{"id":62293,"date":"2023-10-17T09:54:04","date_gmt":"2023-10-17T09:54:04","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=62293"},"modified":"2023-10-17T09:54:04","modified_gmt":"2023-10-17T09:54:04","slug":"kush-e-financon-hamasin-nje-rrjet-global-kriptovalutash-e-bamiresish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/10\/17\/kush-e-financon-hamasin-nje-rrjet-global-kriptovalutash-e-bamiresish\/","title":{"rendered":"Kush e financon Hamasin? Nj\u00eb rrjet global kriptovalutash e bamir\u00ebsish"},"content":{"rendered":"<p>Grupi militant palestinez, Hamas, e p\u00ebrdor nj\u00eb rrjet global t\u00eb financimit p\u00ebr ta kanalizuar mb\u00ebshtetjen nga organizatat e bamir\u00ebsis\u00eb dhe vendeve mike, duke i kaluar parat\u00eb e gatshme n\u00ebp\u00ebr tunelet e Gaz\u00ebs, apo duke i p\u00ebrdorur kriptovalutat p\u00ebr t\u2019i shmangur sanksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas ekspert\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Hamasi, i cili e udh\u00ebheq Rripin e Gaz\u00ebs, do t\u00eb p\u00ebrballet me pengesa edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sigurimin e fondeve, pas sulmit t\u00eb t\u00ebrbuar t\u00eb militant\u00ebve t\u00eb vet t\u00eb cil\u00ebt i vran\u00eb qindra izraelit\u00eb, kryesisht civil\u00eb. Izraeli i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Hamasit me bombardimet m\u00eb t\u00eb fuqishme ndaj Gaz\u00ebs n\u00eb historin\u00eb e konfliktit 75-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, Policia e Izraelit tha se e ngriu nj\u00eb llogari bankare n\u00eb bank\u00ebn Barclays, e cila, sipas autoriteteve, lidhej me grumbullimin e t\u00eb hollave p\u00ebr Hamasin, si dhe i bllokoi llogarit\u00eb e kriptovalutave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb mbledhur donacione, pa treguar sakt\u00ebsisht sa llogari e as vler\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ky vendim ofroi nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb rrjeti t\u00eb koklavitur financiar, pak ligjor e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb bazamenti i Hamasit, apo L\u00ebvizjes s\u00eb Q\u00ebndres\u00ebs Islamike, dhe Qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka udh\u00ebhequr q\u00eb nga viti 2007.<\/p>\n<p>Matthew Levitt, ish-zyrtar amerikan i specializuar p\u00ebr kund\u00ebr-terroriz\u00ebm, vler\u00ebson se shumica e buxhetit t\u00eb Hamasit prej 300 milion\u00eb dollar\u00ebsh \u00ebsht\u00eb grumbulluar nga taksat ndaj bizneseve, si dhe nga vendet si, Irani dhe Katari, apo nga organizatat e bamir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Hamasi ka mbledhur fonde n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Gjirit, dhe se merr donacione nga palestinez\u00ebt, si dhe nga m\u00ebrgimtar\u00ebt e tjer\u00eb dhe organizatat e veta t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Hamasi kishte th\u00ebn\u00eb se kufizimet e vendosura ndaj donator\u00ebve t\u00eb tij ishin p\u00ebrpjekje \u201cp\u00ebr ta zhdukur q\u00ebndres\u00ebn e ligjshme\u201d kund\u00ebr Izraelit.<\/p>\n<p>Hamasi, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e grupeve terroriste n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Britani t\u00eb Madhe, i ka p\u00ebrdorur tej mase kriptovalutat, kartelat kreditore apo marr\u00ebveshjet e sajuara tregtare p\u00ebr t\u2019i shmangur sanksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tha Levitt.<\/p>\n<p>\u201cHamasi ka qen\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrdoruesit m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb kriptovalutave p\u00ebr financimin e terrorizmit\u201d, tha Tom Robinson, bashk\u00ebthemelues i teknologjis\u00eb s\u00eb k\u00ebrkimeve Elliptic.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebt\u00eb vit, Hamasi tha se do t\u00eb hiqte dor\u00eb nga kriptoja, pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb humbjesh. Sistemi llogaritar i kriptovalutave mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb transaksionet e tilla t\u00eb mund\u00eb t\u00eb gjurmohen.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuesi blockchain, TRM Labs, tha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se grumbullimi i fondeve p\u00ebrmes kriptos \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pas rundeve t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfshin Hamasin. Pas luftimeve n\u00eb maj 2021, adresat e kriptos t\u00eb kontrolluara nga Hamasi pranuan m\u00eb shum\u00eb se 400.000 dollar\u00eb, tha TRM Labs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas dhun\u00ebs s\u00eb 7 tetorit, grupet e r\u00ebnd\u00ebsishme mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrlidhura me Hamasin i kishin d\u00ebrguar vet\u00ebm disa mij\u00ebra dollar\u00eb p\u00ebrmes kriptos, sipas TRM-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nd\u00ebr arsyet e mundshme p\u00ebr sasin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb donacioneve \u00ebsht\u00eb se autoritetet izraelite jan\u00eb duke i sulmuar ato menj\u00ebher\u00eb\u201d, tha TRM-ja, duke shtuar se Izraeli ka konfiskuar kriptovaluta n\u00eb vler\u00eb \u201cdhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb\u201d nga adresat e lidhura me Hamasin n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Mes dhjetorit 2021 dhe prillit t\u00eb k\u00ebtij viti, Izraeli i konfiskoi pothuajse 190 llogari t\u00eb kriptos, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se lidheshin me Hamasin.<\/p>\n<p>Qoft\u00eb p\u00ebrmes kriptos apo rrug\u00ebve t\u00eb tjera, aleat\u00ebt e Hamasit kan\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar para n\u00eb Gaza. Departamenti Amerikan i Shtetit ka th\u00ebn\u00eb se Irani i ndan deri n\u00eb 100 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur grupet palestineze, p\u00ebrfshir\u00eb Hamasin, dhe i ka p\u00ebrmendur metodat e l\u00ebvizjes s\u00eb parave p\u00ebrmes kompanive, transaksioneve t\u00eb transportit dhe metaleve t\u00eb \u00e7muara.<\/p>\n<p>Autoritetet iraniane nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Reutersit p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Hamasi e kishte themeluar nj\u00eb rrjet t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb kompanive q\u00eb menaxhonin 500 milion\u00eb dollar\u00eb investime nga kompanit\u00eb prej Turqis\u00eb deri te ato n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, tha Thesari i Shteteve t\u00eb Bashkuara, duke njoftuar p\u00ebr vendosjen e sanksioneve ndaj k\u00ebtyre firmave n\u00eb maj 2022.<\/p>\n<p>Izraeli ka koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb i akuzon udh\u00ebheq\u00ebsit klerik\u00eb t\u00eb Iranit p\u00ebr ndjelljen e dhun\u00ebs duke e furnizuar me armatim Hamasin.<\/p>\n<p>Teherani, i cili nuk e njeh Izraelin, thot\u00eb se i jep mb\u00ebshtetje morale dhe financiare k\u00ebtij grupi.<\/p>\n<p>P\u00ebrkrahja e kauz\u00ebs palestineze ka qen\u00eb shtyll\u00eb e Republik\u00ebs Islamike q\u00eb nga revolucioni i vitit 1979, si dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e k\u00ebtij vendi p\u00ebr ta reklamuar veten si lider i bot\u00ebs myslimane.<\/p>\n<p>Po ashtu, Katari i pasuruar me gaz ia ka d\u00ebrguar Gaz\u00ebs qindra miliona dollar\u00eb q\u00eb nga viti 2014. Nj\u00eb koh\u00eb madje ia duronte 30 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr t\u2019i ndihmuar asaj ta mbaj\u00eb n\u00eb funksion termocentralin e vet\u00ebm q\u00eb ka dhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar familjet n\u00eb nevoj\u00eb dhe sh\u00ebrbyesit civil\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e udh\u00ebhequr nga Hamasi.<\/p>\n<p>\u201cNdihmat e Katarit ofrojn\u00eb nga 100 dollar\u00eb p\u00ebr familjet m\u00eb t\u00eb varfra palestineze dhe p\u00ebr furnizimin e shtuar me rrym\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs n\u00eb Gaza\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i Katarit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Reuters, duke shtuar se ato kan\u00eb ndihmuar n\u00eb \u201cruajtjen e stabilitetit dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr familjet palestineze\u201d.<\/p>\n<p>Katari \u00ebsht\u00eb n\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb nikoqir i baz\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake t\u00eb shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, i taliban\u00ebve dhe grupeve t\u00eb tjera, duke e luajtur shpesh rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit.<\/p>\n<p>Rregullat e paras\u00eb s\u00eb gatshme<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, financimi i Gaz\u00ebs nga Katari kalon p\u00ebrmes Izraelit, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb burim.<\/p>\n<p>Parat\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike nga Katari n\u00eb Izrael. Pastaj, Izraeli dhe zyrtar\u00ebt e OKB-s\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb ato para t\u00eb gatshme matan\u00eb kufirit me Gaz\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb hollat iu shp\u00ebrndahen drejtp\u00ebrdrejt familjeve n\u00eb nevoj\u00eb dhe sh\u00ebrbyesve civil\u00eb n\u00eb Gaza, dhe secila familje apo secili individ duhet t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb pran\u00eb emrit t\u00eb tyre se i kan\u00eb pranuar t\u00eb hollat. Nj\u00eb kopje e atij dokumenti shkon n\u00eb Izrael, nj\u00eb n\u00eb OKB dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>\u201cNdihmat e Katarit p\u00ebr Rripin e Gaz\u00ebs b\u00ebhen n\u00eb bashk\u00ebrendim t\u00eb plot\u00eb me Izraelin, OKB-n\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i Qeveris\u00eb s\u00eb Katarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Katari bleu karburant nga Izraeli p\u00ebr termocentralin e vet\u00ebm t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs. Ai, po ashtu, d\u00ebrgoi karburant nga Egjipti, t\u00eb cilin Hamasi mund ta rishes\u00eb, duke i p\u00ebrdorur t\u00eb hyrat p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>Stephen Reimer nga organizata Royal Unitedi Services Institute, parashikoi se p\u00ebrpjekjet e reja p\u00ebr t\u2019ia kufizuar plot\u00ebsisht qasjen Hamasit n\u00eb kanalet e financimit formal do t\u00eb kishte sukses t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>\u201cTaktikat e tyre p\u00ebr financim jan\u00eb rritur aq shum\u00eb sa p\u00ebr t\u2019i shmangur k\u00ebto [kufizime]\u201d, tha ai.<br \/>\nREL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi militant palestinez, Hamas, e p\u00ebrdor nj\u00eb rrjet global t\u00eb financimit p\u00ebr ta kanalizuar mb\u00ebshtetjen nga organizatat e bamir\u00ebsis\u00eb dhe vendeve mike, duke i kaluar parat\u00eb e gatshme n\u00ebp\u00ebr tunelet e Gaz\u00ebs, apo duke i p\u00ebrdorur kriptovalutat p\u00ebr t\u2019i shmangur sanksionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas ekspert\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve. Megjithat\u00eb, Hamasi, i cili e udh\u00ebheq Rripin e Gaz\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":62294,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62293","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62293"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62296,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62293\/revisions\/62296"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}