{"id":55848,"date":"2023-08-01T15:20:31","date_gmt":"2023-08-01T15:20:31","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=55848"},"modified":"2023-08-01T15:20:31","modified_gmt":"2023-08-01T15:20:31","slug":"thirrje-ushtrise-serbe-te-kthehet-ne-kosove-beogradi-pa-reagim-ndaj-grafiteve-kercenuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/08\/01\/thirrje-ushtrise-serbe-te-kthehet-ne-kosove-beogradi-pa-reagim-ndaj-grafiteve-kercenuese\/","title":{"rendered":"&#8220;Thirrje&#8221; ushtris\u00eb serbe t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb, Beogradi pa reagim ndaj grafiteve k\u00ebrc\u00ebnuese"},"content":{"rendered":"<p>Grafiti i ri \u201cKur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb\u201d u shfaq n\u00eb fund t\u00eb korrikut n\u00eb disa lokacione n\u00eb Beograd. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb mesazh \u00ebsht\u00eb pikturuar flamuri i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pankart\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin mesazh \u00ebsht\u00eb shpalosur edhe nga tifoz\u00ebt e klubit t\u00eb futbollit Crvena Zvezda, gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje miq\u00ebsore me klubin italian Fiorentina, m\u00eb 26 korrik n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb veprim n\u00eb ndeshje si thirrje p\u00ebr dhun\u00eb, nd\u00ebrsa ka munguar reagimi i Beogradit zyrtar.<\/p>\n<p>Grafiti n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit<\/p>\n<p>Pos q\u00eb mesazhi \u201cKur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb stadium, para mij\u00ebra njer\u00ebzve, ai \u00ebsht\u00eb shkruar edhe n\u00eb disa vende t\u00eb frekuentuara n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Duke kaluar pran\u00eb nj\u00ebrit prej atyre grafiteve, Uroshi nga Beogradi i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ishte nj\u00eb mesazh i sh\u00ebmtuar dhe se n\u00eb ato fasada mund t\u00eb vizatohej di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNxitja, kujton disa prej gj\u00ebrave negative\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk i p\u00eblqen q\u00eb n\u00ebp\u00ebr mure po p\u00ebrhapet propagand\u00eb nacionaliste.<\/p>\n<p>Milica Jovanoviq, banore e Beogradit, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ajo i percepton k\u00ebto mbishkrime si shp\u00ebrfytyrime t\u00eb qytetit. Ajo vler\u00ebsoi se dikush e shpreh patriotizmin e tij ashtu si\u00e7 di.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se mesazhi nuk p\u00ebrkon me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky qytet, nj\u00eb qytet i mbushur me turist\u00eb, t\u00eb huaj, n\u00ebse do t\u00eb kthehemi me ushtri apo jo, nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb merremi n\u00eb rrug\u00eb&#8221;, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb Institutit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane t\u00eb realizuar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2022, gjysma e t\u00eb anketuarve (49.9 p\u00ebr qind), besojn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Serbia t\u00eb rifitoj\u00eb kontrollin dhe sovranitetin e plot\u00eb mbi Kosov\u00ebn.<br \/>\nKosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Serbia n\u00eb vitin 2008, t\u00eb cil\u00ebn Beogradi zyrtar nuk e njeh, por \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar bisedime me Prishtin\u00ebn p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e kalimtar\u00ebve ishte edhe Rade Grozdaniq, i cili tha p\u00ebr REL-in se \u201cshkrimi i mesazheve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb utopi e past\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se iu desh t\u00eb largohej nga Kroacia n\u00eb vitin 1995 pas operacionit &#8220;Stuhia&#8221;, i cili i lejoi Kroacis\u00eb t\u00eb rimarr\u00eb kontrollin mbi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb saj, ku serb\u00ebt formuan t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Republik\u00eb Serbe e Krajin\u00ebs.<br \/>\n\u00c7far\u00eb kthimi, \u00e7far\u00eb Kosove, \u00e7far\u00eb ushtrie, mendoj se ka gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb u interesojn\u00eb njer\u00ebzve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>&#8220;Kur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb varg i nj\u00eb k\u00ebnge popullore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar i Beogradit, i cili \u00ebsht\u00eb prezantuar si Miodrag, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se i kupton ata q\u00eb shkruajn\u00eb mesazhe t\u00eb tilla, por se nuk do t&#8217;i shkruante vet\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ka nga ata q\u00eb e p\u00ebrdorin p\u00ebr t&#8217;i ngat\u00ebrruar njer\u00ebzit, mendoj se e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb. Dikush e fut si tem\u00eb, nuk mendoj se ata q\u00eb e shkruajn\u00eb jan\u00eb nga ata q\u00eb lexojn\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb arsimuar&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Grafitet e shkruara n\u00ebp\u00ebr qytet u pasuan me koreografi n\u00eb stadiumin e klubit t\u00eb futbollit Crvena Zvezda me t\u00eb nj\u00ebjtin mesazh \u201cKur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me pankart\u00ebn, gjat\u00eb ndeshjes me Fiorentin\u00ebn m\u00eb 26 korrik, tifoz\u00ebt e Crvena Zvezd\u00ebs krijuan edhe nj\u00eb koreografi q\u00eb tregonte nj\u00eb tank dhe flamurin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, klubi i futbollit Crvena Zvezda, nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it p\u00ebr veprimin e tifoz\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe nga UEFA (Bashkimi Evropian i Futbollit), deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjes n\u00ebse do t\u00eb reagonin ndaj shfaqjes s\u00eb nj\u00eb mesazhi politik n\u00eb stadiumin e Beogradit.<\/p>\n<p>Lajmi p\u00ebr \u201ckoreografin\u00eb militante\u201d n\u00eb stadium gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb Crvena Zvezd\u00ebs mori v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb rajon dhe nxiti reagimin e lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cCrvena Zvezda i ka b\u00ebr\u00eb thirrje ushtris\u00eb serbe q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb. Thirrjet p\u00ebr dhun\u00eb jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme\u201d, shkroi nd\u00ebr tjerash n\u00eb Twitter kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, m\u00eb 27 korrik.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ka njoftuar n\u00eb Twitter se pankarta \u00ebsht\u00eb shpalosur n\u00eb nj\u00eb ndeshje ku mori pjes\u00eb edhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Bislimi, po ashtu, ka deklaruar se Delije, tifoz\u00ebt e Zvezd\u00ebs, \u201cshpesh d\u00ebrgojn\u00eb mesazhe q\u00eb Vu\u00e7iq nuk mund ose nuk d\u00ebshiron t&#8217;i thot\u00eb publikisht\u201d.<\/p>\n<p>Disa media n\u00eb Serbi kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Vu\u00e7iq ka qen\u00eb n\u00eb tribun\u00eb gjat\u00eb ndeshjes Crvena Zvezda \u2013 Fiorentina dhe n\u00eb llogarit\u00eb e tij n\u00eb rrjetet sociale nuk ka asnj\u00eb fotografi nga ajo ngjarje.<\/p>\n<p>YIHR: Nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues<\/p>\n<p>Maja Zhiliq, koordinatore e programit t\u00eb Nisma e t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, YIHR (Youth Initiative for Human Rights), i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se mesazhi \u201cKur ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnues.<\/p>\n<p>\u201cSepse t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebri ushtria serbe n\u00eb vitet &#8217;90 n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky mesazh n\u00eb kontekstin e sot\u00ebm t\u00eb negociatave nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Policia serbe dhe ushtria jugosllave u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Kosova n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1999 pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kumanov\u00ebs, e cila u dha fund bombardimeve t\u00eb NATO-s ndaj Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Hag\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb u d\u00ebnuan p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia dhe Kosova n\u00eb fund t\u00eb shkurtit kan\u00eb pranuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe n\u00eb prill pal\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr Aneksin p\u00ebr zbatimin e saj.<\/p>\n<p>Partit\u00eb dhe l\u00ebvizjet e djathta n\u00eb Serbi e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Maja Zhiliq nga Nisma Rinore ka vler\u00ebsuar se mesazhi i grafitit \u201cKur ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb se nuk ka rrug\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebr zgjidhjen e kontestit. Ajo theksoi se p\u00ebr k\u00ebto grafite nuk ka asnj\u00eb reagim nga asnj\u00eb institucion n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Grafite t\u00eb reja si reagim ndaj ngjyrosjes n\u00eb shkurt<\/p>\n<p>Nuk dihet se kush q\u00ebndron mbrapa grafitit \u201cKur ushtria kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, por postimet me fotot e tyre shp\u00ebrndahen n\u00eb kanalet e djathtist\u00ebve n\u00eb Telegram. Gjithashtu, ato shp\u00ebrndahen n\u00eb postimet n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb disa an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb partive t\u00eb djathta.<\/p>\n<p>Sipas atyre njoftimeve, grafite me k\u00ebt\u00eb varg ka edhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se disa forca nga e djathta, pas aksionit t\u00eb ngjyrosjes filluan ta lyejn\u00eb qytetin\u201d, ka theksuar Maja Zhiliq.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt, aktivist\u00ebt e organizat\u00ebs Nisma e t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe shoqat\u00ebs Krokodil, n\u00eb parkun n\u00eb sheshin Slavija t\u00eb Beogradit, ngjyrosen grafitin &#8220;Kur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Tani, ky grafit \u00ebsht\u00eb rishfaqur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb portal, i cili thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb portal informativ jozyrtar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tifoz\u00ebt e Crvena Zvezd\u00ebs, shkruhet se tifoz\u00ebt kan\u00eb krijuar grafite me at\u00eb mbishkrim n\u00eb disa vende t\u00eb Beogradit dit\u00ebve dhe jav\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb portal thuhet se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim ndaj \u201cshkat\u00ebrrimit\u201d t\u00eb grafiteve pran\u00eb sheshit Slavija. Klubi i futbollit Crvena Zvezda nuk \u00ebsht\u00eb prononcuar ndaj k\u00ebtyre pretendimeve.<\/p>\n<p>Zhiliq pranon se p\u00ebr t\u00eb, si aktiviste, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues q\u00eb grafiti \u201cKur ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb rishfaqur n\u00eb vendin ku ishte lyer.<\/p>\n<p>\u201cSa mendojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb se p\u00ebrgjigjja p\u00ebr zgjidhjen e problemeve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ushtria t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb vitet &#8217;90\u201d, pyeti ajo.<\/p>\n<p>Maja Zhiliq thot\u00eb se p\u00ebrve\u00e7 heqjes s\u00eb k\u00ebtyre grafiteve, duhet edhe m\u00eb shum\u00eb edukim dhe pun\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto tema p\u00ebr t\u00eb ndryshuar perceptimin.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022, Serbia i d\u00ebrgoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb KFOR-it, misioni paqeruajt\u00ebs i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr kthimin e deri 1000 ushtar\u00ebve dhe polic\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb, si\u00e7 than\u00eb autoritetet n\u00eb Beograd, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb shtuar t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Beogradi i ishte referuar Rezolut\u00ebs 12 44 t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>KFOR-i e refuzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb janarit.<\/p>\n<p>Ashtu si grafiti &#8220;Kur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb&#8221; q\u00eb po shfaqen tani n\u00eb Beograd, nga fundi i vitit 2021 qyteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytur me vizatime t\u00eb Ratko Mlladiqit, i d\u00ebnuar i Hag\u00ebs p\u00ebr krime lufte n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Nisma e t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka konfirmuar 250 prej tyre, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje institucioneve kompetente q\u00eb t&#8217;i largojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Syzan\u00eb Pa\u00e7arizi<br \/>\nREL<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69-300x247.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"247\" class=\"alignnone size-medium wp-image-55849\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69-300x247.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69-1024x843.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69-768x632.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69-860x708.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/d73d436e-4e8b-4db3-9c4a-a198a5687e69.jpeg 1078w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e-249x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"249\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-55850\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e-249x300.jpeg 249w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e-850x1024.jpeg 850w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e-768x925.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e-860x1036.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/65eed674-afcd-40fd-873a-ce2b17f00b6e.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 249px) 100vw, 249px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173-230x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"230\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-55851\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173-230x300.jpeg 230w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173-785x1024.jpeg 785w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173-768x1001.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173-860x1121.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/5c10e8c9-f602-4610-9a89-cdb6ee3d7173.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 230px) 100vw, 230px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb-300x159.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"159\" class=\"alignnone size-medium wp-image-55852\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb-300x159.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb-1024x543.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb-768x407.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb-860x456.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/08\/273c8e82-34b7-4168-96b9-fbe739f490fb.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grafiti i ri \u201cKur t\u00eb kthehet ushtria n\u00eb Kosov\u00eb\u201d u shfaq n\u00eb fund t\u00eb korrikut n\u00eb disa lokacione n\u00eb Beograd. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb mesazh \u00ebsht\u00eb pikturuar flamuri i Serbis\u00eb. Nj\u00eb pankart\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin mesazh \u00ebsht\u00eb shpalosur edhe nga tifoz\u00ebt e klubit t\u00eb futbollit Crvena Zvezda, gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje miq\u00ebsore me klubin italian Fiorentina, m\u00eb 26 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":55852,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55848","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55848","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55848"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55848\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55854,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55848\/revisions\/55854"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55852"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}