{"id":60861,"date":"2023-10-02T18:07:34","date_gmt":"2023-10-02T18:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=60861"},"modified":"2023-10-02T18:07:34","modified_gmt":"2023-10-02T18:07:34","slug":"av-paulin-paplekaj-gabove-elez-aleks-replike-per-parime-jo-per-emra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/10\/02\/av-paulin-paplekaj-gabove-elez-aleks-replike-per-parime-jo-per-emra\/","title":{"rendered":"Av. Paulin Paplekaj\/ Gabove Elez (Aleks)! Replik\u00eb p\u00ebr parime, jo p\u00ebr emra&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>(\u2026Tri fjal\u00eb, rreth shkrimit t\u00eb Ish gjyqtarit Aleks Nikolli, publikuar n\u00eb faqen e tij publike ne facebook me titull :<br \/>\n \u201cDy fjal\u00eb rreth debatit mbi mbrojt\u00ebsit e t\u00eb pandehurve&#8230;\u201d.<br \/>\nNdryshimi i emrit nga Aleks n\u00eb Elez, nuk ka  aspak q\u00ebllim denigrues, por ma shum\u00eb me paraqit nj\u00eb fenomen t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb i ka ndodh\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb n\u00eb shekuj, q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime pragmatiste, konvertonin emrin e tyre, konvertonin sjelljet e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbijetonin p\u00ebrball\u00eb sundimtar\u00ebve othoman, gja e cila vazhdon edhe sot n\u00eb mend\u00ebsiin\u00eb e shum\u00eb individ\u00ebve\u2026<br \/>\nDihet q\u00eb emri Aleks, n\u00eb veri ka p\u00ebsue rotaciz\u00ebm n\u00eb Elez\u2026Fjala vjen. Dihet rotacizmi i emrit nga Gjergj Aleks Ilia, n\u00eb Gjergj Elez Alia\u2026.)&#8230;.<\/p>\n<p>Para do koh\u00ebsh, i nxitur nga nj\u00eb ngucakeq publik i kazan-medias, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ushtrues i profesionit t\u00eb avokatis\u00eb, t\u00eb cilin e kam pag\u00ebzuar me emrin prendimor \u201cStela e drejt\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs e medias\u201d  u p\u00ebrfshiva n\u00eb nje debat publik brenda hapsir\u00ebs time t\u00eb facebook, n\u00eb lidhje me problemet e institucionit t\u00eb Avokatis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<br \/>\nShum\u00eb pak avokat dinjitoz u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb debatin e hapur, por duksh\u00ebm u ndam\u00eb ne dy llogore\u2026<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb u pozicionuam ne, avokat\u00ebt e lir\u00eb n\u00eb shpirt e mendje q\u00eb donim t\u00eb trajtonim n\u00eb nj\u00eb debat shterrues t\u00eb gjitha problemet e avokatis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke guxuar t\u00eb v\u00ebnim dor\u00ebn mbi plag\u00eb p\u00ebr shkakun e problemve por edhe edhe tek individ\u00ebt shkaktues t\u00eb k\u00ebtyne problemeve, dhe nga ana  tjet\u00ebr, u pozicionuan avokat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shqet\u00ebsim vet\u00ebm nj\u00eb problem t\u00eb avokatis\u00eb:<br \/>\n \u201cSe si duhet t\u00eb bindin publikun q\u00eb amoraliteti i tyre, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me klient\u00ebt, \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm madje edhe i moralsh\u00ebm\u2026\u201d<br \/>\nN\u00eb fakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogoren e dyt\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ngucakeqit \u201cStela e drejt\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs e medias\u201d, ish- Minist\u00ebr Drejt\u00ebsie e ish e ish\u2026 aktualisht avokat, pak kush guxoi ta mb\u00ebshteste me analiz\u00eb publike, p\u00ebrve\u00e7se i b\u00ebnin fresk me komente mikluese\u2026<\/p>\n<p>Para tre dit\u00ebsh nj\u00eb mik i imi virtual, ish gjyqtar, i ngecur n\u00eb rrjet\u00ebn e vetingut,dhe q\u00eb aktualisht ka marr\u00eb licens\u00ebn e avokatis\u00eb me nj\u00eb analiz\u00eb  \u201ctototo e tata\u201d, (si\u00e7 Faik Konica, quante poezit\u00eb e Naim Frash\u00ebrit), mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb analizoj\u00eb profesionin e avokatis\u00eb n\u00eb kanv\u00ebshtrimin e marr\u00ebdhanies avokat- klient, n\u00eb nj\u00eb publikim me titull : \u201cDy fjal\u00eb rreth debatit mbi mbrojt\u00ebsit e t\u00eb pandehurve&#8230;\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk u habita me guximin e tij me analizue nj\u00eb profesion q\u00eb e ka filluar rishtaz, profesion t\u00eb cilin e ka n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur deri n\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim, kur kishte \u201c\u00e7eki\u00e7in e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dor\u00eb si gjyqtar\u201d, por u \u00e7udita q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me mendimin e dhunuesit t\u00eb tij, ish ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb, i cili ka hartuar reform\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ky gjyqtar e t\u00eb tjer\u00eb si ky, t\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb\u2026<br \/>\nMbase mendimi i ish ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, renegat e Sulltan Ram\u00ebs, e renegat i kryehajnit Meta, mundet me p\u00ebrkue me mendimin e mikut tim virtual Elezit,  prej se tash u ka ra p\u00ebr barr\u00eb q\u00eb si dy \u201cIsh-funksionar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, ta bindin publikun se me sjelljen amorale t\u00eb tyne p\u00ebr me mbrojtur kontigjentin kriminal q\u00eb deri dje, vendosnin drejt\u00ebsi p\u00ebr ta, nuk po kryejn\u00eb m\u00ebkat, prej se sakrifica me mbajt familjen prevalon edhe mbi m\u00ebkatet, por q\u00eb gjith\u00ebsesi vler\u00ebsoj se Elezi duhet me qen\u00eb ma i p\u00ebrvujtun para miqve e publikut, mbas \u201cp\u00ebrdhunimit\u201d q\u00eb i ka ba Sulltani dhe ish ministri i tij, me t\u00eb cilin sot bashkon arsyetimin . S\u00eb paku t\u00eb hesht p\u00ebr do koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>T\u00eb jem i sinqert\u00eb, t\u00eb shkarkuarit nga vetingu me dhimbsen e ndjej\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb thell\u00eb njer\u00ebzore, sepse kan\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb proces t\u00eb traumatizuar madje nuk asht e tep\u00ebrt t\u00ea them, deri edhe t\u00eb \u00e7\u2019njerzuar, mbasi shumica e tyre nuk jan\u00eb shkarkuar p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale, por si hajna q\u00eb nuk justifikonin dot parat e p\u00ebrfituara me abuzim\u2026<br \/>\nNdaj dhe p\u00ebrpiqem t\u00eb mos e \u201cmrehi shum\u00eb lapsin\u201d n\u00eb  debat me ta, prej se un\u00eb, p\u00ebr nga natyra jam nj\u00eb njeri, q\u00eb se mbaj dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn brenda pa e than\u00eb, e k\u00ebsisoj kjo v\u00ebrtet i l\u00ebndon shum\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori t\u2019shkarkuarish\u2026<br \/>\nE di q\u00eb, Elezi do m\u00ebrzitet me mua. Por jo vet\u00ebm! Shum\u00eb miq t\u00eb mij\u00eb, q\u00eb padrejt\u00ebsisht apo me me \u201challall\u201d kan\u00eb mbet n\u00eb \u201crrjet\u00ebn\u2019 e Vetingut, do m\u00ebrziten me mua, p\u00ebr mendimet q\u00eb do shpreh n\u00eb vijim, por sikurse thoshte Aristoteli, \u201cPo,un\u00eb e dua Platonin ai \u00ebsht\u00eb miku im, por t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e dua m\u00eb shum\u00eb, se asht mik ma i mir\u00eb\u201d, edhe un\u00eb do t\u2019faq t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb e ndjej\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr me iu rikthye debatitit t\u00eb nxitur edhe prej ngucakeqit, e m\u00eb pas  i provokuar prej meje, me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb institucionit t\u00eb avokatis\u00eb, n\u00eb raport me sa analizon edhe Elezi n\u00eb shkrimin e tij\u00eb, t\u00eb bije n\u00eb sy fakti se edhe Elezi ashtu sikurse \u201cStela e drejt\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs e medias\u201d, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me marr\u00ebdh\u00ebnien e avokatit me klientin, n\u00eb procesin penal, pa e analizuar k\u00ebt\u00eb profesion n\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e tij .<\/p>\n<p>N\u00ebse analizohet institucioni i avokatis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet ma s\u00eb paku t\u00eb shihet nga tre k\u00ebndv\u00ebshtrime.<br \/>\n1. Organizimi dhe drejtimi i institucionit t\u00eb avokatis\u00eb, n\u00eb mbas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs;<br \/>\n2. Dinjiteti i avokatit n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\n3. Marr\u00ebdhania avokat \u2013klient.<\/p>\n<p>Sa i takon kanv\u00ebshtrimit t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nDihet q\u00eb mbas r\u00ebnjes s\u00eb diktatur\u00ebs, Institucioni i Avokatis\u00eb, u themelua dhe u drejtua nga ish Gjyqtar\u00eb, Ish prokuror\u00eb, ish hetues t\u00eb sistemit komunist, t\u00eb larguar nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, dhe q\u00eb gjeten vend n\u00eb at\u00eb q\u00eb un\u00eb e quaj \u201cOrganizata Kriminale e Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb\u201d , etiketim ky p\u00ebr shkak t\u00eb drejtuesve t\u00eb k\u00ebsaj dhome.<br \/>\nAta q\u00eb deri n\u00eb ndryshimin e sitemit politik  n\u00eb vend, e ushtronin profesionin e tyre si Inkuzitor t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj popullit, papritur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb akrrrobacie spektakolare,  na u shfaq\u00ebn  si professor, t\u00eb sistemit akuzator. <\/p>\n<p>Drejtuesi i par\u00eb i Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, u b\u00eb ish-Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb p\u00ebr ironi t\u00eb faktit,  t\u00eb par\u00ebn \u00e7\u00ebshtje si avokat, kishte mbrojtjen ligjore t\u00eb ish diktatorit Ramiz Alia. Mbas vrasjes s\u00eb tij t\u00eb mistershme, fakt t\u00eb cilin nuk pranoi as vet\u00eb i ndjeri tua b\u00ebnte me dije organeve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, vendin e tij e zuri nj\u00eb ish hetues i monizmit dhe ish-Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i shkarkuar nga sitemi i drejt\u00ebsis\u00eb, vend t\u00eb cilin vazhdon ta ushtroj\u00eb prej afro 25 vite, edhe sot, si nj\u00eb Padrino i v\u00ebrtet i i drejtimit t\u00eb Organizat\u00ebs Kriminale t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb ky rrjet kriminal avokat\u00ebsh, t\u00eb funksiononin me eficenc\u00eb, u duheshin para. Ndaj dhe filluan rekrutimet pa kriter t\u00eb avokat\u00ebve, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb tu vilnin detyrimet financiare n\u00eb miliarda lek, pa dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebrpara  asnj\u00eb institucioni publik. Fjala vjen, un\u00eb e kam marr\u00eb licens\u00ebn e avokatis\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 23 vje\u00e7are, pa patur eksperienc\u00eb, madje as pjekurin\u00eb e duhur p\u00ebr ta ushtruar si profesion, e mbi t\u00eb gjitha pa patur njohje n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg profesionalizmi, ku njerzit mund t\u00eb m\u00eb besonin hallin e tyre p\u00ebr tua zgjidhur.<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb kjo p\u00ebr veten time, imagjinoni pak faktin q\u00eb Elezi dhe t\u00eb tjer\u00eb miq t\u00eb mij\u00eb, pat\u00ebn fatbardh\u00ebsin\u00eb p\u00ebr veten e familjen e tyre, t\u00eb diplomoheshin si magjistrat n\u00eb mosh\u00ebn 25 vjecare, dhe ta ushtronin k\u00ebt\u00eb profesion p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e popullit q\u00eb u p\u00ebrball\u00eb me vendimet e ca prokurrov\u00eb e gjyq\u00ebtar\u00ebve t\u00eb pa eksperiec\u00eb, t\u00eb papjekur, e m\u00eb s\u00eb keqi t\u00eb etur p\u00ebr para&#8230; Gjyqtar e prokuror t\u00eb vjet\u00ebr thon\u00eb me shaka: \u201cDeri sa dol\u00ebn magjistrat\u00ebt n\u00eb pun\u00eb, ne nuk nihnim as dollar e as euro. K\u00ebta na m\u00ebsuan me valut\u00ebn e huaj\u201d  <\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi, \u201cMjeshtrat\u201d e Organizat\u00ebs Kriminale, gjithnj\u00eb jan\u00eb kujdesur q\u00eb avokat\u00ebt e rij q\u00eb hyjn\u00eb rishtaz n\u00eb sistem, mos t\u00eb kishin mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin n\u00eb t\u00eb tre shkall\u00ebt e gjykimit, duke ua b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb pamundur ushtrimin e profesionit t\u00eb tyre.<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb tro\u00e7: Ata donin\/ duan, lek\u00ebt p\u00ebr gjasme nj\u00eb shkoll\u00eb avokatie q\u00eb kan\u00eb hapur, duan lek\u00ebt p\u00ebr provimin(ky korrupsion), duan lek\u00ebt p\u00ebr licens\u00ebn dhe duan lek\u00ebt p\u00ebr detyrimet vjetore ndaj Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb. Ama,  pun\u00ebn e klient\u00ebt i kanalizojn\u00eb tu shkoj\u00eb atyre, n\u00ebp\u00ebrmjet ligjeve e rregulloreve antikushtetuese, duke ua mohuar t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit avokat\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykimit.<\/p>\n<p>Sa i takon k\u00ebnv\u00ebshtrimit t\u00eb dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb dinjitetit t\u00eb avokatit, mendoj se nuk ka ndonj\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb bot\u00ebs demokratike, ku dinjiteti i avokatit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur sesa n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe kjo nuk vjen edhe aq prej zollumit t\u00eb pushtetit ekzekutiv, apo atij gjyq\u00ebsor, por ma s\u00eb tep\u00ebrmi prej zollumit dhe dashakeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb  drejtuesve t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kart\u00ebn e avokatit, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnimi:<br \/>\n\u201cAvokati n\u00eb funksion t\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit  ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga institucionet e administrat\u00ebs publike, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin spjegime, t\u00eb dh\u00ebna dhe dokumente q\u00eb kan\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen ose personin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet ose mbrohet prej tij. Institucionet e administrat\u00ebs publike, sipas kompetenc\u00ebs dhe procedurave ligjore, q\u00eb rregullojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit\u201d \u2013 sigurisht t\u00eb drejta  k\u00ebto q\u00eb nihen nga ligji&#8230;<\/p>\n<p>Por sa efi\u00e7ent \u00ebsht\u00eb avokati n\u00eb realizimin e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave para institucioneve t\u00eb administrat\u00ebs publike?!<br \/>\n &#8211; Avokat\u00ebt trajtohen nj\u00ebsoj si gjith\u00eb qytetar\u00ebt, para institucioneve t\u00eb administrat\u00ebs publike, lihen n\u00eb rradh\u00eb pafund p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb sqarim, asnj\u00eb institucion nuk kthen p\u00ebrgjigje sipas objektit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr asnj\u00ebher\u00eb nuk marrin p\u00ebrgjigje brenda afateve ligjore. Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur ky shqet\u00ebsim nga Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb?!<br \/>\n&#8211; Ligji i njeh nj\u00eb personi t\u00eb ndaluar apo arrestuar t\u00eb drejt\u00ebn  t\u00eb mbrohet me avokatin q\u00eb ai e k\u00ebrkon. Por n\u00ebse avokati i k\u00ebrkuar nga i ndaluari paraqitet para organeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, nuk lejohet t\u00eb kryej\u00eb detyr\u00ebn e tij, pa patur nj\u00eb prokur\u00eb nga familjari i t\u00eb ndaluarit, pa marr\u00eb parasysh faktin se ky mund t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb familjar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, apo mund t\u00eb jet\u00eb shtetas i huaj.  A \u00ebsht\u00eb ngritur ky shqet\u00ebsim nga drejtuesit e dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb?! Absolutisht Jo. Sepse atyre u hapen dyert, ata lejohen.<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsimin q\u00eb prokurorit\u00eb e vendit, nuk japin aktet dhe provat avokat\u00ebve, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb sorollat\u00ebn me depozitime k\u00ebrkesash pa p\u00ebrgjigje.<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsimin e munges\u00ebs s\u00eb \u201carm\u00ebve\u201d t\u00eb pabarabarta n\u00eb nj\u00eb proces penal, ku vendimet gjyq\u00ebsore, (kryesisht masat e sigurimit personal), vendosen n\u00eb zyr\u00ebn e gjyqtarit nga Gjykat\u00ebsi dhe Prokurori bashkarist, t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb sall\u00ebn gjyq\u00ebsore nga e nj\u00ebjta der\u00eb, dhe q\u00eb mjerisht edhe n\u00eb ligj thuhet&#8230;\u201dProkuroria Pran\u00eb gjykat\u00ebs&#8230;.\u201d, dhe procesi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb thjesht fiktiv&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsimin q\u00eb gjykatat  shtyjn\u00eb oraret e seancave gjyq\u00ebsore, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur avokat\u00ebve ushtrimin e profesionit, shtyjn\u00eb seancat gjyq\u00ebsore dhe vendim-marrjen me vite, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shkelin me k\u00ebmb\u00eb avokat\u00ebt n\u00ebse k\u00ebta p\u00ebr arsye objektive nuk mund t\u00eb jen prezent n\u00eb gjyqin q\u00eb zhvillohet kur u b\u00ebhet p\u00ebr mbar\u00eb gjyqtar\u00ebve p\u00ebr ta zhvilluar.<br \/>\n&#8211; Sa her\u00eb, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokatis\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsimin q\u00eb gjyqet zhvillohen n\u00eb Dhom\u00eb K\u00ebshillimi, pa prezenc\u00ebn e avokat\u00ebve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me procesin e rregult ligjor, praktik\u00eb e cila konsiderohet shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga GJEDNJ?!<\/p>\n<p>&#8211; Pse, avokat\u00ebt etiketohen sekser\u00eb, dhe kush nga ata e ushtron k\u00ebt\u00eb zanat t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb kan\u00eb ndy gjith\u00eb trup\u00ebn e avokatis\u00eb s\u00eb vendit?!<br \/>\nShum\u00eb syresh, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb devulgohet p\u00ebrgjigjia, q\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht Ish Gjyqtar\u00eb, ish prokuror, ish Ministra etj, q\u00eb vazhdojn\u00eb ti ruajn\u00eb lidhjet me koleg\u00ebt e tyre brenda sitemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe brenda ekzekutivit, me t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje paraprake sekserlliku, p\u00ebr zgjidhjen n\u00eb fafor t\u00eb klientit t\u00eb tyre t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve administrative e gjyq\u00ebsore. Avokat\u00ebt e rinj, por edhe ata t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb ndershme, nuk e kan\u00eb luksin t\u00eb ken\u00eb njohje direkte me gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pazare e allishverishe n\u00eb kurriz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Elezi, dhe \u201cStela e drejt\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs e medias\u201d, nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar ti shohin k\u00ebto probleme, sepse s\u00eb pari kan\u00eb marr\u00eb licens\u00ebn e avokatis\u00eb, nga k\u00ebta drejtues kriminal, t\u00eb Dhom\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Avokatis\u00eb, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dinjitetin e avokatit ma shum\u00eb se askush e ka shkelmuar Elezi dhe ish ministri i drejt\u00ebsis\u00eb, kur ishin brenda sitemit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Por le t\u00eb merremi me elementin e tret\u00eb t\u00eb cilin e analizon edhe  Elezi, duke bashkue mendimin me \u201cStela e drejt\u00ebsis\u00eb, politik\u00ebs e medias\u201d at\u00eb t\u00eb marr\u00ebwnies Avokat- Klient.<\/p>\n<p>I kontekstualizuar shkrimi i Elezit, thot\u00eb, se Avokati ka p\u00ebr detyrim t\u00eb mbroj\u00eb \u00e7do hallxhi q\u00eb paraqitet pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb ligjore, ciladoqoft\u00eb vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akuzohet. <\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb analizojm\u00eb edhe disa argumente \u201ctototo tatata\u2019 t\u00eb Elezit n\u00eb analiz\u00ebn e tij, m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment un\u00eb nuk kam deklaruar q\u00eb nj\u00eb shtetasi i duhet mohuar mbrojta me avokat.<br \/>\nAjo q\u00eb un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dhe vazhdoj t\u00eb them, \u00ebsht\u00eb se seicili avokat, ka nj\u00eb konstrukt parimesh, brenda t\u00eb cilave ia lejon vetes t\u00eb ofroj\u00eb mbrojtje ligjore ose jo p\u00ebr nj\u00eb delikuent. E k\u00ebsisoj un\u00eb nuk mund t\u00eb pajtohem vendimin e nj\u00eb avokati q\u00eb m\u00eb par\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn e ish ministrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb \u00e7do dit\u00eb del n\u00eb media duke kritikuar e duke akuzuar politikisht ministrat si hajdut, n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebta ministra a funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb a bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tyre,  p\u00ebrballen me ligjin, ai t\u00eb b\u00ebhet avokat i tyre. Un\u00eb nuk mund t\u00eb pranoj q\u00eb nj\u00eb ish prokuror, q\u00eb ka ka akuzuar nj\u00eb delikuent, dhe ka b\u00ebr\u00eb dosjen e tij hetimore, n\u00eb momentin q\u00eb del avokat, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb mbroj\u00eb po k\u00ebt\u00eb delikuent, p\u00ebrball\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebve u ka kaluar dosja, apo m\u00eb keq akoma, si mund t\u00eb pranohet fakti q\u00eb nj\u00eb ish gjyqtar, q\u00eb ka vendosur fajsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrsoni, tashm\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit t\u00eb paraqitet p\u00ebrpara ish koleg\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb atij delikuenti q\u00eb ky e kish deklaruar t\u00eb fajsh\u00ebm&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr tu kthyer te analiza e Elezit, ai nd\u00ebr t\u00eb tjera shprehet: <\/p>\n<p>\u201cAvokati, \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb besnik i klientit dhe tek Ai, i pandehuri sheh shpres\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebtimin e tij. Avokati gjat\u00eb kryerjes s\u00eb funksionit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb edhe psikolog, edhe klerik dhe deri edhe sh\u00ebrues shpirt\u00ebror i tij. Pas Zotit, avokati \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i besuesh\u00ebm i t\u00eb pandehurit! P\u00ebr sa t\u00eb zgjas\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie, edhe m\u00eb shum\u00eb edhe se ata q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn\u201d <\/p>\n<p>N\u00ebse e v\u00ebreni me kujdes, elezi vazhdon t\u00eb argumentoj\u00eb si Gjyqtar\u00eb.  N\u00eb fakt, Mbas Zotit n\u00eb qiell, n\u00eb tok\u00eb Zot p\u00ebr t\u00eb pandehurin por edhe p\u00ebr cdo qytetar\u00eb, \u00ebsht\u00eb Gjyqtari q\u00eb i bije \u00e7eki\u00e7it t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe vendos p\u00ebr lirin\u00eb e personit, p\u00ebr pasurin\u00eb e tij apo edhe t\u00eb tjera marr\u00ebdhanie tiok\u00ebsore. N\u00ebse arsyetojm\u00eb me analogji, Avokati n\u00eb raport me klientin e tij dhe p\u00ebrball\u00eb gjyqtarit, \u00ebsht\u00eb si prifti n\u00eb raport me besimtarin e tij, p\u00ebrball\u00eb Zotit\u2026. I Pandehuri, qytetari e \u00e7do kush tjet\u00ebr q\u00eb ka nj\u00eb mendje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e din k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Elezit, q\u00eb don tu t\u2019faqet klient\u00ebve si Zoti i jet\u00ebs tyre tok\u00ebsore. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, pasazh t\u00eb argumentitt t\u00eb tij, elezi shprehet:<\/p>\n<p>\u201c\u2026.Duke kopjuar stilin e ilustrimit nga nj\u00eb miku im virtual me afiliacion nga fizika, nj\u00eb avokat i mir\u00eb duhet ti ngjaj\u00eb nj\u00eb pompe nxeht\u00ebsie cil\u00ebsore (pajisja e jashtme e kondicionerit), e cila n\u00eb temperatura tejet t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb dim\u00ebr, duhet t\u00eb marr\u00eb nxeht\u00ebsi nga i ftohti q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngroh\u00eb ambientin e brendsh\u00ebm dhe e kund\u00ebrta n\u00eb ver\u00eb, duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb nga i nxehti p\u00ebrv\u00eblues i jasht\u00ebm, q\u00eb t\u00eb ftoh\u00eb ambientin e brendsh\u00ebm. Shum\u00eb nga ju nuk e keni vrar\u00eb kurr\u00eb mendjen se si ndodh kjo, por t\u00eb pakt\u00ebn duhet ta dini q\u00eb nj\u00eb kondicioner cil\u00ebsor arrin q\u00eb t\u00eb ngroh\u00eb n\u00eb temperatura t\u00eb jashtme deri n\u00eb -25 C dhe t\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb temperatura t\u00eb jashtme deri n\u00eb +55 C!&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Mbase jam i gabuar, por p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj t\u00eb flitet p\u00ebr \u201cPomp\u00eb nxeht\u00ebsie\u201dsi pajisje e jashtme e kondicionerit. Gjith\u00ebsesi, edhe n\u00ebse e marrim t\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebt\u00eb krahasim, mendoj se Elezi ka pas parasysh pozit\u00ebn e tij si ish gjyqtar e jo si avokat. \u201cMjeshtrat\u201d e Avokatis\u00eb s\u00eb sekserrlikut e korrupsionit, p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb \u201ctempratur\u00ebn konstante\u201d q\u00eb duhet me pas gjyqtar\u00ebt n\u00eb vendimmarrjen etyre, duke i sajdisur ata me parat e nevojshme p\u00ebr nevojat e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendimmarrja me qen\u00eb sa m\u00eb e fovorshme p\u00ebr delikuentin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet prej avokat\u00ebve.<br \/>\nT\u00eb jem i sinqert\u00eb, un\u00eb nuk e di se n\u00eb \u00e7\u2019tempratur\u00eb i merrte vendimet elezi si gjyqtar, por di t\u00eb them, se ky krahasim i tij na ka dhan\u00eb me kuptue se si duhet me funksionue sekserlliku e allishverishi. <\/p>\n<p>Elez e pranoj se ti, duhet t\u00eb jesh i pakunkuruesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr ta mbyll, shum\u00eb i nderti Elez, medoj se ti gabove q\u00eb u ngute me fol\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profesion q\u00eb sapo e ke fillue rishtaz, nj\u00eb profesion q\u00eb i  ke shkelmue dinjitetin kur kur ishe gjyqtar, q\u00eb fole vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb aspekt t\u00eb avokatis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb amorashmen ta t\u2019faq\u00ebsh si t\u00eb moralshme, q\u00eb bashkove mendimin me dhunuesit e tu, sado q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkoj\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me ta, (ta ruaje edhe p\u00ebr Pak koh\u00eb pa e shgpreh k\u00ebt\u00eb mendim), e p\u00ebr me tep\u00ebr o i dashuri Elez, u tregove arrogant me disa koleg t\u00eb tu q\u00eb komentuan mendime t\u00eb ndryshme nga ti, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt isha edhe un\u00eb. <\/p>\n<p>Elez. populli thot\u00eb: &#8220;Marrja flen e i zoti se len!&#8221;<br \/>\nHesht Elez se ma mir\u00eb p\u00ebr ty! <\/p>\n<p>PS. U k\u00ebrkoj ndjes\u00eb shoq\u00ebris\u00eb time, q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb shohin t\u00eb shkruaj n\u00eb gjuh\u00ebn e v\u00ebrtet shqipe, dhe tani po m\u00eb lexojn\u00eb n\u00eb standart, por e kam ba n\u00eb respekt t\u00eb debatit me t\u00eb ndertin Elez Nikolli, i cili me gjas\u00eb nuk e kupton ma gjuh\u00ebn e burrave dhe grave t\u00eb denja, por i p\u00eblqen standarti i konvertuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(\u2026Tri fjal\u00eb, rreth shkrimit t\u00eb Ish gjyqtarit Aleks Nikolli, publikuar n\u00eb faqen e tij publike ne facebook me titull : \u201cDy fjal\u00eb rreth debatit mbi mbrojt\u00ebsit e t\u00eb pandehurve&#8230;\u201d. Ndryshimi i emrit nga Aleks n\u00eb Elez, nuk ka aspak q\u00ebllim denigrues, por ma shum\u00eb me paraqit nj\u00eb fenomen t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb i ka ndodh\u00eb shoq\u00ebris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":60862,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60861","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60863,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60861\/revisions\/60863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}