mozaikut t\u00eb Komunitetit Politik Europian dhe nj\u00eb element shum\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb. Duhet shum\u00eb kujdes. Keni shum\u00eb kriza me t\u00eb cilat duhet t\u00eb merreni, mos ndihmoni t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, sepse nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kemi mjaftuesh\u00ebm! Ndaj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb parimeve, t\u00eb mos shkat\u00ebrrojm\u00eb vet\u00eb q\u00ebllimet tona shum\u00eb parimore.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet tuaja jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ende besojn\u00eb te BE-ja. N\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjith\u00eb i besojn\u00eb Europ\u00ebs. Edhe sot, t\u00eb gjith\u00eb besojn\u00eb te BE-ja. N\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb ende besojn\u00eb. Koha ik\u00ebn dhe bota po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb vend i rreziksh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb cep n\u00eb Europ\u00eb ku njer\u00ebzit kan\u00eb besim te projekti. Mos lini q\u00eb ky besim t\u00eb bjerret pa kthim dhe mos lejoni q\u00eb BE-ja t\u00eb katandiset fare si ai kongregacioni i prift\u00ebrinjve, t\u00eb cil\u00ebt debatonin p\u00ebr seksin e engj\u00ebjve teksa shembeshin muret e Kostandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-139x300.png\" alt=\"\" width=\"139\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-6639\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-139x300.png 139w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-473x1024.png 473w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-768x1662.png 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-710x1536.png 710w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-947x2048.png 947w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258-860x1861.png 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/8718167C-C0A1-4D74-A06B-4EF47FB27258.png 1284w\" sizes=\"auto, (max-width: 139px) 100vw, 139px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Postimi i plot\u00eb i Rames ne facebook \ud83c\uddea\ud83c\uddfaK\u00ebshilli Europian &#8211; FJALA N\u00cb EM\u00cbR T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\ud83c\udde6\ud83c\uddf1 I dashur Charles Michel, faleminderit. K\u00ebrkove n\u00eb fillim q\u00eb nd\u00ebrhyrjet t\u00eb jen\u00eb nga tre minuta. Po ta kishit mbajtur fjal\u00ebn e t\u00eb na kishit thirrur p\u00ebr nisjen e negociatave, do m\u00eb kishin mjaftuar 30 sekonda. Por kur kjo nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":6640,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,9],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-6638","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-politika","9":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6638"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6638\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6641,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6638\/revisions\/6641"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6640"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}