{"id":54891,"date":"2023-07-23T17:02:21","date_gmt":"2023-07-23T17:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=54891"},"modified":"2023-07-23T17:02:21","modified_gmt":"2023-07-23T17:02:21","slug":"shkruan-the-economist-studimi-per-sukses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/07\/23\/shkruan-the-economist-studimi-per-sukses\/","title":{"rendered":"Shkruan The Economist: Studimi p\u00ebr sukses"},"content":{"rendered":"<p>A duhet t\u2019i d\u00ebrgoni f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb shkoll\u00eb private? Si rrug\u00eb t\u00eb shkurtra drejt universiteteve elitare, shkollat amerikane funksionojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ato britanike, shkruan The Economist<\/p>\n<p>Kolegji Eton mburret se ka arsimuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e 57 kryeministrave t\u00eb Britanis\u00eb, gjat\u00eb 583 viteve t\u00eb ekzistenc\u00ebs. M\u00eb pak mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se numri i nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij, q\u00eb pranohen n\u00eb universitetet Oxford ose Cambridge, ra me m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn midis vitit 2014 dhe vitit shkollor 2021-2022.<\/p>\n<p>Disa prind\u00ebr zgjedhin shkolla private, me shpres\u00ebn se f\u00ebmij\u00ebt e tyre do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar dhe nuk do t\u00eb ngacmohen nga shok\u00ebt e klas\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb mendojn\u00eb se k\u00ebto institucione do t\u2019u ofrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve arsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me nota m\u00eb t\u00eb larta dhe nj\u00eb vend t\u00eb garantuar n\u00eb nj\u00eb universitet t\u00eb njohur. Por rritja e kostove dhe ndryshimi i politikave t\u00eb pranimeve n\u00eb universitete, po nxisin diskutimin n\u00ebse ia vlen diplomimi n\u00eb institucione t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb pasura, shkollimi tradicional privat \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. N\u00eb 30 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb OECD-s\u00eb, nj\u00eb klub i vendeve kryesisht t\u00eb pasura, p\u00ebrqindja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkolla q\u00eb marrin m\u00eb pak se gjysm\u00ebn e financimit nga qeveria, ra nga rreth 8% n\u00eb vitin 2000, n\u00eb rreth 5% n\u00eb 2018.<\/p>\n<p>Shkollat private n\u00eb Britani dhe Amerik\u00eb kan\u00eb ecur m\u00eb mir\u00eb dhe debati mbi to mbetet tejet i ngarkuar politikisht n\u00eb t\u00eb dyja vendet.<br \/>\nProvat e fundit tregojn\u00eb se p\u00ebr shumic\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shkollave private n\u00eb Britani dhe p\u00ebr ata q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb institucione private elitare n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb arsimi t\u00eb shtrenjt\u00eb mbeten t\u00eb forta.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet jan\u00eb ndoshta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Amerik\u00eb se sa n\u00eb Britani, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat private m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Kjo p\u00ebr shkak se t\u00eb diplomuarit vazhdojn\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb qasje n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira, me ritme q\u00eb do t\u00eb shkaktonin zem\u00ebrim publik n\u00eb<br \/>\nMbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Kjo mund t\u00eb habis\u00eb k\u00ebdo q\u00eb hamend\u00ebson se shoq\u00ebria amerikane e ka m\u00eb pak t\u00eb theksuar ndarjen e klasave se shoq\u00ebria britanike.<\/p>\n<p>Shkollat private n\u00eb Britani arsimojn\u00eb rreth 6.5% t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, af\u00ebrsisht po aq sa n\u00eb vitet 1960. Shkollat private t\u00eb Amerik\u00ebs shkollojn\u00eb rreth 9% t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ka mbetur e q\u00ebndrueshme p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb, deri n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb Covid-19.<\/p>\n<p>N\u00eb Amerik\u00eb, rreth 75% e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb shkolla private, shkojn\u00eb n\u00eb institucione me p\u00ebrkat\u00ebsi fetare (nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb cilave funksionon me tarifa q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ngjashme me shkollat shtet\u00ebrore).<\/p>\n<p>Por Amerika ka gjithashtu nj\u00eb n\u00ebngrup ekskluziv shkollash, t\u00eb quajtura shkolla \u201ct\u00eb pavarura\u201d, t\u00eb cilat imitojn\u00eb ato me tarifa n\u00eb Britani. K\u00ebto arsimojn\u00eb m\u00eb pak se 2% t\u00eb t\u00eb rinjve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Kostot n\u00eb Britani jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb. Nj\u00eb familje britanike duhet t\u00eb paguaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 16,000 \u00a3 (20,000 dollar\u00eb) n\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb arsimuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sa trefishi i asaj q\u00eb duhej paguar n\u00eb vitet 1980 dhe \u00ebsht\u00eb sa rreth gjysma e t\u00eb ardhurave mesatare t\u00eb familjeve n\u00eb Britani, nd\u00ebrsa dikur ishte nj\u00eb e pesta.<\/p>\n<p>Tarifat n\u00eb Amerik\u00eb jan\u00eb mesatarisht m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por gjithashtu jan\u00eb rritur me 60% n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli, sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb qeveris\u00eb. Shkollat me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb kripura u faturojn\u00eb prind\u00ebrve mesatarisht 28,000 dollar\u00eb \u00e7do vit p\u00ebr nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Matja e p\u00ebrfitimeve q\u00eb rrjedhin nga k\u00ebto shpenzime ka r\u00ebnd\u00ebsi, si p\u00ebr kritik\u00ebt e shkollimit privat, t\u00eb cil\u00ebt i akuzojn\u00eb shkollat luksoze p\u00ebr ruajtjen e nj\u00eb sistemi elitar, edhe p\u00ebr ata q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfitimet jan\u00eb t\u00eb qarta: n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet e pasura, nx\u00ebn\u00ebsit e arsimuar n\u00eb shkolla private, dalin m\u00eb mir\u00eb n\u00eb provime, shkojn\u00eb n\u00eb universitete m\u00eb t\u00eb mira dhe pastaj marrin pun\u00eb me paga m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij suksesi, rrjedh nga p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb jashtme q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me shkoll\u00ebn, si prind\u00ebr t\u00eb pasur, p\u00ebrkrah\u00ebs ose inteligjent\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar p\u00ebrfitimet e arsimit privat, duhen krahasuar edhe rrethanat e nx\u00ebn\u00ebsve me ato t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb shkollat shtet\u00ebrore. Ky lloj hulumtimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Llogaritjet<\/p>\n<p>Kur mbushin 25 vje\u00e7, britanik\u00ebt me arsim privat, fitojn\u00eb 17% m\u00eb shum\u00eb se punonj\u00ebsit e tjer\u00eb, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb vitit 2015. Hendeku i pag\u00ebs zgjerohet deri n\u00eb mosh\u00ebn 42-vje\u00e7are, n\u00eb rreth 21% p\u00ebr grat\u00eb dhe 35% p\u00ebr meshkujt.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se njer\u00ebzit e shkolluar n\u00eb institucione private kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb profesione me t\u00eb ardhura t\u00eb larta, si financat. Rrjetet shoq\u00ebrore dhe profesionale mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, por trysnia e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e prind\u00ebrve, ndoshta luajn\u00eb gjithashtu rol t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhurat m\u00eb t\u00eb larta \u00ebsht\u00eb se nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat private, marrin kualifikime akademike m\u00eb t\u00eb shumta dhe m\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb tjer\u00ebt. Ata fillimisht kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi \u201cmodeste\u201d n\u00eb rezultatet e provimeve n\u00eb krahasim me nx\u00ebn\u00ebsit e tjer\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb shkolla publike, thot\u00eb Francis Green n\u00eb University College London.<\/p>\n<p>Por kjo p\u00ebrpar\u00ebsi rritet ngadal\u00eb me \u00e7do vit shtes\u00eb q\u00eb ata kalojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private. Nj\u00eb studim zbulon se p\u00ebrpar\u00ebsia q\u00eb k\u00ebta nx\u00ebn\u00ebs g\u00ebzojn\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are, \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht e barabart\u00eb me kalimin nga notat AAB, n\u00eb AAA (n\u00eb Angli, n\u00eb fund t\u00eb vitit shkollor, nx\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb kryejn\u00eb provime p\u00ebrfundimtare n\u00eb tri l\u00ebnd\u00eb).<\/p>\n<p>Por edhe nj\u00eb rritje modeste e rezultateve mund t\u00eb ket\u00eb efekt t\u00eb madh n\u00eb sasin\u00eb e fitimeve shtes\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs. Kjo p\u00ebr shkak se notat m\u00eb t\u00eb mira mund t\u2019i siguronin nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb universitet m\u00eb prestigjioz. N\u00eb vitin 2021, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb arsimuar n\u00eb institucione private, q\u00eb nis\u00ebn shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Britani, ndoq\u00ebn nj\u00eb nga 24 universitetet e \u201cGrupit Russell\u201d (nj\u00eb klub q\u00eb p\u00ebrfshin shumic\u00ebn e universiteteve m\u00eb t\u00eb mira).<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb till\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u2019i kalojn\u00eb vitet e shkoll\u00ebs duke studiuar l\u00ebnd\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, q\u00eb k\u00ebrkohen n\u00eb aplikime nga universitetet m\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00ebse. Ata gjithashtu kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb marrin ndihm\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr intervistat dhe provimet e pranimit.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkolluar n\u00eb institucione private nuk u jepet m\u00eb aq p\u00ebrpar\u00ebsi e padrejt\u00eb nga universitetet sa dikur. Ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 18% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb mosh\u00ebs 16-19 vje\u00e7 n\u00eb Angli, si dhe rreth 25% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre me nota t\u00eb larta n\u00eb provimet e matur\u00ebs. Vitin e kaluar, ata p\u00ebrb\u00ebnin 20% t\u00eb student\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb diplomuar n\u00eb universitetet e Grupit Russell.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, rreth 6% e t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave private q\u00eb nis\u00ebn studimet e larta n\u00eb Britani, u pranuan n\u00eb universitetet Oxford ose Cambridge; q\u00eb at\u00ebher\u00eb, kjo p\u00ebrqindje ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb rreth 4% (por \u00ebsht\u00eb rreth 2% p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkollat shtet\u00ebrore).<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave private, p\u00ebrb\u00ebnin 32% dhe 27% t\u00eb student\u00ebve t\u00eb rinj britanik\u00eb n\u00eb Oxford dhe Cambridge, nga 43% dhe 39% nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ndryshim ka tronditur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkollave private elitare, t\u00eb cilat dikur d\u00ebrgonin nj\u00eb mori nx\u00ebn\u00ebsish n\u00eb k\u00ebto dy universitete.<br \/>\nDallimi i p\u00ebrfitimeve t\u00eb arsimit privat n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sepse shkollat e saj jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larmishme se ato t\u00eb Britanis\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse feja ndalohet n\u00eb shkollat shtet\u00ebrore, shum\u00eb prind\u00ebr zgjedhin klasa private p\u00ebr arsye t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me rezultatet akademike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, provat q\u00eb tregojn\u00eb se t\u00eb arsimuarit n\u00eb shkollat private t\u00eb Amerik\u00ebs m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa do t\u00eb m\u00ebsonin n\u00eb shkolla shtet\u00ebrore, nuk jan\u00eb aq t\u00eb sigurta sa n\u00eb Britani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i botuar n\u00eb vitin 2018 nga dy akademik\u00eb n\u00eb Universitetin Virginia, Robert Pianta dhe Arya Ansari, analizoi rezultatet e provimeve t\u00eb 1000 f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb vitet 1990. Ai zbuloi se n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, ata q\u00eb studionin n\u00eb shkollat private amerikane, nuk po merrnin nota m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk ka shum\u00eb k\u00ebrkime cil\u00ebsore, q\u00eb ve\u00e7ojn\u00eb p\u00ebrfitimet shtes\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb pasur q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb shkollat \u201ce pavarura\u201d t\u00eb Amerik\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb mendohet se ato rrisin perspektivat e nj\u00eb f\u00ebmije, t\u00eb pakt\u00ebn po aq sa kush\u00ebrinjt\u00eb e tyre britanik\u00eb.<\/p>\n<p>Universitetet e Amerik\u00ebs i mir\u00ebpresin krah\u00ebhapur nx\u00ebn\u00ebsit nga shkollat prestigjioze. N\u00eb vitin 2021, James Murphy nga Education Reform Now, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor n\u00eb Washington, grumbulloi t\u00eb dh\u00ebna nga 35 universitetet dhe kolegjet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb arteve liberale n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai zbuloi se mesatarisht, rreth 34% e student\u00ebve t\u00eb tyre, e kishin p\u00ebrfunduar arsimin e mes\u00ebm n\u00eb gjimnaze private (shih grafikun). Kjo \u00ebsht\u00eb befasuese duke qen\u00eb se sektori privat edukon vet\u00ebm 8.5% t\u00eb gjimnazist\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave \u201ct\u00eb pavarura\u201d, kan\u00eb shanse shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr pranim. T\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb fundit tregojn\u00eb se ata p\u00ebrb\u00ebnin rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e student\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb Universitetin Dartmouth dhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn n\u00eb Universitetin Princeton.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor mund t\u00eb jet\u00eb edhe p\u00ebrpar\u00ebsia e \u201ctrash\u00ebgimis\u00eb\u201d, ku t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb diplomuarve jan\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara n\u00eb procesin e pranimit n\u00eb k\u00ebto universitete. Kjo padrejt\u00ebsi nuk ndodh n\u00eb universitetet britanike.<\/p>\n<p>L\u00ebndinat e gjelbra dhe monedhat e gjelbra<\/p>\n<p>Parat\u00eb jan\u00eb gjithashtu nj\u00eb faktor. Nd\u00ebrsa universitetet angleze i ngarkojn\u00eb \u00e7do studenti vendas t\u00eb nj\u00ebjtat tarifa shkollimi (megjith\u00ebse ata q\u00eb vijn\u00eb nga jasht\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb), universitetet m\u00eb t\u00eb mira amerikane, e ndryshojn\u00eb koston sipas mjeteve.<\/p>\n<p>Kjo u mund\u00ebson nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shk\u00eblqyer me prejardhje t\u00eb varf\u00ebr, q\u00eb t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto universitete falas ose me kosto shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Por gjithashtu edhe universitetet p\u00ebrfitojn\u00eb se furnizohen me nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb zgjuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Britani, ku nuk ekziston ky rregull, shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb arsimuar n\u00eb shkollat private shkojn\u00eb p\u00ebr studime jasht\u00eb shtetit. Vitin e kaluar, rreth 6% e student\u00ebve zgjodh\u00ebn t\u00eb studionin jasht\u00eb vendit, nga 4% n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Amerika \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb popullor. Universitetet e saj k\u00ebrkojn\u00eb nota t\u00eb larta, thot\u00eb Barnaby Lenon nga K\u00ebshilli i Pavarur i Shkollave. Por ai shton se ata gjithashtu vler\u00ebsojn\u00eb arritjet joakademike, si ato t\u00eb marra n\u00ebp\u00ebrmjet veprimtarive jasht\u00ebshkollore q\u00eb i ofrojn\u00eb shum\u00eb shkolla private.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsia q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave private diskutohet shum\u00eb m\u00eb pak n\u00eb Amerik\u00eb se sa n\u00eb Britani, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak se jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e rac\u00ebs, dhe jo t\u00eb shtres\u00ebs shoq\u00ebrore, ato q\u00eb zakonisht b\u00ebhen qendra e debateve mbi pranimet n\u00eb universitete.<\/p>\n<p>Betejat politike q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrthyer mbi m\u00ebsimin e rac\u00ebs, seksit dhe historis\u00eb, jan\u00eb pozitive p\u00ebr institucionet private, sepse shtetet po zgjedhin t\u00eb investojn\u00eb para n\u00eb programet private t\u00eb \u201czgjedhjes s\u00eb shkoll\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb rregulli q\u00eb qeverit\u00eb lokale t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr disa vende n\u00eb shkollat private (zakonisht vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr dhe n\u00eb institucionet private m\u00eb t\u00eb lira).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Amerika mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb prag t\u00eb ndryshimit. Vendimet q\u00eb do t\u00eb merren nga Gjykata e Lart\u00eb, mund t\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebrdorimin e veprimit afirmativ n\u00eb pranimet n\u00eb universitete.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse kolegjet dhe universitetet nuk mund t\u00eb nxisin m\u00eb aplikant\u00ebt nga grupet e pakicave t\u00eb n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuara, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit m\u00eb t\u00eb pasur, mund t\u00eb shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb. Edhe shkollat private n\u00eb Britani, p\u00ebrballen me nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb pasigurt.<\/p>\n<p>Partia Laburiste, e cila duket se do t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb zgjedhjet e ardhshme pas 18 muajsh, ka diskutuar mbi heqjen e statusit t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb shkollave private dhe heqjen e leht\u00ebsimeve tatimore p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb shkaktoj\u00eb rritje t\u00eb tarifave t\u00eb shkollimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtigjet p\u00ebr n\u00eb Oxford dhe Cambridge, do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ngushtohen. Mesa duket, do t\u00eb rritet numri i britanik\u00ebve q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar p\u00ebrtej Atlantikut.<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: Lira Mu\u00e7a<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.monitor.al\/studimi-per-sukses\/?utm_content=bufferb8d54&#038;utm_medium=social&#038;utm_source=facebook.com&#038;utm_campaign=buffer&#038;fbclid=IwAR2k_IT3xOHZUi7l6KNBA7U9fsn9g8Am8HCt4f0e4GEeqFBtpcT7O9P4RXk\">Monitor.al<\/a><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-298x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"298\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-54892\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-298x300.jpeg 298w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-1015x1024.jpeg 1015w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-150x150.jpeg 150w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-768x774.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601-860x867.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/e9af9550-0d0b-4fa7-a3c3-dd086123c601.jpeg 1073w\" sizes=\"auto, (max-width: 298px) 100vw, 298px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/26f31122-58df-4958-9890-ffaffb046a99-201x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"201\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-54893\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/26f31122-58df-4958-9890-ffaffb046a99-201x300.jpeg 201w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/26f31122-58df-4958-9890-ffaffb046a99-687x1024.jpeg 687w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/26f31122-58df-4958-9890-ffaffb046a99-768x1144.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/26f31122-58df-4958-9890-ffaffb046a99.jpeg 859w\" sizes=\"auto, (max-width: 201px) 100vw, 201px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A duhet t\u2019i d\u00ebrgoni f\u00ebmij\u00ebt tuaj n\u00eb shkoll\u00eb private? Si rrug\u00eb t\u00eb shkurtra drejt universiteteve elitare, shkollat amerikane funksionojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ato britanike, shkruan The Economist Kolegji Eton mburret se ka arsimuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e 57 kryeministrave t\u00eb Britanis\u00eb, gjat\u00eb 583 viteve t\u00eb ekzistenc\u00ebs. M\u00eb pak mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb fakti se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":54894,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54891","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54891"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54891\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54896,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54891\/revisions\/54896"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}