{"id":36366,"date":"2023-01-12T12:04:15","date_gmt":"2023-01-12T12:04:15","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=36366"},"modified":"2023-01-12T12:04:15","modified_gmt":"2023-01-12T12:04:15","slug":"ditari-i-plote-i-oficerit-te-larte-te-shiu-t-vlore-97-konstandin-koliqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/12\/ditari-i-plote-i-oficerit-te-larte-te-shiu-t-vlore-97-konstandin-koliqi\/","title":{"rendered":"Ditari i plot\u00eb i oficerit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb SHIU-t: Vlor\u00eb \u201897 Konstandin Koliqi."},"content":{"rendered":"<p>E NJEJTA SKEME I NJEJTI SKENAR.<\/p>\n<p>Ditari i plot\u00eb i agjentit t\u00eb SHIU-t: Vlor\u00eb \u201897 Konstandin Koliqi.<\/p>\n<p>Vlore 1997\u2014\u2014Ukraine 2014\u2014\u2013Vlore 1997.<br \/>\nOficere te forcave speciale Ukrainase,te rrembyer nga seperatistet pro ruse,te torturuar cnjerzisht dhe te nxierre para mediave per te deklaruar ate qe kerkojne seperatistet dhe nena Rusi.<br \/>\nVlore 1997:<br \/>\nOficeret e sherbimit sekret, ndoshta dy nga me te pa fajshmit Besnik Hidri dhe Leka Qoka,u torturuan c`njerezisht deri ne vdekje duke u nxjerre me dhune dhe para mediave per te deklaruar ate qe kerkonin banditet pushtetare, te fshehur mbas grupeve kriminale te Zan Caushit.<\/p>\n<p>Ditari i plot\u00eb i agjentit t\u00eb SHIU-t: Vlor\u00eb \u201897<br \/>\nKonstandin Koliqi.<\/p>\n<p>Konstandin Koliqi, ish-shefi i Sh\u00ebrbimit Informativ p\u00ebr vij\u00ebn bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit t\u00eb vitit 1997. Ditari i pashkruar i nj\u00ebrit prej t\u00eb \u201c17-\u00ebve\u201d q\u00eb do t\u00eb ekzekutoheshin prej kryengrit\u00ebsve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Sk\u00ebnder Gjinushit, Neritan Cek\u00ebs, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb manipuluar turmat kund\u00ebr \u201cmalokut\u201d.<\/p>\n<p>Trim\u00ebria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, q\u00eb rrezikoi jet\u00ebn e qindra polic\u00ebve t\u00eb paarmatosur. Emri i tij ka qen\u00eb i 17-i n\u00eb list\u00ebn e atyre, q\u00eb do t\u00eb ekzekutoheshin nga kryengrit\u00ebsit, por si\u00e7 thot\u00eb edhe vet\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit t\u00eb vitit 97, do t\u00eb mendonte Zoti dhe nj\u00eb oficer i policis\u00eb ushtarake, emrin e t\u00eb cilit d\u00ebshiron ta mbaj\u00eb anonim. Ai nuk ka mbajtur deri m\u00eb sot ndonj\u00eb ditar, por tmerret q\u00eb ka par\u00eb me sy i jan\u00eb ngulur n\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Quhet Konstandin Koliqi dhe ka sh\u00ebrbyer n\u00eb detyr\u00ebn e kreut t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Ushtris\u00eb p\u00ebr Flot\u00ebn Detare, q\u00eb nga korriku i vitit 1993 e deri n\u00eb 20 shtator t\u00eb vitit 1997. I nxjerr\u00eb n\u00eb lirim, deri m\u00eb sot ai nuk \u00ebsht\u00eb thirrur nga askush p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar, megjith\u00ebse ka qen\u00eb d\u00ebshmitar okular i atyre ngjarjeve t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>\u201cItalian\u00ebt e pikas\u00ebn koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte\u201d, \u2013 fillon t\u00eb tregoj\u00eb Konstandini. Q\u00eb m\u00eb 15 janar 1997, z\u00ebvend\u00ebs komandant i baz\u00ebs detare t\u00eb Brindizit b\u00ebhet n\u00ebnkoloneli Bali\u00e7ia, oficer i SISDE-s, Sh\u00ebrbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte k\u00ebshtu masa p\u00ebr nj\u00eb dyndje t\u00eb madhe t\u00eb refugjat\u00ebve nga bregu i Vlor\u00ebs. Sh\u00ebrbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, q\u00eb i parashikonte shp\u00ebrthyese.<\/p>\n<p>Gafat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb PD-s\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-s\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Tritan Shehu deklaron se \u201cGjallica falimentoi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb bllokun e shefit t\u00eb SHIU-ut ky deklarim quhet nj\u00eb gaf\u00eb politike. \u201cAs nj\u00eb karrocier nuk mund ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb gaf\u00eb dhe jo m\u00eb nj\u00eb kryetar partie. Me k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb aludohej p\u00ebr nj\u00eb ngat\u00ebrrim t\u00eb panevojsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb me firmat piramidale. \u201cP\u00ebr t\u00eb m\u00eb njoftoi shefi i seksionit t\u00eb SHIK-ut n\u00eb Vlor\u00eb. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci k\u00ebt\u00eb\u201d, \u2013 komenton Konstandini, koloneli i sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Po at\u00eb nat\u00eb, Fitim G\u00ebrxhalliu, president i Gjallic\u00ebs, thot\u00eb n\u00eb televizion se nuk kishte falimentuar. Dy dit\u00eb m\u00eb pas, Fitim G\u00ebrxhalliu deklaroi falimentin, n\u00eb kushtet e gjysm\u00eb arrestit. M\u00eb 7 shkurt, fillojn\u00eb protestat e para. \u201cAto ishin t\u00eb paorganizuara dhe n\u00ebp\u00ebr mitingje d\u00ebgjoheshin vet\u00ebm thirrje sporadike\u201d, \u2013 kujton ai. K\u00ebrkesat ende ishin ekonomike, si parrulla \u201cDuam paret tona\u201d. P\u00ebrs\u00ebri gaf\u00eb e madhe, por k\u00ebsaj radhe, e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo nd\u00ebrhyn kund\u00ebr turm\u00ebs, e cila nuk ishte armiq\u00ebsore me t\u00eb. P\u00ebrball\u00eb komisariatit t\u00eb policis\u00eb, digjen dy makina IFA t\u00eb policis\u00eb. M\u00eb 8 shkurt, n\u00eb m\u00ebngjes, pas sulmit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb komisariat, zhduket pa gjurm\u00eb Sokol Mulosmani, shef i komisariatit t\u00eb policis\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb tij, vijn\u00eb t\u00eb komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i policis\u00eb. Skafist\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrim i pavler\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shkurt, duken politikan\u00ebt e par\u00eb, por ata nuk priten ngroht\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. Sk\u00ebnder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.<br \/>\n\u201cN\u00eb mbr\u00ebmje m\u00eb vjen informacioni se t\u00eb nes\u00ebrmen, do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb protest\u00eb e madhe. N\u00eb zyr\u00eb m\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se p\u00ebrve\u00e7 atyre, q\u00eb dilnin me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb protesta, kishte edhe nga ata q\u00eb nxitnin t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb\u201d, \u2013 kujton Konstandini.<\/p>\n<p>N\u00eb godin\u00ebn e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i d\u00ebrguari i Qendr\u00ebs. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut t\u00eb Vlor\u00ebs, Shk\u00eblqim Agolli, i cili ishte i em\u00ebruar n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 15 janar, pra dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ai do t\u00eb vritej m\u00eb pas n\u00eb Athin\u00eb (gjoja nga e shoqja). \u201cShkoj n\u00eb komisariat rreth or\u00ebs 3 e 30 minuta t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 10. Shikoj Agim Shehun t\u00eb strukur n\u00eb kolltukun e zyr\u00ebs me jak\u00ebn e ngritur dhe q\u00eb po dridhej. Arben Prrenjasin e pash\u00eb tek ziente disa kokrra vez\u00eb, q\u00eb po i hante me buk\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebgjoj Agim Shehun t\u00eb thot\u00eb: \u201cSot \u00ebsht\u00eb tmerr. Do t\u00eb b\u00ebhet qameti. Kam prur\u00eb 750 forca policie, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paarmatosur. Do t\u2019i m\u00ebsoj vlonjat\u00ebt se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ligji\u201d. Nd\u00ebrkaq, i drejtohet Arbenit: \u201cA jan\u00eb n\u00eb rregull val\u00ebt e radios\u201d? Nd\u00ebrhyj dhe i them: \u201cTi s\u2019paske rregulluar akoma val\u00ebt e radios. Do t\u00eb shpartallohesh. L\u00ebre Vlor\u00ebn t\u00eb protestoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj dal dhe shkoj n\u00eb godin\u00ebn e SHIK-ut. Xhahiti m\u00eb thot\u00eb se do \u2018t\u00eb m\u00ebsonte vlonjat\u00ebt se \u00e7\u2019ishte shteti ligjor.\u201d \u201cDo t\u2019i godas\u201d, \u2013 tha. \u201cTi nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. \u00cbsht\u00eb Vlor\u00eb k\u00ebtu. Nuk e di se ku do t\u00eb t\u00eb gjej n\u00eb drek\u00eb\u201d, \u2013 i thash\u00eb dhe ika.<\/p>\n<p>Shpartallimi i 750 polic\u00ebve<\/p>\n<p>Po gdhihej data 10 shkurt. \u201cDal t\u00eb shikoj se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhej n\u00eb qytet. Shkoj n\u00eb rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Sheshit t\u00eb Flamurit. N\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt, madje edhe n\u00eb akset e rrug\u00ebve lidh\u00ebse, shikoj grupe t\u00eb ndryshme me nga 5-6 polic\u00eb. Banor\u00ebt, mblidhnin n\u00eb heshtje gur\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb as zhurm\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Armatosja me gur\u00eb dhe sende t\u00eb tjera t\u00eb forta zgjati p\u00ebr rreth 45 minuta. Shkoj n\u00eb rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Kuz Babait. Shikoj t\u00eb goditet grupi i par\u00eb i polic\u00ebve me gur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast un\u00eb isha tek xhamia. Kam qen\u00eb pik\u00ebrisht mbi trotuar, n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs. Fillon nj\u00eb sulm si rrufe, i cili p\u00ebrhapet deri tek Kali i Troj\u00ebs. Rrebeshi i goditjeve ishte i pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vet\u00ebm me shkopinj gome.<\/p>\n<p>V\u00ebrej polic\u00ebt e par\u00eb q\u00eb gjakosen n\u00eb kok\u00eb, n\u00eb fytyr\u00eb, n\u00eb trup. Po ai popull q\u00eb i godiste, i merrte dhe u jepte ndihm\u00ebn e par\u00eb. Pash\u00eb disa prej tyre t\u00eb shoq\u00ebruar nga grupe banor\u00ebsh q\u00eb d\u00ebrgoheshin dhe ndihmoheshin t\u00eb laheshin n\u00eb nj\u00eb \u00e7ezm\u00eb aty af\u00ebr. Shkoj pran\u00eb Kish\u00ebs katolike.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejt\u00ebsisht armike. Shikoj polic\u00ebt t\u00eb shp\u00ebrndahen. At\u00ebher\u00eb vendos t\u00eb shkoj n\u00eb komisariat. Nj\u00eb grumbull i madh njer\u00ebzish q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb komisariatit. Plagoset nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl me gur\u00eb. Turma elektrizohet dhe hyn n\u00eb komisariat. Th\u00ebrrasin n\u00eb em\u00ebr Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin q\u00eb ai kishte ikur q\u00eb para dy dit\u00ebsh. D\u00ebgjoj t\u00eb thon\u00eb nga turma: \u201cGodina \u00ebsht\u00eb jona. Paskan ikur qen\u00ebrit\u201d!<br \/>\nN\u00eb dark\u00eb, af\u00ebr xhamis\u00eb, marr vesh se ishte vrar\u00eb Artur Rustemi. M\u00eb von\u00eb doli se \u201cai gjoja ishte vrar\u00eb n\u00eb or\u00ebn 8 t\u00eb m\u00ebngjesit.\u201d Un\u00eb kam bindje t\u00eb plot\u00eb se deri n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit nuk ishte vrar\u00eb asnj\u00eb njeri. M\u00eb pas, vrasjen e tij e p\u00ebrdor\u00ebn si viktim\u00eb t\u00eb protestave. (S\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb ndryshe p\u00ebrderisa nuk e hetojn\u00eb vrasjen)\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kish m\u00eb shtet<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10, kreu i zbulimit ushtarak t\u00eb Vlor\u00ebs kupton se nuk kishte m\u00eb shtet. \u201cFunksiononte vet\u00ebm SHIK-u\u201d,-vler\u00ebson Konstandini.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen ai k\u00ebrkon t\u00eb takohet me pushtetar\u00ebt lokal\u00eb, por nuk gjen asnjeri. N\u00eb rrug\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shfaqen njer\u00ebz me prirje kriminale. N\u00eb duar kishin arm\u00eb Zastava, Tomson, \u00e7ifte.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje, n\u00eb Gjiun e Vog\u00ebl t\u00eb Radhim\u00ebs, i cili ndodhet rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Pashaliman, skafist\u00ebt sulen dhe rr\u00ebmbejn\u00eb 130 skafe t\u00eb sekuestruara. Q\u00eb at\u00eb nat\u00eb fillon trafiku klandestin.<\/p>\n<p>Po n\u00eb dat\u00ebn 11 vritet nj\u00eb polic, i cili u tha se u vra p\u00ebr hakmarrje dhe shfaqet njeriu i par\u00eb me mask\u00eb i ardhur nga Greqia.<\/p>\n<p>Ky ishte Zani \u00c7aushi, i cili ishte i d\u00ebnuar n\u00eb Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Larisa.<\/p>\n<p>At\u00eb e kishte sjell\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Sh\u00ebrbimi Informativ grek. Nj\u00ebri nga shok\u00ebt e Zanit n\u00eb burg, i cili shp\u00ebtoi nga i nj\u00ebjti burg n\u00eb vitin 1994, s\u00eb bashku me 38 vet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shok\u00ebt e tij n\u00eb burg tek agjent\u00ebt e Asfalis\u00eb. Zani nuk pranoi t\u00eb arratisej at\u00ebher\u00eb s\u00eb bashku me shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb. Arsyeja ishte e qart\u00eb, ai ishte i lidhur me agjent\u00ebt grek\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb Konstandini.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 12, shfaqet maska e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb dalin politikan\u00ebt e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 8 t\u00eb m\u00ebngjesit, Sk\u00ebnder Gjinushi del n\u00eb Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turm\u00ebs: \u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb protestat n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb plani, i cili do t\u00eb miratohet nga nj\u00eb komitet, q\u00eb do t\u00eb krijohet tani\u201d. S\u00eb bashku me t\u00eb, n\u00eb tribun\u00eb ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Sk\u00ebnder Gjinushi hedh parrull\u00ebn: \u201cDo t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb pushtetin e Berish\u00ebs, se ai ju ka vjedhur parat\u00eb\u201d.<br \/>\nDikush nga turma pyet: \u201cO Neritan, po t\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb ty president, a na i jep parat\u00eb?\u201d Neritani i p\u00ebrgjigjet, se ata k\u00ebrkonin nj\u00eb zgjidhje politike. At\u00ebher\u00eb i nj\u00ebjti z\u00eb i p\u00ebrgjigjet: \u201cT\u00eb q\u2026 n\u2026, Neritan!\u201d Sk\u00ebnder Gjinushi pas tij thot\u00eb: \u201cNe leb\u00ebrit dhe vlonjat\u00ebt davetet i fillojm\u00eb me k\u00ebng\u00eb dhe i mbarojm\u00eb me k\u00ebng\u00eb\u201d. Pas k\u00ebsaj ai fillon t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb; \u201cO djem rr\u00ebmbeni pushk\u00ebt, ja vdekje, ja liri\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Sk\u00ebnder Gjinushi i drejtohet turm\u00ebs me shenj\u00ebn e tre gishtave. Si n\u00eb \u00e7do miting, tifo b\u00ebnin vet\u00ebm rreshtat e par\u00eb. N\u00eb rreshtat e par\u00eb v\u00ebrej disa gra, q\u00eb b\u00ebnin disa shenja t\u00eb turpshme me gisht. Grat\u00eb filluan t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb: \u201cTritan, t\u00eb keqen n\u00ebna, si e mbajte preshin br\u00ebnda.\u201d<br \/>\nGjinushi del n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs dhe s\u00eb bashku me politikan\u00ebt e tjer\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb prefektur\u00ebs. Ata th\u00ebrrisnin: \u201cDuam paret tona.\u201d Por pjesa d\u00ebrrmuese e turm\u00ebs vet\u00ebm sa i shoq\u00ebronte n\u00eb heshtje. Dikush m\u00eb njeh dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201cEdhe SHIK-u ka filluar t\u00eb protestoj\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb me makina t\u00eb prishura dhe mjete t\u00eb tjera. Qytetar\u00ebt vlonjat\u00eb filluan t\u00eb rralloheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 15 fillojn\u00eb letrat posht\u00eb der\u00ebs dhe v\u00ebnia e gjobave ndaj familjeve vlonjate.<\/p>\n<p>Hidhet parrulla e par\u00eb: \u201cPosht\u00eb qeveria\u201d, \u201cT\u00eb mbyllen dyqanet\u201d, \u201cVet\u00ebm furrat e buk\u00ebs hapur\u201d. Filloi t\u00eb ndihej nj\u00eb varf\u00ebri fizike n\u00eb dollapet ushqimor\u00eb. Njer\u00ebzit filluan t\u00eb thonin se \u201cdyqanet i mbylli qeveria dhe maloku\u201d.<br \/>\n\u201cM\u00eb vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shp\u00ebtimit Publik. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb k\u00ebtij Komiteti shkojn\u00eb n\u00eb port dhe urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb ndalohet ankorimi i anijeve.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi ishte q\u00eb i t\u00ebr\u00eb qyteti t\u00eb kalonte n\u00eb nj\u00eb grev\u00eb urie masive\u201d, \u2013 vler\u00ebson ish-kreu i SHIU-t p\u00ebr Flot\u00ebn. N\u00eb dat\u00ebn 17, atij i vjen informacion se n\u00eb Jug \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur nj\u00eb hart\u00eb e Vorioepirit. \u201cNj\u00eb hart\u00eb e till\u00eb m\u00eb vjen nga vart\u00ebsit e mi n\u00eb dor\u00eb po at\u00eb dit\u00eb. Raportoj lart. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb hidhet ideja e rr\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb\u201d, \u2013 vijon m\u00eb tej ai rr\u00ebfimin e tij.<\/p>\n<p>Manipulimi politik i opozit\u00ebs<\/p>\n<p>Kolonel Koliqi kujton se n\u00eb dat\u00ebn 18, nj\u00eb grup student\u00ebsh nga Universiteti i Vlor\u00ebs takon kryeparlamentarin, Pjet\u00ebr Arbnorin.<\/p>\n<p>Data 19 student\u00ebt takohen me presidentin Berisha. Skafet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb ishin n\u00eb kulmin e tyre, duke nxjerr\u00eb miliona. N\u00eb krye t\u00eb komisariatit, nga turmat vihet nj\u00eb \u201cshef\u201d me mbiemrin \u201cKordha.\u201d Rreth or\u00ebs 11 organizohet nj\u00eb miting tek Prefektura. Sk\u00ebnder Gjinushi i drejtohet nd\u00ebr t\u00eb tjera turm\u00ebs: \u201cStudent\u00ebt kan\u00eb vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb shkuar tek maloku, por ne do ta rr\u00ebzojm\u00eb at\u00eb qoft\u00eb edhe me arm\u00eb. Do ta marrim zvarr\u00eb.\u201d N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast nga turma del nj\u00eb djal\u00eb me mask\u00eb, i cili imiton Arbnorin: \u201cLe ta bajn\u00eb vlonjat\u00ebt Vlor\u00eb-Skel\u00eb e Skel\u00eb-Vlor\u00eb, se mir\u00eb u ban!\u201d Aty d\u00ebgjohet edhe parrulla \u201cPosht\u00eb parlamenti\u201d!<\/p>\n<p>Hartat e Vorioepirit t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00ebp\u00ebr qytet nd\u00ebrkaq kishin irrituar popullin, megjith\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme kund\u00ebr shtetit p\u00ebr firmat piramidale.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga turma th\u00ebrret: \u201cNuk jemi me grek\u00ebt. Posht\u00eb Shqip\u00ebria. Rroft\u00eb Italia. Vlora, qytet italian.\u201d Ky z\u00eb nuk p\u00ebrkrahet nga turma. Un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast isha tek vendi, ku m\u00eb par\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebrmendorja e Hysni Kapos. \u00c7udia m\u00eb e madhe ishte se k\u00ebto fjal\u00eb u duartrokit\u00ebn nga Gjinushi, Ceka dhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb tribun\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq vendoset, q\u00eb t\u00eb hyhet n\u00eb grev\u00eb urie. Hyjn\u00eb n\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt shp\u00ebrndahen. Pas k\u00ebsaj un\u00eb shkoj n\u00eb port. M\u00eb kishte ardhur informacion q\u00eb Komiteti i Shp\u00ebtimit Publik ishte drejtuar p\u00ebr atje. Ata urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb mbyllet porti. Ia b\u00ebj me shenj\u00eb oficerit t\u00eb sh\u00ebrbimit, q\u00eb ta mbyll\u00eb dhe ai zbaton at\u00eb, q\u00eb un\u00eb i them me shenj\u00eb.<\/p>\n<p>Kthehem. Shikoj se n\u00eb vendin ku ishin futur student\u00ebt n\u00eb grev\u00eb kishin dal\u00eb 20 persona t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>N\u00eb qytet shfaqen fytyra t\u00eb reja. Ishin t\u00eb veshur keq dhe t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb. M\u00eb vijn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se shumica e tyre ishin nga fshati Lum\u00eb-Vlor\u00eb dhe nga fshatrat p\u00ebrreth, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb armatosur. Ata filluan t\u00eb flinin n\u00ebp\u00ebr bunker\u00eb dhe shanin qeverin\u00eb dhe Berish\u00ebn p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin.<\/p>\n<p>Nervat e tyre ishin t\u00eb tendosura p\u00ebr shkak se ishin t\u00eb pangr\u00ebn\u00eb, kishin ftoht\u00eb dhe flinin jasht\u00eb. Drejtohem p\u00ebr n\u00eb godin\u00ebn e SHIK-ut. Ngjitur me t\u00eb ndodhet vila e nj\u00eb politikani t\u00eb njohur. Aty shoh tre motoskaf\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr gjendje pune.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb vil\u00eb po b\u00ebheshin mbledhjet e Shtabit t\u00eb \u201cLuft\u00ebs.\u201d Plani i Zon\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Operative p\u00ebrpilohet n\u00eb dat\u00ebn 22.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfshinte \u201c\u00e7lirimin\u201d e qyteteve Tepelen\u00eb-Gjirokast\u00ebr-Vlor\u00eb-P\u00ebrmet-Sarand\u00eb. N\u00eb at\u00eb vil\u00eb instalohet nj\u00eb radiotransmetuese e bler\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb prej 26 mij\u00eb dollar\u00eb. Nj\u00ebri nga informator\u00ebt tan\u00eb m\u00eb tregoi nj\u00eb fotokopje t\u00eb fatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Data 22 shkurt. N\u00eb qytet ndihej q\u00eb po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 16 dhe 17.<\/p>\n<p>Lajm\u00ebroj Zhulalin p\u00ebr t\u00eb hapur portin. Ai n\u00eb fillim m\u00eb thot\u00eb \u201cpo\u201d, pastaj nuk m\u00eb del m\u00eb n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>Deti ishte 9 ball\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga kjo, kapiteni italian i anijes n\u00eb Brindizi m\u00eb thot\u00eb n\u00eb shqip se do t\u00eb nisej. Nuk kalon shum\u00eb koh\u00eb dhe mua m\u00eb vjen sinjali se trageti kthehet n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 7 e 30, turma mblidhet p\u00ebrpara prefektur\u00ebs, por nuk vjen n\u00eb port. Trageti italian rrinte me motor\u00eb ndezur. Shkarkohen 14 trajler\u00eb dhe 6 tragete t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nPo n\u00eb at\u00eb dat\u00eb, Shefi i Shtabit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishm\u00ebrin\u00eb e reparteve ushtarake n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Asnj\u00eb kapter nuk mund t\u00eb vepronte k\u00ebshtu, e jo m\u00eb nj\u00eb gjeneral. T\u00eb gjitha repartet ku ushtarak\u00ebt ik\u00ebn, digjen dhe vidhen. N\u00eb t\u00eb tjerat, jo.<\/p>\n<p>Kush e ngriti flamurin grek n\u00eb Himar\u00eb?<br \/>\nN\u00eb dat\u00ebn 23 shkurt m\u00eb vjen sinjali se n\u00eb Himar\u00eb ishte ngritur flamuri grek. I hipi makin\u00ebs dhe shkoj s\u00eb bashku me shoferin tim atje. Rrug\u00ebn e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr afro 2 or\u00eb e gjysm\u00eb. Mb\u00ebrrij n\u00eb Himar\u00eb rreth drek\u00ebs. N\u00eb qend\u00ebr shikoj nj\u00eb shtiz\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb t\u00eb varur nj\u00eb flamur grek. Aty af\u00ebr ishte nj\u00eb kafene, lokal i nd\u00ebrtuar me llamarina.<\/p>\n<p>Hyj n\u00eb t\u00eb dhe pyes gruan q\u00eb sh\u00ebrbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himar\u00ebn?!\u201d<\/p>\n<p>Gruaja m\u00eb thot\u00eb: \u201cEh, na e kan\u00eb \u201czbukuruar ata atje! T\u00eb ishte p\u00ebr mua nuk e lija atje, jo\u201d. Ajo tregon me gisht n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb lokali posht\u00eb pallateve. Ajo m\u00eb pohon se flamurin e ngriti Leksi. Un\u00eb i them se nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, pasi ai \u00ebsht\u00eb nga Vunoi. Gruaja e lokalit m\u00eb thot\u00eb se \u201cnuk merrej m\u00eb vesh se \u00e7far\u00eb ishim.\u201d<br \/>\nFutem n\u00eb lokal dhe i them Aleksit se \u00e7\u2019donte ai flamur atje. \u201cTi je nga Vunoi dhe je shqiptar\u201d, \u2013 i them atij.<\/p>\n<p>Sulmi vdekjeprur\u00ebs ndaj godin\u00ebs s\u00eb SHIK-ut.<\/p>\n<p>Data 24, nisem p\u00ebr n\u00eb Fier, tek njer\u00ebzit e mi. N\u00eb janar m\u00eb kishte vdekur n\u00ebna, dhe mendova q\u00eb t\u00eb dilja nj\u00ebher\u00eb andej nga t\u00eb af\u00ebrmit e mi. I bie nga rruga e Nart\u00ebs dhe po at\u00eb dit\u00eb kthehem n\u00eb zyr\u00eb. Nj\u00ebri nga \u201cshok\u00ebt\u201d m\u00eb sjell nj\u00eb vendim t\u00eb Komitetit t\u00eb Shp\u00ebtimit Publik me 111 emra. T\u00eb gjith\u00eb ata ishin t\u00eb d\u00ebnuar me vdekje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, n\u00eb m\u00ebngjes. M\u00eb vjen informacion se do t\u00eb goditej godina e SHIK-ut.<\/p>\n<p>Data 26, bie nj\u00eb shi i tmerrsh\u00ebm dhe b\u00ebn nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e keqe.<br \/>\nSi\u00e7 duket, plani shtyhet p\u00ebr m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Data 27, n\u00eb mbr\u00ebmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situat\u00ebn. I thash\u00eb q\u00eb t\u00eb largohemi, duke i treguar edhe d\u00ebnimin me vdekje q\u00eb na kishte ardhur tashm\u00eb n\u00eb duar. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, shoferi dhe shoq\u00ebruesi i Bujarit shkojn\u00eb tek t\u00eb af\u00ebrmit e tyre n\u00eb Vlor\u00eb, por rrihen barbarisht nga bandit\u00ebt. Shp\u00ebtojn\u00eb n\u00eb fije t\u00eb perit, vet\u00ebm kur nd\u00ebrhyn kunati vlonjat i shoferit t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim p\u00ebr t\u2019u larguar. Ai nuk merr asnj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Besnik Hidri, vart\u00ebs i Bujarit, nj\u00eb nga oficer\u00ebt m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb SHIK-ut, organizon nxjerrjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb SHIK-ut nga zona e rrezikshme.<\/p>\n<p>Lajm\u00ebroj n\u00eb telefon policin\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje n\u00ebnkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjet\u00ebr, ne e kishim nxjerr\u00eb Ram\u00ebn me koh\u00eb nga nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr nga Vlora. Nuk mund t\u00eb kishim besim tek ajo polici q\u00eb kishte z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00eb par\u00ebn.<\/p>\n<p>Data 27 n\u00eb dark\u00eb, m\u00eb vjen informacion se tek vila af\u00ebr SHIK-ut kishte ardhur nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb PS-s\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 28 n\u00eb m\u00ebngjes, \u201ctitullari\u201d i PS-s\u00eb largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb thot\u00eb se e kishte p\u00ebrcjell\u00eb gjeneral Ram\u00ebn. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth nj\u00eb gjysm\u00eb ore q\u00eb q\u00ebndroja p\u00ebrball\u00eb universitetit, n\u00eb krah t\u00eb rrug\u00ebs. Para hyrjes kryesore ndalojn\u00eb nj\u00eb makin\u00eb dhe nj\u00eb vetur\u00eb me targa t\u00eb Lushnjes.<\/p>\n<p>Nga vetura zbresin 4 vet\u00eb. Ata shkojn\u00eb drejt shkall\u00ebve t\u00eb universitetit, atje ku ishte drita m\u00eb e fort\u00eb. Fillojn\u00eb t\u00eb improvizojn\u00eb nj\u00eb sherr, i cili zgjat p\u00ebr disa minuta.<\/p>\n<p>Nxirret nj\u00eb thik\u00eb dhe b\u00ebhet sikur goditet. Tjetri q\u00eb u \u201csulmua\u201d bie p\u00ebrtok\u00eb. K\u00ebta t\u00eb tre i hipin vetur\u00ebs dhe t\u00eb dyja makinat shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb SHIK-ut. Shikoj personin q\u00eb \u201cra\u201d p\u00ebrtok\u00eb, i cili fillon t\u00eb ul\u00ebras\u00eb me sa ka n\u00eb kok\u00eb: \u201cM\u00eb vran\u00eb shikasit.<\/p>\n<p>Tek SHIK-u\u201d- dhe sakaq ai \u00e7ohet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe zhduket.<\/p>\n<p>Ngjitem n\u00eb Kuz Baba. Lidhem me godin\u00ebn brenda, ku kishim 16 vet\u00eb gjithsej. P\u00ebrgjegj\u00ebs turni ata kishin Lek\u00eb Qokun.<\/p>\n<p>I them: Lek\u00eb, turmat po vijn\u00eb drejt godin\u00ebs, m\u00eb shpjego se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb?\u201d Leka m\u00eb p\u00ebrgjigjet se ata po afronin nj\u00eb makin\u00eb vet\u00ebshkarkuese riportab\u00ebl me karroc\u00eb t\u00eb ngritur. Si\u00e7 dukej, donin ta p\u00ebrdornin si mburoj\u00eb nga frika e ndonj\u00eb goditjeje nga ana e SHIK-ut. Un\u00eb raportoj lart p\u00ebr gjendjen. Nga Leka m\u00eb vjen informacioni se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr rreth 80 vet\u00eb t\u00eb armatosur me \u201cTomson\u00eb\u201d, \u201cZastava\u201d, kallashnikov\u00eb, \u201c\u00e7ifte\u201d, dhe me granatahedh\u00ebs.<\/p>\n<p>Hapet zjarr kund\u00ebr godin\u00ebs. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thik\u00eb, nd\u00ebrsa nga nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, nga ana tjet\u00ebr e SHIK-ut, q\u00ebllohet gjithashtu me zjarr. \u201cShok\u00ebt\u201d vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb aj\u00ebr. Nga turma \u00ebsht\u00eb fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turm\u00ebs hapej q\u00eb nga 20 metra larg.<\/p>\n<p>Pyes Lek\u00ebn se \u00e7far\u00eb shihte.<\/p>\n<p>Ai m\u00eb p\u00ebrgjigjet: \u201cN\u00eb dhom\u00eb shoh vet\u00ebm flak\u00eb dhe tym. Jasht\u00eb shikoj vet\u00ebm gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Ata q\u00eb q\u00ebllojn\u00eb jan\u00eb fshehur pas grave dhe ne nuk mund t\u2019i godasim dot. Shikojm\u00eb vet\u00ebm flak\u00ebt e arm\u00ebve t\u00eb tyre.\u201d Marr n\u00eb telefon \u201cshok\u00ebt\u201d q\u00eb ndodheshin tek Uj\u00ebt e Ftoht\u00eb. Ata m\u00eb raportojn\u00eb se nuk mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, sepse gjith\u00e7ka ishte llahtar\u00eb. Nj\u00eb qytet i t\u00ebr\u00eb i armatosur.<\/p>\n<p>Leka m\u00eb thot\u00eb: \u201cKosta, jam plagosur!\u201d Z\u00ebri i tij po vinte duke u shuar.<\/p>\n<p>Ai shton: \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb tym e flak\u00eb. Shikoj vet\u00ebm dy trupa t\u00eb shtrir\u00eb. M\u00eb ka hyr\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb krahun e djatht\u00eb e m\u00eb ka dal\u00eb matan\u00eb.\u201d Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t\u2019i p\u00ebrdorte. Si organ informativ, ne asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi patur detyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00ebt, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion.<\/p>\n<p>Berisha na kishte urdh\u00ebruar, q\u00eb ne t\u00eb mos hapnim zjarr kund\u00ebr turm\u00ebs, por vet\u00ebm kund\u00ebr eksponent\u00ebve. \u201cRepartet duhet t\u00eb ruhen pa vrar\u00eb njer\u00ebz\u201d, \u2013 kishte th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedh\u00ebs. Gati t\u00ebr\u00eb kati i dyt\u00eb shembet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast nd\u00ebrpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 t\u00eb vrar\u00eb, nd\u00ebrsa 10 t\u00eb tjer\u00ebt shqyejn\u00eb nj\u00eb nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodr\u00ebs. Atje u dalin disa nga banor\u00ebt vlonjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i strehojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpia. Evakuimi i tyre p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb e nga nj\u00eb, do t\u00eb fillonte vet\u00ebm pas dhjet\u00eb dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nuk kalojn\u00eb shum\u00eb minuta dhe m\u00eb vjen nj\u00eb tjet\u00ebr telefonat\u00eb nga jasht\u00eb, ku m\u00eb njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dyt\u00eb dhe ndodhej tek oborri i shkoll\u00ebs s\u00eb marin\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb ngjitur me nd\u00ebrtes\u00ebn e SHIK-ut. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedh\u00ebsi. Kolegu yn\u00eb e kishte gjetur t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb bar.<\/p>\n<p>Marr n\u00eb telefon komandantin e marin\u00ebs, nj\u00eb pusht djal\u00eb. Ai m\u00eb p\u00ebrgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.<\/p>\n<p>Kolegu im e merr n\u00eb makin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar atje ku i thash\u00eb un\u00eb, n\u00eb spital, po rruga ishte plot\u00ebsisht e bllokuar. At\u00ebher\u00eb e urdh\u00ebroj ta d\u00ebrgonte n\u00eb Pashaliman, ku m\u00eb pas do t\u00eb \u00e7oja nj\u00eb infermiere. Pas nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve af\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebs. Goditet komanda e marin\u00ebs dhe shkolla e Marin\u00ebs. P\u00ebr 2 or\u00eb shkat\u00ebrrohet gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ora 2 e m\u00ebngjesit. Rrethohem n\u00eb Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi nd\u00ebrhyjn\u00eb disa oficer\u00eb vlonjat\u00eb. Num\u00ebroj 4 her\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr sulm kund\u00ebr zyrave q\u00eb kishim n\u00eb Kuz Baba. M\u00eb n\u00eb fund, me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb nj\u00eb oficeri vlonjat, largohem fshehurazi n\u00eb drejtim t\u00eb fabrik\u00ebs se \u00e7imentos, n\u00eb Pallatin e Sportit dhe mb\u00ebrrij tek \u201cKula\u00e7i\u201d.<\/p>\n<p>Sapo arrij atje m\u00eb ndalon nj\u00eb grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur nj\u00eb barrikad\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe kishin l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shteg t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb kaluar. Nj\u00eb burr\u00eb me nj\u00eb hu t\u00eb madh n\u00eb dor\u00eb m\u00eb urdh\u00ebron t\u00eb zbres posht\u00eb.<\/p>\n<p>Shikoj 4 trupa t\u00eb shtrir\u00eb. Ishin t\u00eb shok\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua i binte nj\u00ebr\u00ebs kufom\u00eb me sopat\u00eb, duke e cop\u00ebtuar n\u00eb copa t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr grua, shum\u00eb e sh\u00ebmtuar n\u00eb fytyr\u00eb ngjyente duart n\u00eb trupin e Lek\u00eb Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurt\u00ebr ngjyente duart n\u00eb gjakun e Lek\u00ebs dhe ia tregonte turm\u00ebs duke u ng\u00ebrdheshur me histeriz\u00ebm. Gjaku i p\u00ebrlyente edhe krah\u00ebt.<\/p>\n<p>Shtanga.<\/p>\n<p>T\u00eb pasnes\u00ebrmen m\u00eb vjen informacioni se ajo grua kishte qen\u00eb Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai q\u00eb kishte hurin m\u00eb duket se m\u00eb njeh dhe m\u00eb thot\u00eb t\u00eb largohem. \u201cIkni, frikacak\u00eb\u201d, \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Hyj n\u00eb Pashaliman. Shoh 14 oficer\u00eb dhe kapter\u00eb. Takoj oficerin q\u00eb kishte sjell\u00eb aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejt\u00ebsisht, nd\u00ebrsa gjysm\u00ebn e krahut dhe syrit t\u00eb majt\u00eb e kishte krejt\u00ebsisht t\u00eb shpartalluar.<\/p>\n<p>E pyeta: \u201cBesniku je?\u201d Ai m\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm me nj\u00eb l\u00ebvizje qerpik\u00ebsh. U lutem oficer\u00ebve t\u00eb nxjerrin anijet. Ata m\u00eb p\u00ebrgjigjen: \u201cIk edhe ti q\u00eb k\u00ebtej, se po t\u00eb gjet\u00ebn k\u00ebtu, do t\u00eb na vrasin edhe ne.\u201d Lajm\u00ebroj p\u00ebr ardhjen e nj\u00eb helikopteri. Ai vjen n\u00eb or\u00ebn 4 e 15, por Besniku nuk gjen m\u00eb shp\u00ebtim. Ai vdes gjat\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Po n\u00eb dat\u00ebn 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Baz\u00ebs Detare dhe Baza Rezerv\u00eb e Flot\u00ebs q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr riparimin e n\u00ebndet\u00ebseve.<\/p>\n<p>Kapterit Fatmir Koka i mbarojn\u00eb t\u00eb 4 karikator\u00ebt me fishek\u00eb, pasi kishte zbrapsur bandit\u00ebt p\u00ebr 40 or\u00eb rresht.<\/p>\n<p>Bandit\u00ebt e kapin rob dhe t\u00eb gjall\u00eb i presin kok\u00ebn dhe i q\u00ebrrojn\u00eb syt\u00eb. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, do t\u00eb ishin pik\u00ebrisht k\u00ebta politikan\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas do t\u2019i d\u00ebrgonin jetim\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpi dekorat\u00ebn e babait hero.<\/p>\n<p>N\u00eb tunelin e n\u00ebndet\u00ebseve 630 metra t\u00eb gjat\u00eb, vidhet gjith\u00e7ka, me nj\u00eb vler\u00eb qindra milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Kthimi n\u00eb sht\u00ebpi, isha i vdekur<\/p>\n<p>Pas pak minutash, shkoj p\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ru\u00e7i me nj\u00eb tuf\u00eb bandit\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb zyr\u00ebn e SHIK-ut mb\u00ebrrij n\u00eb or\u00ebn 9.00. Takoj t\u00eb parin Alfred Dulen.<\/p>\n<p>Marr n\u00eb telefon Zhulalin dhe pas disa replikash t\u00eb ashpra ai m\u00eb thot\u00eb t\u00eb nisem p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrrij n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb or\u00ebn 11:00. Lidhem me Sheme Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Rruga Gjirokast\u00ebr-Tepelen\u00eb ishte e bllokuar dhe un\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb sjellin dy helikopter\u00eb. T\u00eb 22 vet\u00ebt sa ishim, nisemi p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Ministri t\u00eb Mbrojtjes paraqitem n\u00eb or\u00ebn 5 pasdite. Aty m\u00eb del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili m\u00eb thot\u00eb se \u201cministri nuk t\u00eb pret ty\u201d. Pas kaq koh\u00ebsh kthehem n\u00eb sht\u00ebpi, ku m\u00eb dinin t\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb dat\u00ebn 2, t\u00eb gjith\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, qeveria dhe Shemja. P\u00ebr mua u mor vendim q\u00eb 4 dit\u00eb t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb gjendje arresti, madje dhan\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb fillonte \u00e7\u00ebshtja penale. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb fund t\u00eb hetimeve, m\u00eb shpall t\u00eb pafajsh\u00ebm. Vazhdoj n\u00eb detyr\u00eb, derisa n\u00eb pushtet vjen si minist\u00ebr i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund t\u00eb vazhdoja m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Lirohem n\u00eb 20 shtator 1997, pasi kisha sh\u00ebrbyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nga 20 korriku i vitit 1993\u2033.<br \/>\nAl in Sweden<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398-255x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"255\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-36367\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398-255x300.jpeg 255w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398-869x1024.jpeg 869w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398-768x905.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398-860x1014.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/9B516FB3-F0E0-4759-9510-C1BD33878398.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 255px) 100vw, 255px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E NJEJTA SKEME I NJEJTI SKENAR. Ditari i plot\u00eb i agjentit t\u00eb SHIU-t: Vlor\u00eb \u201897 Konstandin Koliqi. Vlore 1997\u2014\u2014Ukraine 2014\u2014\u2013Vlore 1997. Oficere te forcave speciale Ukrainase,te rrembyer nga seperatistet pro ruse,te torturuar cnjerzisht dhe te nxierre para mediave per te deklaruar ate qe kerkojne seperatistet dhe nena Rusi. Vlore 1997: Oficeret e sherbimit sekret, ndoshta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":36368,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-36366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-te-tjera"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36366"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36369,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36366\/revisions\/36369"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}