{"id":60373,"date":"2023-09-27T09:09:00","date_gmt":"2023-09-27T09:09:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=60373"},"modified":"2023-09-27T09:09:00","modified_gmt":"2023-09-27T09:09:00","slug":"faruk-myrtaj-dikush-kerkon-te-ulet-ne-vendin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/27\/faruk-myrtaj-dikush-kerkon-te-ulet-ne-vendin-e-tij\/","title":{"rendered":"Faruk Myrtaj\/ DIKUSH K\u00cbRKON T\u00cb ULET N\u00cb VENDIN E TIJ"},"content":{"rendered":"<p>Babai m\u00eb kishte thirrur me telegram, se ato koh\u00eb s\u2019kishte telefona. Mendja m\u00eb shkoi tek sh\u00ebndeti i n\u00ebn\u00ebs. M\u00eb von\u00eb do kuptonim se ai, q\u00eb dukej se mbahej m\u00eb i fort\u00eb, ai do lodhej, ai do epej m\u00eb shpejt se n\u00ebna, dhe do ikte p\u00ebrpara saj.<br \/>\nArrita te agjencia e udh\u00ebtar\u00ebve, ku pash\u00eb nj\u00ebrin nga v\u00ebllez\u00ebrit. Nuk e pyeta, as m\u00eb tha gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, u habit q\u00eb vija pa lajm\u00ebrim. S\u2019dinte gj\u00eb fare p\u00ebr telegramin q\u00eb kisha prej babait. N\u00eb sht\u00ebpi u p\u00ebrsh\u00ebndosha me t\u00eb gjith\u00eb, n\u00ebna dhe v\u00ebllai  po ata. Po pra, kot kisha ngritur merak, por nuk e zgjati loj\u00ebn babai. K\u00ebrkoi t\u00eb dilnim jasht\u00eb. Vet\u00ebm ai dhe un\u00eb.<br \/>\nMbeta kok\u00eb-ulur, p\u00ebr pak. Mbase t\u00eb tjer\u00ebt ndjeheshin ngusht\u00eb nga zgjedhja e babait, por shtova se mund t\u00eb mendonin p\u00ebr ndonj\u00eb lajm q\u00eb sillja un\u00eb, nga kryeqyteti.<\/p>\n<p>Biseda nisi vet\u00ebm kur dol\u00ebm n\u00eb natyr\u00eb, te varret e vjet\u00ebr. Ishte babai, q\u00eb i shtyu hapat p\u00ebr andej. M\u00eb kishte larguar nga kryeqyteti, m\u00eb nxori edhe jasht\u00eb sht\u00ebpie, jasht\u00eb t\u00ebr\u00eb vesh\u00ebve, n\u00eb natyr\u00eb, aty ku njeriu b\u00ebhet i d\u00ebgjuesh\u00ebm dhe i natyrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb nisa n\u00eb shkoll\u00eb dhe ti mbete atje. S\u2019kam tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebmbej mendje. K\u00ebta q\u00eb mbet\u00ebn k\u00ebtu\u2026m\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb hall. Njeri m\u00ebson t\u00eb tjer\u00ebt kur s\u2019di vet, tjetri vet\u00ebm pas bag\u00ebtis\u00eb di t\u00eb eci!<\/p>\n<p>Po qeshja me m\u00ebnyr\u00ebn se si i etiketonte dy v\u00ebllez\u00ebrit e mi por ca m\u00eb tej babai ndaloi dhe, si\u00e7 e kishte b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn, u ul\u00eb n\u00eb bisht, nxori kutin\u00eb e duhanit dhe nisi t\u00eb dridhte nj\u00eb cigare. Duart i dridheshin si fija e letr\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn koi duhan. Edhe kur nduku me dh\u00ebmb\u00eb cepat e letr\u00ebs s\u00eb cigares, p\u00ebr ta njomur dhe ngjitur m\u00eb kollaj, dukej nervoz. E ndoqa me sy, n\u00eb gjith\u00eb l\u00ebvizjet. Kur shkrepi \u00e7akmakun, mu duk se i mori flak\u00eb fytyra. Dhe iu b\u00ebn\u00eb krah\u00eb buz\u00ebt. <\/p>\n<p>Nuk u nguta t\u00eb merrja vesh \u00e7\u2019desh t\u00eb thoshte. Le t\u00eb dilte vet, kur t\u00eb donte. Apo kishte ardhur ajo mosh\u00eb edhe p\u00ebr prindin tim kur njeriu fillon e b\u00ebhet i huaj p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt. Pleq\u00ebria, nj\u00eb ur\u00eb zjarri q\u00eb digjet n\u00ebn hi teksa befas, d\u00ebgjojm\u00eb q\u00eb njeriu s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb. <\/p>\n<p>Duke p\u00ebrsiatur, shkova nd\u00ebrmend se me prindin kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn diferenc\u00eb moshe, qysh prej kur lindemi. Edhe pse njeri mbetej prindi dhe tjetri biri, vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb caktuar do mund t\u00eb kuptoheshim pa i th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha. Madje pa folur fare. <\/p>\n<p>E ndjeva se babai kishte nevoj\u00eb t\u00eb fliste. Donte t\u00eb d\u00ebgjohej. Donte t\u00eb mos e nd\u00ebrpritja. Mbase nga q\u00eb vet\u00ebm prej kryeqytetit vinin gj\u00ebra e reja, p\u00ebr tu d\u00ebgjuar dhe bindur pa fjal\u00eb, ai vendosi menj\u00ebher\u00eb kushtin: k\u00ebrkoi q\u00eb un\u00eb ta d\u00ebgjoja, si\u00e7 nuk e b\u00ebnin dy v\u00ebllez\u00ebrit aty.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb lan\u00eb pa Zot, or\u2019 bir&#8230;S\u2019po them se e rr\u00ebzuan v\u00ebllez\u00ebrit e tu, por t\u00eb dy, edhe ai m\u00ebsuesi edhe ky \u00e7obani, ishin t\u00eb dy atje kur prish\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb e Zotit. N\u00ebse themi se ishin atje si gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, se s\u2019mund t\u00eb ndaheshin nga t\u00eb tjer\u00ebt, pse g\u00ebzojn\u00eb v\u00ebrtet, xhan\u00ebm? Mir\u00eb atje jasht\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur, n\u00eb sy t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe pa Zot, pse ma shajn\u00eb edhe k\u00ebtu, n\u00eb sht\u00ebpi?!<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjova p\u00ebrse ankohej, kujtova fjal\u00ebt se pleq\u00ebria ishte vakti kur njeriu ndjehet i pa ngish\u00ebm n\u00eb Zot. Ngaq\u00eb jeta duket e shkuar d\u00ebm, hyjn\u00eb n\u00eb merak p\u00ebr jet\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve dhe ngren\u00eb syt\u00eb p\u00ebr nga qielli.<br \/>\n&#8211; Ndodh gjithandej, baba\u2026\u201d, i thash\u00eb, duke e v\u00ebrejtur pjerr\u00ebt. Doja edhe ta p\u00ebrgjoja. Kur l\u00ebndohej, s\u2019d\u00ebgjonte k\u00ebrrk\u00ebnd, por m\u00eb erdhi mir\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb nd\u00ebrpreu. Mbase donte t\u00eb na besonte. Djali I madh, q\u00eb jeton m\u00eb larg, d\u00ebgjohet m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nPas pak, u kthye s\u00ebrish te vetja e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVendin e Zotit nuk e le bosh kush n\u00eb tok\u00eb, ta dish! K\u00ebt\u00eb kam frik\u00eb un\u00eb. Dikush do k\u00ebrkoj t\u00eb ulet n\u00eb vendin e tij&#8230;Kur ta merrni vesh ju k\u00ebt\u00eb, ti dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tu, nuk do jeni gj\u00eb me njeri tjetrin\u2026Do jeni b\u00ebr\u00eb bot\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Tha k\u00ebto, m\u00eb v\u00ebshtroi nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb por, kur u mata t\u00eb thosha di\u00e7ka, ma preu fjal\u00ebn pa e nxjerr\u00eb prej goje.<\/p>\n<p>\u201cMos fol. S\u2019t\u00eb k\u00ebrkova mendje! Edhe me t\u00ebt shoqe mos i thoni t\u00eb gjitha. Lini pak vend bosh p\u00ebr T\u00eb Madhin fare!\u201d<\/p>\n<p>U ngrit dhe mori udh\u00ebn p\u00ebr sht\u00ebpi. Un\u00eb eca pas tij. Asnj\u00eb fjal\u00eb nuk tham\u00eb aty. As na pyeti kush at\u00eb dit\u00eb. As m\u00eb von\u00eb. <\/p>\n<p>As ato pak muaj q\u00eb kaluan, pasi u ktheva n\u00eb kryeqytet, i joshur pas dit\u00ebve si\u00e7 fluturojn\u00eb atje, vet\u00ebm kur m\u00eb njoftuan p\u00ebr vdekjen e tij u kujtova se duhej t\u00eb kisha folur s\u00ebrish, ca m\u00eb gjat\u00eb me t\u00eb, me se s\u2019b\u00ebn duhej t\u00eb isha kthyer s\u00ebrish atje, her\u00eb tjet\u00ebr, sa m\u00eb shpejt. <\/p>\n<p>Duhet t\u00eb isha kthyer. Nuk dija n\u00ebse babai kishte folur me v\u00ebllez\u00ebrit, me n\u00ebn\u00ebn, apo as me nj\u00ebrin prej tyre\u2026<\/p>\n<p>Mendja m\u00eb ishte e lir\u00eb t\u00eb bridhte ku t\u00eb donte, por gjithnj\u00eb do m\u00eb kujtohej nguti i tij, asaj dite, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb penguar t\u00eb flisja: \u201cMos fol\u2026!\u201d A thua se, po t\u00eb kisha folur, un\u00eb biri do merrja vesh n\u00eb \u00e7far\u00eb frike ndjehej babai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Babai m\u00eb kishte thirrur me telegram, se ato koh\u00eb s\u2019kishte telefona. Mendja m\u00eb shkoi tek sh\u00ebndeti i n\u00ebn\u00ebs. M\u00eb von\u00eb do kuptonim se ai, q\u00eb dukej se mbahej m\u00eb i fort\u00eb, ai do lodhej, ai do epej m\u00eb shpejt se n\u00ebna, dhe do ikte p\u00ebrpara saj. Arrita te agjencia e udh\u00ebtar\u00ebve, ku pash\u00eb nj\u00ebrin nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":60374,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60373","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60375,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60373\/revisions\/60375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}