{"id":54752,"date":"2023-07-22T17:07:44","date_gmt":"2023-07-22T17:07:44","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=54752"},"modified":"2023-07-22T17:07:44","modified_gmt":"2023-07-22T17:07:44","slug":"gazi-aga-oligarkia-e-vendit-duket-e-shkeputur-totalisht-nga-populli-reflektime-ne-keto-pak-dite-ne-shqiperi-pas-dy-viteve-pa-ardhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/07\/22\/gazi-aga-oligarkia-e-vendit-duket-e-shkeputur-totalisht-nga-populli-reflektime-ne-keto-pak-dite-ne-shqiperi-pas-dy-viteve-pa-ardhur\/","title":{"rendered":"Gazi Aga\/ Oligarkia e vendit duket e shk\u00ebputur totalisht nga populli. Reflektime n\u00eb k\u00ebto pak dit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pas dy viteve pa ardhur"},"content":{"rendered":"<p>M\u2019paska marr\u00eb malli pa mas\u00eb. N\u00eb Petrel\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb kujton f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe si p\u00ebr \u00e7do t\u00eb rritur, kujtimet e koh\u00ebve t\u00eb pafajshme jan\u00eb gjithmon\u00eb nostalgjike dhe t\u00eb bukura. \u00c7do lagje, madje edhe gur\u00ebt e p\u00ebrronjt\u00eb t\u00eb lidhin me t\u00eb kaluar\u00ebn. Era e nj\u00eb luleje ku vendosen kacabujte m\u00eb kujtoi terrorin q\u00eb i b\u00ebnim kacabunjve me fije peri dhe t\u00eb shkret\u00ebt fluturonin rreth nesh (kohe xhahilijeti ????).<\/p>\n<p>Shqiperia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur. Fushat, kodrat, malet, bregdeti; gjith\u00e7ka ka bukurin\u00eb dhe origjinalitetin e vet. Jo ve\u00e7 i bukur gjeografikisht, por i mbushur me histori e tradita. Begati e dhurat\u00eb prej Zotit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjike t\u00eb v\u00ebresh boshatisjen e nj\u00eb vendi t\u00eb till\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e venalinjve me t\u00eb huaj. N\u00eb \u00e7do biznes t\u00eb vog\u00ebl d\u00ebgjohej ankesa e munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore sepse \u00e7dokush ka ikur jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Paska shume turist\u00eb. N\u00eb disa vende shqiptaret ishin pakic\u00eb. Gj\u00eb e mir\u00eb ardhja e turist\u00ebve n\u00ebse nuk largohen t\u00eb zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>Betonizimi paska ecur me hapa galopante. Infrastuktura brenda qyteteve qenka ngushtuar edhe m\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nd\u00ebrtimet shtohen. Kjo n\u00eb long-term, do te sjell\u00eb bllokimin (edhe m\u00eb dramatik) t\u00eb qarkullimit.<\/p>\n<p>Oligarkia e vendit duket e shk\u00ebputur totalisht nga populli. \u00c7mimet stratosferike dhe vendet lluksoze duket q\u00eb jan\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Politika e kurseve te kembimit duket mafia e re ne kete vend. Cmimet nuk ndryshojne, por thjesht shtrenjtohet leku dhe ata qe marrin ndonje asistence ekonomike nga diaspora duket qe po varferohen edhe me shume.<\/p>\n<p>Me ndertimin e kullave te larta cdo ze qe nuk perkon me interesat e kesaj industrie te pashpjegueshme me te ardhurat e ndershme, do te shtypet pa meshire. Do te duhet kurajo e madhe e gershetuar me guximin e te ndershmit qe robi te mund te qendroje me te drejten.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka potenciale te jashtezakonshme. Ne nje skenar ku do te sundonte ligji dhe do te kishte rregulla loje te qendrueshme, shume shqiptar\u00eb do te ktheheshin dhe shume firma te huaja serioze do te vinin per te investuar.<\/p>\n<p>Zoti i ndihmofte njerezit e ndershem qe vuajne ekonomikisht. Zoti i dhente durim dhe force rezistence ndaj haramit atyre qe jane ne kerkim te nje jete me te mire. Kulmi i reflektimit te forces se besimit eshte kur te gjithe rendin pas te mirave te kesaj bote pa vene re burimin e te ardhurave dhe besimtari nuk e ben kete pavaresisht se e ka mundesine ta beje.<\/p>\n<p>Nje jete na ka dhene Zoti ne kete bote. Menyra se si e jetojme do e beje kete jete far\u00eb te xhenetit ose xhehenemit. Allahu mos na ndafte nga e mira dhe e drejta.<\/p>\n<p>Nga Gazeta Dielli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u2019paska marr\u00eb malli pa mas\u00eb. N\u00eb Petrel\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb kujton f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe si p\u00ebr \u00e7do t\u00eb rritur, kujtimet e koh\u00ebve t\u00eb pafajshme jan\u00eb gjithmon\u00eb nostalgjike dhe t\u00eb bukura. \u00c7do lagje, madje edhe gur\u00ebt e p\u00ebrronjt\u00eb t\u00eb lidhin me t\u00eb kaluar\u00ebn. Era e nj\u00eb luleje ku vendosen kacabujte m\u00eb kujtoi terrorin q\u00eb i b\u00ebnim kacabunjve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":54753,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-54752","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54752"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54752\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":54755,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54752\/revisions\/54755"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54753"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}