{"id":60034,"date":"2023-09-23T09:23:26","date_gmt":"2023-09-23T09:23:26","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=60034"},"modified":"2023-09-23T09:23:26","modified_gmt":"2023-09-23T09:23:26","slug":"shahin-muhaj-lopsi-krahina-e-vetme-ne-jugun-e-shqiperise-qe-nuk-u-pushtua-dot-nga-hordhite-greke-ne-luften-e-vitit-1914","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/23\/shahin-muhaj-lopsi-krahina-e-vetme-ne-jugun-e-shqiperise-qe-nuk-u-pushtua-dot-nga-hordhite-greke-ne-luften-e-vitit-1914\/","title":{"rendered":"Shahin Muhaj\/ LOPSI- Krahina e vetme n\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nuk u pushtua dot nga hordhit\u00eb greke n\u00eb Luft\u00ebn e vitit 1914."},"content":{"rendered":"<p>LOPSI- Krahina e vetme n\u00eb gjith\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb,e cila nuk u pushtua dot nga hordhit\u00eb dhe andart\u00ebt grek n\u00eb Luft\u00ebn e vitit 1914.<br \/>\n109 vjet m\u00eb par\u00eb,n\u00eb ver\u00eb &#8211; vjesht\u00ebn e vitit 1914.populli i krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,zbrapsi me vendosm\u00ebri dhe heroiz\u00ebm t\u00eb rrall\u00eb,sulmet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb hordhive dhe andart\u00ebve grek n\u00eb malin e Grib\u00ebs,mbi fshatin Dh\u00ebmblan- Tepelen\u00eb!!                                                           Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavarsis\u00eb m\u00eb 28 N\u00ebntor 1912,trupat greke pushtuan gjith\u00eb jugun e Shqip\u00ebris\u00eb,dhe megjith\u00eb ultimatumin e Fuqive t\u00eb m\u00ebdha,q\u00eb brenda muajit tetor 1913,t\u00eb dilnin jasht\u00eb kufive t\u00eb shtetit Shqiptar,ata larguan nj\u0113 pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl trupash, duke mbajtur t\u00eb pushtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit.                                                         N\u00ebn pretekstin, se popullsia ortodokse e Shqipris\u00eb s\u00eb Jugut, t\u00eb cil\u00ebt ata i \u201cquanin grek\u201d k\u00ebrkonin autonomi nga shteti Shqiptar dhe t\u00eb pavarur edhe nga Greqia, m\u00eb 13 shkurt 1914, b\u00ebn\u00eb n\u00eb Gjirokaster Kongresin Panepiriot,dhe m\u00eb 2 mars t\u00eb atij viti, shpall\u00ebn shtetln e pavarur t\u00eb Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastr\u00ebn dhe Kryeminist\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb provizore Jorgo Zografin, nj\u0113 shqiptar nga Qestorati i Lunxh\u00ebris\u00eb, i cili kishte q\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Greqis\u00eb.                                                                                              P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij plani djall\u00ebzor, ata organizuan edhe strukturat e armatosura me ish oficer\u00eb dhe ushtar\u00eb grek\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt hoq\u00ebn uniformat e ushtris\u00eb greke, p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se ishin banor\u00eb v\u00ebndas.si dhe  u liruan nga burgjet e Athin\u00ebs dhe t\u00eb Kret\u00ebs, mij\u00ebra vras\u00ebs e kriminel\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u organizuan n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201cBatalione t\u00eb sh\u00ebnjta\u201d.<br \/>\nSynimi i par\u00eb i qarqeve greke Vorioepirote ishte zhdukia me rr\u00ebnj\u00eb i fshatrave myslimane,duke i djegur,vrar\u00eb dhe p\u00ebrz\u00ebn\u00eb banor\u00ebt nga trojet e tyre.                                                                                        Me pretekstin e \u201cndjekjes s\u00eb ushtris\u00eb turke\u201d,forcat greke k\u00ebrkuan t\u00eb dor\u00ebzohen arm\u00ebt br\u00ebnda 48 or\u00ebve,ndaj thirr\u00ebn n\u00eb Tepelen\u00eb parin\u00eb e krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit;Ismail Kaso e Malo Dino nga Dh\u00ebmblani, Selam Musai nga Salaria,Hysen Muharrem Muhaj nga Matohasanaj dhe Hysen \u00c7inaj nga Sinanaj.Paria e Lop\u00ebsit  \u201cran\u00eb dakord\u201d,q\u00eb br\u00ebnda 48 or\u00ebve, fshatrat e krahin\u00ebs t\u2019i \u201cdor\u00ebzonin arm\u00ebt\u201d,por kjo ishte nj\u0113 manov\u00ebr e zgjuar e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb,n\u00eb marrjen e masave dhe organizimin e mbrojtjen e krahin\u00ebs.Pleq\u00ebsia e krahin\u00ebs u mblodh n\u00eb Dh\u00ebmblan dhe vendosi;\u201dt\u00eb mos dor\u00ebzohej asnj\u00eb arm\u00eb dhe t\u00eb merreshin masa p\u00ebr mbrotjen e krahin\u00ebs .                                                       Kur urdh\u00ebri i Komand\u00ebs greke p\u00ebr dorzimin e arm\u00ebve po i mbaronte afati,ata filluan sulmin m\u00eb dat\u00ebn 22 mars 1914 dhe pushtuan fshatrat Veliqot, Turan,Dukaj dhe n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 23 mars ishin para lagjes Deliaj n\u00eb Salari,por pas marrjes s\u00eb informacionit se Krahina e Lop\u00ebsit e kishte z\u00ebn\u00eb gjith\u00eb vargmalin lindor t\u00eb Grib\u00ebs,ata u t\u00ebrhiqen n\u00eb Tepelen\u00eb.                                                                         Ultimatumi i Fuqive e m\u00ebdha p\u00ebr shtetin Grek,se deri n\u00eb 31 mars 1914 duhet t\u00eb largonin t\u00eb gjitha trupat e saj nga jugu i Shqip\u00ebris\u00eb,ata jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e zbatuan,por shtuan edhe m\u00eb shum\u00eb pretendimet,duke intensifikuar m\u00eb tej veprimet e armatosura,duke vrar\u00eb,djegur dhe p\u00ebrzen\u00eb nga vatanet e tyre mijra banor\u00eb nga fshatrat e jugut.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto situata t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb po kalonte vendi n\u00eb Jug,\u00e7etat e Lop\u00ebsit t\u00eb udhehequra nga Selam Musai dhe Ismail Kasua gjat\u00eb periudh\u00ebs prill &#8211; fillimi i qershorit, muar\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb disa beteja,si n\u00eb Labov\u00eb,Luzat dhe Tepelen\u00eb.Ato luftuan me guxim dhe trim\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb kund\u00ebr forcave greke,ku Selam Musai me forcat e tij u ndesh\u00ebn n\u00eb disa raste edhe trup me trup,ku Ai edhe u plagos dhe si\u00e7 thot\u00eb edhe vet k\u00ebnga: \u201cDo ta b\u00ebj si n\u00eb Labov\u00eb,q\u00eb zura grek\u00ebt me dore\u201d.Me urdh\u00ebr t\u00eb kolonelit Tomson p\u00ebrfaqsues hollandez n\u00eb Shqip\u00ebri ,n\u00eb fillim t\u00eb qershorit \u00e7etat e Lopsit u kthyen n\u00eb krahin\u00eb.                                                               M\u00eb pushtimin e fshatit Salari m\u00eb 13 qershor t\u00eb vitit 1914 dhe me pushtimin pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fshatrave t\u00eb Kurveleshit nga Golemi deri n\u00eb Gusmar,t\u00eb cilat i kishin djegur,shkat\u00ebrruar dhe p\u00ebrzen\u00eb me forc\u00eb banor\u00ebt nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, komanda e forcave greke t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebm\u00ebndjen e kishte p\u00ebrq\u00ebndruar te krahina e Lopsit duke grumbulluar forcat mjetet kryesore n\u00eb at\u00eb drejtim.                                         <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente,kur rreziku ishte evident,n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1914 n\u00eb Dh\u00ebmblan u organizua nj\u0113 takim mbar\u00ebkrahinor,ku zgjodh\u00ebn pleq\u00ebsin\u00eb e krahin\u00ebs n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishin;Ismail Kaso,Mersin Me\u00e7e,Selam Musai,Asllan Murati, Hysen Muharrem Muhaj,Adem Muhameti, Dule Dalani dhe Beqar Maska,i cili zgjodhi Komisionin e Luft\u00ebs, dhe Komandant t\u00eb forcave t\u00eb krahin\u00ebs  zgjodhi Ismail Kason.                                          <\/p>\n<p>Synymi kryesor i Bes\u00eblidhjes s\u00eb Krahin\u00ebs ishte:\u201dT\u00eb luftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr armikut,t\u00eb v\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb dispozicion t\u00eb luft\u00ebs,t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsojm\u00eb burrat me grat\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb e blegtoris\u00eb dhe t\u00eb jemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer me \u00e7do kusht armikun\u201d.                           Pleq\u00ebsia dhe Komisioni i Luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb detyrat e tyre  vendos\u00ebn t\u00eb ngrinin edhe nj\u0113 organ tjet\u00ebr ekzekutiv,i cili u quajt \u201cKanosare\u201d dhe p\u00ebrb\u00ebhej nga;Breshan Kaso Kasaj,Banush Sefer Hasanaj,Qamil Ali Varfaj,Rrapi Mece Mecaj,Alush Tare Canaj dhe Muharrem Rroko Hanaj nga fshati Dh\u00ebmblan,komisione t\u00eb tilla u ngrit\u00ebn n\u00eb \u00e7do fshat t\u00eb krahin\u00ebs.                                       K\u00ebto komisione kishin p\u00ebr detyre;t\u00eb siguronin pjes\u00ebmarrje e plot\u00eb t\u00eb forcave vullnetar\u00ebve p\u00ebr luft\u00ebn,t\u00eb b\u00ebnin furnizimin me armatim,municione dhe materiale t\u00eb tjera, t\u00eb mbanin rregull e rend n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn, t\u00eb mos p\u00ebrhapej panik apo p\u00ebrcarje midis fshatar\u00ebve,si dhe t\u00eb sistemonin e siguronin jet\u00ebn e qindra mijra muhaxhir\u00ebve n\u00eb zon\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr pritjen e shoq\u00ebrimin e t\u00eb ardhurve, pleq\u00ebsia e krahin\u00ebs u kujdes q\u00eb ata t\u2019i stabilizonin n\u00ebp\u00ebr fshatrat e krahin\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr u p\u00ebrgatit\u00ebn vende t\u00eb posa\u00e7me si n\u00eb Dh\u00ebmbele, Ku\u00e7ov\u00eb,P\u00ebrroin e Gurr\u00ebs, n\u00eb Driza t\u00eb Sinane e t\u00eb tjera.                                                                 N\u00eb kampingjet e ngritura,t\u00eb shp\u00ebrngulurit do t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebr pak dit\u00eb n\u00eb zon\u00eb,mbasi Lopsi nuk kishte rezerva dhe kapacitetet e nevojshme p\u00ebr t\u2019i mbajtur,por edhe p\u00ebr faktin se kjo zon\u00eb ndodhej shum\u00eb af\u00ebr vij\u00ebs s\u00eb frontit (4-5km),\u00e7\u2019ka p\u00ebrb\u00ebnte rrezik jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurit,por edhe p\u00ebr vet\u00eb banor\u00ebt e zon\u00ebs.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u organizua puna p\u00ebr l\u00ebvizjen e kollonave nga Lop\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb Vlor\u00ebs,duke i shoq\u00ebruar me masa mbrojt\u00ebse kolonat e t\u00eb shp\u00ebrngulurve deri n\u00eb fshatin Shkoz\u00eb.                                                                                                 Nisur nga situata e krijuar Komisioni i Luft\u00ebs, riorganizoj edhe nj\u0113 her\u00eb masat mbrojt\u00ebse  n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e frontit n\u00eb vargmalin e Grib\u00ebs,duke i vendosur forcat n\u00eb drejtimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga ku forcat greke mund t\u00eb sulmonin nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast.                                                                                  N\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 23 qershor t\u00eb vitit 1914 forcat greke dhe \u201cbatalioneve e sh\u00ebnjta\u201d filluan sulmin ndaj krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e frontit Ikmi,Eremec, qafa e Memos gryka e Shkall\u00ebs,duke p\u00ebrq\u00ebndruar forcat dhe mjetet kryesore n\u00eb drejtimin Dukaj- Martallos- qafa e Memete -Sinanaj,me synim kryesor pushtimin e krahin\u00ebs dhe vazhdimin e sulmit n\u00eb drejtim t\u00eb Vlor\u00ebs.                                                              M\u00eb dat\u00ebn 23-24 qershor,p\u00ebr dy dit\u00eb rresht n\u00eb vargmalin e Grib\u00ebs u zhvilluan luftime t\u00eb ashpra midis hordhive greke dhe \u00e7etave vullnetare t\u00eb Lop\u00ebsit n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e mbrotjes.                                                                           Duke shfryt\u00ebzuar terenin e lart\u00ebsit\u00eb dominuase, format tona, me manovra t\u00eb shpejta mbuluan me zjarr t\u00eb gjitha drejtimet dhe grykat,duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb pa kalueshme nga forcat armike dhe duke e kthyer malin e Grib\u00ebs n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.                                                                           N\u00eb t\u00eb dy dit\u00ebt e luftimit n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e mbrotjes nga Ikmia deri n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Shkall\u00ebs u zhvilluan luftime t\u00eb pand\u00ebrprera,ku forcat greke megjith\u00ebse pat\u00ebn nj\u00eb far\u00eb suksesi n\u00eb drejtimin Salari-Eremec-Dh\u00ebmblan, ata mund\u00ebn t\u00eb pushtojn\u00eb plot\u00ebsisht territorrin e fshatit Salari dhe t\u00eb dalin deri n\u00eb lagjen Allkush, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb drejtimet e tjera ata u mposht\u00ebn dhe t\u00eb detyruar u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb lindje t\u00eb malit t\u00eb Grib\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto luftime nga forcat greke mbet\u00ebn disa t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb plagosur,si dhe u kap\u00ebn shum\u00eb kafsh\u00eb ngarkese dhe materiale t\u00eb ndryshme luftarake.<br \/>\nEdhe pse luftimet n\u00eb malin e Grib\u00ebs nuk u nd\u00ebrprer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn korrik &#8211; gusht, shteti grek n\u00eb rrug\u00eb diplomatike mashtronte fuqit\u00eb e m\u00ebdha duke raportuar \u201cse po t\u00ebrhiqte plot\u00ebsisht forcat e saj nga Jugu i vendit\u201d dhe \u201cnuk ka forca n\u00eb  af\u00ebrsi t\u00eb Lop\u00ebsit\u201d,kur n\u00eb terren ndodhte krejt e kund\u00ebrta.                                                                             N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Mersin Me\u00e7e e Ismail Kaso n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike informonin autoritetet shqiptare dhe t\u00eb huaja p\u00ebr gj\u00ebndjen e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb frontin e luftimit, p\u00ebr situat\u00ebn e mjerueshme t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulurve me forc\u00eb,duke k\u00ebrkuar prej tyre ndihma ekonomike e materiale.                                                                    Mikja e Shqiptar\u00ebve misionaria Mary Edith Durham p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb pretendimet e grek\u00ebve se andart\u00ebt \u201cnuk ishin ushtar grek\u201d, por \u201cortodos shqiptar\u00eb\u201d, dhe se \u201cforcat greke ishin t\u00ebrhequr nga Lopsi\u201d ajo shkoi vet n\u00eb frontin e luft\u00ebs n\u00eb malin e Grib\u00ebs mbi Dh\u00ebmblan n\u00eb fund t\u00eb korrikut 1914.Ja si e pasqyron gj\u00ebndjen n\u00eb terren n\u00eb librin e saj:\u201d\u2026U nis\u00ebm nga Vlora n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 31 korrik 1914.N\u00eb Shkoz\u00eb has\u00ebm nj\u00eb n\u00ebnprefekt n\u00eb gj\u00ebndje fare t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar,i cili po p\u00ebrpiqej t\u00eb rregullonte nja 7 mij\u00eb refugjat\u00eb,q\u00eb ndodheshin n\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje q\u00eb s\u2019ka ku t\u00eb vinte m\u00eb t\u00eb mjerueshme.T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes u nis\u00ebm me t\u00eb zbardhur dita.Arrit\u00ebm n\u00eb post\u00ebrojen e fundit  matan Dh\u00ebmblanit dhe aty i lam\u00eb kuajt.Pastaj G\u00ebrlici dhe un\u00eb vazhduam malit p\u00ebrpjet\u00eb derisa dol\u00ebm matan\u00eb n\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb t\u00eb thell\u00eb,nga ku mund t\u00eb shikonim fare qart\u00eb me dylbi kampin e pararojave greke,\u00e7adrat q\u00eb kishin ngritur dhe njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm me uniforma ngjyre kaki.Ai ishte nj\u00eb kamp i rregullt ushtarak me \u00e7adra,q\u00eb hidhte posht\u00eb plot\u00ebsisht g\u00ebnjeshtr\u00ebn e grek\u00ebve se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin implikuar\u201dkryengrit\u00ebsit epirot\u00eb\u201ddhe jo ushtria e rregullt greke.Ne e kishim arritur objektivin tone.I gjith\u00eb shpati i malit ishte i mbushur me pulla t\u00eb zeza.Ate nat\u00eb fjetem n\u00eb Dhemblan dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u kthyem ne Vlore\u201d.                                                        Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs qershor-gusht 1914, veprimet luftarake t\u00eb forcave greke n\u00eb drejtim t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit nuk u nd\u00ebrpren\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrkundrazi ato u p\u00ebrs\u00ebrit\u0113n p\u00ebr t\u00eb disajt\u00ebn her\u00eb,por fal trim\u00ebris\u00eb dhe guximit q\u00eb treguan forcat vullentare t\u00eb k\u00ebsaj zone ato u thyen dhe u zbraps\u00ebn p\u00ebr t\u00eb disajt\u00ebn her\u00eb nga vija e frontit.<br \/>\nKomanda e operacionit grek n\u00eb Tepelen\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike i k\u00ebrkonte Athin\u00ebs furnizimin me forca dhe mjete t\u00eb reja nga thell\u00ebsia,pasi marrja e malit t\u00eb Grib\u00ebs paraqitej mjaft e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Me ardhjen e forcave t\u00eb reja  nga Greqia n\u00eb mesin e muajit shtator 1914 dhe bashkimit me k\u00ebto forca t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb shqiptar\u00ebsh t\u00eb shitur t\u00eb vetquajturit\u201dkryengrit\u00ebs epirot\u00eb\u201d, forcat greke nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb sulm  t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb disa drejtime nga Ikmia deri n\u00eb maj\u00ebn e K\u00ebndrevic\u00ebs.n\u00eb agimin e dat\u00ebs 23 shtator.Duke i p\u00ebrq\u00ebndruar forcat dhe mjetet kryesore n\u00eb drejtimin Salari &#8211; Martallos &#8211; Qaf e Memete &#8211; Sinanaj &#8211; qafa e Greb\u00ebs, me objektiv kryesor kapjen plot\u00ebsisht t\u00eb vargmalit t\u00eb Grib\u00ebs dhe gjith\u00eb territorit t\u00eb krahin\u00ebs dhe vazhdimin e sulmit n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Forcat vullentare t\u00eb Lopsit qysh gjat\u00eb mbremjes t\u00eb dat\u00ebs 22 shtator ishin vendosur me koh\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e mbrotjes. duke u kushtuar v\u00ebm\u00ebndje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb,pikave m\u00eb dominuese,dhe duke mbuluar dhe mbyllur t\u00eb gjitha qafat dhe grykat e majave,nga ku mund t\u2019i shfrytzonte armiku p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb krah dhe n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb forcave tona.Duke shfryt\u00ebzuar me mjeshtri vetit mbrojt\u00ebse t\u00eb terrenit dhe duke u maskuar me kujdes n\u00eb ato drejtime ku terreni ishte i zbuluar forcat tona ishin n\u00eb gadishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb luftarake p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb armikut goditje vdekjeprur\u00ebse.                             <\/p>\n<p>Me t\u2019u afruar  forcat greke n\u00eb vij\u00ebn e frontit, nga Ikmia deri n\u00eb gryk\u00ebn e Shkall\u00ebs,forcat vullentare t\u00eb zon\u00ebs hap\u00ebn zjarr t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe masiv nga t\u00eb gjitha drejtimet,duke i z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi t\u00eb plot\u00eb forcat greke e duke i paralizuar veprimet e tyre luftarake,gj\u00eb e cila shkaktoi panik t\u00eb madh n\u00eb radh\u00ebt e tyre.                                                                           Goditjet e befasishme nga forcat tona i detyroi forcat greke t\u00eb prishin formacionin e luftimit dhe n\u00eb disa drejtime ato t\u00eb t\u00ebrhiqen,si n\u00eb drejtimin Salari-Maja e Memos dhe Elezaj-Gropat e Hasandede duke kaluar n\u00eb pozicione mbrojt\u00ebse.                                   Gjat\u00eb gjith\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb datave 23 &#8211; 24 shtator u zhvilluan luftime t\u00eb ashpra dhe t\u00eb pand\u00ebrprera n\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e frontit,por me intesitet m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ato u kryen,n\u00eb Eremec, n\u00eb Gryk\u00ebn e Shkall\u00ebs, Maja e Memos  dhe n\u00eb Gropat e Hasandede,ku andart\u00ebt grek\u00eb u thyen disa her\u00eb. Dinamika e ngjeshur e veprimeve luftarake b\u00ebri q\u00eb forcat nd\u00ebrluftuese dit\u00ebn dhe nat\u00ebn t\u00eb zhvillonin luftime t\u00eb ashpra nd\u00ebrmjet tyre,ndaj forcat tona duke shryt\u00ebzuar terrenin me manovra t\u00eb shpejta ato l\u00ebviznin me shpejt\u00ebsi nga nj\u00eb pozicion n\u00eb tjetrin, p\u00ebr t\u00eb mbajtur pikat m\u00eb dominuese e duke mbyllyr \u00e7do gryk apo qaf\u00eb nga ku mund t\u00eb dep\u00ebrtonin forcat greke.                                             N\u00eb k\u00ebto luftime t\u00eb ashpra forcat tona vullentare u ndesh\u00ebn deri edhe trup me trup ku luft\u00ebtari Ali Rakip Llakaj nga Salaria p\u00ebrdori kam\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebto luftime dhe n\u00eb p\u00ebrleshje e sip\u00ebr ai vrau edhe nj\u0113 oficerit grek dhe m\u00eb pas ra duke luftuar aty n\u00eb maj\u00ebn e Grib\u00ebs.Dhe k\u00ebnga e popullit ia thot\u00eb:\u201dSulltan\u00eb moj e zeza Sulltan\u00eb,dy djem q\u00eb pate t\u2019u vran\u00eb,nj\u0113 n\u00eb Grib\u00eb dhe nj\u0113 n\u00eb maj\u00eb\u201d,v\u00ebllai tjet\u00ebr i Aliut u vra n\u00eb mars t\u00eb 1913 n\u00eb luft\u00ebn e Janin\u00ebs.                                         Me gjith\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e madhe q\u00eb kishin trupat greke n\u00eb forca dhe mjete,ato nuk mund\u0113n t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb drejtim t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb luftimit,fal\u00eb q\u00ebndres\u00ebs heroike t\u00eb forcat vullentare t\u00eb Lopsit, t\u00eb cil\u00ebt edhe pse ishin paisur vet\u00ebm me maliher dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta n\u00eb numur,ata me vendosm\u00ebri e guxum t\u00eb rrall\u00eb i thyen t\u00eb gjitha sulmet andart\u00ebve grek,duke i detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb thell\u00ebsi dhe n\u00eb lindje t\u00eb malit t\u00eb Grib\u00ebs.                                                                    N\u00eb k\u00ebto luftime t\u00eb ashpra dhe t\u00eb p\u00ebrgjakshme, forcat greke lan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs mbi 80 trupa t\u00eb vrar\u00eb,qindra t\u00eb plagosur dhe shum\u00eb kafsh\u00eb ngarkese,materiale ushtarake dhe armatime.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto luftime nga forcat vullentare t\u00eb Lopsit ran\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos vdekur kurr\u00eb n\u00ebnt\u00eb D\u00ebshor\u00eb t\u00eb Atdheut : Myrto Tafil Tafilaj,Manxhar Mane Sulaj, Kamber Sali Cekaj,Haxhi Muharrem Mustafaraj,Avdi Zenel Malaj,Qamil Sadik Memaj nga fshati Dh\u00ebmblan, Ali Rakip Llakaj,Lame Veli Lamaj nga fshati Salari dhe Halo Ismail K\u00ebrraj nga fshati Matohasanaj.si dhe mbet\u00ebn t\u00eb plagosur:Dule Dalan Myftaraj,Maze Me\u00e7o Halilaj,Qamil Ali Varfaj,Selfo Me\u00e7e Me\u00e7aj, Fejzo Sinan Dalanaj nga Dh\u00ebmblani, Bajram Mehmet Sk\u00ebndaj,Ismet Kapo Nanaj,Liko Adem Kokaj dhe Nazif Mu\u00e7o Qopekaj nga Salaria.<br \/>\nLufta e Grib\u00ebs ishte nj\u0113 nga betejat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme e zhvilluar n\u00eb shek.XX-t\u00eb nga populli i krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,e cila p\u00ebr nga koh\u00ebzgjatja dhe pjes\u00ebmarrja e forcave e mjeteve,ishte beteja e par\u00eb luftarake me k\u00ebto p\u00ebrmasa,jo vet\u00ebm n\u00eb Lop\u00ebs por n\u00eb gjith\u00eb Jugun e vendit n\u00eb vitet 1913 &#8211; 1914.<br \/>\nLufta e Grib\u00ebs p\u00ebrfundoi me sukses fal\u00eb organizimit e drejtimit t\u00eb p\u00ebrsosur dhe pjes\u00ebmarrjes masive nga gjith\u00eb popullit i krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,burra dhe gra,t\u00eb rinj dhe t\u00eb moshuar ku spikati si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr solidariteiti dhe vendosm\u00ebria e k\u00ebtij populli p\u00ebr t\u2019i mbrojtur me gjak e sakrifica k\u00ebto troje t\u00eb lashta mijra vje\u00e7are Iliro -Arb\u00ebrore.<br \/>\nEdhe pas betej\u00ebs s\u00eb 23-24 shtatorit 1914 n\u00eb Malin e Grib\u00ebs, forcat greke i vazhduan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pushimin e saj,por jo me t\u00eb nj\u00ebjtin intesitet,duke i p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb sulmet e tyre por ato u zbrsps\u0113n me sukses nga forcat tona.Vet\u00ebm pas gjasht\u00eb muaj luftimesh,sulmesh e kund\u00ebrsulmesh t\u00eb dyan\u00ebshme forcat greke u thyhen p\u00ebrfundimisht duke p\u00ebsuar humbje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb forca e mjete,nd\u00ebrsa rezervat materiale n\u00eb prag t\u00eb dimrit ishin drejt p\u00ebrfundimit.Nisur nga k\u00ebto kushte Komandanti i Shtabit t\u00eb Operacionit grek n\u00eb Tepelen\u00eb,detyrohet t\u2019i k\u00ebrkoj Komand\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Greke n\u00eb Athin\u00eb,q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq forcat.<br \/>\nAi m\u00eb 8 dhjetor 1914 do t\u2019u shkruante epror\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Athin\u00eb:\u201d\u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb harxhojm\u00eb ushtri n\u00eb Tepelen\u00eb.Dh\u00ebmblani nuk merret&#8230;\u201d.                                K\u00ebshtu p\u00ebrfundoi lufta e Grib\u00ebs,e cila u perjet\u00ebsua n\u00eb k\u00ebng\u00eb nga populli,i saj dhe do t\u00eb p\u00ebrcillet me krenari brez pas brezi:\u201dDh\u00ebmblani n\u00eb rr\u00ebz\u00eb mali\/nuk e shkeli dot junani\/se kishte zot vatani\/Ismail Kaso kapedani.Mersin Me\u00e7e rahmet xhani\/mbi treqind burra st\u00ebrralli&#8230;\u201d.<br \/>\nNga mesi i muajit dhjetor 1914 forcat greke u t\u00ebrhoq\u00ebn plot\u00ebsisht nga mali i Grib\u00ebs dhe Tepelena.<br \/>\nNe bijt\u00eb dhe nip\u00ebrit e atyre burrave dhe grave heroike jemi krenar,p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb lart\u00eb atdhetar dhe patriotik q\u00eb mbajt\u00ebn t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb,duke sakrifikuar edhe jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebto troje. Nderim,Lavdi dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr jet\u00eb popullit t\u00eb Krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,q\u00eb me trim\u00ebrin\u00eb dhe heroizmin e rrall\u00eb q\u00eb treguan n\u00eb Luft\u00ebn e Grib\u00ebs t\u00eb vitit 1914, e kan\u00eb radhitur k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb,si nj\u0113 nd\u00ebr krahinat e vetme q\u00eb nuk e shkel dot nga k\u00ebmba e pushtuesve grek,ndaj Presidenti i Republik\u00eb e ka vler\u00ebsuar me titullin e lart\u00eb NDERI I KOMBIT!!                      <\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Librat e studiusve Veli Varfi, Dorjan Ko\u00e7i dhe Xhafer Matuka<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LOPSI- Krahina e vetme n\u00eb gjith\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb,e cila nuk u pushtua dot nga hordhit\u00eb dhe andart\u00ebt grek n\u00eb Luft\u00ebn e vitit 1914. 109 vjet m\u00eb par\u00eb,n\u00eb ver\u00eb &#8211; vjesht\u00ebn e vitit 1914.populli i krahin\u00ebs s\u00eb Lopsit,zbrapsi me vendosm\u00ebri dhe heroiz\u00ebm t\u00eb rrall\u00eb,sulmet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb hordhive dhe andart\u00ebve grek n\u00eb malin e Grib\u00ebs,mbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":60035,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60034","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60034"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60034\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":60036,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60034\/revisions\/60036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}