{"id":5170,"date":"2022-06-09T11:10:02","date_gmt":"2022-06-09T11:10:02","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=5170"},"modified":"2022-06-09T11:10:02","modified_gmt":"2022-06-09T11:10:02","slug":"dritero-agolli-shekulli-20-te-nuk-e-zgjidhi-ceshtjen-shqiptare-ne-ballkan-por-barra-i-mbetet-shekullit-21","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/06\/09\/dritero-agolli-shekulli-20-te-nuk-e-zgjidhi-ceshtjen-shqiptare-ne-ballkan-por-barra-i-mbetet-shekullit-21\/","title":{"rendered":"Drit\u00ebro Agolli\/  Shekulli 20-t\u00eb nuk e zgjidhi \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb Ballkan, por barra i mbetet shekullit 21 !"},"content":{"rendered":"<p>(Diskutim i mbajtur m\u00eb 19 shkurt 1995, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Forumit Internacional t\u00eb L\u00ebvizjes Pun\u00ebtore n\u00eb Kopenhag\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim modest un\u00eb do t\u00eb flas m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb qytetar dhe si nj\u00eb shkrimtar, q\u00eb kam po at\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i shqet\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb ballkanasit, duan apo nuk duan. Ballkanin e kan\u00eb quajtur \u201cfu\u00e7i baruti\u201d, por ne ballkanasve do t\u00eb na vinte mir\u00eb t\u00eb na quanin \u201cfu\u00e7i vere\u201d, q\u00eb duke pir\u00eb bashk\u00ebrisht ndonj\u00eb got\u00eb, t\u2019i zgjidhnim hallet tona dhe t\u00eb dehur nga zgjidhja t\u00eb shkonim t\u00eb flinim pa par\u00eb \u00ebndrra t\u00eb llahtarshme. Un\u00eb nuk jam as nacionalist dhe as shovinist dhe p\u00ebrpiqem ta detyroj veten t\u00eb kem sensin apo ndjenj\u00ebn e historizmit. <\/p>\n<p>T\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb k\u00ebqij ballkanasit, un\u00eb jam i detyruar t\u00eb jetoj me ta dhe kur t\u00eb m\u00eb z\u00ebr\u00eb rruga t\u00eb pi nj\u00eb kafe n\u00eb Shkup, n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Beograd, n\u00eb Podgoric\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb apo n\u00eb Zagreb. Dhe duke pir\u00eb kafe t\u00eb flas edhe ndonj\u00eb fjal\u00eb nga gjuh\u00ebt tona ballkanike q\u00eb i dim\u00eb, se i kemi m\u00ebsuar nga nj\u00ebri-tjetri. <\/p>\n<p>Un\u00eb jam Drit\u00ebro Agolli, deputet i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Parlamentin shqiptar. Jam njeri q\u00eb merrem me politik\u00eb, por jam nj\u00eb njoh\u00ebs i dob\u00ebt i politik\u00ebs; m\u00eb mir\u00eb njoh ver\u00ebn dhe poezin\u00eb. I d\u00ebgjova me v\u00ebmendje t\u00eb madhe diskutimet, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb profesor Ljubica Raji\u00e7, q\u00eb ishte nj\u00eb diskutim i nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb njohurish, pavar\u00ebsisht n\u00ebse i pranon apo nuk i pranon mendimet dhe alternativat e tij. P\u00ebr ndonj\u00eb nga k\u00ebto alternativa, p\u00ebr t\u00eb cilat profesor Raji\u00e7i tha se i v\u00ebshtronte me skepticiz\u00ebm, si alternativa e ndryshimit t\u00eb kufijve apo e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes, un\u00eb do t\u00eb thosha se edhe skepticizmi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen permanent, ai ndryshon si shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull.<br \/>\nE kujt ia priste mendja se do t\u00eb shembej kaq shpejt totalitarizmi komunist?! Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shembje ma merr mendja q\u00eb kolegu im Raji\u00e7 para pak koh\u00ebsh do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb skeptik se un\u00eb. R\u00ebnia e komunizmit ndryshoi edhe kufij konceptesh, edhe kufij gjeografik\u00eb dhe jehona e k\u00ebsaj r\u00ebnieje do t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe mjaft gj\u00ebra t\u00eb tjera. Me r\u00ebnien e komunizmit, edhe mjaft ligje dhe nene t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Helsinkit jan\u00eb vjet\u00ebruar. Ku ta dim\u00eb ne se nes\u00ebr do t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb Kart\u00eb e Kopenhagenit, ku t\u00eb sh\u00ebnohet se: \u201cKufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb<br \/>\nndryshuesh\u00ebm\u201d. Jo t\u00eb gjitha gj\u00ebrat parashikohen n\u00eb natyr\u00eb dhe n\u00eb shoq\u00ebri. Nes\u00ebr mund t\u00eb zbresin akullnajat nga detet e ngrira dhe t\u2019i rregullojn\u00eb mir\u00eb kufijt\u00eb e shteteve!\u2026 <\/p>\n<p>Por t\u00eb vijm\u00eb te \u00e7\u00ebshtja shqiptare. Shekulli q\u00eb po mbaron nuk e zgjidhi problemin shqiptar n\u00eb Ballkan dhe mesa duket, do t\u2019ia l\u00ebr\u00eb si barr\u00eb mbi shpin\u00eb shekullit tjet\u00ebr. N\u00eb ecjen e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb n\u00eb Ballkan kan\u00eb ndodhur p\u00ebrmbysje t\u00eb m\u00ebdha historike, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb perandorira dhe mbret\u00ebrira, jan\u00eb thyer ushtri t\u00eb t\u00ebra n\u00eb dy luft\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha<br \/>\nbot\u00ebrore, jan\u00eb nd\u00ebrruar regjime politike dhe shoq\u00ebrore, jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar ideologji dhe rryma filozofike, por vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt nuk ka ndryshuar: Shqip\u00ebria ka mbetur e ndar\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb si popull dhe si tok\u00eb, e ndar\u00eb nga fuqit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr interesat e tyre dhe n\u00eb dobi t\u00eb fqinj\u00ebve tan\u00eb. <\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha ngjarjet e m\u00ebdha historike, si n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane dhe n\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste Nacional\u00e7lirimtare, ballkanasit kan\u00eb luftuar bashk\u00ebrisht: shqiptar\u00ebt, grek\u00ebrit, serb\u00ebt, malazezt\u00eb e maqedon\u00ebt; t\u00eb plagosur kan\u00eb ngritur shoku-shokun n\u00eb shpin\u00eb, duke lyer me gjak palltot e tyre. Shqiptar\u00ebve u jan\u00eb b\u00ebr\u00eb premtime se me mbarimin e k\u00ebtyre luft\u00ebrave, sa t\u00eb fitohet liria, problemi shqiptar do t\u00eb zgjidhet, populli vet\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb bashkohet apo jo. Por fatkeq\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtja shqiptare ka shkuar keq e m\u00eb keq. N\u00eb ish-Jugosllavi, ku jeton nj\u00eb Shqip\u00ebri e dyt\u00eb, shqiptar\u00ebve u mohohet gj\u00ebja m\u00eb njer\u00ebzore \u2013 liria, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu lirin\u00eb e arsimit, lirin\u00eb e mjeteve t\u00eb informacionit, lirin\u00eb e arsimit, lirin\u00eb e mjeteve t\u00eb informacionit, lirin\u00eb e ushtrimit t\u00eb kultur\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb. Shqiptar\u00ebve u mbyllet akademia, universiteti, biblioteka komb\u00ebtare dhe institucionet e tjera shkencore dhe sociale. <\/p>\n<p>Polic\u00eb t\u00eb dehur hyjn\u00eb n\u00ebp\u00ebr klube e kafene, duke q\u00eblluar me kobure njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm se jan\u00eb shqiptar\u00eb. At\u00ebher\u00eb ku jan\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e individit? T\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e individit n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e kolektivitetit, me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e kombit. <\/p>\n<p>Pa liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb kombit si kolektivitet, nuk ka liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb individit. Por n\u00ebse individi shqiptar n\u00eb ish-Jugosllavi nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb as individi serb apo maqedon. Individi serb apo maqedon n\u00ebse nuk ia lejon shqiptarit lirin\u00eb, ky serb apo ky maqedon do t\u00eb jet\u00eb skllav apo rob i urrejtjes dhe m\u00ebris\u00eb. Duke qen\u00eb i pushtuar nga urrejtja, serbi vet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb thonjt\u00eb e urrejtjes dhe e drejton urrejtja. Urrejtja i prish moralin, i prish qet\u00ebsin\u00eb dhe gjumin. Me urrejtje nuk ka liri as individi serb. Si\u00e7 thash\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb: tre milion\u00eb banor\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e brendshme dhe tre milion\u00eb banor\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jashtme. Me k\u00ebt\u00eb ndarje p\u00ebrgjysm\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb edhe demokracia mbetet gjysmake, mbetet nj\u00eb demokraci e vock\u00ebl me nj\u00eb horizont t\u00eb ngusht\u00eb, nj\u00eb demokraci provinciale e fyer nga shtetet e fuqishme. Ngushtimi i popullsis\u00eb dhe i territorit sjell edhe ngushtimin e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo ndarje e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dysh dhe mohimi i t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb shqiptar\u00ebve sjell<br \/>\nshum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. <\/p>\n<p>Ajo, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, gjymton njeriun dhe ia prish moralin. Nga kushte t\u00eb v\u00ebshtira ekonomike dhe politike shtohet ushtria e emigracionit. Nga Shqip\u00ebria e jashtme \u2013 Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, jan\u00eb mbi 400 mij\u00eb emigrant\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe Amerik\u00eb. Po rreth 400 mij\u00eb jan\u00eb nga Shqip\u00ebria e brendshme, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb 800 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019ka banor\u00eb republika e Malit t\u00eb Zi. Vet\u00ebm n\u00eb dy vitet e fundit dergjen n\u00eb burgjet e Europ\u00ebs mbi 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb dhe jan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme mbi 1500<br \/>\nveta. Ky \u00ebsht\u00eb rrjedhim edhe i ndarjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb dhe p\u00ebrndjekjeve ndaj shqiptar\u00ebve. <\/p>\n<p>Ne themi me gjuh\u00ebn e diplomacis\u00eb se kufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, pasi k\u00ebt\u00eb ndryshim nuk e lejon Karta e Helsinkit. Logjika t\u00eb shtyn t\u00eb pyes\u00ebsh: kjo Karta e Helsinkit Bib\u00ebl qenka? Vet\u00ebm Bibla \u00ebsht\u00eb e pandryshueshme. N\u00eb Shqip\u00ebri ka tri mendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, tri mendime zyrtare dhe popullore. Mendimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb republik\u00eb me lidhje t\u00eb ngushta me Republik\u00ebn e Ne themi me gjuh\u00ebn e diplomacis\u00eb se kufijt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pandryshuesh\u00ebm, pasi k\u00ebt\u00eb ndryshim nuk e lejon Karta e Helsinkit. Logjika t\u00eb shtyn t\u00eb pyes\u00ebsh: kjo Karta e Helsinkit Bib\u00ebl qenka? Vet\u00ebm Bibla \u00ebsht\u00eb e pandryshueshme. N\u00eb Shqip\u00ebri ka tri mendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, tri mendime zyrtare dhe popullore. Mendimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb republik\u00eb me lidhje t\u00eb ngushta me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb; mendimi i dyt\u00eb i sferave diplomatike, i detyruar nga Europa, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb autonomi t\u00eb civilizuar t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb 1974-\u00ebs dhe mendimi i tret\u00eb popullor \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb bashkohet, si\u00e7 ka qen\u00eb, me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e m\u00ebnjanuar padrejt\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb 1913-\u00ebs, kur fuqit\u00eb e m\u00ebdha e ndan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb cinike dhe megalomane vendin ton\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Maqedoni mendimi aktual joabsolut \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb quhen si popull shtetformues bashk\u00ebrisht me maqedon\u00ebt. <\/p>\n<p>Ne Maqedonin\u00eb e njoh\u00ebm t\u00eb par\u00ebt si shtet dhe at\u00ebher\u00eb nga ana e saj u premtua se do t\u00eb respektonte t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shqiptar\u00ebve. Tani na del se asnj\u00eb universitet nuk lejohet p\u00ebrshqiptar\u00ebt. Madje n\u00eb dit\u00ebn e inaugurimit q\u00ebllohen me arm\u00eb arsimdash\u00ebsit shqiptar\u00eb, plagosen dhe vriten. Po a q\u00ebllohet me arm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb kaq e ndritur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkolla? Ne me Maqedonin\u00eb po b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb Shkup-Durr\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe hekurudh\u00ebn. Me autostrad\u00ebn dhe hekurudh\u00ebn, Maqedonia lidhet me detin Adriatik, pasi ajo vet\u00eb nuk ka det. Shqiptar\u00ebt Maqedonin\u00eb po e shpien t\u00eb lahet dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb banjo n\u00eb plazhin e Adriatikut, ajo na q\u00ebllon me kobure. <\/p>\n<p>Ballkanasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb specie njeriu shum\u00eb e \u00e7uditshme. Njeriu ballkanik ka tri shpirtra: ka shpirtin nacional, shpirtin ballkanik dhe shpirtin europian. Ballkanasit nj\u00eb her\u00eb i shfaqet shpirti nacional, nj\u00eb her\u00eb shpirti ballkanik dhe nj\u00eb her\u00eb shpirti europian. K\u00ebto tri shpirtra shpesh p\u00ebrleshen mes tyre brenda vetes s\u00eb ballkanasit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh harmoni mes k\u00ebtyre tri shpirtrave. Kur t\u00eb ket\u00eb harmoni mes tyre, do t\u00eb ket\u00eb civilizim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokratik n\u00eb Ballkan dhe \u00e7\u00ebshtjet nacionale do t\u00eb zgjidhen drejt.<br \/>\nPo nuk u zgjidh drejt \u00e7\u00ebshtja shqiptare nuk do t\u00eb ket\u00eb rend demokratik t\u00eb p\u00ebrparuar as n\u00eb Serbi, as n\u00eb Maqedoni, madje as n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Diskutim i mbajtur m\u00eb 19 shkurt 1995, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Forumit Internacional t\u00eb L\u00ebvizjes Pun\u00ebtore n\u00eb Kopenhag\u00eb). N\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim modest un\u00eb do t\u00eb flas m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb qytetar dhe si nj\u00eb shkrimtar, q\u00eb kam po at\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i shqet\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb ballkanasit, duan apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":5171,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-5170","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5170"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5170\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5172,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5170\/revisions\/5172"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}