{"id":59661,"date":"2023-09-17T16:00:53","date_gmt":"2023-09-17T16:00:53","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=59661"},"modified":"2023-09-17T16:00:53","modified_gmt":"2023-09-17T16:00:53","slug":"nga-shaban-murati-nuk-ekziston-ceshtja-e-minoritetit-grek-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/17\/nga-shaban-murati-nuk-ekziston-ceshtja-e-minoritetit-grek-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Nga Shaban Murati\/ NUK EKZISTON \u201c\u00c7ESHTJA E MINORITETIT GREK\u201d N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn paket\u00eb t\u00eb bisedimeve diplomatike, q\u00eb po zhvillohen prej afro nj\u00eb viti midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, ku me miratimin e t\u00eb dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar \u00e7eshtja \u00e7ame, figuron edhe nj\u00eb tem\u00eb e quajtur \u201c\u00e7eshtja e minoritetit grek ne Shqip\u00ebri\u201d. P\u00ebrfshirjen e saj ne axhend\u00ebn e bisedimeve diplomatike dypal\u00ebshe e konfirmoi personalisht kryeministri grek, Aleksis Cipras, n\u00eb 9 shtator. Madje ai specifikoi se kjo \u00e7eshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kushtet, q\u00eb Greqia i vendos Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn p\u00ebr hapjen e bisedimeve t\u00eb pranimit n\u00eb BE.<br \/>\nPyetni k\u00eb t\u00eb doni nga kryeministrat dhe ministrat e jasht\u00ebm shqiptar\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo \u201c\u00e7eshtje e minoritetit grek\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb figuron si \u00e7eshtje e pazgjidhur n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tanishme midis dy vendeve tona? Asnjeri nuk do t\u00eb dij\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet, por kan\u00eb pranuar verb\u00ebrisht ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb \u201c\u00e7eshtje t\u00eb minoritetit grek\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe. Nuk do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjigjen, ndon\u00ebse kjo \u00e7eshtje ka 30 vjet, q\u00eb sh\u00ebrben si litari grek rreth qaf\u00ebs s\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare p\u00ebr ta sjell\u00eb v\u00ebrdall\u00eb si ariu n\u00eb cirk dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat dhe hapat e nj\u00eb strategjie t\u00eb rafinuar t\u00eb Athin\u00ebs p\u00ebr vendosjen e kontrollit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nNuk do t\u00eb dijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjen, sepse realisht nuk ka dhe nuk ekziston \u201c\u00e7eshtja e minoritetit grek\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. Ka minoritet grek, por nuk ka \u00e7eshtje t\u00eb tij, sepse qeverit\u00eb shqiptare me gjenerozitetin dhe me kompleksin e inferioritetit klasik i kan\u00eb zgjidhur dhe plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat, kushtet dhe trillet e Athin\u00ebs, t\u00eb etiketuara prej saj si \u201c\u00e7eshtja e minoritetit grek\u201d.<br \/>\nA nuk e b\u00ebn\u00eb minoritetin grek nga ardh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb pronar t\u00eb tokave shqiptare me ligjin antishqiptar 7501 n\u00eb vitin 1991 t\u00eb dy partit\u00eb kryesore politike PS dhe PD? A nuk kan\u00eb zgjedhur aforfe n\u00eb parlament n\u00eb \u00e7do legjislatur\u00eb partin\u00eb e minoritetit grek, duke i darovitur votat socialiste dhe demokrate, q\u00eb ajo t\u00eb plot\u00ebsonte pragun elektoral? A nuk kan\u00eb  em\u00ebruar n\u00eb \u00e7do  qeveri shqiptare gjat\u00eb 30 viteve disa ministra t\u00eb minoritetit grek nga partia e minoritetit dhe nga dy partit\u00eb kryesore politike, vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin qejfin Athin\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb tranzicionit n\u00eb 30 vjet p\u00ebrshembull nuk pat\u00ebn nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr nga Durr\u00ebsi, qyteti m\u00eb i vjet\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb dhe i dyti m\u00eb i madh pas Tiran\u00ebs? A nuk ka gjithmon\u00eb n\u00eb parlament disa deputet\u00eb grek\u00eb nga partit\u00eb politike shqiptare?<br \/>\nMinoriteti grek n\u00eb Shqip\u00ebri ka g\u00ebzuar dhe g\u00ebzon t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat, q\u00eb i takojn\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr minoritetet. Ai minoritet ka g\u00ebzuar t\u00eb drejtat mbi mesataren komb\u00ebtare edhe n\u00eb koh\u00ebn e regjimit komunist dhe ka qen\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i privilegjuar se sa komunitetet shqiptare t\u00eb \u00e7am\u00ebve apo t\u00eb kosovar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebrtet\u00eb, saq\u00eb edhe vet\u00eb Athina, vet\u00eb kryeministrat apo ministrat e jasht\u00ebm grek\u00eb nuk jan\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb thon\u00eb publikisht se \u00e7far\u00eb e drejte u mungon minoritetit grek, sepse nuk u mungon asgj\u00eb. Athina e mban vet\u00ebm si gozhda e Nastradinit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u00e7eshtje t\u00eb minoritetit grek, sepse ajo i sh\u00ebrben strategjis\u00eb s\u00eb saj permanente t\u00eb ndikimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nNga pik\u00ebpamja diplomatike dhe juridike del pyetja : \u00c7far\u00eb qenka kjo \u201c\u00e7eshtje e pazgjidhur e minoritetit grek\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u dashka futur n\u00eb axhend\u00ebn e bisedimeve dhe q\u00eb qenka kusht i Athin\u00ebs ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe n\u00eb vitin 2018? Mir\u00eb Athina luan dhe nuk don ta heq\u00eb kularin rreth qaf\u00ebs s\u00eb diplomacis\u00eb shqiptare, po Tirana si e pranon me d\u00ebshir\u00eb k\u00ebt\u00eb kular? Dhe ia e ka ngulur diplomacis\u00eb son\u00eb \u00e7eshtjen artificiale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit grek shteti fqinj, q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb minoritet n\u00eb territorin e vet, as minoritetin shqiptar, as at\u00eb turk, as at\u00eb maqedonas, as at\u00eb vllah, as at\u00eb rom, as at\u00eb bullgar, as at\u00eb egjiptian, etj.<br \/>\nNuk ekziston \u201c\u00e7eshtja e minoritetit grek\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. Ekziston nj\u00eb minoritet grek, i cili g\u00ebzon t\u00eb gjtha t\u00eb drejtat nj\u00ebsoj, n\u00eb mos m\u00eb shum\u00eb se sa vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Dhe derisa nuk ekziston, nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7eshtje e bisedimeve diplomatike midis dy vendeve, sepse \u00ebsht\u00eb artificiale dhe ka nj\u00eb prapavij\u00eb. Ju paralajm\u00ebroj se strategjia greke n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje \u00ebsht\u00eb binjake me strategjin\u00eb  serbe t\u00eb Mitrovic\u00ebs!<br \/>\nPublikuar m\u00eb 17 shtator 2018<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn paket\u00eb t\u00eb bisedimeve diplomatike, q\u00eb po zhvillohen prej afro nj\u00eb viti midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb, ku me miratimin e t\u00eb dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar \u00e7eshtja \u00e7ame, figuron edhe nj\u00eb tem\u00eb e quajtur \u201c\u00e7eshtja e minoritetit grek ne Shqip\u00ebri\u201d. P\u00ebrfshirjen e saj ne axhend\u00ebn e bisedimeve diplomatike dypal\u00ebshe e konfirmoi personalisht kryeministri grek, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":59662,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59661","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59661","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59661"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59661\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59663,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59661\/revisions\/59663"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59661"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59661"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59661"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}