{"id":55746,"date":"2023-07-31T16:46:09","date_gmt":"2023-07-31T16:46:09","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=55746"},"modified":"2023-07-31T16:46:09","modified_gmt":"2023-07-31T16:46:09","slug":"jorida-tabaku-kush-po-luan-me-euron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/07\/31\/jorida-tabaku-kush-po-luan-me-euron\/","title":{"rendered":"Jorida Tabaku\/ Kush po luan me Euron?"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb debat, n\u00eb fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb nj\u00eb ekonomie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe q\u00eb po ec\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur dhe se problemi q\u00ebndron tek eksportuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb ekonomi tre jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb forcojn\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb; rritja e ekonomis\u00eb s\u00eb brendshme q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rritja ekonomis\u00eb shqiptare, bilanci tregtar q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb diferenca mes eksporteve dhe importeve n\u00eb sasi dhe s\u00eb fundi k\u00ebrkesa n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr monedh\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb tre k\u00ebto faktor\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jan\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb realitet tjet\u00ebr nga fasada q\u00eb propagandohet. <\/p>\n<p>Monedha jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. S\u00eb dyti nuk ka nj\u00eb rritje t\u00eb ekonomis\u00eb reale, nuk ka rritje t\u00eb prodhimit, pasi ksuhdo e di q\u00eb ne nuk prodhojm\u00eb ndonj\u00eb produkt me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb eksporti.<\/p>\n<p>Sa i takon Bilancit Tregtar, pra diferenc\u00ebs mes eksporteve dhe importeve, ai \u00ebsht\u00eb thelluar me 17% sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb eksportuesit kan\u00eb nxjerr\u00eb m\u00eb pak se sa importi, pra produktet tona nuk blihen dhe aq shum\u00eb jasht\u00eb, por vlera e eksporteve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa vlera e importeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb secili mund t\u00eb shoh\u00eb portofolin e vet. Sot me 1000 lek\u00eb nuk blen m\u00eb dot asgj\u00eb q\u00eb ke bler\u00eb deri dje. \u00c7mimet jan\u00eb rritur dhe sasia \u00ebsht\u00eb ulur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb familje me t\u00eb ardhura mujore mesatare 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj konsumon gjithnj\u00eb e m\u00eb pak ushqime se sa nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Produktet e shport\u00ebs jan\u00eb shtrenjtuar ndon\u00ebse jan\u00eb duke u importuar me nj\u00eb lek m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. <\/p>\n<p>Kush p\u00ebrfiton nga forcimi i lekut? Jo familjet shqiptare!<\/p>\n<p>Kush humbet nga forcimi jo prej ekonomis\u00eb s\u00eb lekut? Familjet shqiptare!<\/p>\n<p>N\u00ebse leku i fort\u00eb do t\u00eb ishte n\u00eb dobi t\u00eb familjeve shqiptare, ekonomia e vendit do t\u00eb ishte gjithashtu n\u00eb rritje. Trajektorja e forcimit t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm t\u00eb lekut ton\u00eb ka nisur n\u00eb 2016 dhe sa vjen edhe monedha Euro dob\u00ebsohet nd\u00ebrsa ekonomia jon\u00eb nuk ka ndonj\u00eb rritje t\u00eb shpjegueshme, p\u00ebrve\u00e7 se parat\u00eb e pista q\u00eb financojn\u00eb nj\u00eb ekonomi informale dhe jo rrall\u00eb investimet strategjike pa harruar dhe milionat e korrupsionit.<\/p>\n<p>Dhe sa m\u00eb sip\u00ebr nuk jan\u00eb shpikje por fakte:<br \/>\nShqip\u00ebria prej mbi kat\u00ebr vite \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e MoneyVal duke qen\u00eb i vetmi vend i Europ\u00ebs n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb dyshohen se pastrojn\u00eb para. Raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare flasin se 1.8 mld euro jan\u00eb pastruar n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, korrupsioni i niveleve t\u00eb larta \u00ebsht\u00eb faktuar se nd\u00ebrton, blen dhe mobilon sht\u00ebpi me para t\u00eb pista dhe korruptive.<\/p>\n<p>Pra, shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ushqimet e tyre, p\u00ebr rrobat e tyre dhe p\u00ebr pushimet e tyre dhe jo vet\u00ebm kaq. Sip\u00ebrmarrjet e eksportit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar mbi 100 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb jan\u00eb sot me humbje. Pra, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ulin kostot, pra rrogat e pun\u00ebtor\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mbijetuar nga rritja e lekut prej nj\u00eb ekonomie informale.<\/p>\n<p>P\u00ebr fasad\u00ebn e lekut t\u00eb fort\u00eb, familjet shqiptare dhe bizneset, paguajn\u00eb fatur\u00ebn e kripur t\u00eb nj\u00eb ekonomie informale, parave t\u00eb pista dhe mbi t\u00eb gjitha taks\u00ebn e korrupsionit. Nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb e paguajn\u00eb nj\u00eblloj t\u00eb majt\u00ebt dhe t\u00eb djatht\u00ebt.<\/p>\n<p>Taksa e korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb imagjinata e opozit\u00ebs por realiteti q\u00eb shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb nga portofoli tyre. <\/p>\n<p>Rruga p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb taks\u00eb kalon p\u00ebrmes vullnetit politik. Miratimi i ligjeve n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr pastrimin e parave nuk ndihmon ask\u00ebnd dhe nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje! <\/p>\n<p>Kambana e alarmit q\u00eb d\u00ebgjohet sot n\u00eb \u00e7do familje shqiptare duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsimi i qeveris\u00eb dhe q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Prandaj dhe vendi po vazhdon t\u00eb zhytet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb spirale q\u00eb sa me shum\u00eb e mohojn\u00eb aq m\u00eb e qart\u00eb shp\u00ebrfaqet n\u00eb portofolin e \u00e7do shqiptari!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb debat, n\u00eb fakt i keqorientuar, se forcimi i Lekut tek ne \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb nj\u00eb ekonomie t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe q\u00eb po ec\u00ebn n\u00eb drejtimin e duhur dhe se problemi q\u00ebndron tek eksportuesit. N\u00eb ekonomi tre jan\u00eb faktor\u00ebt q\u00eb forcojn\u00eb nj\u00eb monedh\u00eb; rritja e ekonomis\u00eb s\u00eb brendshme q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":55747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55746"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55746\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55748,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55746\/revisions\/55748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}