{"id":4018,"date":"2022-05-24T10:15:44","date_gmt":"2022-05-24T10:15:44","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=4018"},"modified":"2022-05-24T10:15:44","modified_gmt":"2022-05-24T10:15:44","slug":"asdren-kola-rikthimi-i-berishes-a-eshte-nje-moisi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/05\/24\/asdren-kola-rikthimi-i-berishes-a-eshte-nje-moisi\/","title":{"rendered":"Asdren Kola\/Rikthimi i Berish\u00ebs, a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Moisi ?"},"content":{"rendered":"<p>\u00a0 Ish kryeministri Berisha, sikurse pritej sapo nisi forumin &#8220;foltorja&#8221;, u rikthye n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<br \/>\nMes debatesh e kund\u00ebrshtive, akuzave e kund\u00ebrakuzave, n\u00eb nj\u00eb proces zhvillimesh prej 270 dit\u00ebsh, ai p\u00ebrmbylli edhe formalisht marrjen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb vet\u00eb e themeloi n\u00eb dhjetor 1990.<br \/>\nU kthye, si\u00e7 ai di t\u00eb kthehet, me vrull, energji, sugjestion, karizmatik e mesazhdh\u00ebn\u00ebs,\u00a0 me ndjek\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb,por edhe me mospranues serioz.<br \/>\nMes brohorive t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve, kritikave e anatemave nga pjesa tjet\u00ebr, pak minuta mbasi kishte dal\u00eb rezultati i votimeve p\u00ebr kryetar, u ngjit n\u00eb sall\u00ebn e konferencave t\u00eb selis\u00eb blu.<br \/>\nN\u00eb fjalimin e tij, spikasnin tre linja kumtesh; kurr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb jo; jemi misionar t\u00eb liris\u00eb; mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb rinis\u00eb.<br \/>\nDoktori ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb strateg dhe i paparashikuesh\u00ebm n\u00eb aksionet politike q\u00eb nd\u00ebrmerr.<br \/>\nN\u00eb daljen e par\u00eb sot, teksa shkonte n\u00eb seanc\u00eb plenare, ndali te grupi i par\u00eb q\u00eb protestonte dhe u b\u00eb nj\u00ebsh me ta. Forumi qytetar p\u00ebr mbrojtjen e Butrintit l\u00ebshonte akuza ndaj qeveris\u00eb dhe Berisha u shpreh, &#8220;Butrinti&#8221; \u00ebsht\u00eb imperativi jon\u00eb.<br \/>\nU fut n\u00eb parlament dhe n\u00eb morin\u00eb e akuzave ndaj qeveris\u00eb ju drejtua ministres Spiropali, &#8220;Elisa, ty, kudo q\u00eb t\u00eb prek\u00ebsh nxjerr\u00eb lek\u00eb&#8221;.<br \/>\n\u00a0\u00a0 Ky \u00ebsht\u00eb Berisha, sulm pa ndalur ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, ai di t\u00eb t\u00ebrheq ithtar\u00ebt, por edhe k\u00ebdo q\u00eb mbase nuk e p\u00eblqen at\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur nga ata q\u00eb doktori sh\u00ebnjestron.<br \/>\nEdhe pse 78 vje\u00e7ar ai nuk rr\u00ebfen asnj\u00eb shenj\u00eb lodhje, dominon sken\u00ebn politike jo vet\u00ebm mediatikisht, por edhe n\u00eb terren, duke shkelur \u00e7do cep t\u00eb vendit.<br \/>\nTrajektorja e jet\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb e pasur me suksese e d\u00ebshtime.<br \/>\nMund t\u00eb p\u00ebrmendim aspektin profesional si sukses t\u00eb par\u00eb, kurajon p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kritik n\u00eb shtypin e viteve 89\u2010-90,\u00a0 drejtimin e PD n\u00eb fitoren plebishitare n\u00eb mars 1992.<br \/>\nVitet e qeverisjes s\u00eb par\u00eb kan\u00eb plot mang\u00ebsi si ndroja p\u00ebr t\u00eb kthyer pron\u00ebn te pronari etj, por ngaz\u00ebllimi mbyste detajet teknike t\u00eb k\u00ebtij aspekti.<br \/>\nM\u00eb 1997 vjen d\u00ebshtimi i par\u00eb dramatik, p\u00ebrfshirja e vendit n\u00eb trazira me rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr konflikt t\u00eb armatosur. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj jep dor\u00ebheqjen duke nd\u00ebrprer\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb presidenc\u00ebs.<br \/>\n\u00a0 N\u00eb vitin 2005 rikthen Partin\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet dhe arrin suksese t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb rritjen ekonomike, infrastruktur\u00eb, l\u00ebvizjen pa viza t\u00eb qytetar\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO, protagonist n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto nuk zeruan dot problematikat e shfaqura gjat\u00eb qeverisjes 8 vje\u00e7are, 4 vite prej t\u00eb cilave n\u00eb aleanc\u00eb me LSI-n\u00eb e Ilir Met\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb t\u00eb r\u00ebndat ngjarje ishin, tragjedia e G\u00ebrdecit, viktimat e 21 janarit, perceptimi popullor se n\u00eb disa privatizime t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u00eb kishte afera.<br \/>\nPropoganda e opozit\u00ebs s\u00eb majt\u00eb ngrinte hipoteza dhe akuza t\u00eb forta mbas \u00e7do firme t\u00eb Kryeministrit Berisha.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb qeveris\u00ebs, e majta, duke t\u00ebrhequr edhe Met\u00ebn brenda vetes, mblodhi \u00e7do z\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe u shfaq si front i gjer\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs.<br \/>\n\u00a0 Gjith\u00eb k\u00ebto krijuan faktin e dy\u00a0 batutave: &#8220;aleanca e qelb\u00ebsirave kund\u00ebr Berish\u00ebs&#8221; batut\u00eb e par\u00eb kjo nga opinionist\u00ebt dhe batuta e dyt\u00eb me autor Ram\u00ebn &#8220;1 milion shpulla&#8221;.<br \/>\n\u00a0 Me r\u00ebnien n\u00eb opozit\u00eb dhe dor\u00ebheqjen e Berish\u00ebs, drejtimin e k\u00ebsaj force politike e mori &#8220;beniamini i Doktorit&#8221;, sikurse e quanin jo vet\u00ebm demokrat\u00ebt.<br \/>\nD\u00ebshtimet dhe gafat politike e shoq\u00ebruan k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike n\u00eb disa zgjedhje, por penalizuese ishte djegia e mandateve parlamentare dhe mospjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2019.<br \/>\n2013 \u2010\u20102022 Basha kryetar i opozit\u00ebs me bekimin e liderit historik (bekim q\u00eb skadoi n\u00eb shtator t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb). <\/p>\n<p>Realpolitika shqiptare p\u00ebrshkohet vet\u00ebm nga pragmatizmi, ajo i p\u00ebrtyp parimet<br \/>\n\u00a0\u00a0 Problemet reale q\u00eb ka Berisha p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e shqiptar\u00ebve te partia m\u00eb e madhe e opozit\u00ebs&#8230;<br \/>\nE para \u00ebsht\u00eb kurimi i plag\u00ebve q\u00eb mori struktura n\u00eb betej\u00ebn mes vetes. Nj\u00eb betej\u00eb jo e leht\u00eb kjo, n\u00ebse ju referohemi ngjarjeve dhe akuzave nd\u00ebrmjet dy grupeve brenda k\u00ebsaj partie t\u00eb madhe dhe me flukse prurjesh nga \u00e7do shtres\u00eb shoq\u00ebrore.<br \/>\nMendoj se l\u00ebvizja e par\u00eb e trup\u00ebs operative rreth tij, duhet t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht ndalja e sulmeve t\u00eb demokrat\u00ebve ndaj njeri tjetrit.<br \/>\nNuk duhet harruar se midis dishepujve t\u00eb Doktorit, jan\u00eb shum\u00eb nga ata, q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur deri n\u00eb adhurim Lulzim Bash\u00ebn dhe nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb ata, q\u00eb jo se e kan\u00eb dashur Bash\u00ebn me betim, por kan\u00eb besuar se te ai identifikohej institucioni. Mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb demokrat\u00eb me kontribute n\u00eb vite. Vet\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb prova disa her\u00eb se e mund inatin dhe i mbledh t\u00eb gjith\u00eb rreth objektivit p\u00ebr t\u00eb mundur kund\u00ebrshtarin politik. Shembujt jan\u00eb, duke nisur me Cek\u00ebn, Imamin, Pashkon, Pollon, Selamin, Islamin, Met\u00ebn, etjer.<br \/>\nE dyta, kap\u00ebrcimi i kalvareve gjyq\u00ebsore dhe shmangia e ndonj\u00eb skizme t\u00eb re brenda s\u00eb djatht\u00ebs q\u00eb sado e vog\u00ebl t\u00eb jet\u00eb, d\u00ebmin e b\u00ebn\u00eb t\u00eb madh.<br \/>\nE treta, rikthimi i besimit te elektorati, se Partia Demokratike mbetet alternativa m\u00eb e mir\u00eb dhe pa u mbledhur rreth saj, s&#8217;ka tjet\u00ebr mund\u00ebsi p\u00ebr t&#8217;u shk\u00ebputur nga pushteti i varf\u00ebris\u00eb q\u00eb prodhoi Rilindja e Ram\u00ebs.<br \/>\nE kat\u00ebrta, t\u00eb shmanget stereotipi i para disa viteve, kur nj\u00eb pjes\u00eb e niste historin\u00eb e PD-s\u00eb te &#8220;\u00c7adra e Liris\u00eb&#8221;, rrezik q\u00eb po p\u00ebrs\u00ebritet duke caktuar cakun e merit\u00ebs te &#8220;Foltorja apo Sht\u00ebpia e Liris\u00eb&#8221;<br \/>\nE pesta dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, mbetet beteja diplomatike me SHBA, p\u00ebr t\u00eb hequr p\u00ebrcaktorin &#8220;i pad\u00ebshiruesh\u00ebm&#8221;.<br \/>\n\u00a0 Patriarku i s\u00eb djatht\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00ebn emblematike dhe vendimtare p\u00ebr t\u00eb kaluar oqeanin.<br \/>\nSi patriarku Moisi dikur, ai duhet ta hapi detin(oqeanin) n\u00ebse do q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e ndjekin n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e tij.<br \/>\nP\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e Berish\u00ebs n\u00eb synimet e tij:<br \/>\nE para;\u00a0 bindja se \u00ebsht\u00eb lider q\u00eb i mban premtimet. Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo p\u00ebr drejtuesin politik.<br \/>\nE dyta; sugjestioni q\u00eb p\u00ebrcjell nd\u00ebr masa popullore dhe elektrizimi i sallave, ai di t\u00eb prek plag\u00ebt q\u00eb ngacmojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nE treta; bindja dhe faktet e prangave, se kjo \u00ebsht\u00eb qeveri e korruptuar dhe jo legjitime duke gjykuar si erdhi n\u00eb pushtet para nj\u00eb viti.<br \/>\nE kat\u00ebrta; gjendja ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen familjet shqiptare. Kaq shum\u00eb jan\u00eb ngarkuar me mllef e pamund\u00ebsi, sa, edhe sikur drejt zotit t&#8217;i drejtosh \u00e7ohen, pa menduar n\u00ebse ka blasfemi apo jo (Zoti na falt\u00eb ! ).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Ish kryeministri Berisha, sikurse pritej sapo nisi forumin &#8220;foltorja&#8221;, u rikthye n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Mes debatesh e kund\u00ebrshtive, akuzave e kund\u00ebrakuzave, n\u00eb nj\u00eb proces zhvillimesh prej 270 dit\u00ebsh, ai p\u00ebrmbylli edhe formalisht marrjen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb partis\u00eb q\u00eb vet\u00eb e themeloi n\u00eb dhjetor 1990. U kthye, si\u00e7 ai di t\u00eb kthehet, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":4019,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[114],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-4018","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-editorial","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4020,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4018\/revisions\/4020"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}