{"id":37290,"date":"2023-01-20T16:45:47","date_gmt":"2023-01-20T16:45:47","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=37290"},"modified":"2023-01-20T16:45:47","modified_gmt":"2023-01-20T16:45:47","slug":"agim-nesho-politika-e-jashtme-e-shqiperise-nuk-eshte-nje-pikture-qe-mund-ta-ngjyrosesh-si-te-duash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/20\/agim-nesho-politika-e-jashtme-e-shqiperise-nuk-eshte-nje-pikture-qe-mund-ta-ngjyrosesh-si-te-duash\/","title":{"rendered":"Agim Nesho\/ POLITIKA E JASHTME E SHQIP\u00cbRIS\u00cb NUK \u00cbSHT\u00cb NJ\u00cb PIKTUR\u00cb Q\u00cb MUND TA NGJYROS\u00cbSH SI T\u00cb DUASH"},"content":{"rendered":"<p>Dhjet\u00eb vite pasi zvarritet n\u00eb pushtetin e palimituar t\u00eb fitimeve dhe abuzimeve me pasurin\u00eb e popullit, regjimi i Rilindjes foli dhe p\u00ebr sukseset e m\u00ebdha n\u00eb Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shum\u00eb krenare p\u00ebr arritjet, Ministria e Jashtme shprehu sukseset e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb: marrjen e afgan\u00ebve, K\u00ebshillin e Sigurimit, p\u00ebrkrahja p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe puna p\u00ebr rregullimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Greqin\u00eb. T\u00eb quash c\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura m\u00eb lart si suksese t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme tregon se sa larg jemi ne me standartet e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb vendeve per\u00ebndimore europiane apo nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s. Kjo varf\u00ebri n\u00eb elementet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme tregon se cfar\u00eb nuk funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/p>\n<p>S\u00eb pari: Politika e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb institucionale, e bazuar n\u00eb platforma dhe strategji t\u00eb miratuara me konsensus komb\u00ebtar. Fatkeq\u00ebsisht politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb personalizuar nga kryeministri Rama dhe p\u00ebrdoret n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb pushtetit t\u00eb tij personal. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti: Politika e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb funksion t\u00eb politikave klienteliste t\u00eb kryeministrit p\u00ebr t\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt tan\u00eb strategjik. Klientelizmi n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet si dhe korrupsioni i tejskajsh\u00ebm n\u00eb vend deformon parimet dhe linjat kryesore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Marrja e afgan\u00ebve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb veprim i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019ju ndodhur af\u00ebr aleat\u00ebve, por nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb sukses i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb nj\u00eb shteti serioz. Klientelizmi i zotit Rama p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb arm\u00ebt kimike, opozit\u00ebn iraniane apo afgan\u00ebt tregojn\u00eb se veprime t\u00eb tilla jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr serviliz\u00ebm, nevoj\u00eb p\u00ebr ta toleruar p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb b\u00ebn se sa nj\u00eb detyrim i nevojsh\u00ebm i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. <\/p>\n<p>S\u00eb treti: angazhimi n\u00eb forumet kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses, por nj\u00eb angazhim serioz dhe detyrim t\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebsh detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pozicione t\u00eb tilla vijn\u00eb me rotacion, n\u00eb respekt me parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb vendeve dhe nevoj\u00ebs s\u00eb shanseve t\u00eb barabarta p\u00ebr cdo vend, pavar\u00ebsisht shp\u00ebrndarjes gjeografike.<br \/>\nBashk\u00ebpunimi i Shqip\u00ebris\u00eb me SHBA-n\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i politik\u00ebs s\u00eb jashtme, p\u00ebr t\u00eb kuptuar me se fundi se SHBA \u00ebsht\u00eb partneri yn\u00eb kryesor  dhe se \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb p\u00ebrdoresh nga fuqi t\u00eb tjera si Turqia p\u00ebr t\u2019ju bashkuar politikave t\u00eb rrezikshme anti-per\u00ebndimore. K\u00ebtu kam parasysh sponsorizimin e rezolut\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb Kongresit Amerikan t\u00eb njohjes s\u00eb Jeruzalemit apo vot\u00ebn pro Palestin\u00ebs p\u00ebr statusin dhe flamurin n\u00eb OKB. <\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, politika e jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb vitet e fundit nuk ka qen\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e c\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, por ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb projektet serbo-ruse t\u00eb anashkalimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe zgjidhjes s\u00eb c\u00ebshtjes s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor midis Tiran\u00ebs dhe Beogradit. Politika e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb presioni ndaj Kosov\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb Kosova pa kushte ti bashkohet politik\u00ebs Rama-Vucic si dhe zgjidhjeve t\u00eb tyre p\u00ebr stabilitetin ballkanik. Tirana zyrtare gjat\u00eb k\u00ebtij viti m\u00eb shum\u00eb ka b\u00ebr\u00eb avokatin e Vucic n\u00eb qendrat per\u00ebndimore duke e justifikuar at\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e vendosjes s\u00eb sanksioneve ndaj Rusis\u00eb se sa p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka ndihmuar si n\u00eb p\u00ebrcaktimin e genocidit serb ashtu edhe me nxitjen e opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb kritike kund\u00ebr qeveris\u00eb, n\u00eb kushtet e nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme midis dy vendeve q\u00eb p\u00ebrfshin njohjen reciproke. <\/p>\n<p>S\u00eb pesti, Tirana zyrtare nuk ka asnj\u00eb ide se si do t\u00eb zgjidh\u00eb c\u00ebshtjen e detit me Greqin\u00eb. Duke pranuar Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare me nj\u00eb gjest personal t\u00eb kryeministrit Rama, duket se ai tani po e kupton se n\u00eb cfar\u00eb impasi negativ po e fut zgjidhjen e c\u00ebshtjes s\u00eb zonave ekskluzive ekonomike t\u00eb Detit Jon. Nd\u00ebrsa Ministria e Jashtme po duket qesharake q\u00eb ka mbetur peng e ligjit t\u00eb luft\u00ebs, dhe e nj\u00eb \u2018shporte\u2019 c\u00ebshtjesh q\u00eb do t\u00eb diskutoj\u00eb me Greqin\u00eb, kryeministri po p\u00ebrpiqet ta zgjas\u00eb k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje n\u00eb kalendat greke p\u00ebr t\u00eb mos i mbetur njolla e tregtarit t\u00eb interesave komb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Politikat e tij konjukturale midis Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb do ti cojn\u00eb politikat e tij sip\u00ebrfaq\u00ebsore klienteliste drejt p\u00ebrplasjeve serioze. E vetmja p\u00ebrpjekje q\u00eb b\u00ebn zoti Rama n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme \u00ebsht\u00eb projektimi i vetes s\u00eb tij si nj\u00eb faktor p\u00ebrbashkues i elementit Shqiptar n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike. Edhe kjo strategji m\u00eb tep\u00ebr i sh\u00ebrben politikave Rama-Vucic, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb deklaruar si aktor\u00ebt stabilizues q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb paqen n\u00eb Ballkan. Projeksioni i vetvetes si element p\u00ebrbashkues i shqiptar\u00ebve pa qen\u00eb nj\u00eb faktor I till\u00eb dhe I besuesh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe pa pasur nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebpranuar p\u00ebr avancimin e c\u00ebshtjes Shqiptare, m\u00eb shum\u00eb ju sh\u00ebrben skenar\u00ebve t\u00eb Vucic-it p\u00ebr t\u00eb arritur zgjidhje t\u00eb reja gjeopolitike n\u00eb Ballkan. <\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, mund t\u00eb themi se Politika e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb ka mbetur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta nga trajtimi klientelist i vet\u00ebm nj\u00eb protagonisti, Edi Ram\u00ebs. Ai devijoi aksin e integrimit Europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt aksit Beograd-Ankara dhe ka mbetur peng i politikave t\u00eb reja gjeopolitike t\u00eb Serbis\u00eb. <\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb e jashtme e deformuar ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr kalibrim: Ndryshimin sa m\u00eb shpejt t\u00eb regjimit dhe ardhjen sa m\u00eb shpejt n\u00eb pushtet t\u00eb politikan\u00ebve pro-per\u00ebndimor\u00eb, pro BE dhe pro c\u00ebshtjes ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhjet\u00eb vite pasi zvarritet n\u00eb pushtetin e palimituar t\u00eb fitimeve dhe abuzimeve me pasurin\u00eb e popullit, regjimi i Rilindjes foli dhe p\u00ebr sukseset e m\u00ebdha n\u00eb Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shum\u00eb krenare p\u00ebr arritjet, Ministria e Jashtme shprehu sukseset e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb: marrjen e afgan\u00ebve, K\u00ebshillin e Sigurimit, p\u00ebrkrahja p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":37291,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-37290","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-politika"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37292,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37290\/revisions\/37292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}