{"id":59560,"date":"2023-09-16T08:57:46","date_gmt":"2023-09-16T08:57:46","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=59560"},"modified":"2023-09-16T08:57:46","modified_gmt":"2023-09-16T08:57:46","slug":"at-antonio-belushi-sot-89-vjec-arbereshi-patrioti-etnologu-linguisti-filozofi-dhe-shqiptari-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/09\/16\/at-antonio-belushi-sot-89-vjec-arbereshi-patrioti-etnologu-linguisti-filozofi-dhe-shqiptari-i-madh\/","title":{"rendered":"At Antonio BELUSHI\u2013Sot 89 vje\u00e7! Arb\u00ebreshi, patrioti, etnologu, linguisti, filozofi dhe shqiptari i madh"},"content":{"rendered":"<p>Antonio Belushi (apo si\u00e7 e th\u00ebrrasin n\u00eb mjedise arb\u00ebreshe, zoti Ndon) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prift nga diaspora e Kalabris\u00eb.<br \/>\nKa lindur m\u00eb 15 shtator 1934, n\u00eb Frasnit\u00eb (it. Frascineto) n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb. E \u00ebma ishte end\u00ebse shum\u00eb e zonja, kurse i ati ishte bari dhe, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb merrte rr\u00ebz\u00ebn e Pollinit p\u00ebr t\u00eb kullotur tuf\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb rritej, t\u00eb dyja k\u00ebto mjesht\u00ebri t\u00eb prind\u00ebrve, Belushi do t\u2019i b\u00ebnte si objekte studimi n\u00eb dy vepra etnografike me r\u00ebnd\u00ebsi e pik\u00ebrisht n\u00eb \u201cArgalia n\u00eb tekste origjinale arb\u00ebreshe\u201d dhe \u201cBlegtoria n\u00eb Frasnit\u00eb\u201d, tashm\u00eb t\u00eb njohura nga studiuesi.<\/p>\n<p>I ati, duke par\u00eb d\u00ebshir\u00ebn dhe dhuntit\u00eb e dalluara t\u00eb Ndonit p\u00ebr shkoll\u00ebn e dijen, b\u00ebri \u00e7mos q\u00eb t\u2019i siguronte mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb rritej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb bari dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ambicie krenare ishte gati t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do sakrific\u00eb. K\u00ebshtu, Ndoni i ri u fut n\u00eb karrier\u00ebn kishtare n\u00eb seminarin Pontefik Gregorian t\u00eb Rom\u00ebs, ku m\u00eb 1958 mori bakaloreatin n\u00eb filozofi dhe, po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin universitet, m\u00eb 1962 mori licenc\u00ebn e teologjis\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb. Pra, Belushi, ndon\u00ebse bir bariu dhe me t\u00ebr\u00eb gjasat q\u00eb t\u00eb ndiqte udh\u00ebn e t\u2019et, nuk u b\u00eb bari, por u b\u00eb \u201cbari i shpirtrave\u201d dhe m\u00eb 1962 nisi udh\u00ebn e meshtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebri nj\u00eb stazh t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb kish\u00ebn bizantine t\u00eb Sh\u00ebn Julianit n\u00eb Paris, u kthye n\u00eb vendlindje dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb qe lektor n\u00eb Seminarin e Sh\u00ebn Vasilit, pastaj kaloi si ndihm\u00ebs-famullitar n\u00eb Sh\u00ebn-Sofi. K\u00ebshtu filloi jeta e tij si prift, i af\u00ebrt e i lidhur ngusht\u00eb me popullin, i pap\u00ebrtuar dhe i kudogjendur pran\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe hallexhinjve, gjithnj\u00eb buzagaz dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb p\u00ebrvuajturve e p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr e kuraj\u00eb me fjal\u00ebn e tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl, me k\u00ebshillat e tij t\u00eb urta. Shpejt, ai hyri thell\u00eb n\u00eb shpirtin e besimtar\u00ebve dhe pa se n\u00eb ato mjedise t\u00eb larg\u00ebta e disa t\u00eb harruara, kishte edhe shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ruajtur, p\u00ebr t\u00eb njohur e vler\u00ebsuar, kishte materiale t\u00eb pa\u00e7mueshme etnologjike e folklorike, ruhej gjuha shqipe. Kjo e ftoi Belushin n\u00eb nj\u00eb l\u00ebm\u00eb interesant k\u00ebrkimesh dhe ai, si\u00e7 do ta thot\u00eb edhe vet\u00eb m\u00eb von\u00eb, \u201cu kthye n\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs\u201d t\u00eb zellsh\u00ebm dhe fiksoi pa pushim visarin e pasur t\u00eb gurr\u00ebs popullore arb\u00ebreshe. \u00cbsht\u00eb koha kur n\u00eb Kalabri e m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb diaspor\u00ebn arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb po m\u00ebk\u00ebmbej nj\u00eb brez i ri veprimtar\u00ebsh kulturor\u00eb, poet\u00eb e studiues, folklorist\u00eb e autor\u00eb k\u00ebng\u00ebsh; t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrbashkonte nj\u00eb shqet\u00ebsim i vet\u00ebm, t\u00eb mbahen edhe m\u00eb tej si arb\u00ebresh\u00eb, t\u00eb ruajn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ta flasin, po edhe t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb ta shkruajn\u00eb at\u00eb krahas italishtes, t\u00eb gjall\u00ebrojn\u00eb kultur\u00ebn arb\u00ebreshe dhe jet\u00ebn artistike t\u00eb ngulimeve t\u00eb tyre; t\u00eb shpien m\u00eb tej \u201cvravashk\u00ebn\u201d e De Rad\u00ebs. Secili n\u00eb l\u00ebmin e tij p\u00ebrpiqet ta thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb re: poet\u00ebt si K. Kandreva, V. Ujko, P. Napolitano, G. Del Guido etj., i qepen poezis\u00eb s\u00eb kultivuar dhe botojn\u00eb v\u00ebllimet e para, \u00e7elet n\u00eb Kozenc\u00eb katedra e gjuh\u00ebs shqipe, nisin t\u00eb dalin disa revista arb\u00ebreshe, shtrohet gjer\u00ebsisht k\u00ebrkesa e arb\u00ebresh\u00ebve p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkollat e tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201ckor\u201d t\u00eb bukur t\u00eb kultur\u00ebs arb\u00ebreshe, afrohet shpejt edhe Ndon Belushi, i cili zgjodhi p\u00ebr t\u00eb hulumtuar nj\u00eb l\u00ebm\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pothuajse djerr, por aq t\u00eb vlefsh\u00ebm: k\u00ebrkimet etnologjike rreth bot\u00ebs arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, n\u00eb revist\u00ebn \u201cShejzat\u201d, ai botoi me vijime studimin \u201cBlegtoria n\u00eb Frasnit\u00eb\u201d. Belushin, ashtu si edhe shum\u00eb veprimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dit\u00ebve tona, e mundon shum\u00eb fakti q\u00eb kultura arb\u00ebreshe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb analfabete, e pasur, por e pashkruar, e vyer, por e panjohur, prandaj edhe synon q\u00eb at\u00eb ta b\u00ebj\u00eb \u201calfabet\u00eb\u201d, ta b\u00ebj\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb shkruhet, t\u00eb njihet e t\u00eb vler\u00ebsohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ai iu vu mbledhjes dhe p\u00ebrshkrimit t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje nga traditat dhe doket arb\u00ebreshe, mbledh toponimin\u00eb dhe fjal\u00ebt e urta, ndjek leksikun dhe frazeologjin\u00eb. Ashtu si shum\u00eb prift\u00ebrinj t\u00eb tjer\u00eb arb\u00ebresh\u00eb, Belushi nuk u mor vet\u00ebm me sa i k\u00ebrkonte \u201crasoja\u201d e famullitarit, por iu vu k\u00ebrkimeve e njohjes s\u00eb nj\u00eb kulture q\u00eb po birrej e q\u00eb duhej shp\u00ebtuar. Kur m\u00eb 1965, ai em\u00ebrohet si famullitar n\u00eb ngulimin e larg\u00ebt arb\u00ebresh\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Kostantinit, n\u00eb krahinat e Potenc\u00ebs, mendoi se gjith\u00eb ai material duhej v\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb studiuesve, prandaj themeloi edhe revist\u00ebn \u201cVatra jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb, krahas l\u00ebnd\u00ebs mir\u00ebfilli fetare: njoftime p\u00ebr sh\u00ebrbesat, p\u00ebr kremtimet e festave e p\u00ebr veprimtarit\u00eb e kish\u00ebs, nisi t\u00eb botoj\u00eb edhe rubrik\u00ebn e tij t\u00eb kultur\u00ebs, n\u00eb fillim me \u201ck\u00ebng\u00eb t\u00eb shenjta\u201d, pastaj edhe me l\u00ebnd\u00eb tjet\u00ebr nga folklori arb\u00ebresh.<\/p>\n<p>Periudha q\u00eb q\u00ebndroi si famullitar n\u00eb Sh\u00ebn Kostantin, ngulim me jo m\u00eb shum\u00eb se 1500 banor\u00eb albanofon\u00eb, qe shum\u00eb e frytshme p\u00ebr Belushin. Kaloi aty tet\u00eb vjet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, plot pun\u00eb, pa pushuar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, duke q\u00ebmtuar e regjistruar t\u00eb gjitha vlerat e nj\u00eb kulture t\u00eb pasur, por t\u00eb panjohur. Vet\u00ebm pak muaj pas arritjes n\u00eb at\u00eb katund, Belushi kishte krijuar nj\u00eb arkiv me materiale t\u00eb pasura rreth kultur\u00ebs popullore, k\u00ebng\u00eb tradicionale e rapsodi, formula magjike e tregime, p\u00ebrralla, urime, mallkime, loj\u00ebra popullore, toponime e antroponime, em\u00ebrtime e p\u00ebrshkrime t\u00eb veshjeve, t\u00eb gjell\u00ebve, t\u00eb riteve e besimeve popullore rreth lindjes, martes\u00eb, vdekjes etj.<\/p>\n<p>Nga kjo pun\u00eb e madhe grumbulluese, Belushi kaloi n\u00eb mbar\u00ebshtimin e botimin p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb revist\u00ebn \u201cVatra jon\u00eb\u201d dhe n\u00eb organe t\u00eb tjera. Botoi kat\u00ebr numra t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d (1966, 1967, 1968, 1969), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb thuhet se na ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e Sh\u00ebn Kostantinit arb\u00ebresh.<\/p>\n<p>\u201cVatra jon\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb, si t\u00eb thuash, \u201cm\u00ebma\u201d e revist\u00ebs s\u00eb m\u00ebpastajme t\u00eb Belushit \u201cLidhja\u201d, q\u00eb themeloi m\u00eb 1980 n\u00eb qytetin e Kozenc\u00ebs. \u201cLidhja\u201d \u00ebsht\u00eb sot, pa dyshim, nj\u00eb nga revistat kulturore m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, q\u00eb bie n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh lexuesish, jo vet\u00ebm n\u00eb Itali e n\u00eb Greqi, po edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb e n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, si edhe gjetk\u00eb ku ka arb\u00ebresh\u00eb e shqiptar\u00eb, sidomos n\u00eb SHBA. Ajo \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, nj\u00eb revist\u00eb e k\u00ebrkuar edhe nga studiuesit e shkencave albanologjike kudo q\u00eb gjenden, gj\u00eb q\u00eb e d\u00ebfton edhe let\u00ebrk\u00ebmbimi e bashk\u00ebpunimi i tyre me drejtuesin e \u201cLidhjes\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimeve etnologjike dhe kulturore t\u00eb A. Belushit e z\u00ebn\u00eb k\u00ebrkimet rreth arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb. Qysh m\u00eb 1965, kur vizatoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ngulimet arvanite (ai i quan arb\u00ebrore), studiuesit ton\u00eb i lindi d\u00ebshira e flakt\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrvishet me zell hulumtimit n\u00eb ato mjedise, t\u00eb grumbulloj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr folklorin e tyre, t\u00eb regjistroj\u00eb t\u00eb folmet dhe doket zakonet e tyre, duke na sjell\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb material t\u00eb vyer e nga vise p\u00ebr t\u00eb cilat dihej pak gj\u00eb ose aspak.<\/p>\n<p>Atje Belushi u njoh dhe u miq\u00ebsua me studiues e veprimtar\u00eb kulturor\u00eb arvanit\u00eb, si Jorgo Marugas, Aristidh Koljas, Vangjel Ljapis etj. dhe nisi midis tyre shk\u00ebmbimi e lidhja kulturore e shpirt\u00ebrore, si dhe vajtje-ardhjet e nd\u00ebrsjella. Nga ana e Belushit, sigurisht, k\u00ebto udh\u00ebtime n\u00eb Greqi ishin gjithmon\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkime etnologjike e gjuh\u00ebsore folklorike. Gjithnj\u00eb i palodhur, gjithnj\u00eb me magnetofonin n\u00eb dor\u00eb, Belushi shkel me k\u00ebmb\u00ebt e veta \u00e7do qend\u00ebr t\u00eb banuar albanofone t\u00eb diaspor\u00ebs arb\u00ebreshe n\u00eb Greqi, takohet me vendasit, flet me ta n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe, regjistron prej tyre biseda t\u00eb lira e folklor.<\/p>\n<p>Me t\u2019u kthyer n\u00eb Itali, ai i vihet botimit t\u00eb asaj l\u00ebnde tek \u201cZgjimi\u201d, \u201cVatra jon\u00eb\u201d dhe sidomos tek \u201cLidhja\u201d e tij.<\/p>\n<p>Rrethi i k\u00ebrkimeve t\u00eb A. Belushit n\u00eb ngulimet arvanite t\u00eb Greqis\u00eb ka ardhur duke u zgjeruar. Ai p\u00ebrfshin ngulimet e Atik\u00ebs, t\u00eb Beocis\u00eb, t\u00eb Peloponezit, t\u00eb Korintit, t\u00eb Argolid\u00ebs, t\u00eb Eubes\u00eb dhe t\u00eb ishujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shtrihet diaspora shqiptare. N\u00eb k\u00ebto materiale pasqyrohet mjaft qart\u00eb gjendja e sotme reale e t\u00eb folmeve arb\u00ebreshe t\u00eb Greqis\u00eb, si n\u00eb fush\u00ebn e fonetik\u00ebs e t\u00eb gramatik\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb leksikut e t\u00eb formimit t\u00eb fjal\u00ebve.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb themi se t\u00eb dh\u00ebnat gjuh\u00ebsore t\u00eb ligj\u00ebrimeve t\u00eb gjalla t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb mbushin nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb ndjeshme, sidomos p\u00ebr dialektologjin\u00eb dhe p\u00ebr historin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ato japin mund\u00ebsi, q\u00eb faktet e dukurit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtrohen e t\u00eb analizohen n\u00eb sistem, n\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb diakronike e sinkronike si deri sot. Botimi i k\u00ebtyre materialeve origjinale nga A. Belushi, krahas botimeve t\u00eb v\u00ebllimeve me studime q\u00eb po b\u00ebhen nga vet\u00eb studiuesit arb\u00ebror\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, po i japin shkenc\u00ebs s\u00eb sotme gjuh\u00ebsore mund\u00ebsi t\u00eb reja, q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime m\u00eb t\u00eb plota e m\u00eb t\u00eb sakta n\u00eb p\u00ebrcaktimin e tipareve t\u00eb t\u00eb folmeve arb\u00ebreshe t\u00eb Greqis\u00eb, t\u00eb lidhjeve e af\u00ebrsive q\u00eb paraqesin ato, nga nj\u00eb an\u00eb, me t\u00eb folmet arb\u00ebreshe t\u00eb Italis\u00eb dhe, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb dyja s\u00eb bashku, me dialektet e shqipes n\u00eb trojet kompakte ballkanike. Bash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, botimet e A. Belushit p\u00ebr arb\u00ebresh\u00ebt e Greqis\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e nj\u00eb vargu studiuesish nga fusha e gjuh\u00ebsis\u00eb, e etnografis\u00eb, e folkloristik\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Antonio Belushi ka botuar edhe nj\u00eb num\u00ebr v\u00ebllimesh m\u00eb vete si: \u201cCanti sacri\u201d (\u201cK\u00ebng\u00eb t\u00eb shenjta\u201d), p\u00ebrmbledhje me k\u00ebng\u00eb tradicionale arb\u00ebreshe (1971), \u201cArgalia\u201d (1977), \u201cMagia, miti i credenze popolari\u201d (1983) dhe, s\u00eb fundi, \u201cDizionario fraseologica degli albanesi d\u2019Italia e di Grecia\u201d (1989). K\u00ebto vepra me vlera etnologjike, folklorike e gjuh\u00ebsore, jan\u00eb recensionuar e \u00e7muar lart nga studiuesit e fushave p\u00ebrkat\u00ebse, sepse l\u00ebnda e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e gjall\u00eb jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb arb\u00ebresh\u00eb, e pasuris\u00eb s\u00eb madhe shpirt\u00ebrore e kulturore t\u00eb tyre, e gjenis\u00eb krijuese t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb, q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se populli shqiptar dhe gjymtyr\u00ebt e tij t\u00eb \u201cshprishura\u201d, n\u00eb diaspor\u00eb kan\u00eb pasur e kan\u00eb gjithnj\u00eb edhe nj\u00eb shpirt poetik e krijues q\u00eb t\u00eb mahnit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, theksojm\u00eb se Antonio Belushi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb veprimtar i gjall\u00eb e nj\u00eb arb\u00ebresh zem\u00ebrmadh, gjithmon\u00eb i lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb e me shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb gjenden, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Mal t\u00eb Zi e n\u00eb Maqedoni, apo n\u00eb diaspor\u00eb. Lidhjet e tij me personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare, si dhe figura t\u00eb shquara t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb i dalin zot \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e b\u00ebjn\u00eb Antonio Belushin nj\u00eb figur\u00eb me em\u00ebr t\u00eb madh e me shum\u00eb p\u00ebrkrahje n\u00eb bot\u00eb. Puna e tij e frytshme i sh\u00ebrben njohjes, vler\u00ebsimit dhe p\u00ebrparimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb shkenc\u00ebs shqiptare, po edhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\n(Prof. Gjovalin Shkurtaj)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Antonio Belushi (apo si\u00e7 e th\u00ebrrasin n\u00eb mjedise arb\u00ebreshe, zoti Ndon) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prift nga diaspora e Kalabris\u00eb. Ka lindur m\u00eb 15 shtator 1934, n\u00eb Frasnit\u00eb (it. Frascineto) n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb. E \u00ebma ishte end\u00ebse shum\u00eb e zonja, kurse i ati ishte bari dhe, ashtu si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dit\u00eb p\u00ebr dit\u00eb merrte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":59561,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59560","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59560","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59560"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59560\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59562,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59560\/revisions\/59562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59560"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59560"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59560"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}