{"id":61882,"date":"2023-10-12T08:18:05","date_gmt":"2023-10-12T08:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=61882"},"modified":"2023-10-12T08:18:05","modified_gmt":"2023-10-12T08:18:05","slug":"nen-bombardime-te-ashpra-askund-sigurt-per-palestinezet-ne-gaza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/10\/12\/nen-bombardime-te-ashpra-askund-sigurt-per-palestinezet-ne-gaza\/","title":{"rendered":"N\u00ebn bombardime t\u00eb ashpra: Askund sigurt p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb Gaza"},"content":{"rendered":"<p>Mbi 180.000 palestinez\u00eb n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs jan\u00eb t\u00eb strehuar n\u00eb strehimoret e Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebrderisa avion\u00ebt luftarak\u00eb izraelit\u00eb po vazhdojn\u00eb bombardimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor t\u00eb vog\u00ebl ku jetojn\u00eb 2.3 milion\u00eb persona, pasi militant\u00ebt e Hamasit nis\u00ebn nj\u00eb sulm t\u00eb paprecedent ndaj Izraelit m\u00eb 7 tetor.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e personave q\u00eb gjenden n\u00eb strehimoret e OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe 27-vje\u00e7arja Sabreen al-Attar. Kur d\u00ebgjoi se po binin raketat pa pushim, ajo m\u00eb 7 tetor ngarendi q\u00eb t\u00eb largohej nga ferma e saj n\u00eb Beit Lahija, n\u00eb jug t\u00eb kufirit izraelit. Nga p\u00ebrvoja, ajo e dite se hakmarrja izraelite do t\u00eb ishte e shpejt\u00eb dhe e ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi mori f\u00ebmij\u00ebt, al-Attar shpejt u strehua n\u00eb nj\u00eb prej dhjet\u00ebra strehimoreve t\u00eb ngritura n\u00eb shkollat q\u00eb udh\u00ebhiqen nga agjencia e OKB-s\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt palestinez\u00eb n\u00eb Qytetin e Gaz\u00ebs. Aty, shp\u00ebrthimet me intensitet t\u00eb paprecedent vazhduan pa ndalim dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 9 tetor, n\u00eb strehimore u harxhuan furnizimet me ushqim dhe uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur iki, e b\u00ebj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d, thot\u00eb ai, teksa i dridhen duart. \u201cJeta e tyre \u00ebsht\u00eb mbi supet e mia\u201d.<\/p>\n<p>Por, banor\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb Gaza realisht nuk ke nga t\u00eb ik\u00ebsh. Ky territor \u00ebsht\u00eb ngufatur nga bllokada 16-vje\u00e7are e vendosur nga Izraeli dhe Egjipti. Kur nisi lufta \u2013 si\u00e7 ka shp\u00ebrthyer edhe\u00a0kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0q\u00eb kur grupi militant palestinez, Hamas, mori pushtetin n\u00eb vitin 2007 \u2013 edhe objektet e OKB-s\u00eb q\u00eb supozohet t\u00eb jen\u00eb zona t\u00eb sigurua, rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb luftime. Kombet e Bashkuara than\u00eb se nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb goditi nj\u00eb\u00a0<\/p>\n<p>\u201cKur iki, e b\u00ebj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi\u201d, thot\u00eb ai, teksa i dridhen duart. \u201cJeta e tyre \u00ebsht\u00eb mbi supet e mia\u201d.<\/p>\n<p>Por, banor\u00ebt thon\u00eb se n\u00eb Gaza realisht nuk ke nga t\u00eb ik\u00ebsh. Ky territor \u00ebsht\u00eb ngufatur nga bllokada 16-vje\u00e7are e vendosur nga Izraeli dhe Egjipti. Kur nisi lufta \u2013 si\u00e7 ka shp\u00ebrthyer edhe\u00a0kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb par\u00eb\u00a0q\u00eb kur grupi militant palestinez, Hamas, mori pushtetin n\u00eb vitin 2007 \u2013 edhe objektet e OKB-s\u00eb q\u00eb supozohet t\u00eb jen\u00eb zona t\u00eb sigurua, rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb luftime. Kombet e Bashkuara than\u00eb se nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb goditi nj\u00eb\u00a0nga strehimoret e tij t\u00eb diel\u00ebn dhe t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, zjarri d\u00ebmtoi pes\u00eb shkolla t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb strehimore.<\/p>\n<p>N\u00eb qendr\u00ebn e Rimalit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qarku komercial dhe i zhurmsh\u00ebm i Qytetit t\u00eb Gaz\u00ebs ku ndodhen nd\u00ebrtesa shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb selit\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe organizatat e ndihm\u00ebs, al-Attar thot\u00eb se shpresonte se Rimal do t\u00eb ndihej e sigurt. N\u00eb nisje t\u00eb dhun\u00ebs, Rimani nuk ishte sh\u00ebnjest\u00ebr e menj\u00ebhershme e Izraelit, p\u00ebr dallim nga qytetet kufitare apo kampet e refugjat\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbipopulluara.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb pas ushtria izraelite nisi t\u00eb sh\u00ebnjestronte lagje pas lagjeje me sulme ajrore t\u00eb shpejta dhe t\u00eb intensifikuara. Bombardimet arrit\u00ebn edhe zemr\u00ebn e Qytetit t\u00eb Gaz\u00ebs, duke e shnd\u00ebrruar lagjen e pasur n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb t\u00eb pabanueshme. Rimali po ashtu ishte goditur nga sulmet ajrore izraelite gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Gaz\u00eb m\u00eb 2021, por jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Bombardimet izraelite q\u00eb godit\u00ebn Universitetin Islamik n\u00eb Gaz\u00eb, ministrit\u00eb dhe nd\u00ebrtesat shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Rimal, nis\u00ebn pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. Bombat thyen edhe dritaret e strehimores s\u00eb Al-Attar\u00ebs, tregon ajo. Jeta n\u00eb strehimore, t\u00eb st\u00ebrmbushur me 1.600 persona t\u00eb tjer\u00eb, ishte me plot rreziqe, por Al-Attra thot\u00eb se nuk kishte zgjidhje tjet\u00ebr pos t\u00eb q\u00ebndronte atyre, duke iu th\u00ebn\u00eb dy djemve t\u00eb saj \u2013 Mohammedit 2 vje\u00e7, dhe Nabilit 7 vje\u00e7 \u2013 q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb larg dritareve.<\/p>\n<p>\u201cNata ishte shum\u00eb, shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo gjat\u00eb nj\u00eb bisede me AP-n\u00eb t\u00eb realizuar t\u00eb mart\u00ebn. \u201cNuk kemi tjet\u00ebr vend ku t\u00eb shkojm\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Bombardimet n\u00eb Rimal dhe rreziqet potenciale p\u00ebr shkollat e OKB-s\u00eb q\u00eb po p\u00ebrdoren si strehimore v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah d\u00ebshp\u00ebrimin e civil\u00ebve n\u00eb Gaza p\u00ebr t\u00eb gjetur strehim, p\u00ebrderisa pjes\u00ebt e sigurta t\u00eb Gaz\u00ebs me shpejt\u00ebsi jan\u00eb duke u tkurrur. N\u00eb Gaza nuk ka bunker\u00eb kund\u00ebr bombardimeve p\u00ebr civil\u00ebt. P\u00ebrpara paralajm\u00ebrimit t\u00eb ushtris\u00eb izraelite t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se Rimali do t\u00eb sh\u00ebnjestrohej, banor\u00ebt dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb dhe mor\u00ebn me vete \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebsende q\u00eb mund t\u00eb bartnin dhe nuk kishin iden\u00eb se p\u00ebr ku ishin nisur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i ushtris\u00eb izraelite, koloneli Richard Hecht sugjeroi q\u00eb palestinez\u00ebt t\u00eb tentonin t\u00eb largoheshin nga Gaza dhe t\u00eb kalonin kufirin p\u00ebr n\u00eb Egjipt \u2013 nj\u00eb sugjerim q\u00eb n\u00eb dukje ishte jopraktik.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa zyrtar\u00ebt e Hamasit, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e Gaz\u00ebs nga pik\u00ebkalimi n\u00eb Rafah, than\u00eb t\u00eb mart\u00ebn se banor\u00ebt e Gaz\u00ebs q\u00eb paraprakisht jan\u00eb regjistruar mund t\u00eb kalojn\u00eb kufirin p\u00ebr n\u00eb Egjipt. Por, numri i personave q\u00eb lejohet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb zakonisht ka qen\u00eb i vog\u00ebl. Kjo ka \u00e7uar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjata t\u00eb pritjes n\u00eb kufi me dit\u00eb ose me jav\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebt kur nuk ka pasur tensione.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu kurr\u00eb nuk ka nj\u00eb Plan B\u201d, thot\u00eb 31-vje\u00e7arja Maha Hussaini, teksa shikon e tmerruar banor\u00ebt e Rimalit duke v\u00ebshtruar lagjen e saj n\u00eb Qytetin e Gaz\u00ebs q\u00eb ndodhet m\u00eb n\u00eb jug, teksa bombardimet godasin lagjen e saj po ashtu.<\/p>\n<p>Izraeli akuzon Hamasin se po rrezikon popullat\u00ebn civile n\u00eb Gaza duke vendosur arm\u00eb dhe raketahedh\u00ebs n\u00eb zonat e populluara dend\u00ebsisht. Po ashtu, i akuzon militant\u00ebt se po p\u00ebrdorin civil\u00ebt si mburoja njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Mbi 1.000 persona jan\u00eb vrar\u00eb dhe mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb plagosur deri m\u00eb tani n\u00eb Gaza, sipas autoriteteve sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, pas sulmeve hakmarr\u00ebse izraelite p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve ndaj Izraelit t\u00eb Hamasit, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbi 1.200 izraelit\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. Po ashtu, mbi 150 civil\u00eb dhe ushtar\u00eb izraelit\u00eb jan\u00eb marr\u00eb pengje.<\/p>\n<p>Izraeli thot\u00eb se duhen shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur viktimat n\u00eb mesin e civil\u00ebve p\u00ebrderisa ai sh\u00ebnjestron caqet e Hamasit n\u00eb Gaza, territor n\u00eb t\u00eb cilin ka shum\u00eb nd\u00ebrtesa dhe pak hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb pashfryt\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Por, ushtria izraelite p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka kryer sulme n\u00eb lagje t\u00eb banuara, duke shkaktuar d\u00ebme n\u00eb mesin e civil\u00ebve dhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs civile. Autoritetet e Hamasit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn raportuan p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e shtat\u00eb xhamive dhe 15 sht\u00ebpive t\u00eb civil\u00ebve, q\u00eb lan\u00eb t\u00eb vrar\u00eb shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb familjeje.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha po ashtu se ka urdh\u00ebruar \u201crrethimin e plot\u00eb\u201d t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb bllokuar, duke u zotuar se do t\u00eb bllokohen d\u00ebrgesat me ushqime, uj\u00eb dhe karburante n\u00eb territor.<\/p>\n<p>\u201cAskush nga ne nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u2018siguri\u2019 n\u00eb Gaza\u201d, thot\u00eb 28-vje\u00e7arja Hind Khoudary, e cila po strehohet n\u00eb bodrumin e Hotelit Roots.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta nuk jan\u00eb persona q\u00eb kan\u00eb lidhje [me militant\u00ebt], k\u00ebta jan\u00eb persona nga shtresa m\u00eb t\u00eb larta, organizata t\u00eb huaja dhe media\u201d, thot\u00eb ajo, duke iu referuar personave q\u00eb ka p\u00ebrreth. \u201cPor, n\u00eb dit\u00eb si k\u00ebto, kjo nuk ka zero dallim\u201d.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb rrezikun e bombardimeve t\u00eb ashpra izraelite: ikja nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, strehimi n\u00eb banesat e familjar\u00ebve t\u00eb tyre, ikja e serishme p\u00ebr n\u00eb shkollat e OKB-s\u00eb dhe m\u00eb pas nisja nga fillimi n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur kuptimin e nj\u00eb grimce sigurie.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb vdesh\u00ebs\u201d, thot\u00eb 37-vje\u00e7ari Muhammad al-Bishawi, i cili \u00ebsht\u00eb i lodhur nga ngarendja midis strehimoreve t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Qytetin e Gaz\u00ebs dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Beit Lahija p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqim dhe furnizime t\u00eb tjera para se t\u00eb kthehet s\u00ebrish n\u00eb strehimore.<\/p>\n<p>T\u00eb shtun\u00ebn, pas sulmit masiv t\u00eb Hamasit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajm\u00ebroi civil\u00ebt n\u00eb Gaza p\u00ebr tmerret q\u00eb do t\u00eb vinin, duke premtuar se Rripi i Gaz\u00ebs do t\u00eb goditej me gjith\u00eb forc\u00ebn e ushtris\u00eb izraelite.<\/p>\n<p>\u201cLargohuni tani\u201d, tha ai, duke iu drejtuar palestinez\u00ebve n\u00eb Gaza. \u201cSepse ne do t\u00eb operojm\u00eb gjithkund\u201d.<\/p>\n<p>Khoudary, e cila po e d\u00ebgjonte fjalimin e Netanyahut, thot\u00eb se n\u00eb ato momente sulmet ajrore nis\u00ebn t\u00eb intensifikoheshin dhe ajo mbeti e bllokuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj, pa pasur se ku t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPse nuk na tha ai [Netanyahu] se ku t\u00eb largohemi\u201d, pyet ajo. \u201cSepse, ne v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb donim ta dinim k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Mimoza Sadiku<\/p>\n<p>Nga REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 180.000 palestinez\u00eb n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs jan\u00eb t\u00eb strehuar n\u00eb strehimoret e Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebrderisa avion\u00ebt luftarak\u00eb izraelit\u00eb po vazhdojn\u00eb bombardimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor t\u00eb vog\u00ebl ku jetojn\u00eb 2.3 milion\u00eb persona, pasi militant\u00ebt e Hamasit nis\u00ebn nj\u00eb sulm t\u00eb paprecedent ndaj Izraelit m\u00eb 7 tetor. N\u00eb mesin e personave q\u00eb gjenden n\u00eb strehimoret [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":61883,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12,118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61882","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61882"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61882\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61885,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61882\/revisions\/61885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}