{"id":59959,"date":"2023-09-22T09:32:46","date_gmt":"2023-09-22T09:32:46","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=59959"},"modified":"2023-09-22T09:32:46","modified_gmt":"2023-09-22T09:32:46","slug":"reportazh-i-trishte-nga-edison-ypi-kush-ja-nguli-thiken-gores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/22\/reportazh-i-trishte-nga-edison-ypi-kush-ja-nguli-thiken-gores\/","title":{"rendered":"Reportazh i trisht\u00eb nga Edison Ypi\/ Kush ja nguli thik\u00ebn Gor\u00ebs ?"},"content":{"rendered":"<p>Ik n\u00eb Ni\u00e7\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>E mira \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ni\u00e7\u00eb t\u00eb shkosh e t\u00eb derdhesh si vaji n\u00eb lakra. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Mbret\u00ebresh\u00ebs Gor\u00eb dhe princesh\u00ebs Ni\u00e7\u00eb nuk do i l\u00ebsh zg\u00ebq e zgav\u00ebr pa ja par\u00eb<br \/>\nMir\u00ebpo makina nuk \u00ebsht\u00eb vaj, dhe malet nuk jan\u00eb lakra.<br \/>\nL\u00ebri fantazit\u00eb dhe, sado mahnit\u00ebse \u00ebsht\u00eb Gora, therja p\u00ebr n\u00eb Ni\u00e7\u00eb si Ni\u00e7a e meriton, duke ja ngulur Gor\u00ebs thik\u00ebn nga Pllo\u00e7a n\u00eb Lozhan, nga barku i but\u00eb te kurrizi i fort\u00eb.<br \/>\nPo vajte n\u00eb Ni\u00e7\u00eb, b\u00ebn m\u00ebkat t\u00eb kthehesh n\u00eb Pllo\u00e7\u00eb. Meq\u00ebnse udh\u00ebtari p\u00ebr s\u00eb mbari nuk kthehet nga erdhi, nga Ni\u00e7a therja p\u00ebr n\u00eb Lozhan pa tu dridhur qerpiku.<br \/>\nPak jan\u00eb trimat q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn e thik\u00ebs s\u00eb therjes s\u00eb Gor\u00ebs. Mos u dorzo. Pak jan\u00eb dhe ata q\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb H\u00ebn\u00eb.<br \/>\nN\u00eb Pllo\u00e7\u00eb, me tu kthyer djathtas p\u00ebr n\u00eb Ni\u00e7\u00eb, diku aty, do shoh\u00ebsh nj\u00eb burr\u00eb e nj\u00eb grua n\u00eb mesmosh\u00eb q\u00eb japin e marrin me nj\u00eb furgon t\u00ebrthor me rrug\u00ebn. Duken si dy vendalinj burr\u00eb e grua, ta zem\u00eb, si Bukuria me Luanin. Ama kur u afrohesh dhe u flet, zbulon se v\u00ebrtet jan\u00eb burr\u00eb e grua, por nuk jan\u00eb shqiptar\u00eb, jan\u00eb gjerman\u00ebt e shqiptarizuar Wolfgangu dhe Johanna.<br \/>\nPak m\u00eb tutje te nj\u00eb lokal, dy burra nj\u00ebpasnj\u00eb t\u00eb japin spjegime t\u00eb holl\u00ebsishme si shkohet q\u00eb aty deri n\u00eb Lozhan. Spjegimet e tyre jan\u00eb t\u00eb pavlefshme. I kan\u00eb me t\u00eb d\u00ebgjuar. S&#8217;kan\u00eb q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Lozhan.<br \/>\nN\u00eb Beragozhd, nj\u00eb taksixhi do ta rr\u00ebfej\u00eb fijep\u00ebrpe rrug\u00ebn p\u00ebr Lozhan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasionante aktoreske, me k\u00ebmb\u00eb e duar, me sy e vetull. E \u00e7&#8217;e do gjithat\u00eb aktrim pasionant. Edhe ai s&#8217;ka q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Lozhan, deri n\u00eb Ni\u00e7\u00eb ka q\u00ebn\u00eb.<br \/>\nMbi Beragozhd t\u00eb rr\u00ebnqethin zilkat e nj\u00eb tuf\u00eb delesh q\u00eb kullosin mbi nj\u00eb livadh t\u00eb blert\u00eb. \u00c7obani shtatlart\u00eb me krrab\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe naga\u00e7e n\u00eb sup t\u00eb thot\u00eb se 160 delet plus 7 lop\u00eb q\u00eb po kullosin pak m\u00eb tutje, i ka t\u00eb gjitha t\u00eb vetat. Por \u00ebsht\u00eb i palumtur. S&#8217;po gjen dot nuse. Ca te dajot, ca te xhaxhallar\u00ebt, ca te hallot e te tezet n\u00ebp\u00ebr qytete, \u00e7upat e fshatit kan\u00eb ikur t\u00eb t\u00ebra. Tek thot\u00eb k\u00ebto, mb\u00ebshtet mjekrr\u00ebn mbi krrab\u00eb, thyhet pak n\u00eb mes, p\u00ebrdredh n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme duart, dhe thith thell\u00eb e menduesh\u00ebm cigaren. \u00c7obani dramatik me rrezatim hamletian, p\u00ebr qamet s&#8217;t\u00eb lejon t&#8217;i b\u00ebsh nj\u00eb foto. Do t\u00eb duhet t&#8217;i shterr\u00ebsh t\u00eb gjitha truket q\u00eb t\u00eb ka m\u00ebsuar p\u00ebrvoja me t\u00eb till\u00eb karaktere, p\u00ebr ta bindur p\u00ebr foto, por nuk do ja kthesh dot mendjen.<br \/>\nKalon nj\u00eb Daihatsu q\u00eb shkon rrakapjekthi mbi gungat e rrug\u00ebs. Mbi kabin\u00eb ka ngarkuar krejt rraqet e katundit. E nget nj\u00eb hokatar fjal\u00ebshum\u00eb me gruan n\u00eb ndenj\u00ebsen e pasagjerit. Hokatari thot\u00eb se ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs. Q\u00eb t\u00eb mos mbetet asnj\u00eb dyshim se po t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, si nj\u00eb poliglot i p\u00ebrsosur n\u00eb mes t\u00eb kurrkundit, shqipton me rradh\u00eb disa fjal\u00eb, anglisht, greqisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, duke t\u00eb siguruar se ka punuar n\u00eb t\u00eb gjitha ato vende, dhe t\u00eb tjera. Mos e pyet ku po i \u00e7on ato rraqe, se t\u00eb g\u00ebnjen.<br \/>\nDaihatsu-ja karrakatin\u00eb me rrjedhje t\u00eb dukshme vaji dhe nafte n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, ngarkuar sip\u00ebr me kazana, vegla, kova, thas\u00eb, litar\u00eb, shkall\u00eb, zhduket n\u00eb horizont duke t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shije si te filmat e Kusturic\u00ebs.<br \/>\nJa dhe mbreti i k\u00ebtyre an\u00ebve, Guri i Kamjes.<br \/>\nTe nj\u00eb bordur\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodhet nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore, jan\u00eb ulur e po \u00e7lodhen; Nj\u00eb meso burr\u00eb, nusja e tij q\u00eb mban nj\u00eb beb n\u00eb preh\u00ebr, dhe motra e nuses.<br \/>\nVijn\u00eb nga katundi Krushov\u00eb pran\u00eb Voskopoj\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb katundi i burrit. Jan\u00eb martuar me shkesi. Burri qart\u00ebson me kryelart\u00ebsi se sebep p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kombinim t\u00eb lumtur u b\u00eb nj\u00eb dajua i tij.<br \/>\nKan\u00eb ardhur m\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga Beragozhdi. Po \u00e7lodhen p\u00ebr tu nisur p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb k\u00ebmb\u00eb te fshati i nuses, n\u00eb Osnat.<br \/>\nMos i l\u00ebr t\u00eb lodhen. Merri n\u00eb makin\u00eb se b\u00ebn sevap.<br \/>\nN\u00eb Per\u00ebndim menu mbret\u00ebrore p\u00ebr syt\u00eb, oqeani i maleve, pyjeve, luginave. Shquan Osnati, fshati m\u00eb i af\u00ebrm. Mblidh veten. Po i pe gjat\u00eb ato pamje, t\u00eb dalin n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<br \/>\nBebi, p\u00ebr \u00e7do hall q\u00eb ka, me mamin dhe babin e vet komunikon me t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb di, me qarje.<br \/>\nTre pasagjer\u00ebt e rritur llafosen shum\u00eb dhe flasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb telefon. Por nuk jan\u00eb t\u00eb bezdissh\u00ebm. P\u00ebrkundrazi, duke q\u00ebn\u00eb plot jet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. Gjynah q\u00eb do zbresin pas pak. Osnati \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Af\u00ebr, nj\u00eb fjal\u00eb goje. Se h\u00eb k\u00ebtu e h\u00eb aty, Osnati duket e zhduket pas qindra kthesave q\u00eb secila duket e fundit.<br \/>\nDiku, nusja do thot\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se duhet t\u00eb kthehemi m\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. Mos e beso. Vazhdo drejt. Pas pak do zbulosh se kthesa q\u00eb sugjeroi nusja \u00ebsht\u00eb shtegu i kuajve, mushkave, gomer\u00ebve, njerzve q\u00eb i bien shkurt n\u00ebp\u00ebr shkurre e gur\u00eb p\u00ebr t\u00eb vajtur m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb Osnat. Mesa duket, nusja e dehur nga lumturia me burrin dhe Bebin, nuk b\u00ebn dallim mes rrug\u00ebs s\u00eb hajvan\u00ebve dhe rrug\u00ebs s\u00eb makinave.<br \/>\nJa nj\u00eb rr\u00ebnqethje autostradale. M\u00eb t\u00eb majt\u00eb shigjeta e nj\u00eb tabele tregon Prenisht.<br \/>\nMos u kthe aty.<br \/>\nFshati Prenisht i origjin\u00ebs s\u00eb Lasgushit meriton nj\u00eb ardhje tjet\u00ebr, me m\u00eb tep\u00ebr nge, me m\u00eb tep\u00ebr kthjellt\u00ebsi. Tanip\u00ebrtani ngush\u00ebllohu q\u00eb pas Osnatit, fshati tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb princesha Ni\u00e7a, fshati i Mitrush Kutelit.<br \/>\nSa m\u00eb af\u00ebr Osnatit, aq m\u00eb mahnit\u00ebs b\u00ebhet gjelb\u00ebrimi, pyjet, p\u00ebrrenjt\u00eb, krojet.<br \/>\nPasagjer\u00ebt e zhurmsh\u00ebm dhe t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm zbresin n\u00eb periferi t\u00eb Osnatit po ashtu si erdh\u00ebn, duke u llafosur si n\u00eb das\u00ebm e duke b\u00ebrtitur n\u00eb celular.<br \/>\nMe t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Osnat do shoh\u00ebsh disa ustallar\u00eb mbi nj\u00eb \u00e7ati pa tjegulla.<br \/>\nPyeti a ka ndonj\u00eb dyqan k\u00ebtu ?<br \/>\nPo, do thot\u00eb nj\u00ebri nga ustallar\u00ebt, un\u00eb jam dyqanxhiu, prit se erdha, dhe do zbresi nga maja e \u00e7atis\u00eb.<br \/>\nDo ikni bashk\u00eb te dyqani aty af\u00ebr. Tek ikni, dyqanxhiu thot\u00eb se n\u00eb Osnat kan\u00eb mbetur m\u00eb pak banor\u00eb se gishtat e dor\u00ebs. Duke par\u00eb Osnatin cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb t\u00eb b\u00ebhet t&#8217;i thuash se edhe aq jan\u00eb tep\u00ebr, bereqaves q\u00eb s&#8217;kan\u00eb ikur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me zhabat e gjarp\u00ebrinjt\u00eb.<br \/>\nTe dera e ky\u00e7ur e dyqanit, ulur n\u00eb nj\u00eb karrike pran\u00eb nj\u00eb tavoline mbi t\u00eb cil\u00ebn ndodhen dy qese duhani me t\u00eb dredhur, celulari smart, dhe nj\u00eb got\u00eb e zbrazur nescafe frappe, po p\u00ebrtyp fara luledielli nj\u00eb kollos nja nj\u00ebzet e ca vje\u00e7. Veshur e mbathur trendy kollosi mu sikur e ka veshur Edi Rama. Ama fort i brengosur. Ka sht\u00ebpi, ka tok\u00eb, ka katandi, ka bag\u00ebti, i ka t\u00eb t\u00ebra, por s&#8217;ka nuse.<br \/>\nDyqanxhiu do hapi dyqanin do nxjerri nga thell\u00ebsia e nj\u00eb dollapi ca birra me kana\u00e7e.<br \/>\nPyete dyqanxhiun pse nuk i l\u00eb birrat te govata e betonit t\u00eb kroit rrjedh\u00ebs mu p\u00ebrball\u00eb dyqanit q\u00eb t\u00eb rrin\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb fresk\u00ebta ?<br \/>\nDyqanxhiu do thot\u00eb se po ti l\u00ebr\u00eb kana\u00e7et e birr\u00ebs gjith\u00eb koh\u00ebs te kroi, nuk dihet \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodhi.<br \/>\nMos e zgjat me dyqanxhiun duke i th\u00ebn\u00eb se sipas tij  banor\u00ebt e Osnatit m\u00eb pak se gishtat e dor\u00ebs ndoshta vjedhin birrat e kroit, apo se uji i kroit q\u00eb del nga mali \u00ebsht\u00eb pakrasimisht m\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm se Skopsko-t e dollapit, se i ngelet qefi. Merr birrat q\u00eb t\u00eb duhen dhe ktheje dyqanxhiun ku e more, te ustallar\u00ebt e \u00e7atis\u00eb.<br \/>\nPyeti, e kujt \u00ebsht\u00eb kjo sht\u00ebpi q\u00eb po nd\u00ebrtoni ?<br \/>\nDo p\u00ebrgjigjen nj\u00ebz\u00ebri: nuk \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi, \u00ebsht\u00eb xhami.<br \/>\nPo hoxh\u00eb a keni ?<br \/>\nHoxha jam un\u00eb, do p\u00ebrgjigjet nga maja e Xhamis\u00eb pa \u00e7ati dhe pa minare nj\u00eb djalosh me mjek\u00ebrr i lumtur q\u00eb i erdhi rradha p\u00ebr t\u00eb folur.<br \/>\nKush paguan p\u00ebr xhamin\u00eb ?<br \/>\nBanor\u00ebt, besimtar\u00ebt, p\u00ebrgjigjen nj\u00ebz\u00ebri nga \u00e7atia e Xhamis\u00eb, Hoxha, dyqanxhiu, dhe dy t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb, po t\u00eb kihet parasysh r\u00ebnd\u00ebsia e objektit n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr, ndoshta ishin Kryeplaku dhe Kryetari i Komun\u00ebs.<br \/>\nKrejt superstruktura e Osnatit mbi Xhami. Sa bukur.<br \/>\nAq pak banor\u00eb, aq t\u00eb paparashikuesh\u00ebm sa ndoshta vjedhin birrat te kroi, edhe po t\u00eb paguajn\u00eb, zor se dalin paret me nd\u00ebrtu n\u00eb Osnat Xhami sado t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\nNejse, l\u00ebre pas Osnatin me dyert e sht\u00ebpive si goj\u00eb t\u00eb ky\u00e7ura, dhe therja p\u00ebr n\u00eb Ni\u00e7\u00eb.<br \/>\nNi\u00e7a ndodhet prapa malit.<br \/>\nK\u00ebtej malit Osnati.<br \/>\nAndej Malit Ni\u00e7a.<br \/>\nNga Pllo\u00e7a n\u00eb Ni\u00e7\u00eb, rruga \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj. E pa asfaltuar dhe pa gropa t\u00eb thella.<br \/>\nKur ta shoh\u00ebsh nga larg Ni\u00e7\u00ebn ruaju mos t\u00eb bjer\u00eb pika.<br \/>\nNi\u00e7a mes maleve duket aq e zg\u00ebrlaqur sa t\u00eb kujton Ll\u00ebng\u00ebn dhe Manastirin e famsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb larg se aq nuk mund t\u00eb jen\u00eb.<br \/>\nPamja e Ni\u00e7\u00ebs nga larg \u00ebsht\u00eb rezultat i ndjekjes k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs q\u00eb pushtuesi osman u b\u00ebri kristian\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave duke i shtyr\u00eb n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, m\u00eb t\u00eb thella, m\u00eb t\u00eb harruara.<br \/>\nSi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi fshatrat kristian\u00eb, Ni\u00e7a \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sistemuar se Osnati. Portat e sht\u00ebpive m\u00eb t\u00eb rregullta. \u00c7ati llamarine t\u00eb mb\u00ebrthyera mir\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb bor\u00ebn n\u00eb dim\u00ebr. Kop\u00ebshte me gardhe t\u00eb ndrequra.<br \/>\nPor Ni\u00e7a \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shkret\u00eb se Osnati. N\u00eb Osnat po nd\u00ebrtohej di\u00e7ka. N\u00eb Ni\u00e7\u00eb, xhan-xhin, aq heshtje sa mund t\u00eb d\u00ebgjosh frym\u00ebmarrjen e maceve.<br \/>\nE pamundur ta gjesh me ment cila nga sht\u00ebpit\u00eb e ky\u00e7ura \u00ebsht\u00eb Sht\u00ebpia Muze e Mitrush Kutelit.<br \/>\nKur je bindur se n\u00eb Ni\u00e7\u00eb nuk do mund t\u00eb takosh ask\u00ebnd, n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb fshatit do shoh\u00ebsh nj\u00eb meso grua q\u00eb del nga nj\u00eb port\u00eb. N\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb mban nj\u00eb bidon t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb duket si me qum\u00ebsht, n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb nj\u00eb trast\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Kur ta p\u00ebrsh\u00ebndes\u00ebsh dhe ta pyes\u00ebsh si i ka hallet, do t\u00eb p\u00ebrgjigjet se n\u00eb bidon ka hirr\u00eb p\u00ebr q\u00ebnt\u00eb, dhe n\u00eb trast\u00eb buk\u00eb p\u00ebr k\u00eblysh\u00ebt.<br \/>\nPara nj\u00eb porte, tre zonja.<br \/>\nDy prej zonjave b\u00ebjn\u00eb sehir m\u00eb t\u00eb vjetr\u00ebn q\u00eb tjerr lesh me furk\u00eb p\u00ebr triko p\u00ebr nj\u00eb mbesk\u00eb n\u00eb kurbet. Asnj\u00ebra nga t\u00eb tre zonjat nuk e di ku ndodhet Sht\u00ebpia Muze e Mitrush Kutelit.<br \/>\nPo e pyete thur\u00ebsen e trikos p\u00ebr mbesk\u00ebn n\u00eb kurbet a kan\u00eb prift n\u00eb fshat, do t\u00eb p\u00ebrgjigjet se n\u00eb Kish\u00ebn e Ni\u00e7\u00ebs vjen sh\u00ebrben i famshmi dhe i mrekullueshmi Prift i Ll\u00ebng\u00ebs.<br \/>\nKalon n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet nj\u00eb \u00e7oban me naga\u00e7e n\u00eb sup.<br \/>\n\u00c7obani do pranoj\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb japi spjegime si arrihet nga Ni\u00e7a n\u00eb Lozhan. Me siguri e di, se ka q\u00ebn\u00eb. Madje thot\u00eb se edhe do t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb deridiku. Kur t\u00eb jeni nisur, befas nga nj\u00eb port\u00eb do dali nj\u00eb djalosh. \u00cbsht\u00eb Kryeplaku i Ni\u00e7\u00ebs. Hajde q\u00eb hajde, do thot\u00eb Kryeplaku, hajde t\u00eb ham\u00eb mish, t\u00eb pim\u00eb raki, t\u00eb ngrem\u00eb dolli&#8217;, po s&#8217;erdhe m\u00eb mbetet qefi. S&#8217;do kesh nga t&#8217;ja mbash. Do hysh. Do ulesh mbi ndonj\u00ebrin  nga trungjet b\u00ebr\u00eb enkas p\u00ebr mysafir\u00eb oborri n\u00ebn deg\u00ebt e varura t\u00eb moll\u00ebve.<br \/>\nOborri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kantier i madh me kazana, fu\u00e7ia, furra, soba, vegla, dhe, si n\u00eb shumic\u00ebn e sht\u00ebpive nga Pllo\u00e7a gjer k\u00ebtu, nj\u00eb Suzuki ose nj\u00eb Nissan jasht\u00eb p\u00ebrdorimit q\u00eb nuk munden ta ngren\u00eb, as nuk din\u00eb ku ta hedhin.<br \/>\nMamaja e Kryeplakut, nj\u00eb zonj\u00eb e sjell\u00ebshme dhe e njerzishme, e qeras mysafirin me nj\u00eb kup\u00eb mjalt\u00eb, dhe nj\u00eb got\u00eb dhall\u00eb.<br \/>\n\u00c7obani me naga\u00e7e do t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb deri diku q\u00eb mos ngat\u00ebrrosh rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Kish\u00eb me rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb St\u00ebrkanj, tjet\u00ebr fshat rrug\u00ebs p\u00ebr Lozhan.<br \/>\nP\u00ebrtej Ni\u00e7\u00ebs rruga \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llaftari me gunga dhe pellgje q\u00eb mund t\u00eb kap\u00ebrxehen vet\u00ebm me llogaritje t\u00eb sakta trigonometrike t\u00eb tipit &#8220;dy gropa dhe nj\u00eb rrot\u00eb&#8221;, &#8220;dy rrota dhe nj\u00eb grop\u00eb&#8221;, etj. Aty b\u00ebj kujdes se nj\u00eb gabim i vog\u00ebl n\u00eb llogaritje t\u00eb hedh n\u00eb ca humnera prejnga s&#8217;t\u00eb nxjerrin dot as tanket e NATO-s q\u00eb do vin\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb firmosur dhe vulosur nga Niko Peleshi.<br \/>\nGjithandej uj\u00eb q\u00eb rrjedh nga malet.<br \/>\nKaq shum\u00eb uj\u00eb n\u00eb fund behari nuk ka kurrkund tjet\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb St\u00ebrkanj gropat e rrug\u00ebs rrallohen.<br \/>\nSt\u00ebrkanj \u00ebsht i mbytur n\u00eb gjelb\u00ebrim i t\u00ebri.<br \/>\nDuke kaluar n\u00ebp\u00ebr St\u00ebrkanj brenda nj\u00eb tuneli t\u00eb gjelb\u00ebr me kilometra t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb duket sikur po kalon n\u00ebp\u00ebr &#8220;Kop\u00ebshtet e Edenit&#8221;.<br \/>\nVijn\u00eb p\u00ebrball\u00eb dy kalor\u00ebs.<br \/>\nKur shohin makin\u00ebn q\u00eb po u vjen p\u00ebrball\u00eb, kuajt tremben pak.<br \/>\nSokoli, m\u00eb i riu, ka ngarkuar kalin me dy thas\u00eb krunde p\u00ebr derrat.<br \/>\nSkenderi, m\u00eb i vjetri, por shpuz\u00eb nga goja dhe nga mendja, e ka ngarkuar kalin me gjethe lajthie.<br \/>\nDo thot\u00eb Sk\u00ebnderi: e sheh gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gjelb\u00ebrim ? Jan\u00eb qindra mijra bim\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. T\u00eb t\u00ebra me aft\u00ebsi sh\u00ebruese. Nga bari te pem\u00ebt me trungje, t\u00eb t\u00ebra bim\u00eb mjeksore.<br \/>\nE pamundur t\u00eb mos e besosh Sk\u00ebnderin. Pa asnj\u00eb gjurm\u00eb dhjami n\u00eb trup, 75 q\u00eb duket si 46, Sk\u00ebnderi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e atyre \u00e7&#8217;ka thot\u00eb.<br \/>\nNga St\u00ebrkanji e matan\u00eb, rruga shkon buz\u00eb p\u00ebrroit q\u00eb rrjedh nga lart.<br \/>\nM\u00eb tutje, me ulje-ngritje dhe kthesa t\u00eb buta, rruga e ruan madh\u00ebshtin\u00eb sa epike dhe idilike nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<br \/>\nPor p\u00ebrtej St\u00ebrkanjit \u00e7faqet nj\u00eb dukuri trondit\u00ebse.<br \/>\nGjat\u00eb gjith\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb lumit duken ca p\u00ebrbind\u00ebsha betoni q\u00eb po t&#8217;i shihte Don Kishoti do i merrte p\u00ebr ku\u00e7edra q\u00eb thajn\u00eb lumin.<br \/>\nNj\u00eb k\u00ebtu, nj\u00eb atje, jo m\u00eb pak se nja dhjet\u00eb, p\u00ebrbind\u00ebshat e bardh\u00eb q\u00eb tek i sheh t\u00eb merr t\u00eb qar\u00ebt ta prishin goxha qefin e udh\u00ebtimit.<br \/>\nBashk\u00eb me t\u00eb fundit hidrocentral, aventura mbaron.<br \/>\nGjej ndonj\u00eb lavazh laje makin\u00ebn nga baltat e pellgjeve dhe gjaku i thik\u00ebs nga barku te kurrizi q\u00eb ja ngule Gor\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59960\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/38bd69b9-6c13-4b61-b8d9-72fa21d244bf.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59961\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/224f2ae9-1c2f-4804-ab05-acaa5fbb55fa.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59962\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/b2c6953a-7726-45bd-b2eb-ed0f582661e5.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59963\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/c81438ce-d829-46f9-878f-e806789f7d1f.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59964\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/8d982328-9801-4765-abb6-9e989214b5e6.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59965\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/d8782d6e-f2ff-4295-accd-3aa1f36acda8.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59966\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4-300x169.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4-1024x576.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4-768x432.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4-860x484.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/4c4fb683-d4b4-4555-8787-9c95f8436bd4.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ik n\u00eb Ni\u00e7\u00eb&#8230; E mira \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ni\u00e7\u00eb t\u00eb shkosh e t\u00eb derdhesh si vaji n\u00eb lakra. Vet\u00ebm k\u00ebshtu Mbret\u00ebresh\u00ebs Gor\u00eb dhe princesh\u00ebs Ni\u00e7\u00eb nuk do i l\u00ebsh zg\u00ebq e zgav\u00ebr pa ja par\u00eb Mir\u00ebpo makina nuk \u00ebsht\u00eb vaj, dhe malet nuk jan\u00eb lakra. L\u00ebri fantazit\u00eb dhe, sado mahnit\u00ebse \u00ebsht\u00eb Gora, therja p\u00ebr n\u00eb Ni\u00e7\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":59966,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59959","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59959","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59959"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59959\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59967,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59959\/revisions\/59967"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59959"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59959"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59959"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}