{"id":3795,"date":"2022-05-21T20:34:50","date_gmt":"2022-05-21T20:34:50","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=3795"},"modified":"2022-05-21T20:45:03","modified_gmt":"2022-05-21T20:45:03","slug":"bashkim-golemi-sjell-nje-tregim-rreqethes-per-skender-daja-qe-u-pushkatua-ne-spac-ne-vitin-1973","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/05\/21\/bashkim-golemi-sjell-nje-tregim-rreqethes-per-skender-daja-qe-u-pushkatua-ne-spac-ne-vitin-1973\/","title":{"rendered":"Bashkim Golemi  sjell nj\u00eb tregim rr\u00ebqeth\u00ebs p\u00ebr Sk\u00ebnder Daja q\u00eb u pushkatua n\u00eb Spa\u00e7 n\u00eb vitin 1973."},"content":{"rendered":"<p><strong>Djaloshi i pushkatuar sepse k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebt e \u00c7elentanos me Kitar\u00ebn e Va\u00e7e Zel\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ishte viti 1951. Komunizmi kish ngulur thell\u00eb thonjt\u00eb e tij\u00eb t\u00eb kuq n\u00eb trupin e dob\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Injoranca po ngjiste shkall\u00ebt e pushtetit. Kultura e friksuar nga terrori i shtypjes, nga dita n\u00eb dit\u00eb mbushte qelit\u00eb e burgjeve. Konsumonte jet\u00ebn minierave t\u00eb vdekjes. Planet p\u00ebr t\u00eb err\u00ebsuar diellin e per\u00ebndimit thureshin n\u00eb kuzhinat e sigurimit t\u00eb diktatur\u00ebs. Ndaj, nj\u00eb dit\u00eb, papritur, nj\u00eb bomb\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb oborrin e ambasades ruse n\u00eb Tiran\u00eb. Spiun\u00ebt kishin hedhur grepin vdekje prur\u00ebs. Intelektual\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb list\u00ebn e pregatitur me zellin e xhelatit, do t\u00eb akuzoheshin si &#8221; Armiqt\u00eb e popullit&#8221; q\u00eb donin t\u00eb prishnin miq\u00ebsin\u00eb vllaz\u00ebrore me popullin rus. Gjyqe t\u00eb inskenuar kishin n\u00ebnshkruar d\u00ebnimin me vdekje. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzet intelektual\u00eb u pushkatuan, mes tyre dhe Qemal Daja. Kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij\u00eb u d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb jetimore, n\u00eb qytete t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00ebn\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve e degdis\u00ebn n\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Atdheut. F\u00ebmij\u00ebt e saj\u00eb do t\u00eb &#8221; edukoheshin&#8221; nga Partia. Sk\u00ebnderi ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7. Nga jetimorja n\u00eb Elbasan, e d\u00ebrguan n\u00eb Tiran\u00eb, Shkod\u00ebr dhe Durr\u00ebs. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb njom\u00eb m\u00ebsoi t&#8217;i binte kitarr\u00ebs. Z\u00ebri i tij\u00eb melodioz i shoq\u00ebruar me tingujt e kitarr\u00ebs mbushte\u00a0 me jet\u00eb hapsir\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb dhom\u00ebs ku flinte. Fshehurazi filloi t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb italiane. Ndon\u00ebse adoleshent, admironte \u00c7elentanon. K\u00ebng\u00ebt e Sk\u00ebnderit ishin mesazhe lirie. Shpirti i lir\u00eb i djaloshit 14 vje\u00e7ar nuk mund t\u00eb pranonte diktatur\u00ebn. Ishin shk\u00ebndijat e para t\u00eb nj\u00eb zjarri t\u00eb madh, q\u00eb do ndizej pastaj n\u00eb zemr\u00ebn e tij\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb vendosi t\u00eb takonte xhaxhain e tij\u00eb. Sapo gjeti\u00a0 adres\u00ebn, shkoi dhe trokiti n\u00eb port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb.<br \/>\nMbasi i tha se ishte Sk\u00ebnderi, nipi i tij\u00eb, xhaxhai i friksuar\u00a0 u p\u00ebrgjigj:&#8221; Nuk duhet t\u00eb trokas\u00ebsh m\u00eb n\u00eb port\u00ebn time. Babain t\u00ebnd e ka pushkatuar pushteti. Sk\u00ebnderi adoleshent duke ndjer\u00eb indiferenc\u00ebn mbyt\u00ebse q\u00eb e rrethonte, u ndje i vetmuar, i braktisur. I p\u00ebrjashtuar nga jeta. Kish mbaruar vet\u00ebm 7 vje\u00e7aren. I vet\u00ebm, i izoluar nga njer\u00ebzit, duhej t\u00eb p\u00ebrballonte jet\u00ebn. Cil\u00ebn jet\u00eb? At\u00eb q\u00eb e kishin grabitur q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn dy vje\u00e7are. Tani kish t\u00eb drejt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb merrte frym\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhej ushtar i devotsh\u00ebm i Partis\u00eb n\u00eb hapsir\u00ebn pa qiell. Por kitarra e tij\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte e varur n\u00eb gozhd\u00ebn e harres\u00ebs. Shpirti i tij\u00eb i lir\u00eb thurte \u00ebndrra t\u00eb pamundura. Por ishin e vetmja dritare ku ai n\u00ebp\u00ebrmjet fantazis\u00eb v\u00ebshtronte bot\u00ebn e lir\u00eb. Ishin i vetmi oksigjen q\u00eb e ndihmonte t\u00eb jetonte. Dhun\u00eb dhe shpres\u00eb. Vdekje dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr jet\u00eb. Dy imazhe t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb trupin e njom\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderit, i lindur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar. Mbasi ish larguar nga jetimorja shkoi t\u00eb takonte v\u00ebllain dhe dy motrat. Dhe Engj\u00ebllushja, motra e tij\u00eb ish k\u00ebng\u00ebtare.\u00a0 N\u00eb koncertet e shkollave ish e detyruar t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb q\u00eb flisnin p\u00ebr jet\u00ebn e bukur t\u00eb krijuar nga Partia. Ndaj Sk\u00ebnderi nuk mund t\u00eb dilte n\u00eb publik. K\u00ebng\u00ebt italiane dhe sidomos t\u00eb \u00c7elentanos ishin muzika dhe pasioni i tij\u00eb. Duhej t\u00eb k\u00ebndonte vet\u00ebm mes shok\u00ebsh t\u00eb besuar. Duke ndjer\u00eb mallin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kish par\u00eb kurr\u00eb, gjeti fshatin ku jetonte dhe u nis. N\u00eb nj\u00eb ferm\u00eb, n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, takoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn\u00ebn. Ndjeu p\u00ebrqafimin e ngroht\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. N\u00ebna po i jepte jet\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Ish martuar me nj\u00eb grek, i cili nuk mund t\u00eb kthehej m\u00eb n\u00eb vendin e tij\u00eb, mbasi ish mbyllur kufiri. P\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb u ndje i lumtur, i p\u00ebrk\u00ebdhelur. N\u00eb krah\u00ebt e n\u00ebn\u00ebs harroi eg\u00ebrsin\u00eb e sistemit. M\u00eb von\u00eb gjeti pun\u00eb si ndihm\u00ebs marangoz n\u00eb qytetin e Elbasanit. Mbasi mbaronte orarin e pun\u00ebs shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e beqarve ku ushqehej dhe flinte. N\u00eb dhom\u00eb, i vet\u00ebm, ndihej i lir\u00eb. Shpirti i tij\u00eb vall\u00ebzonte n\u00ebn tingujt e kitarr\u00ebs dhe me z\u00ebrin melodioz fluturonte mbr\u00ebnda imagjinat\u00ebs s\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Ishte vetvehtja. Ishte Sk\u00ebnderi i frym\u00ebzuar nga k\u00ebng\u00ebt, i dashuruar me \u00ebndrrat p\u00ebr jet\u00ebn. Ishin momentet kur ai jetonte, i tretur n\u00eb pasonin e tij\u00eb harronte dhimbjen e e shtypjes s\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshme. Nj\u00eb dit\u00eb, si gjith\u00eb t\u00eb tjerat, Sk\u00ebnderi u gj\u00ebnd ushtar n\u00eb Ksamil, n\u00eb nj\u00eb repart pune. Nuk kish t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbante arm\u00eb si djali i armikut t\u00eb popullit. Megjith\u00ebse Greqia ishte shum\u00eb af\u00ebr, Sk\u00ebnderi nuk iku nga Shqip\u00ebria.\u00a0 Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7are , n\u00eb prani t\u00eb shok\u00ebve\u00a0 kish shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb per\u00ebndim. Mbas sa vitesh fjala kish ecur duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb veshin e spiun\u00ebve .N\u00eb mosh\u00ebn 20\u00a0 vje\u00e7are Sk\u00ebnderi arrestohet nga sigurimi i shtetit. Akuzohej si kund\u00ebrshtar i qeveris\u00eb s\u00eb popullit dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr arratisje nga Atdheu. D\u00ebnimi ish i pa diskutuesh\u00ebm:&#8221;10 vjet heqje lirie.&#8221; T\u00eb lidhur e d\u00ebrguan n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Spa\u00e7it. Duhej t\u00eb punonte n\u00eb minier\u00eb ku jet\u00ebn e ndante nga vdekja vet\u00ebm nj\u00eb vij\u00eb e holl\u00eb. Por nuk ishte ky shkaku kryesor i d\u00ebnimit. Pasioni dhe d\u00ebshira e pafund p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt italjane dhe sidomos p\u00ebr \u00c7elentanon ishte e pa pranueshme p\u00ebr diktatur\u00ebn. Ndaj, para se t&#8217;a fusnin n\u00eb qeli e godisnin fort me shkop gjunj\u00ebve,para gjith\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb sa dy roje t\u00eb armatosura e mbanin p\u00ebr krah\u00ebsh. Dhimbja ishte e padurueshme por ai vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<br \/>\n&#8221; T\u00eb p\u00eblqen t\u00eb k\u00ebndosh k\u00ebng\u00ebt e \u00c7elentanos &#8221; &#8211; ul\u00ebrinte gjykat\u00ebsi komunist n\u00eb sa e godiste pa m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t&#8217;a par\u00eb t\u00eb gjunj\u00ebzuar. Por Sk\u00ebnderi i pamposhtur nuk ra. Q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb krenar p\u00ebr idet\u00eb e tij\u00eb europiane. Mbas disa dit\u00ebsh u njoh me t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht me G\u00ebzim \u00c7el\u00ebn, nj\u00eb djalosh nga Lushnja q\u00eb i binte kitarr\u00ebs. N\u00ebna e tij\u00eb ishte komshije me Va\u00e7e Zel\u00ebn,q\u00eb mbas disa vitesh u b\u00eb keng\u00ebtarja legjende e Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo i fali kitarr\u00ebn e vet q\u00eb t&#8217;ia d\u00ebrgonte t\u00eb birit n\u00eb burg. Kitarra e Va\u00e7es sh\u00ebtiti nga burgu n\u00eb burg. Dhe tingujt e saj\u00eb ngroh\u00ebn hapsir\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb minierave. Nga duart e Sk\u00ebnderit muzika italiane gjall\u00ebronte ambjentin plot lag\u00ebshtir\u00eb dhe myk t\u00eb qelive ku flinin t\u00eb burgosurit, armiqt\u00eb e popullit, si\u00e7 i quante Partia. Mbi t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt, Sk\u00ebnderi adhuronte \u00c7elentanon kur k\u00ebndonte para publikut. N\u00eb nj\u00eb mbasdite von\u00eb, mbasi ish tretur i lumtur n\u00eb magjin\u00eb e muzik\u00ebs, Sk\u00ebnderi thot\u00eb sikur po fliste me vetvehten : &#8221; Do t\u00eb pranoja t\u00eb pastroja gjith\u00eb rrug\u00ebt e Rom\u00ebs, vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebndoja nj\u00eb her\u00eb me \u00c7elentanon n\u00eb sken\u00eb\u00a0 para publikut. Syt\u00eb e tij\u00eb shk\u00eblqenin nga pasioni dhe lumturia q\u00eb ndjente n\u00eb at\u00eb moment. Dhe nuk ishte vet\u00ebm ky \u00e7ast, por sa her\u00eb ishte i vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrronte q\u00eb d\u00ebshira e tij\u00eb t\u00eb t\u00eb realizohej nj\u00eb dit\u00eb. Por, fatkeq\u00ebsisht ishte vet\u00ebm nj\u00eb iluzion, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e vrar\u00eb q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb kish lindur. Shpirti i tij\u00eb i lir\u00eb dhe rebel , nuk mund t\u00eb pajtohej me diktatur\u00ebn, dor\u00ebn e padukshme q\u00eb shtypte pa m\u00ebshir\u00eb mendimet e lira. Dhe nj\u00eb dit\u00eb ndodhi ajo q\u00eb pritej t\u00eb ndodhte. Nj\u00eb i burgosur ish d\u00ebnuar t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb qeli i vet\u00ebm\u00a0 , i izoluar nga t\u00eb tjer\u00ebt pasi kish kund\u00ebrshtuar gardianin.<br \/>\nPas disa dit\u00ebsh, ndon\u00ebse koha e d\u00ebnimit kish mbaruar, komandanti i burgut nuk e lejoi t\u00eb dilte nga izolimi. Nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb u ndez dhe revolta shp\u00ebrtheu. Shok\u00ebt, mbasi p\u00ebrgatit\u00ebn skenarin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb mosbindjen dhe pushtimin me forc\u00eb t\u00eb gjith\u00eb teritorit, nxor\u00ebn shokun e tyre nga izolimi. Dhe shp\u00ebrtheu stuhia. N\u00ebp\u00ebr koridore dhe oborr thirrjet p\u00ebr liri demokraci friksuan sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e diktatur\u00ebs.<br \/>\n&#8221; Posht\u00eb komunizmi! Duam t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb!&#8221; Z\u00ebra t\u00eb revoltuar nga shtypja e diktatur\u00ebs\u00a0 ushtonin n\u00eb mjediset e sk\u00ebterr\u00ebs ku asnj\u00ebri nuk ishte i sigurt\u00eb q\u00eb do dilte i gjall\u00eb .<br \/>\nBefas flamuri me yll u zhduk dhe n\u00eb vend t\u00eb tij\u00eb u ngrit ai me shqiponj\u00ebn dy krenare pa simbolin e komunizmit.<br \/>\nNj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb e lir\u00eb mbrenda kafazit gjigand t\u00eb komunizmit.\u00a0 Shpirtra t\u00eb rebeluar nga mohimi total i frym\u00ebmarrjes s\u00eb lir\u00eb. P\u00ebr tre dit\u00eb klithmat e\u00a0 dhimbjes s\u00eb jet\u00ebs\u00a0 s\u00eb\u00a0 c\u00ebnuar p\u00ebrshkuan\u00a0 hapsir\u00ebn duke mbetur t\u00eb p\u00ebrjetsuara n\u00eb eterin e ajrit. O jet\u00eb, o vdekje! \u00c7do popull ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij\u00eb.\u00a0 Vet\u00ebm tre dit\u00eb dhe filli i \u00ebnd\u00ebrrave u k\u00ebput. Eg\u00ebrsia e eth\u00ebshme e diktatur\u00ebs tregoi unin mbi t\u00eb gjith\u00eb. Gjelati i ligj\u00ebruar i kupol\u00ebs injorante vendos si gjithmon\u00eb. Gjyqe t\u00eb inskenuar vulos\u00ebn vdekje me shkronja gjaku t\u00eb pafajsh\u00ebm.<br \/>\nE vetmja revolt\u00eb pro jet\u00ebs dhe kund\u00ebr diktatur\u00ebs mbeti revolta e Spa\u00e7it, ku Sk\u00ebnderi i pamposhtur, liridash\u00ebs, me shok\u00ebt e tij\u00eb , i treguan bot\u00ebs se populli shqiptar ishte viktim\u00eb e komunizmit. Fatkeq\u00ebsisht bota heshti.<br \/>\nN\u00eb qeli, duke pritur xhelat\u00ebt , mori kitarr\u00ebn\u00a0 dhe nisi t\u00eb k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebt e \u00c7elentanos. Dhe nuk u ndal derisa erdh\u00ebn dhe e mor\u00ebn . K\u00ebng\u00ebt pushuan. Por jehona e tyre jeton. Sk\u00ebnderi me tre shok\u00ebt e tij\u00eb u pushkatuan. Por ideali mbeti i gjall\u00eb. Trupat e tyre nuk u gj\u00ebnden m\u00eb kurr\u00eb. Ashtu si\u00e7 nuk u gj\u00ebnd trupi i babait t\u00eb tij\u00eb.<br \/>\nSot kujtimi i tij\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb yll i pa shuar, nj\u00eb busull n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Daja u pushkatue n\u00eb mosh\u00ebn 22 vje\u00e7are. Babai i tij\u00eb u pushkatue 20 vite m\u00eb par\u00eb, kur Sk\u00ebnderi ishte vet\u00ebm dy vje\u00e7.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-3796\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931-300x265.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"265\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931-300x265.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931-1024x904.jpeg 1024w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931-768x678.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931-860x759.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/197010C4-BCFC-477E-ADC0-EDD8611F8931.jpeg 1056w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Djaloshi i pushkatuar sepse k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebt e \u00c7elentanos me Kitar\u00ebn e Va\u00e7e Zel\u00ebs Ishte viti 1951. Komunizmi kish ngulur thell\u00eb thonjt\u00eb e tij\u00eb t\u00eb kuq n\u00eb trupin e dob\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Injoranca po ngjiste shkall\u00ebt e pushtetit. Kultura e friksuar nga terrori i shtypjes, nga dita n\u00eb dit\u00eb mbushte qelit\u00eb e burgjeve. Konsumonte jet\u00ebn minierave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3798,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118,2],"tags":[27],"class_list":{"0":"post-3795","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore","8":"category-opinione","9":"tag-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3795"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3800,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3795\/revisions\/3800"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}