{"id":36068,"date":"2023-01-09T19:33:41","date_gmt":"2023-01-09T19:33:41","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=36068"},"modified":"2023-01-09T19:33:41","modified_gmt":"2023-01-09T19:33:41","slug":"oliver-jens-schmitt-ne-ballkan-ekziston-vetem-nje-shtet-qe-shkakton-ngaterresa-serbia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/09\/oliver-jens-schmitt-ne-ballkan-ekziston-vetem-nje-shtet-qe-shkakton-ngaterresa-serbia\/","title":{"rendered":"Oliver Jens Schmitt\/ N\u00eb Ballkan ekziston vet\u00ebm nj\u00eb shtet q\u00eb shkakton ngat\u00ebrresa &#8211; Serbia!"},"content":{"rendered":"<p>Historiani zviceran dhe profesori n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs, Oliver Jens Schmitt, ka kritikuar BE-n\u00eb p\u00ebr munges\u00eb presioni ndaj Serbis\u00eb, e cila, sipas tij, vazhdon t\u00eb mbetet faktor negativ dhe destruktiv. Sipas Schmitt kryeministri Albin Kurti dallon nga paraardh\u00ebsit e tij ndaj t\u00eb cil\u00ebve BE mund t\u00eb ushtronte leht\u00eb presion ngase ishin t\u00eb diskredituar nga aktivitetet me gjas\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb gazetares Adelheid W\u00f6lfl t\u00eb gazet\u00ebs austriake &#8220;Der Standard&#8221;, historiani i njohur Oliver Jens Schmitt ka akuzuar Serbin\u00eb p\u00ebr eskalim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Schmitt theksoi se kriza n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb shihet jasht\u00eb kontekstit t\u00eb sulmit rus n\u00eb Ukrain\u00eb. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e ministris\u00eb s\u00eb Jashtme ruse ka premtuar p\u00ebrkrahje t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb, pra nd\u00ebrlidhja e t\u00eb dyja krizave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vet\u00eb Rusia. Me k\u00ebt\u00eb prapavij\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrtuar kulis\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Schmitt nenvizoi se po shihet qart\u00eb q\u00eb presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7iq nuk ka ndryshuar kurr\u00eb, ai mbetet \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb: minist\u00ebr i propagand\u00ebs i Sllobodan Millosheviqit. Vu\u00e7iq, sipas Schmitt, po e p\u00ebrdor gjuh\u00ebn e dikurshme duke e quajtur &#8220;llum terrorist&#8221; kryeministrin kosovar, i cili si lider studentor ka qen\u00eb n\u00eb burgjet serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen se a po synon Vu\u00e7iqi me manovrat e tij ndarjen e Kosov\u00ebs dhe grabitjen e veriut, historiani Schmitt u p\u00ebrgjigj: &#8220;Ai (Vu\u00e7iq) e ka zgjeruar fush\u00ebn manovruese. Por pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb elit\u00ebs serbe nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb heqin dor\u00eb nga Kosova n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, ndon\u00ebse nuk shpjegojn\u00eb se si do te mund ta qeverisnin vendin kund\u00ebr vullnetit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00ebse Vu\u00e7iqi e sheh si k\u00ebrkes\u00eb maksimale marrjen e veriut. Ndarja &#8211; e cila nga pik\u00ebmapja per\u00ebndimore duhet t\u00eb hidhet posht\u00eb &#8211; p\u00ebr Vu\u00e7iqin nuk do t\u00eb ishte fundi i historis\u00eb. Disa v\u00ebzhgues mendojn\u00eb se me aneksimin e disa pjes\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs do t\u00eb k\u00ebnaqeshin pretendimet ruse. Por n\u00eb aspektin afatgjat\u00eb Putini nuk do t\u00eb rrinte i qet\u00eb n\u00ebse do t\u00eb merrte 20 p\u00ebr qind t\u00eb Ukrain\u00ebs &#8211; dhe Vu\u00e7iq nuk do t\u00eb ishte i k\u00ebnaqur p\u00ebrfundimisht n\u00ebse do t\u00eb merrte veriun e Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Schmitt kritikoi Bashkimin Europian p\u00ebr mir\u00ebkuptimin maksimal ndaj Serbis\u00eb duke theksuar se ky vend \u00ebsht\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. &#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por Serbia \u00ebsht\u00eb para s\u00eb gjithash faktor negativ dhe destruktiv. Shkaku i problemit \u00ebsht\u00eb qeveria serbe, kjo duhet t\u00eb thuhet qart\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb konstatimin e gazet\u00ebs s\u00eb qeveria e Albin Kurtit jav\u00ebve t\u00eb fundit vazhdimisht \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pe, pasi k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar SHBA-t\u00eb dhe BE, Oliver Schmitt u p\u00ebrgjigj: &#8220;Kurti ka ardhur n\u00eb pushtet p\u00ebrmes zgjedhjeve demokratike. Kurti \u00ebsht\u00eb zgjedhur edhe p\u00ebr shkak se d\u00ebshironte t\u00eb arrinte nj\u00eb pavar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe nga shtetet per\u00ebndimore. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim legjitim duke pasur parasysh se ndaj paraardh\u00ebsve t\u00eb tij Per\u00ebndimi leht\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte presion p\u00ebr shkak t\u00eb komprometimit t\u00eb tyre me gjas\u00eb kriminal. Shtetet per\u00ebndimore nuk duhet t\u00eb ken\u00eb interes ta dob\u00ebsojn\u00eb qeverin\u00eb Kurti, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Kosova, n\u00eb krahasim me Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb demokraci funksionale. BE dhe SHBA duhet ta ken\u00eb po ashtu parasysh se k\u00ebrkesat e tyre ndaj qeveris\u00eb kosovare mund t\u00eb nxisin strukturat paralele serbe dhe potencialisht mund ta destabilizojn\u00eb Kosov\u00ebn&#8221;.<\/p>\n<p>Schmitt deklaroi se n\u00eb Ballkan ekziston vet\u00ebm nj\u00eb shtet q\u00eb shkakton ngat\u00ebrresa: ajo \u00ebsht\u00eb Serbia. &#8220;Do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb edhe popullsis\u00eb serbe t&#8217;i b\u00ebhet e qart\u00eb se kjo nuk tolerohet m\u00eb&#8221;, tha Schmitt.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb BE ta v\u00eb Serbin\u00eb para zgjedhjes: t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga loja e dyfisht\u00eb mes Per\u00ebndimit, Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs dhe t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr apo kund\u00ebr integrimit n\u00eb BE. &#8220;Fundja Serbia nuk mund ta ndryshoj\u00eb gjeografin\u00eb: ajo \u00ebsht\u00eb e rrethuar me shtete t\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s. BE nuk e ka shfryt\u00ebzuar deri m\u00eb tani fuqin\u00eb e saj dhe nuk i ka b\u00ebr\u00eb presion Serbis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Koha.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historiani zviceran dhe profesori n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs, Oliver Jens Schmitt, ka kritikuar BE-n\u00eb p\u00ebr munges\u00eb presioni ndaj Serbis\u00eb, e cila, sipas tij, vazhdon t\u00eb mbetet faktor negativ dhe destruktiv. Sipas Schmitt kryeministri Albin Kurti dallon nga paraardh\u00ebsit e tij ndaj t\u00eb cil\u00ebve BE mund t\u00eb ushtronte leht\u00eb presion ngase ishin t\u00eb diskredituar nga aktivitetet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":36069,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-36068","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=36068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36070,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/36068\/revisions\/36070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/36069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=36068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=36068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=36068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}