{"id":61377,"date":"2023-10-07T15:03:05","date_gmt":"2023-10-07T15:03:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=61377"},"modified":"2023-10-07T15:03:05","modified_gmt":"2023-10-07T15:03:05","slug":"dw-parisi-ne-alarm-makth-nga-cimkat-insekte-te-demshme-shume-rezistente","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/10\/07\/dw-parisi-ne-alarm-makth-nga-cimkat-insekte-te-demshme-shume-rezistente\/","title":{"rendered":"DW: Parisi n\u00eb alarm. Makth nga \u00e7imkat: Insekte t\u00eb d\u00ebmshme shum\u00eb rezistente"},"content":{"rendered":"<p>Carla Bleiker<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit para zhvillimit t\u00eb Loj\u00ebrave Olimpike, Parisi po lufton kund\u00ebr epidemis\u00eb s\u00eb \u00e7imkave. Por k\u00ebto insekte \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i luftosh. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrvoj\u00eb ka pasur edhe autorja e DW q\u00eb shkroi k\u00ebt\u00eb artikull.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb shkaktojn\u00eb \u00e7imkat, dhe ata q\u00eb nuk e kan\u00eb provuar ndonj\u00ebher\u00eb nuk e din\u00eb, \u00ebsht\u00eb paniku q\u00eb shkaktojn\u00eb dhe q\u00eb zgjat me vite t\u00eb t\u00ebra edhe pasi ke shp\u00ebtuar prej tyre. A \u00ebsht\u00eb pickimi i tyre i ndrysh\u00ebm nga pickimi tipik i mushkonjave? Kur sheh nj\u00eb pickim mund t\u00eb thuash pa problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb pickim \u00e7imke! Po kur sheh nj\u00eb varg pickimesh rreshtuar njeri pas tjetrit? Edhe at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuash q\u00eb \u00ebsht\u00eb pickim \u00e7imke! A keni gjetur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb dyshemen\u00eb e banes\u00ebs nj\u00eb insekt q\u00eb nuk e dini \u00e7far\u00eb insekti \u00ebsht\u00eb? Pik\u00ebrisht \u2013 ai mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7imk\u00eb!\u00a0<\/p>\n<p>Njeriu b\u00ebhet paranojak. M\u00eb besoni, un\u00eb e di mir\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb po flas. Disa dit\u00eb pas kthimit nga nj\u00eb pushim q\u00eb kalova n\u00eb Rumani n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 2016, un\u00eb pash\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb l\u00ebkur\u00eb gunga q\u00eb m\u00eb kruheshin shum\u00eb. Kur shkova tek mjeku m\u00ebsova se ishte tamam ajo prej s\u00eb cil\u00ebs kisha frik\u00eb se kish ndodhur, m\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb \u00e7imkat.\u00a0<\/p>\n<p>Ky lloj paraziti ka qen\u00eb i p\u00ebrhapur n\u00eb shekullin e 20-t\u00eb, pastaj u zhduk p\u00ebr disa dekada. <\/p>\n<p>Dhe q\u00eb nga fundi i viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, \u00e7mikat jan\u00eb kthyer s\u00ebrish. Ato gjenden kudo, jo vet\u00ebm n\u00eb hotelet e lira e t\u00eb papastra, por edhe n\u00eb hotelet me apartamente luksoze e t\u00eb shtrenjta, gjenden n\u00eb mobiljet e p\u00ebrdorura q\u00eb blihen n\u00eb eBay, gjenden n\u00eb valizhet q\u00eb ndodhen pran\u00eb valizheve tuaja n\u00eb bagazhet e avion\u00ebve. Dhe prej andej ato kalojn\u00eb n\u00eb banes\u00eb.\u00a0<\/p>\n<p>Kujdes nga \u00e7imkat q\u00eb infektojn\u00eb krevatet<\/p>\n<p>&#8220;Ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb se numri i \u00e7imkave \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit,\u201d thot\u00eb Heather Lynch, studiuese n\u00eb fush\u00ebn e pun\u00ebs sociale n\u00eb Universitetin Caledonian t\u00eb Glasgout. Lynch merret me \u00e7imkat, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb projekti studimor.\u00a0\u00a0<\/p>\n<p>Claudia Kasig nga firma JamiroTec, q\u00eb merret me luftimin e insekteve t\u00eb d\u00ebmshme, e di q\u00eb numri i \u00e7imkave \u00ebsht\u00eb rritur vitet e fundit nga 4000 n\u00eb 6000 p\u00ebrqind. Nuk jemi duke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim, shifrat jan\u00eb v\u00ebrtet kaq t\u00eb larta &#8211; 4000 deri 6000 p\u00ebrqind!\u00a0<\/p>\n<p>Lynch thot\u00eb, se ka shum\u00eb arsye pse \u00e7imkat jan\u00eb ringjallur. Udh\u00ebtimet e shumta, jan\u00eb nj\u00eb nga arsyet, kur njer\u00ebzit fluturojn\u00eb me avion\u00eb, kalojn\u00eb nat\u00ebn n\u00eb hotele dhe k\u00ebshtu p\u00ebrhapin \u00e7imka. Studiuesja paralajm\u00ebron edhe nga rreziqet q\u00eb vijn\u00eb prej kthimit imun t\u00eb \u00e7imkave ndaj kimikateve q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t&#8217;i luftuar ato.\u00a0<\/p>\n<p>&#8220;Super-\u00e7imka&#8221; i quan Lynch parazit\u00ebt rezistent\u00eb. Super\u00e7imka. Ato do m\u00eb dalin mua n\u00eb gjum\u00eb sonte.\u00a0<\/p>\n<p>Dhe ju jeni duke u kruajtur? At\u00ebher\u00eb pyesni si mund ta dini n\u00ebse ju kan\u00eb z\u00ebn\u00eb apo jo \u00e7imkat. Vet\u00eb pickimet, pu\u00e7rat e ngritura q\u00eb ndodhen n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb n\u00eb l\u00ebkur\u00eb, jan\u00eb d\u00ebshmia e qart\u00eb se ju kan\u00eb z\u00ebn\u00eb \u00e7imkat. Por ju mund t\u00eb gjeni n\u00eb \u00e7ar\u00e7af edhe pika gjaku dhe njolla t\u00eb vogla t\u00eb zeza. Gjaku vjen nga pickimet, pikat e zeza jan\u00eb jasht\u00ebqitja e \u00e7imkave, pasi ju kan\u00eb pickuar juve mir\u00eb e mir\u00eb. Ting\u00ebllon e p\u00ebshtir\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq k\u00ebshtu ndodh.\u00a0<\/p>\n<p>Nd\u00ebrroni \u00e7ar\u00e7af\u00ebt dhe kontrolloni dyshekun. Ngrijeni dyshekun dhe kontrollojeni nga posht\u00eb, sepse aty ndodhen me siguri buburrecat oval\u00eb, ngjyr\u00eb kafe, vet\u00ebm disa milimetra t\u00eb gjat\u00eb.\u00a0\u00a0<\/p>\n<p>Gjet\u00ebt ndonj\u00eb? Sa keq. E vetma gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh n\u00eb telefon shfaros\u00ebsin e insekteve t\u00eb d\u00ebmshme. Sepse \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur t&#8217;i luftosh \u00e7imkat vet\u00eb. Banor\u00ebt e banesave me qira n\u00eb Glasgou, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb intervistuar nga Lynch kan\u00eb disa gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb flasim m\u00eb von\u00eb.\u00a0<\/p>\n<p>&#8220;Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i kap\u00ebsh &#8221;\u00a0<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb tamam shfaros\u00ebsit e insekteve t\u00eb d\u00ebmshme, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar banes\u00ebn tuaj nga shpirt\u00ebrat e veck\u00ebl torturues? Jo t\u00eb gjith\u00eb eskpert\u00ebt e sp\u00ebrkasin me helm banes\u00ebn n\u00eb gjith\u00eb sip\u00ebrfaqen e saj.\u00a0<\/p>\n<p>&#8220;Ajo q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne \u00ebsht\u00eb sjellja e pajisjeve dhe nxehja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb klientit n\u00eb temperatura nga 60 n\u00eb 70 grad Celsius\u201d, shpjegon Kasig. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese zyrtare e firm\u00ebs JamiroTec, nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb merret me luftimin e insekteve t\u00eb d\u00ebmshme me qend\u00ebr n\u00eb Bremen. &#8220;Kjo temperatur\u00eb shkakton rritjen e temperatures t\u00eb \u00e7imkave deri n\u00eb 48 grad\u00eb. K\u00ebshtu bllokohet prodhimi i proteinave dhe \u00e7imkat ngordhin.\u201d<\/p>\n<p>Por edhe tek kjo metod\u00eb p\u00ebrdoret pak helm. Helmi hidhet n\u00eb rrug\u00ebt prej ku mund t\u00eb largohen \u00e7imkat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sa m\u00eb pak prej tyre t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb gjall\u00eb. JamiroTec p\u00ebrdor po ashtu qenin q\u00eb nuhat \u00e7imkat, Jamiron, dhe me k\u00eblyshin e vog\u00ebl Ramirez \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrgatitur brezin e ri t\u00eb qenve q\u00eb nuhasin \u00e7imkat.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb shanset jan\u00eb t\u00eb pakta q\u00eb \u00e7imkat t\u00eb zhduken q\u00eb me p\u00ebrpjekjen e par\u00eb p\u00ebr t&#8217;i lufuar. &#8220;\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i z\u00ebsh \u00e7imkat. Ato fshihen tek \u00e7el\u00ebsat e drit\u00ebs dhe prizave dhe d\u00ebrrasat e dyshemes\u00eb. Ato vendosen n\u00eb laptop, n\u00eb aparatin fotografik, ose tek nj\u00eb lib\u00ebr i trash\u00eb, brenda kapakut&#8221;, thot\u00eb Kasig. &#8220;Dhe ato mund t\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa thithur gjak.\u201d Nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se \u00e7imkat p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha vendet ku fshihen p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar vez\u00ebt. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb mos shoh\u00ebsh asnj\u00eb \u00e7imk\u00eb, kur nj\u00eb dit\u00eb ato dalin t\u00eb gjalla s\u00ebrish ose dalin \u00e7imkat e reja q\u00eb lindin.\u00a0<\/p>\n<p>T\u00eb jetosh bashk\u00eb me \u00e7imkat\u00a0<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr k\u00ebtyre p\u00ebrbind\u00ebshave t\u00eb vegj\u00ebl \u00ebsht\u00eb e lidhur me kosto t\u00eb larta. N\u00eb fund un\u00eb u detyrova t\u00eb jepja 600 euro p\u00ebr fatur\u00ebn e shfaros\u00ebsit t\u00eb \u00e7imkave dhe fatur\u00ebn e hotelit, sepse gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb luftohen \u00e7imkat nuk mund t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb banes\u00eb. Por mund\u00ebsia tjet\u00ebr q\u00eb mua m\u00eb than\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga \u00e7imkat, ishte t\u00eb digjja t\u00eb gjitha pla\u00e7kat e sht\u00ebpis\u00eb, por un\u00eb nuk pranova.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e lagjes Govanhill t\u00eb Glasgout ndoq\u00ebn nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, megjith\u00ebse nuk e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb krejt vullnetarisht. Govanhill \u00ebsht\u00eb lagjia multikulturore e Skocis\u00eb, aty fliten 64 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme. Por kjo lagje njihet edhe p\u00ebr kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb banimit dhe p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7imkat jan\u00eb p\u00ebrhapur shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje dhe banor\u00ebt e saj mundohen tani t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me k\u00ebta parazit\u00eb. Lagja ka madje nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebr luftimin e insekteve t\u00eb d\u00ebmshme, por banor\u00ebt kan\u00eb par\u00eb se shfaros\u00ebsit e insekteve nuk jan\u00eb edhe aq efektiv\u00eb, p\u00ebr shembull kur sp\u00ebrkasin vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua i tregoi Lynch-it, se shfaros\u00ebsi i insekteve erdhi n\u00eb banes\u00ebn e fqinjit t\u00eb saj, pak pasi kishte qen\u00eb tek banesa e saj m\u00eb par\u00eb. Ajo vuri nj\u00eb cop\u00eb leck\u00eb n\u00eb tubin e vog\u00ebl t\u00eb ventilimit n\u00eb murin e p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb tjer\u00ebt dhe pasi banesa e fqinjit u sp\u00ebrkat me helm e morri leck\u00ebn. N\u00eb t\u00eb kishte \u00e7imka. Ato i kishin shp\u00ebtuar gazit, duke shkuar n\u00eb banes\u00ebn e fqinjit n\u00ebp\u00ebrmjet tubit t\u00eb ventilimit.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht nga mungesa e parave, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shfaros\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb insektesh ose p\u00ebr t&#8217;u larguar fare nga kjo lagje, shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Govanhillit kan\u00eb hequr dor\u00eb edhe p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, nga sp\u00ebrkatja banesave me kimikate nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj.\u00a0<\/p>\n<p>&#8220;Ata blejn\u00eb fur\u00e7a me avull q\u00eb luftojn\u00eb \u00e7imkat dhe kan\u00eb plane shum\u00eb strikte pastrimi, pra p\u00ebrdorin metoda pa kimikate, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga insektet, metoda q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr familjet e tyre,\u201d tregon Lynch.\u00a0<\/p>\n<p>Ajo v\u00eb theksin edhe tek aspektet e mbrojtjes s\u00eb ambientit. &#8220;Po t\u00eb kesh para, ti mund t\u00eb shp\u00ebtosh nga nj\u00eb situat\u00eb e keqe me \u00e7imkat. Ne t\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb kemi jet\u00eb t\u00eb dizinfektuar, t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb patrazuar, por p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb shkaktojm\u00eb shum\u00eb d\u00ebme. K\u00ebto probleme mjedisi nuk largohen leht\u00eb, prandaj un\u00eb mendoj se ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga banor\u00ebt e Govanhillit. Ata nuk mendojn\u00eb se jan\u00eb viktima, mendojn\u00eb se jan\u00eb inovativ\u00eb dhe pragmatik\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Si mund t&#8217;i mbash \u00e7imkat larg<\/p>\n<p>M\u00eb e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb makthin e \u00e7imkave ta mbash larg q\u00eb nga fillimi. Duke penguar ardhjen e parazit\u00ebve n\u00eb banes\u00eb. Kur shkoni n\u00eb udh\u00ebtime, vendoseni valixhen kur ktheheni n\u00eb sht\u00ebpi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vask\u00eb. \u00c7imkat nuk ngjiten dot n\u00eb muret e shk\u00eblqyeshme t\u00eb vask\u00ebs. Kontrolloni dyshekun dhe kok\u00ebn e krevatit mos shihni njolla t\u00eb dyshimta, dhe sigurisht mos shihni vet\u00eb \u00e7imkat. Veshjet e palara mos i lini shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb, por mbajini brenda n\u00eb valixhe e \u00e7anta, sepse si\u00e7 ka treguar nj\u00eb studim i Universitetit t\u00eb Sheffield-it n\u00eb Angli, \u00e7imkat t\u00ebrhiqen shum\u00eb nga era e rrobave t\u00eb palara.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni pas kthimit nga nj\u00eb udh\u00ebtim, \u00ebsht\u00eb t\u00eb lini t\u00eb gjitha \u00e7antat e udh\u00ebtimit n\u00eb nj\u00eb frigorifer p\u00ebr 48 or\u00eb rresht. Kjo ngordh parazit\u00ebt. Veshjet q\u00eb keni pasur n\u00eb udh\u00ebtim duhen lar\u00eb n\u00eb temperatur\u00eb 60 grad\u00eb. Sipas Kasig, kjo nuk \u00ebsht\u00eb metod\u00eb edhe aq e suksesshme. &#8220;Lavatri\u00e7et e sotme q\u00eb harxhojn\u00eb pak energji, i mbajn\u00eb rrobat vet\u00ebm disa minuta n\u00eb 60 grad\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb disa \u00e7imka mund t\u00eb mbijetojn\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb aeroportin e Frankfurtit, ju mund t\u00eb k\u00ebrkoni q\u00eb valixhet tuaja t\u00eb hetohen nga nj\u00eb ekip qensh q\u00eb nuhasin \u00e7imkat. Frankfurti \u00ebsht\u00eb aeroporti i par\u00eb n\u00eb Gjermani, q\u00eb ofron sh\u00ebrbim t\u00eb till\u00eb. Para udh\u00ebtimit duhet t\u00eb regjistrohesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Kostoja \u00ebsht\u00eb rreth 100 euro. Por kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lir\u00eb se sa lufta kund\u00ebr parazit\u00ebve, kur shkoni n\u00eb sht\u00ebpi dhe ju shp\u00ebton nga drama e paniku q\u00eb ka pasoja afatgjata.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e-250x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-61378\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e-250x300.jpeg 250w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e-855x1024.jpeg 855w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e-768x920.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e-860x1030.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/9fdf3dc7-c384-4ef5-967c-0c87b20b029e.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Carla Bleiker Nj\u00eb vit para zhvillimit t\u00eb Loj\u00ebrave Olimpike, Parisi po lufton kund\u00ebr epidemis\u00eb s\u00eb \u00e7imkave. Por k\u00ebto insekte \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i luftosh. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrvoj\u00eb ka pasur edhe autorja e DW q\u00eb shkroi k\u00ebt\u00eb artikull. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb shkaktojn\u00eb \u00e7imkat, dhe ata q\u00eb nuk e kan\u00eb provuar ndonj\u00ebher\u00eb nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":61379,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-61377","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61377","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61377"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61377\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61381,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61377\/revisions\/61381"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61379"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}