{"id":5905,"date":"2022-06-17T11:26:55","date_gmt":"2022-06-17T11:26:55","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=5905"},"modified":"2022-06-17T11:26:55","modified_gmt":"2022-06-17T11:26:55","slug":"avokat-ndre-molla-rezistenca-antikomuniste-e-kapidan-mark-gjon-markut-ne-mirdite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/06\/17\/avokat-ndre-molla-rezistenca-antikomuniste-e-kapidan-mark-gjon-markut-ne-mirdite\/","title":{"rendered":"Avokat Ndre  Molla\/ Rezistenca Antikomuniste e Kapidan Mark Gjon Markut n\u00eb Mirdit\u00eb."},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga kumtesa n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore me rastin 76 vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb Kapidan Dr. Mark Gjomarkut nga forcat komuniste t\u00eb ndjekjes. 14.06.2022 <\/p>\n<p>&#8230;&#8230;.<br \/>\nMirdita gjeografikisht i takon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb trojeve shqiptare, aty ku 800 vjet ma par\u00eb u ngrit Shteti i Arbrit. Gjithmon\u00eb jan\u00eb mundue ta shp\u00ebrbajn\u00eb k\u00ebt mrekulli iliro&#8211;arbnore, por ja ka dal t\u00eb mbetet histori komb\u00ebtare kurr e pushtueme, kurr e n\u00ebnshtrueme, si nj\u00eb Kala Natyrore e Njerzore. <\/p>\n<p>Rezistenca mirditore asht pague me gjak e sakrifica mbinjerzore gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj. Ja ka dal t\u00eb mbijetoi n\u00eb shekuj, kjo fal\u00eb vetorganizimit shoqnor t\u00eb veqant\u00eb, tipik shqiptar, vetqeverisje n\u00ebp\u00ebrmjet Kanunit (rregullave e dokeve brez pas brezi t\u00eb pranume e zbatume me nji vullnet t\u00eb quditsh\u00ebm e t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm), n\u00eb majen e t\u00eb cilit q\u00ebndront\u00eb Dera Princ\u00ebrore e Gjomarkajve dhe besimi n\u00eb Krisht. Mirdita heroike e pa veten t\u00eb pushtueme prej v\u00ebrteti dhe eg\u00ebrsisht vet\u00ebm kur n\u00eb trojet shqiptare erdhi regjimi komunist sllavo-rus, ma i egri q\u00eb ka njoh kjo krahin\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebr 45 vjet i mohoi lirin\u00eb e gjithshka prodhon liria. <\/p>\n<p>Mirdita kurr e pushtueme, q\u00eb i q\u00ebndroi 500 vjet pushtimit osman, ra n\u00eb duart e komunist\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e vran\u00eb, e pren\u00eb, e vorfnuen, e sakatuen, e deformuen, e zvogeluen, i shkat\u00ebrruan vlerat ma t\u00eb nalta q\u00eb kishte n\u00eb historin\u00eb e saj si dinjitetin, bes\u00ebn, besimin dhe lirin\u00eb. Por damin ma t\u00eb madh, p\u00ebr sot e t\u00eb ardhmen, komunist\u00ebt ja ban\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb historis\u00eb Mirdit\u00ebs, duke djegun e shkat\u00ebrrue arkiv\u00ebn e ABACIS\u00cb s\u00eb Oroshit e duke e manipulue t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn siq din\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb komunist\u00ebt. Ka 80 vjet q\u00eb burrat ma t\u00eb nderuem t\u00eb k\u00ebtij kombi, nacionalist\u00ebt e patriot\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, klerin q\u00eb mbajti ndezun nd\u00ebr shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm besimin por edhe dijen e kultur\u00ebn badhk\u00eb me krenarin\u00eb e t\u00eb q\u00ebnit shqiptar, i cil\u00ebsojn\u00eb si antikomb\u00ebtar\u00eb e kolabrocionist\u00eb. Kur, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, arsyeja e vetme e bashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb ,\u00a0 ka q\u00ebn\u00eb intersi komb\u00ebtar. <\/p>\n<p>T\u00eb flasish p\u00ebr rezistenc\u00ebn antikomuniste n\u00eb Mirdit\u00eb, patjet\u00ebr se duhet t\u00eb kalosh pik\u00ebs\u00ebpari nga Dera e Par\u00eb e saj . <\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste ishte Mark Gjon Marku, kreu i Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Maleve, nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb rralla njerzore q\u00eb ka nxjerr kjo der\u00eb, sipas mendimit tim.\u00a0 Pra, Marku i Gjonit i p\u00ebrket gjakut blu t\u00eb Trojeve Arbnore, rr\u00ebnj\u00ebt e tyre shkojn\u00eb deri tek Pal Dukagjini e vijn\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, si Dera e Par\u00eb e Kanunit. Me k\u00ebt rast, m\u00eb lejoni tu sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb fakt shum\u00eb domethan\u00ebs : n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejtat zakonore p\u00ebrqark Ballkanit, n\u00eb ato serbe, bullgare, malazeze etj, edhe pse kan\u00eb patur krajli e mbret\u00ebri, asnj\u00ebra prej t\u00eb drejtave zakonore t\u00eb tyre nuk ka vendosur norm\u00eb kanunore\u00a0 se Dera e Par\u00eb e Kanunit \u00ebsht\u00eb Dera e nj\u00eb Prij\u00ebsi t\u00eb caktuar t\u00eb tyre. Ka ndodhur vet\u00ebm me ne. Kjo tregon se jo vet\u00ebm jemi zemra e shtetformimit t\u00eb shqiptar\u00ebve me rranj\u00eb princ\u00ebrore, por edhe se, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ka q\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb organizimit vetqeveris\u00ebs, n\u00eb Mirdit\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb Dukagjinin, t\u00eb kishim nj\u00eb Prij\u00ebs. I ka dal n\u00eb ball\u00eb cdo t\u00eb keqje q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kanosur k\u00ebsaj toke duke fituar nj\u00eb kredibilitet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm nd\u00ebr t\u00eb gjitha trevat shqiptare ku flitet shqip. Shum\u00eb nga ju i dini si edhe un\u00eb vlerat komb\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj Dere t\u00eb lavdishme shqiptare. Por un\u00eb do mundohem shkurtimisht t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje vet\u00ebm nj\u00eb moment shume t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe delikat p\u00ebr Kombin Shqiptar dhe posac\u00ebrisht p\u00ebr Mirdit\u00ebn, Rezistenc\u00ebn Antikomuniste t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00ebn drejtimin e Kapidanit t\u00eb Mirdit\u00ebs Dr. Mark Gjon Gjomarkaj. <\/p>\n<p>Nga bashkoh\u00ebs, familjar\u00eb, historian\u00eb e studiues t\u00eb apasionuar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb hedhur shpesh drit\u00eb mbi p\u00ebriudh\u00ebn 1940-1953 t\u00eb aktivitetit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e posaq\u00ebrisht t\u00eb gjith\u00eb familjes s\u00eb Kapidanit Gjon Marka Gjonit me n\u00eb krye Kapidan Markun e Gjonit.<br \/>\nSi gjithmon\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, ma s\u00eb pari i dilte p\u00ebr detyr\u00eb Der\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs ti b\u00ebnt\u00eb ball\u00eb mortajes komuniste. N\u00eb krye t\u00eb rezistenc\u00ebs antikomuniste ishte Dr. Mark Gjomarku, i cili si nj\u00eb intelektual i madh, atdhetar e patriot kuptoi se shqiptar\u00ebve po u kanosej nj\u00eb mortaj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e vlerave ma ekzistenciale komb\u00ebtare dhe t\u00eb mbillte far\u00ebn e keq\u00eb komunizmin sllavo-rus, pasojat e t\u00eb cilit dihen. <\/p>\n<p>Kapidan Dr. Mark Gjon Markut i vendosur m\u00eb shum\u00eb se kurr, u deklaroi mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij: <\/p>\n<p>\u201cUne ende nuk e kam krye detyr\u00ebn teme ndaj atdheut\u2026 Nuk e l\u00ebshoj Shqipnin\u00eb dhe nuk i braktis njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndjek\u00eb me besnikni. Do t\u00eb q\u00ebndroj me ta e me ta do t\u00eb vdes n\u00eb malet e vendit tem\u201d.-marr\u00eb kjo nga studimi i Prof Nue Oroshit. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb komunikim tjet\u00ebr me Nduen (vellain) Dr. Mark Gjon Marku i pergjigjet: <\/p>\n<p>\u201cNdue, qe sot fillon nje kthes\u00eb e re politike, jo vetem p\u00ebr vendin ton\u00eb, Mirdit\u00ebn, por p\u00ebr tan\u00eb Shqipnin ton\u00eb. Fuqia p\u00ebrdhunuese komuniste na k\u00ebrcnon. Ajo poshtnon, dhunon, njollos gjithshka t\u00eb shejt\u00eb q\u00eb ka shqiptari, ndjenjat e njeriut t\u00eb thjesht\u00eb, emnin e tij, vetit e tij, virtytet e pastra morale, familjen, nderin, bes\u00ebn, burrnin\u00eb e Zotin e madh nuk e njeh p\u00ebr zot e ne nuk na mbetet tjet\u00ebr ve\u00e7se me kund\u00ebrshtue me at\u00eb fuqi q\u00eb e kemi n\u00eb dispozicion\u2026\u201d\u00a0 <\/p>\n<p>Cfar\u00eb parashikimi gjenial!<br \/>\nM\u00eb thoni t\u00eb dashur pjesmarr\u00ebs, cila nga k\u00ebto q\u00eb paralajm\u00ebroi para 78 vjet\u00ebsh Kapidan Dr. Mark Gjomarkaj nuk u provua, nuk ndodhi nd\u00ebr shqiptar\u00eb?<br \/>\nA na poshtruan?, A na dhunuan?, A e njollos\u00ebn gjithshka t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb kishte shqiptari?, A shkat\u00ebrruan ndjenjat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb shqiptarit?, A ja bjerr\u00ebn emrin, vetit\u00eb, virtytet e moralin shqiptarit,? A ja p\u00ebr\u00e7udnuan familjen?, A ja mor\u00ebn nderin, bes\u00ebn, burrnin\u00eb?, A ja shkat\u00ebrruan edhe besimin n\u00eb Zot? <\/p>\n<p>Komunist\u00ebt, t\u00eb diktuar nga komunist\u00ebt jugosllav\u00eb, do t\u00eb luftonin e zhduknin cdo baz\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare shqiptare, sidomos p\u00ebr bashkimin\u00a0 e trojeve shqiptare. Kur shkatrruan e djeg\u00ebn Sarajet e Gjomarkajve e kishin me Mirdit\u00ebn dhe Gjomarkun. Kur Shkatrruan ABACIN\u00cb e OROSHIT e kishin me Zotin dhe Mirdit\u00ebn. <\/p>\n<p>E kam theksuar n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ka organizuar Shoqata Atdhetare e Intelektual\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cTrojet e Arbrit\u201dn\u00eb Kosov\u00eb: N\u00eb Kongresin e P\u00ebrmetit t\u00eb 24 majit 1944 PKSH-ja dhe PKJ-ja mor\u00ebn vendim q\u00eb t\u00eb nisnin luft\u00ebn civile n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00ebsymja e Divizionit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7 t\u00eb Partis\u00eb Komuniste me mb\u00ebshtetjen e Korparmat\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb dhe t\u00eb Tret\u00eb Jugosllave, kishte si q\u00ebllim kryesor p\u00ebr t\u00eb vendosur pushtetin e komunist\u00ebve me gryk\u00ebn e arm\u00ebve edhe n\u00eb Veriun e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe koha e fillimit t\u00eb masakrave komuniste n\u00eb Mirdit\u00eb, por edhe e rezistenc\u00ebs me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nacionalist\u00ebve, patriot\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Praktikisht, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Mirdita e pa veten t\u00eb pushtuar. Cfar\u00eb do b\u00ebnin bijt\u00eb e saj? T\u00eb pranonin komunizmin sllavo rus, apo t\u00eb luftonin me cdo mjet kund\u00ebr tij? <\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb se p\u00ebr cfar luftonte Kapidani Dr. Mark Gjomarkaj dhe sa e drejt\u00eb ishte lufta e tij,\u00a0 po ju sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se cfar\u00eb porosiste udh\u00ebheqja jugosllave n\u00eb Kongresin e P\u00ebrmetit, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb deleguarve t\u00eb saj: <\/p>\n<p>\u201cReaksionar\u00ebt (n\u00ebnkupto nacionalist\u00ebt, patriot\u00ebt shqiptar\u00eb dhe familjet ma n\u00eb za t\u00eb kombit, Der\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Gjomarkajve, Kapidan Dr. Mark Gjonmarkaj, Muharrem Bajraktarin, Mehdi Frash\u00ebrin, Kol Bib Mirak\u00ebn etj) kan\u00eb pas sukses n\u00eb bashkimin e popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 s\u00eb Veriut n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr nesh dhe kan\u00eb mund\u00eb t\u00eb bindin at\u00eb popull q\u00eb neve jemi p\u00ebr ceshtjen serbe e komuniste\u201d. <\/p>\n<p>Kjo deklarat\u00eb nxjerr n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit se sa largpam\u00ebs kan\u00eb q\u00ebn\u00eb nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb, ne lidhje me qellimet e\u00a0 jugasllav\u00ebve. Kishin si q\u00ebllim t\u00eb pamund\u00ebsonin bashkimin e trojeve shqiptare, e kurrsesi vllaznimin ideologjik komunist internacionalist&#8230;siq kamufloheshin. <\/p>\n<p>Vasaliteti i plot\u00eb i PKSH-s\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs ndaj jugosllav\u00ebve, kuptohet edhe nga porosia e jugosllav\u00ebve p\u00ebr Kongresin e P\u00ebrmetit se: <\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm ajo (PKSH-ja, sh\u00ebnimi im) do t\u00eb qe GARANTUESJA e zhvillimit t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngjarjeve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. <\/p>\n<p>Shikojini pra se si lidhen q\u00ebllimet e jugosllav\u00ebve dhe paralajm\u00ebrimi q\u00eb Kapidan Dr. Mark Gjomarkaj b\u00ebnte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr rrezikun sllavo-komunist q\u00eb i kanosej kombit shqiptar. Se kush ishin zhvillimet e drejta p\u00ebr serbo-sllav\u00ebt \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe u pa me l\u00ebnjen e Kosov\u00ebs n\u00ebn Jugosllavi edhe me p\u00eblqimin e qeveris\u00eb komuniste shqiptare. Zaten po shihen edhe sot ret\u00eb e zeza t\u00eb kamufluara si \u201dOpen Ballkan\u201d. <\/p>\n<p>Ky vigan i pamposhtur, besnik i atdheut organizoi forcat antikomuniste me djem e burra nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb i pat Mirdita, Puka, Kuk\u00ebsi, Dukagjini e Malsia e Madhe, Mati e Dibra, Kurbini e Kruja dhe dol\u00ebn malit p\u00ebr liri. Sigurisht se kishin shpres\u00eb t\u00eb madhe tek mb\u00ebshtetja anglo-amerikane, por q\u00eb rezultoi jo efikase dhe madje m\u00eb von\u00eb, siq rezulton nga situata gjeopolitike, edhe e dyshimt\u00eb. <\/p>\n<p>Tashm\u00eb\u00a0 Dr. Mark Gjomarkaj, ishte jo vet\u00ebm Kapidani i Mirdit\u00ebs, por edhe nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb kishte besim e gjith\u00eb Mirdita, prij\u00ebs, trim, i zgjuar, i ditur, atdhetar i vendosur deri n\u00eb vdekje dhe besnik i idealit komb\u00ebtar, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte gjithshka p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb duar t\u00eb komunizmit sllavorus. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pushtuesit komunist\u00eb kishin djegur fortes\u00ebn historike vetqeveris\u00ebse simbol i q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb shekuj, Sarajet e Gjomarkajve. N\u00eb fakt komunist\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb osman\u00ebt dhe serb\u00ebt, sepse nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb digjej q\u00ebndra e Mirdit\u00ebs Sarajet e Gjomarkajve. <\/p>\n<p>N\u00eb marsin e vitit 1945 Dr. Mark Gjomarku formoi Komitetin Qendror t\u00eb Mirdit\u00ebs &#8230;q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb quhej (Komiteti Komb\u00ebtar i Maleve)<br \/>\nSi nj\u00eb prij\u00ebs i v\u00ebrtet\u00eb dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare, n\u00eb muajin shtator 1945, Mark Gjomarku i bani nj\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb krahinave t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur kund\u00ebr komunizmit. M\u00eb dt. 15 shtator 1945,\u00a0 n\u00eb bjeshk\u00ebn e Zep\u00ebs s\u00eb Fanit t\u00eb Mirdit\u00ebs u mbajt mbledhja e k\u00ebtij Komiteti n\u00ebn drejtimin e Dr. Mark Gjomarkaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje Merrnin pjes\u00eb:<br \/>\nPrij\u00ebs si Muharrem Bajraktari me 150 luft\u00ebtar\u00eb, Preng Gjergj Keqi e Ali Gjoci me 30 vet\u00eb, Bilal Kola e Kurt Sul Kurti me 40 vet\u00eb; Mark Gjomarku me 100 vet\u00eb etj. P\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive dhe pengesave q\u00eb vinin nga veprimtaria e forcave t\u00eb ndjekjes s\u00eb qeveris\u00eb sllavo-komuniste t\u00eb kriminel\u00ebve Enver Hoxha e Mehmet Shehu dhe p\u00ebr pa mund\u00ebsi nd\u00ebrlidhje munguan: Dibra, Kruja, Puka, Dukagjini Kelmendi e Elbasani&#8230; U vendos gjithashtu q\u00eb rezistenca kund\u00ebr komunizmit t\u00eb zgjerohej duke hyr\u00eb n\u00eb lidhje edhe me grupet antikomuniste kosovare q\u00eb kishin bazat n\u00eb Gjakov\u00eb e Prizren dhe q\u00eb kishin kontakte me nacionalist\u00eb si Muharrem Bajraktari e Pashuk Mirakaj. <\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij zoti Nikoll Melyshi bashkluft\u00ebtar i Kapidanit e drejtues i forcave antikomuniste,\u00a0 thekson se: \u201cM\u00eb 27 e 28 tetor 1945, u ba mbledhja po n\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00eb bjeshk\u00ebt e Qamit, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit antikomunist\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahinave q\u00eb ishin ftue, me p\u00ebrjashtim t\u00eb dibran\u00ebve, matjan\u00ebve dhe t\u00eb Elbasanit, sepse kishin ra n\u00eb p\u00ebrpjekje me komunist\u00ebt\u201d<br \/>\nN\u2019at\u00eb mbledhje u bashkuan fuqit\u00eb e delegat\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs; t\u00eb Lum\u00ebs e t\u00eb Hasit t\u00eb That\u00eb; si Muharrem Bajraktari dhe Mehmet Bajraktari i bashkuem me delegat\u00ebt e Kosov\u00ebs, Adem Ali Pozhari, Mehmet Ago Roshkoci e Pashuk Bib Mirakaj; Ymer Bardhoshi e Mark Malaj; Gjon Dostanishta; me pukas, dukagjinas e t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb kaluan 48 or\u00eb bashk\u00eb, duke bisedu me urti e besim problemet kritike q\u00eb kishin rrethue popullin ton\u00eb. Bisedat qen\u00eb shoshitje p\u00ebr t\u00eb mujt\u00eb me hjek\u00eb prangat e tiranis\u00eb s\u00eb kuqe nga fyti i shtr\u00ebnguem i popullit shqiptar.\u201d<br \/>\nGjith\u00eb populli i Shqipnis\u00eb s\u00eb Veriut ishte ba i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm me u hedh n\u00eb luft\u00eb, vet\u00ebm se ishte n\u00eb pritje t\u00eb nji urdhri nga Kryetari i t\u00eb arratisunve&#8230;<br \/>\nU mor\u00ebn shum\u00eb vendime, por jo si ai i shp\u00ebrthimit t\u00eb nj\u00eb revolucioni t\u00eb shpejt\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb Dibr\u00ebs, Matit e Elbasanit, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kryetarit Mark Gjomarku sepse pati qen\u00eb shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb.<br \/>\nKjo qe arsyeja q\u00eb u la nj\u00eb mbledhje tjet\u00ebr m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 1946, n\u00eb bjeshk\u00ebn e Zep\u00ebs t\u00eb Mirdit\u00ebs. Mjerisht edhe ajo mbledhje d\u00ebshtoi sepse Mark Gjomarku m\u00eb 13 prill 1946, tue udhtue me shkue n\u00eb mbledhje me 65 luft\u00ebtar\u00eb, n\u00eb katundin Domgjon t\u00eb Fanit ka ra n\u00eb luft\u00eb me komunistat &#8230; Mark Gjomarkut nuk iu da lufta p\u00ebr tre dit\u00eb me radh\u00eb, k\u00ebshtu nuk mujti me shkue n\u00eb mbledhje n\u00eb vendin e caktuem &#8230; Me gjith\u00eb q\u00eb nd\u00ebrlidhja dhe bindja p\u00ebr nji luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ishte duke u realizua n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e veriut dhe t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u00eb mesme, mjerisht turmat e forta e t\u00eb shumta t\u00eb brigadave speciale t\u00eb komunistave n\u00eb ndjekje t\u00eb luftrave, kishin paralizue t\u00eb gjitha mbledhjet e krahinave &#8230;<br \/>\nN\u00eb marr\u00ebveshjen q\u00eb bani Mark Gjomarku me parin\u00eb e Shkodr\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Tiran\u00ebs n\u00eb akord edhe me krahinat e tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut u vendos q\u00eb Komiteti Qendror t\u00eb transferohej nga Mirdita n\u00eb Shkod\u00ebr, me emnin Organizata Bashkimi (me pseudonime emrash e zyra t\u00eb pa p\u00ebrcaktuara) &#8230; Mbas p\u00ebrcaktimit t\u00eb Komitetit Qendror n\u00eb Shkod\u00ebr, N\u00ebnkomiteti Krahinor i Mirdit\u00ebs mori emrin Lidhja Komb\u00ebtare e Maleve &#8230; N\u00eb Mirdit\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb qarkullojshin: 530 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vendosun, t\u00eb nda me \u00e7eta prej 5 deri n\u00eb 10 veta bashk\u00eb &#8230;&#8221; Perfundon rrefimin Nikoll Melyshi <\/p>\n<p>Qeveria komuniste e Tiran\u00ebs , formoi brigadat speciale t\u00eb ndjekjes, me partizan\u00eb (paramendoni partizan\u00eb kur lufta kishte mbaruar, dmth partizan\u00eb kund\u00ebr shqiptarve), t\u00eb gjith\u00eb me rroga mujore dhe i nisi p\u00ebr Mirdit\u00eb tre brigada me nga 1 500 veta \u00e7do brigad\u00eb, n\u00eb ndjekje t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve mirditas. Populli i ndihmonte luft\u00ebtar\u00ebt dhe i strehonte dhe nuk trembej aspak nga torturat e mjerimet dhe pushkatimet e p\u00ebrditshme q\u00eb bajshin partizan\u00ebt n\u00eb \u00e7do katund. Kapidani Dr. Mark Gjomarku e dinte se vet\u00ebm nj\u00eb mobilizim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm me luft\u00ebtar ship p\u00ebr ship do t\u00eb mbrrinte me ba nj\u00eb luft\u00eb fitimtare dhe ky ishte q\u00ebllimi i tij. Sigurisht ngjarjet pat\u00ebn nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe gjeopolitika po ashtu, q\u00eb pamund\u00ebsuan nj\u00eb organizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm ashtu siq kishte objektiv Kryetari Kapidan Dr. Mark Gjomarku.<br \/>\nPra n\u00eb planet e tij ishte nj\u00eb organizim i mirfillt\u00eb ushtarak t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr komunist\u00ebt n\u00ebn drejtimin e tutor\u00ebve jugosllav\u00eb kishin intensifikuar masat p\u00ebr pushtimin e cdo p\u00ebll\u00ebmbe toke shqiptare. Ishin t\u00eb informuar mbi organizimin e Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Maleve. <\/p>\n<p>Ja si shpreheshin komunist\u00ebt n\u00eb qarkoren e tyre t\u00eb koh\u00ebs:<br \/>\n\u201cN\u00eb kushtet kur mbeturinat e bandave tradhtare kishin p\u00ebsuar goditje t\u00eb r\u00ebnda dhe humbje t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzore e materiale, kur forcat e Korparmat\u00ebs III, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Partis\u00eb zhvillonin operacione t\u00eb ashpra p\u00ebr \u201cshfarosjen kryek\u00ebput t\u00eb reaksionit\u201d, kriminel\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb ende nuk ishin asgj\u00ebsuar si Mark Gjomarkaj, Muharrem Bajraktari, Preng\u00eb P\u00ebrvizi, Prenk Cali e Llesh Marashi, Pashuk Miraka, Fiqiri Dine, Hysni Dema, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dilnin nga gjendja e r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb organizoheshin, u mblodh\u00ebn n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1945 n\u00eb malet e Mirdit\u00ebs formuan \u201cKomitetin e Maleve\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij komiteti q\u00eb kishte si q\u00ebllim t\u00eb bashkonte gjith\u00eb nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb veriut luftonin kund\u00ebr pushtetit t\u00eb demokracis\u00eb popullore (k\u00ebtu thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn komunist\u00ebt, sepse lufta e Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Maleve ishte qart\u00ebsisht luft\u00eb kund\u00ebr pushtetit sllavo-komunist q\u00eb po instalohej me forc\u00ebn e arm\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.Sh\u00ebnimi im), q\u00ebndronte Mark Gjomarku dhe 9 n\u00ebn\/kryetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin: Bajraktari i Lum\u00ebs Muharrem Bajraktar, ish-kapiteni zogist dhe eksponent i Legalitetit n\u00eb Mat Bilal Kola, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Dibr\u00ebs bajraktari Dan Kaloshi, Pashuk Biba i Puk\u00ebs, Preng\u00eb P\u00ebrvizi i Kurbinit etj. \u201c <\/p>\n<p>Organizata e themeluar prej Dr. Mark Gjomarkaj bashk\u00eb me bajraktar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb veriut e verilindjes ishte politiko-luftarake. Ata e kishin shpallur komunizmin si mortajen q\u00eb po i kanosej trojeve shqiptare.<br \/>\nProjekt-statuti q\u00eb hartoi Kapidan Dr. Mark Gjomarku tregonte aft\u00ebsit\u00eb e tij intelektuale, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb komb\u00ebtare, patriotizmin dhe kultur\u00ebn ligjore q\u00eb kishte.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb projekt statut Kapidan Dr. Mark Gjomarku synonte dhe k\u00ebrkoi vendosjen e paqes nd\u00ebr luft\u00ebtar\u00eb, pushimin e cdo lloj mosmarrveshje apo ndjenje hakmarrje, pavar\u00ebsisht nga arsyet, derisa t\u00eb p\u00ebrfundonte lufta kund\u00ebr komunizmit. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkpoi q\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt t\u00eb ndalnin cdo lloj hakmarrje n\u00eb popull, p\u00ebr cfar\u00ebdolloj ngatrresash.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm spiun\u00ebt e komunistave n\u00eb popull do eleminoheshin me n\u00ebnshkrim t\u00eb Kryetarit t\u00eb Organizat\u00ebs. Kjo ishte nj\u00eb ceshtje shum\u00eb serioze sepse: n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1945, n\u00eb Shpal t\u00eb Mirdit\u00ebs komunist\u00ebt organizuan Zyr\u00ebn Informative q\u00eb nd\u00ebrlidhte rrjetin e sipun\u00ebve per gjithe Mirditen, zyr\u00eb e cila drejtohej nga Bardhok Biba. <\/p>\n<p>Ky projekt statut dhe program i jepte siguri edhe organizat\u00ebs s\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Maleve n\u00eb popull, por edhe popullit q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteste luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb. Duhet theksuar se, pavar\u00ebsisht nga terrori q\u00eb ushtronin n\u00eb popull komunist\u00ebt dhe forcat e ndjekjes t\u00eb kriminelit Mehmet Shehu, populli i deshi m\u00eb zem\u00ebr Luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb dhe Kryetarin e tyre Kapidan Dr. Mark Gjomarku. I priti e i p\u00ebrcjelli, i ushqeu e i strehoi duke paguar me jet\u00ebn e tyre. <\/p>\n<p>Me k\u00ebto vendime Kapidani dont\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte diferenc\u00ebn edhe n\u00eb terren, edhe n\u00eb luft\u00eb me komunist\u00ebt. Pra ta kuptonin populli se k\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb raprezalje mbi popullin, as t\u00eb vrisnin e masakronin njer\u00ebz pa gjyq siq kishin filluar t\u00eb b\u00ebnin komunist\u00ebt katund n\u00eb katund n\u00ebp\u00ebr Mirdit\u00eb. <\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb politiko-ushtarake antikomuniste objektivin kryesor kishin q\u00eb t\u00eb pengonin komunizmin e pa fe t\u00eb shkatrronte vlerat dhe virtytet ma t\u00eb nalta t\u00eb kombit shqiptar. Ata luftonin qe Shqiperia te mos binte ne dore te jugosllaveve, armiqve shekullore. E shihnin komunizmin si shkomb\u00ebtarizim. Kjo mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se prej se cfar ideali udh\u00ebhiqeshin trimat e liris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr aktivitetin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes Komb\u00ebtare t\u00eb Maleve ish-drejtuesi Nikoll M\u00eblyshi m\u00eb tej d\u00ebshmon: <\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 6 maj 1946, u ba nji mbledhje e madhe historike, me p\u00ebrfaq\u00ebsi nga krahina t\u00eb tjera. Pothuajse ajo mbledhje pati form\u00ebn e nji Kongresi t\u00eb Lidhjes Komb\u00ebtare t\u00eb Maleve. Mbledhja u ba n\u00eb pyll\u00ebn e dendur t\u00eb Rras\u00ebs s\u00eb Bardh\u00eb, Rr\u00ebshen-Kthell\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishin ardhur nga krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebrfaq\u00ebsues e t\u00eb deleguem antikomunist\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 450 luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb malit, mor\u00eb pjes\u00eb edhe 500 burra t\u00eb Kthell\u00ebs e Mirdit\u00ebs, ku sejcili kishte pru torbat me buk\u00eb e djath\u00eb p\u00ebr delegat\u00ebt e krahinave t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>&#8230; Kuvendin e kryesoi dr. Mark Gjomarku, i cili parashtroi pa rezerva popullit, pikat e projekt-statutit &#8230; t\u00eb Bes\u00eblidhjes Komb\u00ebtare t\u00eb Maleve. Njoftoi aderuesit n\u2019at mbledhje formimin e nj\u00eb Shtabi t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrgatitjen e nji organizimi luftarak p\u00ebr t\u2019u hedh\u00eb populli n\u00eb luft\u00ebn antikomuniste. <\/p>\n<p>Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm plot\u00ebsohej m\u00eb tep\u00ebr prej oficer\u00ebsh t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme e q\u00eb ishin luft\u00ebtar mali. Ky shtab p\u00ebrmbante dy k\u00ebshilla:<br \/>\na) K\u00ebshillin e shtrejt\u00eb Ekzekutiv me tre drejtues:<br \/>\n1 \u2013 Kryetari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dr. Mark Gjomarku me pseudonimin \u201cVala e Drinit\u201d.<br \/>\n2 \u2013 An\u00ebtar ushtarak ish-kapiten i klasit I, Nikoll M\u00eblyshi, me pseudonimin \u201cVala e Fanit\u201d.<br \/>\n3 \u2013 An\u00ebtar politik ish-kapitenin kreshnik, Ndrec Shkurt Lufi me pseudonimin \u201cVala e Matit\u201d.<br \/>\nb) K\u00ebshilli i gjan\u00eb Konsultativ, p\u00ebrb\u00ebhej prej gjith\u00eb oficerave q\u00eb ishin an\u00ebtar t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, me detyra t\u00eb ve\u00e7anta&#8230;\u201d. <\/p>\n<p>Dokumenti u firmos nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb krahinave.<br \/>\nMbledhja, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb saj caktoi mbledhjen e dyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, m\u00eb 20 maj t\u00eb vitit 1946 n\u00eb Perlat t\u00eb Kthell\u00ebs. Nd\u00ebrsa krahina e Mirdit\u00ebs caktoi para k\u00ebsaj date, m\u00eb 12 maj nj\u00eb mbledhje paraprake si vend organizator i kryengritjes q\u00eb ishte. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje u mor\u00ebn disa vendime: <\/p>\n<p>1 \u2013 \u201cForma e p\u00ebrsh\u00ebndetjes n\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe popullit do t\u00eb ishte: \u201cPosht\u00eb Komunizmi\u201d, \u201cRroft\u00ebShqipnia\u201d. <\/p>\n<p>2 \u2013 U caktua nj\u00eb objektiv organike ushtarake p\u00ebr fillimin e revolucionit, prej 12 000 vetash, vullnetar\u00eb prej 12 bajrak\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs, tue plot\u00ebsue kuadrot e duke formu skuadra, batalione, sipas bajraqeve me kuadrot e oficerat e n\u00ebnoficerat e ushtar\u00ebt e vet. Prej 500 luft\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb malit gjindeshin oficera e kuadro t\u00eb zot t\u00eb karrier\u00ebs q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjes organizative t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb strukturave luftarake gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb popull. <\/p>\n<p>3 \u2013 P\u00ebrve\u00e7 tre an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin shtabin, u caktuan pran\u00eb Shtabit p\u00ebr nevoja urgjente edhe k\u00ebta oficera: Kapiten i Nikoll Preng Gjomarkaj, kapiten Nikoll P\u00ebrdeda, Kapiten Islam Daci, Kapiten Mark Dod Gjini, Kapiten Gjon M\u00ebhilli, Toger Kol Bajraktari etj.<br \/>\nPran\u00eb seksionit politik: Ish-n\u00ebnprefekt Pjet\u00ebr Llesh Gjoni, ish-kryetar komune Mark Bajraktari. <\/p>\n<p>4 \u2013 \u00c7do vendim pas asaj mbledhje, do t\u00eb kryesohej e do t\u00eb n\u00ebnshkruhej prej Kryetarit t\u00eb Organizat\u00ebs dhe prej dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Shtabit, me pseudonime.<br \/>\nMbledhja p\u00ebrfundoi duke porositur luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos mungonin n\u00eb mbledhjen e dt. 20 maj 1946, si dhe u caktuen njer\u00ebzit e posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr thirrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Lum\u00ebs, Dibr\u00ebs dhe t\u00eb Kosov\u00ebs&#8230;-kujton Nikoll Melyshi.<br \/>\nN\u00eb mbledhjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb dt. 20 maj mor\u00ebn pjes\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arratisunit e Mirdit\u00ebs, mjerisht munguan ata t\u00eb t\u00eb gjith krahinave t\u00eb tjera, nga shkaku i forcave komuniste q\u00eb kishin fillue ndjekjet n\u00eb stil t\u00eb gjan\u00eb, sidomos n\u00eb zon\u00ebn e Mirdit\u00ebs\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 9 an\u00ebtar\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe disa luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u00a0 ishin m\u00eb 13 qershor 1946 n\u00eb Uj\u00eb-Lurth, planifikuan t\u00eb udh\u00ebtonin nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr Prosek p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur tek pylli i Tjegull\u00ebs(Bojdine). Kjo rrug\u00eb me k\u00ebmb\u00eb, n\u00eb kushtet e nat\u00ebs mbante 4 or\u00eb. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre luft\u00ebtar\u00ebve ishte dhe udh\u00ebheq\u00ebsi Mark Gjomarku.<br \/>\nForcat e ndjekjes t\u00eb informuar nga agjent\u00ebt e tyre, me sa duket ran\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e vendndodhjes dhe planit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7\u00ebse forcave t\u00eb shumta t\u00eb ndjekjes q\u00eb operonin intensivisht tashm\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb, u mobilizuan nga Shkodra e nga Tirana dy brigada luftarake partizane duke i futur n\u00eb rrethim an\u00ebtar\u00ebt e Shtabit n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve dhe Dr. Mark Gjomarkun. Nat\u00ebn e 13 qershorit, Kapidan Dr. Mark Gjomarku plagoset r\u00ebnd\u00eb rreth or\u00ebs 3 t\u00eb nat\u00ebs. Pasi zbardh dita e 14 qershorit, forcat e ndjekjes partizane n\u00ebp\u00ebr gjurm\u00ebt e gjakut t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb kishte humbur prej plag\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb marr\u00eb, vajt\u00ebn deri tek i plagosuri n\u00eb fjal\u00eb. Kryetari i kryengrit\u00ebsve, Mark Gjomarku i plagosur r\u00ebnd\u00eb, i gjetur n\u00eb rrethim prej forcave t\u00eb shumta komuniste, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vrau veten me pistolet\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb i gjall\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb komunistave. <\/p>\n<p>Por Lufta p\u00ebr liri, rezistenca antikomuniste nuk u nd\u00ebrpre. N\u00eb krye t\u00eb L\u00ebvizjes\u00a0 vihet v\u00ebllai Kapidan Llesh Gjon Marku i cili n\u00eb p\u00ebrpjekje me forcat sllavo-komuniste t\u00eb ndjekjes vritet dhe drejtimin p\u00ebrs\u00ebri e merr nj\u00eb luft\u00ebtar tjet\u00ebr i Der\u00ebs kapidanit, kapidan Ndue Pjet\u00ebr Gjomarku. <\/p>\n<p>Duhet theksuar se:\u00a0 p\u00ebrfundimi pa fitore i rezistenc\u00ebs antikomuniste me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, u ndihmua edhe nga lojrat gjeopolitike t\u00eb aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, me gjith\u00eb premtimin q\u00eb u kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje, i lan\u00eb t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb forcave komuniste dhe e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur fitoren e k\u00ebsaj lufte. <\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pjesmarr\u00ebs!<br \/>\nJeta, vepra dhe historia e lavdishme e Prij\u00ebsit kapidan Mark Gjomarku nuk mund t\u00eb jepet me nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. Materialet q\u00eb kam mbledhur jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, i kam r\u00ebn\u00eb shkurt p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb dispozicion.<br \/>\nPor mundem me p\u00ebrmbledh k\u00ebto konkluza bazike n\u00eb k\u00ebt\u00eb material modest:<br \/>\n1. E para. Dera e Gjomarkut, kurr nuk e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb Mirdit\u00ebn, gjithmon\u00eb i ka pri n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb saj. Prandaj ka gjetur mb\u00ebshtetjen n\u00eb Mirdit\u00eb e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\n2. Lufta antikomuniste e drejtuar nga Kapidan Dr. Mark Gjomarku ishte luft\u00eb patriotike e komb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga sllavo-komunizmi.<br \/>\n3. Cdo vendim, cdo pjesmarrje, cdo angazhim e cdo basshkpunim n\u00eb cdo koh\u00eb dhe me cilindo, Kapidan Dr. Mark Gjomarku bashk\u00eb me patriot\u00ebt e tjer\u00eb Mustafa Merlika, Pader Anton Harapi, Kol Bib Mirakaj, Muharrem Bajraktari e t\u00eb gjith\u00eb nacionalist\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit, nga dashuria p\u00ebr kombin p\u00ebr t\u00eb cilin u flijuan.<br \/>\nLavdi e p\u00ebrjetshme u qoft\u00eb! <\/p>\n<p>Si Konkluzion i k\u00ebsaj fjale t\u00eb shkurt\u00ebr rreth luft\u00ebs s\u00eb Kapidan Dr. Mark Gjomarkaj kund\u00ebr pushtetit sllavo-komunist, ka q\u00ebn\u00eb veprimtari thell\u00ebsisht komb\u00ebtare, me interes komb\u00ebtar. Koha I dha t\u00eb drejt\u00eb Dr. Mark Gjomarkut, Der\u00ebs Kapidanit, bijve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb krahinave t\u00eb tjera nacionaliste me udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre q\u00eb kutpuan dhe vepruan me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb deri n\u00eb flijim kund\u00ebr mortaj\u00ebs komuniste. <\/p>\n<p>Kan\u00eb mjaftuar 45 vjet p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte t\u00eb mos binte Shqip\u00ebria n\u00eb dor\u00eb t\u00eb sllavo-komunist\u00ebve. Kombi do bashkohej e do ishte me per\u00ebndimin si komb i zhvilluar. Edhe sot e k\u00ebsaj dite vuajm\u00eb r\u00ebnjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb sllavo-komunizmit. Prandaj kujtimi, promovimi dhe edukimi i shoq\u00ebris\u00eb me prij\u00ebsa si Kapidan Dr. Mark Gjomarku dhe luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb patriotike e brezit ton\u00eb, q\u00eb historia t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet, e kurr nuk duhet me heq dor\u00eb nga e v\u00ebrteta. <\/p>\n<p>P\u00ebr patriot\u00ebt nacionalist\u00eb antikomunist\u00eb, para se p\u00ebr monumente, para se p\u00ebr dekorata, edhe k\u00ebto jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsimshme, kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse akoma sot e k\u00ebsaj dite f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb po edukohen nga nj\u00eb kurikul arsimore nj\u00eblloj si n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, ku nacionalist\u00ebve e patriot\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u thuhet kolabrocionist\u00eb e sllavo-komunist\u00ebve u thuren lavde. E turpshme por e v\u00ebrtet\u00eb. At\u00ebher\u00eb cfare duhet b\u00ebr\u00eb? Duhet th\u00ebn\u00eb e V\u00cbRTETA, duhet jo vet\u00ebm ta themi, por ta qojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tek njer\u00ebzit.<br \/>\nKapidan Dr. Mark Gjomarku ishte patriot i madh q\u00eb s\u00ebbashku me atdhetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj si Mustafa Krujen, Ernest Kolqin, Mehdi Frash\u00ebrin, Maliq Bushatin, Terenc Toci, Kol Bib Mirak\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb personalitete komb\u00ebtare t\u00eb koh\u00ebs, punuan dhe luftuan me dije e me gjak p\u00ebr Shqip\u00ebri Etnike dhe u flijuan p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nNderim p\u00ebrjet\u00eb k\u00ebtyre Burrave t\u00eb Kombit Shqiptar qe dhane jeten per Shqiperi Etnike kunder komunizmit sllavo-rus!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb nga kumtesa n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore me rastin 76 vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb Kapidan Dr. Mark Gjomarkut nga forcat komuniste t\u00eb ndjekjes. 14.06.2022 &#8230;&#8230;. Mirdita gjeografikisht i takon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb trojeve shqiptare, aty ku 800 vjet ma par\u00eb u ngrit Shteti i Arbrit. Gjithmon\u00eb jan\u00eb mundue ta shp\u00ebrbajn\u00eb k\u00ebt mrekulli iliro&#8211;arbnore, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5906,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-5905","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kulture"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5905"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5907,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5905\/revisions\/5907"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}