{"id":35969,"date":"2023-01-08T09:54:09","date_gmt":"2023-01-08T09:54:09","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35969"},"modified":"2023-01-08T09:54:09","modified_gmt":"2023-01-08T09:54:09","slug":"ing-pashk-ndoci-problematikat-dhe-administrimi-i-ujrave-burimeve-lumenjve-kullimi-shfrytezimi-erozioni-etj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/08\/ing-pashk-ndoci-problematikat-dhe-administrimi-i-ujrave-burimeve-lumenjve-kullimi-shfrytezimi-erozioni-etj\/","title":{"rendered":"Ing. Pashk Ndoci\/ Problematikat dhe administrimi i ujrave (burimeve, lumenjve, kullimi, shfryt\u00ebzimi, erozioni etj)"},"content":{"rendered":"<p>Eksperienca n\u00eb fush\u00ebn e ujrave, mungesa e vesh\u00ebve t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar specialist\u00ebt dhe profesionist\u00ebt, m\u00eb kan\u00eb inkurajuar t\u00eb filloj publikim t\u00eb gjith\u00eb potencialit teknik q\u00eb un\u00eb disponoj dhe q\u00eb do t\u00eb mbledhi n\u00eb ditet n\u00eb vijim. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb direkt dhe indirekt atyre q\u00eb jan\u00eb drejtuesit tan\u00eb, por edhe menaxhuesit e fondeve publike t\u00eb krijuara me taksat q\u00eb seicili nga ne paguan \u00e7do dit\u00eb, t\u00eb ketyre taksave q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb sistemin e ujrave e kryesisht n\u00eb Kullim-Ujitje.<br \/>\n-Lezha \u00ebsht\u00eb Bashkia me problemet m\u00eb serioze hidroteknike n\u00eb Shqip\u00ebri persa i perket gjeografis\u00eb dhe burimeve ujore,  menaxhimit dhe shfryt\u00ebzimin t\u00eb ujrave. Gjithnj\u00eb ka patur vemendje nga institucionet shtet\u00ebrore, por kurr\u00eb nuk ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb zgjidhin problemet e permbytjeve, ato t\u00eb menaxhimit t\u00eb erozionit malor n\u00ebp\u00ebrmes pritave malore dhe pyll\u00ebzimeve, me ruajtjen e dimensioneve t\u00eb lumit Drin nga ndertimet n\u00eb brigjet e tij apo ruajtjen e kuotes s\u00eb shtratit p\u00ebrkund\u00ebr mbushjeve kryesisht me inerte si dhe ruajtjen e funksionit t\u00eb tij kryesisht mjedisor, problemeve me vaditjen, ato me lagunat n\u00eb funksion te biodiversitetit dhe t\u00eb faunes e flores, problemet me brigjet lumore e detare, etjere. Jo m\u00eb pak ka patur probleme t\u00eb menaxhimit n\u00eb vitet e demokracise, sigurisht q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb formes s\u00eb re t\u00eb prones, jan\u00eb shfaqur problematika t\u00eb reja. N\u00eb ket\u00eb cikel do t\u00eb publikoj materiale teknike dhe administrative p\u00ebr menaxhimin e sistemit ujor n\u00eb vite n\u00eb ket\u00eb bashki.<br \/>\nI. Burimet njer\u00ebzore q\u00eb kan\u00eb menaxhuar keto ujra para ardhjes s\u00eb demokracis\u00eb, sot nj\u00eb aktualitet i ri.<br \/>\n-DREJTORIA E UJ\u00cbRAVE N\u00cb FUNKSIONIN E ADMINISTRUESIT, SHFRYT\u00cbZUESIT, PROJEKTUESIT DHE INVESTITORIT T\u00cb VEPRAVE UJORE, SOT BORDI KULLIMIT LEZHE DHE NJESIA (AGJENSIA) KULLIMIT DHE VADITJES!<br \/>\nDrejtoria e Uj\u00ebrave u krijua mbi baz\u00ebn e kantierit t\u00eb Uj\u00ebrave ekzistuese, fillimisht me qend\u00ebr n\u00eb Gjad\u00ebr dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Uj\u00ebrave Shkod\u00ebr. N\u00eb vitin 1969  me vendim t\u00eb qeveris\u00eb u krijua Drejtoria e Uj\u00ebrave Lezh\u00eb duke u shk\u00ebputur nga vart\u00ebsia e Shkodr\u00ebs. Mesatarisht ajo ka pasur nj\u00eb personel administrativ prej 25 specialist\u00ebsh, q\u00eb s\u00eb bashku me sektor\u00ebt ndihm\u00ebs dhe fuqin\u00eb tjet\u00ebr pun\u00ebtore arrinte n\u00eb 200 punonjes dhe konkretisht:<br \/>\n1.Administrata 25 specialist te larte dhe te nesem: Drejtor (Agronom, Ing.Hidroteknik, K\/inxhinier (inxhinier hidroteknik), Dega teknike dhe zyra projektimit 8 specialist inxhiniero teknik, kryetar DT, specialist inxhinier topograf, mekanik, elektrik, hidroteknik, 3 topograf t\u00eb mesem, nj\u00eb teknik nd\u00ebrtimi, nj\u00eb perpunues,  Dega plan-financ\u00eb  4 punonj\u00ebs, Zyra personelit dhe administrates 2 punonjes, shofer veture 1,  7 teknik\u00eb sektor\u00ebsh n\u00eb zona, Roje 1.<br \/>\n2. Sektor\u00eb t\u00eb aktivitetit ndihm\u00ebs 175 vet\u00eb, nga k\u00ebto: Ofi\u00e7ina 15 mekanik, punonj\u00ebs t\u00eb hidrovoreve  32 specialist, Mjeshtra uji dhe pun\u00ebtor\u00eb digash e argjinaturash 25, manovrator\u00eb t\u00eb makinerive t\u00eb r\u00ebnda 53,  pun\u00ebtor\u00eb e specialsit\u00eb nd\u00ebrtimi 50 veta.  Gjithsej 200 punonj\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur detyrat funksionale kryesore t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb drejtoris\u00eb kan\u00eb q\u00ebn\u00eb:<br \/>\nA.Dega teknike:<br \/>\n-Drejtonte, organizonte dhe kontrollonte t\u00eb gjith\u00eb veprimtarit\u00eb teknike q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me studime, projektime, me sistemimin dhe drenazhimin e tokave, si dhe me zbatimin e punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nga ana e nd\u00ebrmarrjeve kontraktuese.<br \/>\n-Ndiqte n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe me prioritet funksionimin e sistemit kullues duke evidentuar dinamik\u00ebn e niveleve t\u00eb uj\u00ebrave gjat\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb objekteve, n\u00eb vecanti gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb reshjeve intensive q\u00eb shoqeroheshin me p\u00ebrmbytje, duke pasqyruar n\u00eb hartat p\u00ebrkat\u00ebse sip\u00ebrfaqet, koh\u00ebzgjatjen e p\u00ebrmbytjeve dhe sasin\u00eb e reshjeve t\u00eb r\u00ebna.<br \/>\n-P\u00ebrgatiste t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme p\u00ebr matjet topografike, hartonte dokumentet e nevojshme teknike p\u00ebr zhvillimin e punimeve me makineri t\u00eb r\u00ebnda, ndiqte zbatimin e punimeve p\u00ebr pastrimin dhe v\u00ebnien n\u00eb kushte funksionale t\u00eb rrjetit t\u00eb kanaleve kulluese, kontrollonte periodikisht funksionimin e tyre duke kryer sipas nevoj\u00ebs riparimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe organizonte riparimet kapitale dhe t\u00eb mesme t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb pompave t\u00eb hidrovoreve.<br \/>\n-Para fillimit t\u00eb sezonit t\u00eb shirave t\u00eb vjesht\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sektor\u00ebt b\u00ebnte kolaudimin e veprave t\u00eb kullimit: kanaleve, hidorvoreve e argjinaturave mbrojt\u00ebse.<br \/>\n-Para fillimit t\u00eb sezonit t\u00eb ujitjes kontrollonte zbatimin e detyrave p\u00ebr sigurimin e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr ujitjen t\u00eb rrjetit t\u00eb kanaleve kryesore, veprave t\u00eb artit, uj\u00ebmbledh\u00ebsit dhe stacioneve ujit\u00ebse. Gjat\u00eb sezonit t\u00eb ujitjes, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sektor\u00ebt, organizonte shp\u00ebrndarjen e ujit p\u00ebr ujitje mb\u00ebshtetur n\u00eb grafikun p\u00ebrkat\u00ebs, duke ju p\u00ebrgjigjur sasis\u00eb s\u00eb planifikuar dhe afateve.<br \/>\n-Kontrollonte zbatimin e grafikut, shfryt\u00ebzimin me efektivitet t\u00eb ujit dhe sip\u00ebrfaqet e ujitura.<br \/>\nB.Zyra e projektimit:<br \/>\n-Hartonte t\u00eb gjitha projektet dhe preventivat p\u00ebr nd\u00ebrtimet e veprave t\u00eb reja, rikonstruksionet dhe riparimet sipas nevojave. N\u00eb bashk\u00ebpunim me seksionin e bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebrcaktonte sip\u00ebrfaqet e tokave q\u00eb do t\u00eb sistemoheshin dhe drenazhoheshin, duke b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb matjet e nevojshme topografike dhe m\u00eb pas projektet e zbatimit.<br \/>\n-B\u00ebnte studime perspektive duke hartuar projekt-ide t\u00eb reja p\u00ebr kullimin, ujitjen, sistemimin dhe drenazhimin.<br \/>\nC.Dega plan financ\u00eb<br \/>\n-Drejtonte dhe organizonte problemet ekonomiko-financiare, nxirrte bilancet, realizimin e t\u00eb ardhurave, furnizimin dhe shp\u00ebrndarjen.<br \/>\nD.Sektor\u00ebt<br \/>\n-Drejtonin dhe organizonin t\u00eb gjith\u00eb aktivitetin e pun\u00ebs q\u00eb zhvillohej n\u00eb juridiksionet q\u00eb mbulonin, p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb koh\u00ebn e duhur veprat e kullimit e t\u00eb mbrojtjes nga uj\u00ebrat e jashtme gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, nd\u00ebrsa ato t\u00eb ujitjes p\u00ebr periudh\u00ebn e duhur.<br \/>\n-Evidentonin dhe reklamonin problemet q\u00eb paraqiteshin n\u00eb zon\u00eb, ndiqnin dinamik\u00ebn e funksionimit t\u00eb niveleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb larta e t\u00eb hidrovoreve. Kontrollonin dinamik\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb ujit p\u00ebr ujitjen, sip\u00ebrfaqet e ujitura, efektivitetin e ujit t\u00eb konsumuar, n\u00eb vecanti at\u00eb t\u00eb uj\u00ebmbledh\u00ebsve dhe t\u00eb stacioneve ujit\u00ebse.<br \/>\n-Organizonin pun\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb objekteve n\u00eb zonat p\u00ebrkat\u00ebse me fondet e investimeve n\u00eb ekonomi, riparimet dhe rikonstruksionet n\u00eb kuadrin e mir\u00ebmbajtjes dhe pastrimin e v\u00ebnien n\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb rrjetit t\u00eb kanaleve kulluese e ujit\u00ebse.<br \/>\n   Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr nga madh\u00ebsia Lezha p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga rrethet m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb vendit ton\u00eb, kushtet specifike t\u00eb shtrirjes s\u00eb tokave t\u00eb saj, struktura dhe hidrologjia kan\u00eb diktuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb voluminoze n\u00eb drejtim t\u00eb mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrjetit kullues dhe ujit\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb pak t\u00eb varur nga natyra, duke larguar uj\u00ebrat e tep\u00ebrta nga fushat gjat\u00eb gjith\u00eb vitit dhe duke siguruar furnizimin me uj\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs.<br \/>\n     Nga praktika shum\u00ebvjecare e shfryt\u00ebzimit t\u00eb sistemit t\u00eb kullimit, ku reshjet mesatare vjetore arrijn\u00eb 1500 mm, ka rezultuar q\u00eb cdo vit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb v\u00ebllim pune l\u00ebvizje dherash mesatarisht prej 1 milion m3. N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj pune jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 18 makineri t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb tipeve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe konkretisht: Ekskavator\u00eb tip Voronezh me kapacitet kove 1.0 m3 cop\u00eb 2, Ekskavator\u00eb tip Koovorosk 0.5  cop\u00eb 6, Ekskavator\u00eb tip                   Varynsk hidraulik  0.4 cop\u00eb 4, Ekskavator\u00eb tip Warynsk hidraulik     0.25 cop\u00eb 3, Drag\u00eb lundruese tip Jup  cop\u00eb 1, Buldozier tip S-80 cop\u00eb 1, Buldozier tip DT 54 cop\u00eb 1.<\/p>\n<p>   P\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb vizion m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr prioritetin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kullimit p\u00ebr kushtet q\u00eb ka patur Lezha, mjafton nj\u00eb p\u00ebrllogaritje e thjesht\u00eb. P\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 1 ha t\u00eb mbjell\u00eb me grur\u00eb nevojiten 500 mm shi ose 5000 m3 uj\u00eb. N\u00eb fakt n\u00eb Lezh\u00eb gjat\u00eb ciklit t\u00eb zhvillimi t\u00eb grurit bien 1200 mm shira q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb  12000 m3 uj\u00eb. Si\u00e7 shihet, sasia e tep\u00ebrt e shiut q\u00eb bie m\u00eb tep\u00ebr se nevojat q\u00eb ka bima prej 7000 m3, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb largohet nga fusha  me rrjetin kullues.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket ujitjes problem q\u00ebndron ndryshe, jo vet\u00ebm se rrethi i Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pasur me reshje, por aft\u00ebsia ujit\u00ebse q\u00eb dispononte ishte n\u00eb gjendje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar \u00e7do situat\u00eb. Konkretisht n\u00eb vitin 1986 ku that\u00ebsira e ver\u00ebs zgjati 75 dit\u00eb, sip\u00ebrfaqja e ujitur me t\u00eb gjitha format arriti n\u00eb 30.000 ha.<br \/>\nSot menaxhimi i ujrave b\u00ebhet nga Bordi Kullimit q\u00eb mbulon rrjetin kryesor kullues dhe vadites n\u00eb Rajonin Shkoder &#8211; Lezh\u00eb dhe nga Njesia(Agjensia) Kullimit dhe Vaditjes Bashkia Lezh\u00eb q\u00eb mbulon rrjetin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb kullues e vadit\u00ebs. Sistemi i kullimit n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb krahasim me vitet e para t\u00eb demokracise, n\u00eb k\u00ebto 6 vite jan\u00eb raportuar t\u00eb g\u00ebrmuara nga 70 mij\u00eb deri n\u00eb 130 mij\u00eb m3 n\u00eb vit nga Bashkia Lezh\u00eb dhe nga Bordi Kullimit mesatarisht 150 mij\u00eb m3 n\u00eb vit, por volumi i k\u00ebtyre g\u00ebrmimeve n\u00eb asnj\u00eb vit nuk e ka kapur shumen 1.000.000 m3 q\u00eb ishte perpara demokracis\u00eb. Sasia e munguar e levizjes s\u00eb dherave ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mos pastrimin e lumit Drin, me mos pastrimin e grykave t\u00eb Mat Keqes dhe Merxhanit, me mospastrimin e gryk\u00ebderdhjes s\u00eb lumit Drin, me mos kryerjen e punimeve p\u00ebr mbilart\u00ebsimin e argjinaturave dhe me mos pastrimin e pritave malore q\u00eb sot t\u00eb gjitha ose jan\u00eb jasht\u00eb funksionit nga mbushjet erozionale ose jan\u00eb prishur fare.<br \/>\nSistemi i vaditjes \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb funksionit n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60% e tij, nd\u00ebrsa siperfaqja e vaditur sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se sa 1\/5 e sip\u00ebrfaqes s\u00eb vaditur n\u00eb vitin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb referuar siperfaqeve, por referuar t\u00eb ardhurave nga vaditja ato jan\u00eb zero, dmth nuk mblidhet asnje lek t\u00eb ardhura. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti i ri mbas 30 viteve, me kanale t\u00eb mbyllura plot\u00ebsisht nga pronaret e rinj, me stacione pompimi t\u00eb vaditjes t\u00eb shkat\u00ebrruara plot\u00ebsisht perjashtuar at\u00eb t\u00eb Kallmetit dhe me investime shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla sesa norma e amortizimit t\u00eb tyre. Nuk paragjykohet dot kjo situat\u00eb e perkeq\u00ebsuar, perse aktoret perdorues t\u00eb tokes jan\u00eb krejt tjeter nga m\u00eb par\u00eb, v\u00ebmendja e tyre p\u00ebr zhvillim dhe proceset jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ndryshme dhe m\u00eb intensive sesa at\u00ebhere kur e vetmja alternativ\u00eb e qytetarit ishte bujq\u00ebsia.<br \/>\nNumri i makinerive dhe rendimenti i tyre \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim t\u00eb madh shtimi i numrit t\u00eb tyre. P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb reja, sigurisht q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr lloje t\u00eb tjera t\u00eb makinerive g\u00ebrmuese, kryesisht eskavator krah\u00ebgjat\u00eb me goma p\u00ebr kanale t\u00eb dyta kulluese pran\u00eb brigjeve t\u00eb shtruara me asfalt, kamiona vetshkarkues dhe makineri shp\u00ebrndar\u00ebse t\u00eb dherave t\u00eb g\u00ebrmuar. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy p\u00ebr keq, \u00ebsht\u00eb prishja e drages nga amortizimi dhe mungesa e nj\u00eb tjetre t\u00eb re p\u00ebr pastrimin e lumit Drin.<br \/>\nBurimet njer\u00ebzore, kryesisht specialist\u00ebt inxhiniero teknik! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb katastrofike q\u00eb nuk e konstatojn\u00eb as ekipet e kontrollit t\u00eb shtetit dhe as sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb ato raste q\u00eb ajo i atakon. Mundet q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb shfryt\u00ebzim shum\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm persa i perket naft\u00ebs s\u00eb harxhuar, por m\u00ebnyra e kontrollit teknik t\u00eb harxhimit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb aq p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar sa nuk ka asnje specialist t\u00eb mirfillt\u00eb inxhiniero &#8211; teknik q\u00eb t\u00eb percaktoj\u00eb sesa naft\u00eb shperdorohet dhe sesa naft\u00eb shkon p\u00ebr t\u00eb g\u00ebrmuar dherat, t\u00eb pakten kjo n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb zgjidhur tek Bordi Kullimit q\u00eb i kryen projektet me kompani private, edhe se nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.<br \/>\nJu ftoj t\u00eb kontribuoni me mendimet tuaja duke percjell\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera q\u00eb ju mund t\u00eb jepni, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij cikli publikimesh do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ku do t\u00eb perfshihet \u00e7do informacion dhe e dh\u00ebn\u00eb teknike e vlefshme.<br \/>\nVijon publikimi n\u00eb facebook n\u00eb \u00e7do jav\u00eb.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C93D9960-7024-4650-AA8E-031A2528D384-300x225.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" class=\"alignnone size-medium wp-image-35970\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C93D9960-7024-4650-AA8E-031A2528D384-300x225.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C93D9960-7024-4650-AA8E-031A2528D384.jpeg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperienca n\u00eb fush\u00ebn e ujrave, mungesa e vesh\u00ebve t\u00eb institucioneve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar specialist\u00ebt dhe profesionist\u00ebt, m\u00eb kan\u00eb inkurajuar t\u00eb filloj publikim t\u00eb gjith\u00eb potencialit teknik q\u00eb un\u00eb disponoj dhe q\u00eb do t\u00eb mbledhi n\u00eb ditet n\u00eb vijim. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu ardhur n\u00eb ndihm\u00eb direkt dhe indirekt atyre q\u00eb jan\u00eb drejtuesit tan\u00eb, por edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35971,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35969","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35969","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35969"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35969\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35972,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35969\/revisions\/35972"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35969"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35969"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35969"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}