{"id":3893,"date":"2022-05-22T21:25:33","date_gmt":"2022-05-22T21:25:33","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=3893"},"modified":"2022-05-22T21:25:33","modified_gmt":"2022-05-22T21:25:33","slug":"perparim-gjeka-shanghai-orientimi-dhe-suksesi-ne-jete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/05\/22\/perparim-gjeka-shanghai-orientimi-dhe-suksesi-ne-jete\/","title":{"rendered":"P\u00ebrparim Gjeka Shanghai   ORIENTIMI DHE SUKSESI N\u00cb JET\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>(Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr bijat dhe bijt\u00eb)<\/strong><\/p>\n<p>Pas disa dekadash v\u00ebzhgim i p\u00ebrvoj\u00ebs sime jet\u00ebsore me ulje ngritjet dhe sukseset relative, e ndiej detyr\u00eb morale t\u00eb ndaj disa refleksione q\u00eb mendoj se mund t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb sidomos brezit t\u00eb ri q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb mbarojn\u00eb shkollat e t\u00eb dalin n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb lidhje me orientimin n\u00eb jet\u00eb, profesion, karier\u00eb etj.<br \/>\nMund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb si nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, kur lindim jemi te zero, pika ku bashkohen tre boshtet x, y, z. Ku do levizim n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, nga do marrim, si do orientohemi? Gjith\u00eb 360 grad\u00ebt e 360 grad\u00ebve jan\u00eb t\u00eb mundshme.<br \/>\nTa vazhdojm\u00eb krahasimin e pik\u00ebs q\u00eb leviz n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb duke kuptuar q\u00eb \u00e7do vendim q\u00eb marrim n\u00eb jet\u00eb na e ndryshon drejtimin e levizjes duke vizatuar nj\u00eb vij\u00eb plot zigzage, e njejta gj\u00eb ndodh edhe pas \u00e7do goditje q\u00eb marrim nga jeta, pra nga mjedisi, e shoq\u00ebria ku jetojm\u00eb duke na ndryshuar drejtimin pas goditjes (p\u00ebr mir\u00eb apo per keq).<br \/>\nTani t\u00eb em\u00ebrtojm\u00eb tre boshtet ku levizim dhe t\u00eb mbajm\u00eb parasysh ato n\u00eb shqyrtimin n\u00eb vazhdim.<br \/>\nX &#8211; KOHA\u00a0 e cila ne fakt eshte e nj\u00ebjte per t\u00eb gjith\u00eb ne vler\u00eb absolute, por nuk mund t\u00eb mos e marrim parasysh si nj\u00ebsia baz\u00eb sepse gjithcka ndodh n\u00eb koh\u00eb dhe krahasimet b\u00ebhen me koh\u00ebn.<br \/>\nY &#8211; ENERGJIA fizike dhe mendore q\u00eb bart secili nga ne n\u00eb trupin e vet e cila na v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje. Kjo energji, n\u00eb vler\u00eb potenciale mund t\u00eb jet\u00eb e njejt\u00eb ose e peraf\u00ebrt p\u00ebr gjith\u00eb njer\u00ebzit, por sasia dhe\u00a0 cil\u00ebsia q\u00eb v\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim secili varion.<br \/>\nZ &#8211; E PANJOHURA, e pap\u00ebrjetuara, kaotikja, surpriza, destinja, etj. e cila n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme nuk varet nga ne n\u00eb kuptimin q\u00eb ne nuk e kontrollojm\u00eb dot q\u00ebnien apo veprimin e saj n\u00eb univers, por q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb interesante, ne mund t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb ndikojm\u00eb shpeshher\u00eb mbi t\u00eb me fuqin\u00eb e Y-energjis\u00eb q\u00eb zot\u00ebrojm\u00eb.<\/p>\n<p>X- Koha<br \/>\nNdersa ne teori biem dakord se X- koh\u00ebn as nuk e p\u00ebrshpejtojm\u00eb as e ngadal\u00ebsojme dot, n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kemi eksperienca se koha e kaluar me aktivitete q\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb, si ato arg\u00ebtuese dhe kreative, si pershembull koha me njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb dashur, me pushime n\u00eb det, duke ngritur nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr n\u00eb breg, na duket sikur kalon shum\u00eb shpejt, kurse koha e kaluar n\u00eb vetmi, n\u00eb vend t\u00eb izoluar duke mos b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb kalon tep\u00ebr ngadal\u00eb. Nga ky shembull kuptojm\u00eb se koha n\u00eb fakt ka lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me Y- energjin\u00eb sepse n\u00eb koh\u00ebn kur aktivizojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb energji pra shk\u00ebmbejm\u00eb energjj n\u00eb form\u00ebn e dashuris\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, harxhojm\u00eb energji fizike dhe mendore duke krijuar dicka nga mendja dhe dora jon\u00eb, koha merr kuptim dhe vler\u00eb, prandaj ne nuk e ndiejm\u00eb si koh\u00eb, por si energji. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb suksesi, t\u00eb harxhojm\u00eb koh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb energjie.<\/p>\n<p>Y- Energjia<\/p>\n<p>Si\u00e7 kuptohet leht\u00eb, nga t\u00eb tre vektor\u00ebt, vet\u00ebm mbi energjin\u00eb e trupit ton\u00eb ne kemi mundesin\u00eb e kontrollit. Energjin\u00eb e harxhuar fizike e kontrollon energjia mendore, dmth. k\u00ebmb\u00ebt marrin at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb i thot\u00eb truri dhe dora kap dor\u00ebn e nj\u00eb personi tjet\u00ebr vet\u00ebm n\u00ebse merr at\u00eb komand\u00eb nga truri. Nj\u00ebjt\u00eb ndodh edhe me vendimet q\u00eb marrim n\u00eb jet\u00eb, ato kontrollohen nga truri dhe prandaj merr r\u00ebnd\u00ebsi studimi i energjis\u00eb mendore ose fuqis\u00eb mendore. Njer\u00ebzit me fuqi mendore t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb jo vet\u00ebm orientohen sipas d\u00ebshirave t\u00eb tyre n\u00eb jet\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb sipas shqipes marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e tyre, por me at\u00eb energji t\u00eb lart\u00eb kinetike q\u00eb krijojn\u00eb, ata n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e koh\u00ebs p\u00ebrvijojn\u00eb segmentet m\u00eb t\u00eb gjata nga nj\u00eb goditje q\u00eb u jep jeta deri n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ose nga nj\u00eb vendim personal q\u00eb u ndryshon jet\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pasardh\u00ebs, e si rezultat zhvendosen m\u00eb larg nga pika zero, ose shkojn\u00eb larg me ambiciet e tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb suksesi.<\/p>\n<p>Fuqia mendore mund t\u00eb trajnohet t\u00eb jet\u00eb efikase me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrimit n\u00eb koh\u00eb, duke marr\u00eb koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb analizuar me logjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, \u00e7do faktor q\u00eb ndikon n\u00eb nj\u00eb ndodhi t\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb merret nj\u00eb vendim. Natyrisht q\u00eb ky proces meditimi k\u00ebrkon edhe aft\u00ebsi konjitive t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm, por orientimi me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendrimit n\u00eb analizim, patjet\u00ebr do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mas\u00eb suksesi apo rezultat m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa vendimet e marra shpejt e shpejt vet\u00ebm me intuit\u00eb.<br \/>\nDuke ditur se energjia mendore ka specifik\u00ebn se n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e koh\u00ebs mund t\u00eb shpenzohet vetem n\u00eb nj\u00eb drejtim, pra nuk mund t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, merr r\u00ebndesi t\u00eb madhe orientimi i k\u00ebsaj energjie n\u00eb drejtimet m\u00eb produktive. Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarjen (alokimin) e energjis\u00eb mendore \u00ebsht\u00eb konsultimi me njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb ditur se ne, qofshin k\u00ebta brenda familjes apo brenda universit t\u00eb dijetar\u00ebve e dijeve q\u00eb mund t\u00eb arrijm\u00eb me an\u00eb t\u00eb librave dhe internetit. Eksperienca njer\u00ebzore e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb kaluar mbi supe aq shum\u00eb ngjarje dhe kan\u00eb me<br \/>\nm\u00ebsuar\u00a0 aq shum\u00eb nga ato si dhe e mij\u00ebra vjet\u00ebve dije, e miliona dijetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb vrar\u00eb mendjen p\u00ebr ne q\u00eb t&#8217;i marrim t\u00eb gatshme ato dije, nuk mund t\u00eb neglizhohen, p\u00ebrkundrazi v\u00ebrtetohet edhe n\u00eb jet\u00eb se f\u00ebmijet q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb prind\u00ebrit dhe marrin m\u00eb shum\u00eb dije me an\u00eb t\u00eb leximit, jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi suksesi. Af\u00ebrmendsh, ata\/ato ecin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr (shortcut) p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat. Gjithashtu, kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe zgjedhjeje n\u00eb jet\u00eb me rezultat pak a shum\u00eb t\u00eb provuar si sukses.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e rend\u00ebsishme p\u00ebr alokimin e energjis\u00eb mendore \u00ebsht\u00eb mendimi pozitiv mbi at\u00eb negativ, mendimi optimist p\u00ebrkunder atij pesimist, orientimi i mendimit mbi dashurin\u00eb dhe jo mbi urrejtjen, guximi mbi frik\u00ebn etj. N\u00ebse kemi nd\u00ebrmend p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb ekskursion n\u00eb mal p\u00ebrshembull, duhet t\u00eb mendojm\u00eb sa bukur do duket pllaja p\u00ebrball\u00eb nga maja e tij, dhe jo sa te lodhur do jemi kur t\u00eb kemi arritur n\u00eb maj\u00eb, po a do arrijm\u00eb dot, po sikur t\u00eb na dali ndonj\u00eb ujk p\u00ebrpara, t\u00eb biem nga ndonj\u00eb shk\u00ebmb etj. N\u00eb momentet q\u00eb mendja perfytyron r\u00ebnien nga shk\u00ebmbi nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyroj\u00eb bukurit\u00eb q\u00eb shihen nga maja e malit, dhe ne t\u00eb mundur nga arsyetime negative, mund t\u00eb zgjedhim t\u00eb mos e nd\u00ebrmarim at\u00eb ekskursion n\u00eb mal, pra zgjedhim jo-suksesin.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi parasysh se ne jemi n\u00eb \u00e7do moment zot\u00ebrues t\u00eb energjis\u00eb son\u00eb mendore, madje edhe t\u00eb asaj fizike, trupore. N\u00ebse trupi tani nuk mund t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb 50 kg,\u00a0 trupi mund te trajnohet n\u00eb palest\u00ebr me an\u00eb t\u00eb energjis\u00eb mendore q\u00eb e \u00e7on trupin \u00e7do dy dit\u00eb atje dhe energjis\u00eb fizike t\u00eb shtuar brenda 5 muajsh p\u00ebrshembull, sepse muskujt jan\u00eb forcuar mjaftuesh\u00ebm brenda k\u00ebsaj periudhe kohe. Ka pasur raste kur vet\u00ebm energjia mendore ka b\u00ebr\u00eb \u00e7udira, nj\u00eb vet\u00ebdije q\u00eb nuk dor\u00ebzohet ka shp\u00ebtuar gjall\u00eb me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra trupin n\u00eb mes t\u00eb detit, n\u00ebn tok\u00eb etj. kur energjia fizike nuk do ta kishte p\u00ebrballuar dot.<br \/>\nDuke m\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrdorim energjin\u00eb ton\u00eb n\u00eb drejtimin e duhur, me mas\u00ebn e duhur, me shpejt\u00ebsin\u00eb e duhur etj.,\u00a0 do t\u00eb orientohemi m\u00eb leht\u00eb n\u00eb jet\u00eb e do t\u00eb arrijm\u00eb destinacionin q\u00eb e quajm\u00eb sukses.<\/p>\n<p>Z- E panjohura<\/p>\n<p>Jemi nisur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb buk\u00eb n\u00eb dyqan ashtu si kemi b\u00ebr\u00eb shpeshher\u00eb dhe jemi kthyer sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, por sot si k\u00ebmb\u00ebsor jemi p\u00ebrplasur me nj\u00eb bi\u00e7iklist dhe jemi d\u00ebmtuar n\u00eb trup. Kjo ishte e papritur, e panjohur. Ishte faji yn\u00eb, faji i \u00e7iklistit, faji i dikujt tjet\u00ebr q\u00eb kaloi aty pari dhe i nd\u00ebrroi drejtimin \u00e7iklistit, ndonj\u00eb grop\u00eb e trotuarit? Bashkia q\u00eb n\u00eb at\u00eb cop\u00ebz rruge nuk kishte nd\u00ebrtuar korsin\u00eb e bi\u00e7ikletave, etj. etj. arsye q\u00eb mund t\u00eb supozohen, por faji i v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb mbetet anonim, ose mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb panjohurash q\u00eb u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe godit\u00ebn n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb caktuar l\u00ebvizjen ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrafsh t\u00eb caktuar e t\u00eb njohur. Si rezultat ne tashm\u00eb nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb apo n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb, duke ndryshuar komplet rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb jav\u00eb. Pra e panjohura n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vektor i pashmangsh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Tani pyetja shtrohet, a jemi ne n\u00eb gjendje t\u00eb ndikojm\u00eb te e panjohura, a kemi ne forc\u00eb apo energji brenda vetes ta kondicionojm\u00eb t\u00eb panjohur\u00ebn dhe si mund ta arrijm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne kemi vetem\u00a0 Y-energjin\u00eb q\u00eb komandohet nga ne e cila ndahet n\u00eb forc\u00eb mendore dhe fizike, k\u00ebshtu q\u00eb duhet par\u00eb se si mund t\u00eb kombinojm\u00eb k\u00ebto t\u00eb dyja. Le t\u00eb marrim nj\u00eb rast nga fusha e futbollit ku lojtari gjeni Leo Messi arrin shpesh t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb Z-t\u00eb panjohur\u00ebn n\u00eb dobi t\u00eb tij. Ai nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb l\u00ebvizjet e mbrojt\u00ebsve kund\u00ebrshtar\u00eb, por ai arrin me fuqin\u00eb mendore dhe reagimin e shkath\u00ebt t&#8217;i nxjerr\u00eb bllof n\u00eb kund\u00ebrkoh\u00eb ata, t\u00eb gjej\u00eb hap\u00ebsira me fuqin\u00eb e mendjes atje ku nuk mund ta arrijn\u00eb kund\u00ebrshtaret, t\u00eb gjej\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb gjuajtur shpeshher\u00eb midis k\u00ebmbeve t\u00eb portierit, madje nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrdori pozicionin e gjyqtarit t\u00eb ndeshjes p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb mbrojt\u00ebs. Nga ky shembull m\u00ebsojm\u00eb se ne mund t\u00eb p\u00ebrdorim kombinimin e koh\u00ebs me energjin\u00eb ton\u00eb mendore dhe fizike p\u00ebr t\u00eb arritur objektivin ton\u00eb ose suksesin edhe pse e panjohura vepron pavar\u00ebsisht nga ne.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos u trembur nga e panjohura, \u00ebsht\u00eb t\u00eb l\u00ebvizim n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e supozuar n\u00eb fillim t\u00eb shkrimit X Y Z duke zgjedhur dhe vepruar n\u00eb nj\u00eb rrafsh t\u00eb caktuar e t\u00eb njohur p\u00ebr t\u00eb eleminuar me sa t\u00eb mundemi nj\u00eb goditje q\u00eb i druhemi, p\u00ebrshembull gjasat jan\u00eb q\u00eb nj\u00eb fermer gjith\u00eb jet\u00ebn e vet t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb burg, por nj\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs droge, ka probabilitet t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb burg. Ose dikush q\u00eb mbaron nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe ka nj\u00eb profesion, patjet\u00ebr q\u00eb normalisht do ket\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb standard jetese m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e karier\u00eb m\u00eb t\u00eb sukseshme se sa dikush pa shkoll\u00eb e pa zanat.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e l\u00ebvizjes n\u00eb nj\u00eb rrafsh t\u00eb caktuar, mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb num\u00ebr besimesh, doktrinash, zakonesh, traditash, idesh, etj., q\u00eb e luajn\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, n\u00eb t\u00eb cilat njeriu ndihet mir\u00eb, i sigurt\u00eb, i lir\u00eb etj.\u00a0 M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb rezultate te un\u00eb personalisht \u00ebsht\u00eb besimi n\u00eb Zot, n\u00eb Jezu Krisht dhe n\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb. Un\u00eb besoj se Zoti na ka dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn pra koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb, Krishti na v\u00ebrtetoi n\u00eb tok\u00eb se energjia qiellore dhe ajo e tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb derisa biri i Per\u00ebndis\u00eb jetoi si njeri, shk\u00ebmbeu energji me njer\u00ebzit dhe u ngrit prap\u00eb n\u00eb Univers, duke l\u00ebn\u00eb tek ne njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm Frym\u00ebn e shenjt\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si energji sipas vullnetit t\u00eb Zotit. Dhe un\u00eb jam n\u00eb paqe me veten, sepse e ndiej at\u00eb energji brenda meje duke m\u00eb orientuar n\u00eb jet\u00ebn time e madje duke m\u00eb ndihmuar n\u00eb ato objektiva p\u00ebr t\u00eb cilat marr shenjat e dakord\u00ebsis\u00eb duke u konsultuar edhe me librin e shenjt\u00eb Bibl\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga ky model i nd\u00ebrtuar si m\u00eb lart, pra \u00e7do jet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn me koordinata koh\u00ebn, energjin\u00eb dhe t\u00eb panjohur\u00ebn q\u00eb duke l\u00ebvizur le gjurm\u00ebn e vet, secili mund t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundime sipas logjik\u00ebs s\u00eb vet se si t\u00eb orientohet n\u00eb jet\u00eb drejt suksesit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr bijat dhe bijt\u00eb) Pas disa dekadash v\u00ebzhgim i p\u00ebrvoj\u00ebs sime jet\u00ebsore me ulje ngritjet dhe sukseset relative, e ndiej detyr\u00eb morale t\u00eb ndaj disa refleksione q\u00eb mendoj se mund t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb sidomos brezit t\u00eb ri q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb mbarojn\u00eb shkollat e t\u00eb dalin n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb lidhje me orientimin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3894,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-3893","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione","8":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3895,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3893\/revisions\/3895"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}