{"id":59817,"date":"2023-09-20T15:32:50","date_gmt":"2023-09-20T15:32:50","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=59817"},"modified":"2023-09-20T15:32:50","modified_gmt":"2023-09-20T15:32:50","slug":"armepushim-midis-azerbajxhanit-dhe-armeneve-etnike-ne-karabak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/20\/armepushim-midis-azerbajxhanit-dhe-armeneve-etnike-ne-karabak\/","title":{"rendered":"Arm\u00ebpushim midis Azerbajxhanit dhe armen\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb Karabak"},"content":{"rendered":"<p>Azerbajxhani dhe armen\u00ebt etnik\u00eb jan\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb luftimeve p\u00ebr territorin e Nagorno-Karabakut, pasi udh\u00ebheqja de facto e enklav\u00ebs s\u00eb banuar kryesisht me armen\u00eb etnik\u00eb, pranoi propozimin e misionit paqeruajt\u00ebs rus dhe u pajtua p\u00ebr bisedime lidhur me \u201criintegrimin\u201d e territorit brenda Azerbajxhanit.<\/p>\n<p>Ndalja e luftimeve intensive pasoi shqet\u00ebsimin e shprehur nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr zgjerimin e konfliktit, pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit m\u00eb vdekjeprur\u00ebs ushtarak n\u00eb pothuajse tre vjet.<\/p>\n<p>Azerbajxhani sinjalizoi synimin e tij q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb operacionet ushtarake t\u00eb nisura nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Nagorno-Karabak, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebzimin e forcave t\u00eb armen\u00ebve etnik\u00eb, pavar\u00ebsisht thirrjeve nga Kombet e Bashkuara, fuqit\u00eb per\u00ebndimore dhe Rusia p\u00ebr t&#8217;i ndalur armiq\u00ebsit\u00eb. Si pasoj\u00eb e armiq\u00ebsive, dhjet\u00ebra persona u vran\u00eb n\u00eb 24 or\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Luftimet u tha se jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb or\u00ebn 13:00, sipas koh\u00ebs lokale.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja e armen\u00ebve etnik\u00eb n\u00eb territorin q\u00eb ata e quajn\u00eb Artsak \u2013 q\u00eb njihet si pjes\u00eb e Azerbajxhanit, por p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra deri m\u00eb 2020 ishte n\u00ebn kontrollin e armen\u00ebve \u2013 raportohet se e ka pranuar propozimin rus.<\/p>\n<p>Kjo udh\u00ebheqje, po ashtu, e ka pranuar propozimin nga Bakuja p\u00ebr bisedime p\u00ebr integrimin e rajonit brenda Azerbajxhanit, i cili do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb besohet se nuk do t\u00eb pritet mir\u00eb nga publiku dhe Qeveria n\u00eb Armenin\u00eb fqinje. Ky shtet e ka shnd\u00ebrruar \u00e7\u00ebshtjen e kontrollit t\u00eb Nagorno-Karabakut n\u00eb pik\u00ebn kryesore nacionaliste, q\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik, p\u00ebrderisa ofensiva e fundit azerbajxhanase nxiti edhe protesta kund\u00ebr Qeveris\u00eb armene.<br \/>\nT\u00eb dyja pal\u00ebt u pajtuan p\u00ebr bisedime m\u00eb 21 shtator. Bisedimet pritet t\u00eb mbahen n\u00eb qytetin azerbajxhanas, Yevlaks, 265 kilometra n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Bakus\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheqja de facto e Nagorno-Karabakut n\u00eb Stepankerk tha se \u201c\u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga pala azerbajxhanase p\u00ebr riintegrimin, garantimin e t\u00eb drejtave dhe sigurin\u00eb p\u00ebr armen\u00ebt n\u00eb Nagorno-Karabak, do t\u00eb diskutohen n\u00eb takimin midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullat\u00ebs lokale armene dhe autoriteteve qendrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Azerbajxhanit.<\/p>\n<p>Edhe Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes azerbajxhanase konfirmuan marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit.<\/p>\n<p>Zyra e presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, po ashtu njoftoi p\u00ebr bisedimet p\u00ebr riintegrim.<\/p>\n<p>Arritja e arm\u00ebpushimit u b\u00eb pasi p\u00ebrshkall\u00ebzimi n\u00eb rajonin e shk\u00ebputur rriti shqet\u00ebsimet n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri armen, Nikol Pashinian, &#8211; t\u00eb cilin nacionalist\u00ebt e faj\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr humbje gjat\u00eb luft\u00ebs m\u00eb 2020 \u2013 tha se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr arm\u00ebpushimin, por menj\u00ebher\u00eb distancoi Qeverin\u00eb e tij nga kjo marr\u00ebveshje.<br \/>\n&#8220;Armenia nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrpilimin e tekstit t\u00eb arm\u00ebpushimit n\u00eb Nagorno-Karabak n\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e paqeruajt\u00ebsve rus\u00eb\u201d, tha Pashinian.<\/p>\n<p>Dy dit\u00ebt e operacioneve ushtarake t\u00eb Azerbajxhanit n\u00eb Karabak<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha m\u00ebngjesin e 20 shtatorit se po vazhdonte \u201cme sukses\u201d at\u00eb q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si \u201coperacion kund\u00ebr terrorizmit\u201d, duke sh\u00ebnjestruar sabotuesit.<br \/>\nZyra e presidentit t\u00eb Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, po ashtu l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se ai i ka th\u00ebn\u00eb sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Antony Blinken, se \u201cmasat kund\u00ebr terrorizmit do t\u00eb ndalen n\u00ebse [forcat n\u00eb Karabak] i ulin arm\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, m\u00eb 21 shtator \u00ebsht\u00eb caktuar mbledhja e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara pas shp\u00ebrthimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Karabak.<\/p>\n<p>Azerbajxhani dhe Armenia kan\u00eb zhvilluar dy luft\u00ebra p\u00ebr kontrollin e rajonit t\u00eb shk\u00ebputur, me luft\u00ebn e fundit q\u00eb u zhvillua para tre vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cSekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm [i OKB-s\u00eb, Antonio Guterres], k\u00ebrkon q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndalen luftimet, t\u00eb shtensionohet situata dhe t\u00eb ket\u00eb respektim t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb arm\u00ebpushimit t\u00eb arritur m\u00eb 2020, si dhe t\u00eb ligjit humanitar nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, tha Stephane Dujarric, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i shefit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb 19 shtatorit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte zhvilluar biseda telefonike me lider\u00ebt e t\u00eb dyja shteteve.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinken i b\u00ebri thirrje presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, q\u00eb t\u2019i ndal\u00eb menj\u00ebher\u00eb operacionet ushtarake n\u00eb Nagorno-Karabak, rajon q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit.<\/p>\n<p>Kryediplomati amerikan k\u00ebrkoi, po ashtu, q\u00eb Azerbajxhani t\u2019i kthehet dialogut.<\/p>\n<p>Blinken \u201cvuri n\u00eb dukje gatishm\u00ebrin\u00eb e shprehur nga Aliyev q\u00eb t\u2019i ndal\u00eb veprimet ushtarake, si dhe p\u00ebr nj\u00eb takim nd\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Azerbajxhanit me popullat\u00ebn e Nagorno-Karabakut dhe ai n\u00ebnvizoi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zbatim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm\u201d t\u00eb k\u00ebtyre planeve, tha DASH-i.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Blinken i tha kryeministrit armen, Nikol Pashinian, se SHBA-ja \u201cmb\u00ebshtet plot\u00ebsisht sovranitetin, pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin territorial t\u00eb Armenis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas disa jav\u00ebsh p\u00ebrleshjesh t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe nj\u00eb dit\u00eb pasi d\u00ebrgesa e par\u00eb me ndihm\u00eb humanitare u lejua t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zon\u00eb, Azerbajxhani nisi p\u00ebrshkall\u00ebzimin e madh m\u00eb 19 shtator n\u00eb rajonin e shk\u00ebputur q\u00eb ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb buz\u00eb kriz\u00ebs humanitare.<\/p>\n<p>Kjo pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj ka pasur bllokim t\u00eb rrug\u00ebs, q\u00eb ka pamund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohen ndihma humanitare, pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb vazhdueshme nga Bakuja q\u00eb t\u00eb lejohen d\u00ebrgesat e ushqimit dhe t\u00eb ndihm\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Granatimet nis\u00ebn pak pasi Bakuja faj\u00ebsoi p\u00ebr dy shp\u00ebrthime ata q\u00eb i cil\u00ebsoi si \u201cgrupe armene t\u00eb sabotator\u00ebve\u201d. Nga shp\u00ebrthimet u vran\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb personelit ushtarak dhe dy civil\u00eb n\u00eb zonat e Nagorno-Karabakut q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e paqeruajt\u00ebsve rus\u00eb.<br \/>\nPaqeruajt\u00ebsit rus\u00eb gjenden n\u00eb at\u00eb zon\u00eb q\u00eb kur u arrit marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit q\u00eb u dha fund luftimeve gjasht\u00ebjavore m\u00eb 2020. Azerbajxhani at\u00ebbot\u00eb rimori shumic\u00ebn e territorit dhe shtat\u00eb qarqe p\u00ebrreth q\u00eb ishin n\u00ebn kontrollin e armen\u00ebve etnik\u00eb \u2013 t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Jerevani \u2013 q\u00eb nga vitet \u201990.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit kishte deklaruar se synonte q\u00eb grupet t\u00eb dor\u00ebzohen dhe trupat armene t\u00eb t\u00ebrhiqen nga rajoni.<\/p>\n<p>Jerevani \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka trupa n\u00eb Nagorno-Karabak.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb operacionit \u201cjan\u00eb shkat\u00ebrruar vet\u00ebm caqe legjitime ushtarake\u201d, b\u00ebri t\u00eb ditur Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Ministria e Jashtme azerbajxhanase tha se paqja n\u00eb rajon mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm me t\u00ebrheqjen e t\u00ebr\u00ebsishme t\u00eb forcave armene nga territori.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendoi se ka marr\u00eb n\u00ebn kontroll mbi 60 pozicione ushtarake dhe ka shkat\u00ebrruar 20 makina ushtarake.<\/p>\n<p>Avokati de facto i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb rajonin azerbajxhanas t\u00eb kontrolluar nga armen\u00ebt, tha se 32 persona jan\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shtat\u00eb civil\u00eb, dy prej tyre f\u00ebmij\u00eb, dhe mbi 200 jan\u00eb plagosur gjat\u00eb bombardimeve. Disa vler\u00ebsime kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se numri i viktimave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Armen\u00ebt etnik\u00eb brenda Nagorno-Karabakut publikuan n\u00eb rrjetet sociale video dhe than\u00eb se kryeqyteti de facto i rajonit, Stepanakert, ishte n\u00ebn bombardime.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Armenis\u00eb tha se nuk ka forca n\u00eb Nagorno-Karabak, duke shtuar se ofensiva e Bakus\u00eb \u201cshkeli marr\u00ebveshjen e arm\u00ebpushimit p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebs s\u00eb kontaktit, duke sulmuar me raketa t\u00eb artileris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs, turma t\u00eb zem\u00ebruara u mblodh\u00ebn jasht\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Jerevan, duke b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb Pashinian t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje. Ata u p\u00ebrlesh\u00ebn me policin\u00eb.<\/p>\n<p>Protestuesit than\u00eb se jan\u00eb zem\u00ebruar me at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsuan si d\u00ebshtim t\u00eb Mosk\u00ebs p\u00ebr ta ndalur Azerbajxhanin. Protestues u mblodh\u00ebn edhe para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Ambasad\u00ebs ruse n\u00eb Jerevan, duke brohoritur slogane antiruse, raportoi TASS.<\/p>\n<p>Shefi i diplomacis\u00eb s\u00eb Bashkimit Evropian, Josep Borrell, d\u00ebnoi operacionin dhe i b\u00ebri thirrje Azerbajxhanit t\u2019i ndal\u00eb aktivitetet ushtarake n\u00eb Nagorno-Karabak. Ai tha se Brukseli vazhdon t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e dialogut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet paqja n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e SHBA-s\u00eb dhe ata evropian\u00eb qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i b\u00ebjn\u00eb thirrje Azerbajxhanit q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsoj\u00eb kalimin transit t\u00eb ndihm\u00ebs humanitare p\u00ebr n\u00eb rajonin e shk\u00ebputur, pasi ky rajon po p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb ushqimeve, energjis\u00eb dhe ila\u00e7eve.<\/p>\n<p>Armenia dhe Azerbajxhani kan\u00eb zhvilluar dy luft\u00ebra p\u00ebr Nagorno-Karabakun, nj\u00eb rajon malor i banuar me shumic\u00eb armene, q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht njihet si pjes\u00eb e Azerbajxhanit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e arm\u00ebpushimit q\u00eb u n\u00ebnshkrua n\u00eb fund t\u00eb konflikt t\u00eb vitit 2020, u cil\u00ebsua si fitore n\u00eb Azerbajxhan, por humbjet armene nxit\u00ebn protesta disamujore n\u00eb Jerevan, ku u k\u00ebrkua dor\u00ebheqja e Pashinianit.<\/p>\n<p>Nagorno-Karabaku dhe shtat\u00eb rajonet e af\u00ebrta kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn kontrollin e armen\u00ebve etnik\u00eb q\u00eb kur nisi lufta n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980 \u2013 kur Bashkimi Sovjetik nisi t\u00eb kolapsoj\u00eb \u2013 dhe i hapi rrug\u00eb \u201ckonfliktit t\u00eb ngrir\u00eb\u201d prej tri dekadash.<br \/>\nP\u00ebrgatiti: Mimoza Sadiku<br \/>\nNga Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841-300x215.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"215\" class=\"alignnone size-medium wp-image-59818\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841-300x215.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841-1024x735.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841-768x551.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841-860x617.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/5333b8d7-ae3e-4557-946f-1e7b7e679841.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Azerbajxhani dhe armen\u00ebt etnik\u00eb jan\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb luftimeve p\u00ebr territorin e Nagorno-Karabakut, pasi udh\u00ebheqja de facto e enklav\u00ebs s\u00eb banuar kryesisht me armen\u00eb etnik\u00eb, pranoi propozimin e misionit paqeruajt\u00ebs rus dhe u pajtua p\u00ebr bisedime lidhur me \u201criintegrimin\u201d e territorit brenda Azerbajxhanit. Ndalja e luftimeve intensive [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":59819,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-59817","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-bota","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59817"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59821,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59817\/revisions\/59821"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}