{"id":35735,"date":"2023-01-06T10:40:08","date_gmt":"2023-01-06T10:40:08","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35735"},"modified":"2023-01-06T10:40:08","modified_gmt":"2023-01-06T10:40:08","slug":"giacomo-vuxani-fashisti-arberesh-nga-zara-qe-e-deshi-aq-shume-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/06\/giacomo-vuxani-fashisti-arberesh-nga-zara-qe-e-deshi-aq-shume-shqiperine\/","title":{"rendered":"Giacomo Vuxani \u2013 \u201cFashisti\u201d- Arb\u00ebresh nga Zara q\u00eb e deshi aq shum\u00eb Shqiperin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>NGA NDREK GJINI<\/p>\n<p>Giacomo Vuxani (Arbanasi, 20 Korrik 1886 \u2013 Trieste, 7 Prill 1964)  ishte nj\u00eb politikan dhe patriot shqiptaro \u2013 italian i lindur n\u00eb fshatin Arbanas t\u00eb Borgo Erizzo (tani Arbanasi), n\u00eb periferi e qytetit te Zar\u00ebs ne Kroaci.<\/p>\n<p>Historiografia Shqiptare i ka borxh k\u00ebtij intelektuali t\u00eb shquar, k\u00ebtij patrioti dhe veprimtari t\u00eb palodhur q\u00eb e deshi aq shum\u00eb Shqiperin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Giacomo Vuxani u la n\u00eb hije nga historian\u00ebt komunist\u00eb duke u etiketuar si zyrtar i lart\u00eb i regjimit fashist. Mjaftoi ky etiketim dhe gjithcka u mbyll me kaq, duke fshir\u00eb me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit t\u00ebr\u00eb luft\u00ebn dhe pun\u00ebt e vyera t\u00eb Vuxanit n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7eshtj\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Askush nuk mori mundimin te k\u00ebrkoje n\u00ebp\u00ebr arkiva, t\u00eb studioj\u00eb apo t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nga Shpallja e Pavarsis\u00eb e deri n\u00eb mbarim te Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ekzistojn\u00eb aty me mij\u00ebra e mij\u00ebra faqe. Mjafton vet\u00ebm vullneti i mir\u00eb.  Askush nuk denjoi t\u00eb shfletoj\u00eb apo studioj\u00eb rreth let\u00ebrk\u00ebmbimit apo takimeve t\u00eb tij me kolos\u00eb t\u00eb letrave dhe politik\u00ebs Shqiptare si Faik Konica, Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi dhe Fan Noli, apo t\u00eb shkruaj\u00eb rreth kontributit t\u00eb tij kur Vuxani punonte n\u00eb Tiran\u00eb si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Tokave t\u00eb Lirueme, m\u00eb minister Eqrem Bej Vlor\u00ebn. Ministri kjo, q\u00eb merrej me administrimin, integrimin dhe zhvillimin e pjes\u00ebve etnike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato ishin tokat e liruara nga okupatori serb n\u00eb Kosov\u00eb, Dib\u00ebr, Strug\u00eb, Plav\u00eb, Guci, Tuz dhe Ulqin, q\u00eb iu bashk\u00ebngjit\u00ebn shtetit shqiptar pas kapitullimit t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Serbo-Kroato-Sllovene n\u00eb 1941.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar madh\u00ebshtin\u00eb dhe pun\u00ebt e vyera n\u00eb dobi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij kolosi t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare mjafton t\u00eb lexojm\u00eb nekrologjin\u00eb e shkruar me rastin e vdjekj\u00ebs s\u00eb Vuxanit nga Ernest Koliqi dhe t\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cShejzat\u201d \u201cLe Pleiadi) Viti VIII n.5-6 Maj -Qershor 1964; faqja. 155-158 \u201c, me Kryeredaktor Martin Camajn.<\/p>\n<p>Kjo nekrologji \u00ebsht\u00eb shkruar e botuar n\u00eb Italisht dhe hapet me fjal\u00ebt: \u201cN\u00eb agimin e 7 Prillit t\u00eb shkuar, i rrethuar nga familjar\u00ebt e tij, qet\u00ebsisht u shua Giacomo Vuxani nj\u00eb nga eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Giacomo Vuxani i kreu studimet e mesme klasike n\u00eb Zar\u00eb, n\u00eb vitin 1910. M\u00eb pas ai  regjistrohet n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Gracit, n\u00eb Austri. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai nisi t\u00eb marre pjes\u00eb intensivisht n\u00eb jet\u00ebn italiane t\u00eb qytetit t\u00eb lindjes s\u00eb tij, Zar\u00ebs, dhe n\u00eb veprimtarit\u00eb e shoqatave atdhetare e nacionaliste, duke kryer detyra t\u00eb besuara, n\u00ebn udheheqjen e ndritur t\u00eb atdhetar\u00ebve Dalmat\u00eb, si Ziliotto dhe Ghiglianovich. Giacomo Vuxani kurr\u00eb  nuk harroi gjuh\u00ebn e atdheut t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij, gjuh\u00ebn Shqipe, t\u00eb cil\u00ebn familja e tij e fliste dhe ruante me shum\u00eb dashuri e passion ashtu sic ruante dhe  zakonet e traditat shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1910, Giacomo Vuxani promovon e organizon \u201cShoqat\u00ebn Italo- Shqiptare\u201d t\u00eb Borgo Erizzos, q\u00eb kultivon lidhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe beshk\u00ebpunon me ekspon\u00ebnt\u00ebt m\u00eb t\u00eb shenjuar t\u00eb diaspor\u00ebs, si Prof.Zef Skiroi (Giuseppe Scir\u00f2) dhe Rosolino Petrotta.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1901, n\u00eb Borgo Erizzo funksiononte nj\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb gjuhen shqipe, ku dha m\u00ebsim edhe atdhetari i paharruar franceskan, at Pashko Bardhi, shkrimtar me pseudonimin Vorf Dukagjini, Bib Gjeta dhe Oshkap Idhrabi.  Giacomo Vuxani bashk\u00ebpunoi ngusht\u00eb edhe revist\u00ebn \u201cAlbania\u201d \u201cBruksel \u2013 Lond\u00ebr,1897-1909). Vuxani posedonte ne m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb admirueshme jo vet\u00ebm t\u00eb folur\u00ebn arb\u00ebreshe t\u00eb v\u00ebndit t\u00eb lindjes, por dhe gjuh\u00ebn e atdheut m\u00ebm\u00eb, shqipen, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte objektin e studimeve t\u00eb tij. Lexonte shum\u00eb n\u00eb shqip, dhe ishte mik dhe mbeshtet\u00ebs i revist\u00ebs \u201cShejzat.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1914 Vuxani organizoi nj\u00eb delegacion arb\u00ebresh\u00ebsh, q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vizituar atdheun e baballar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb nderuar Princ Vidin, simbol i lirise dhe pavar\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore e detyron Vuxanin t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb studimet dhe e rreshton n\u00eb radh\u00ebt e ushtrise Austro-Hungareze. N\u00eb Shqip\u00ebri ai fillimisht vjen n\u00eb rolin e p\u00ebrkthyesit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pushtimit Austro-Hungarez t\u00eb Shqip\u00ebrise, e cila ishte nj\u00eb periudh\u00eb me progres t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe impuls p\u00ebr studimet shqiptare, Vuxani krijon shum\u00eb miq\u00ebsi me ekspon\u00ebnt\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb kultur\u00ebs shqipetare t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Maj t\u00eb vitit1919, Vuxani vendoset n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Prefektur\u00ebs s\u00eb Zar\u00ebs, ku q\u00ebndron p\u00ebr 23 vjet. Shpesh qeveria italiane i besonte atij misione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Ne vitin 1921, Vuxani u d\u00ebrgua me mission n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 1926 ai u d\u00ebrgua me mission n\u00eb Bari, ku gjithmon\u00eb ruajti lidhjet e miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-italiane. Qeveria italiane e ftoi Vuxanin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1940, me mision organizativ. Ai punoi aty me shum\u00eb impenjim, dhe kontriboi me shum\u00eb dashuri p\u00ebr t\u00eb krijuar miq\u00ebsi, bashk\u00ebpunim dhe respekt reciprok mes shqiptar\u00ebve dhe italianeve, t\u00eb cil\u00ebve nj\u00eb fat historik i p\u00ebrbashk\u00ebt ua impononte t\u00eb jetonin e punonin bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Ne vitin 1942 Vuxani em\u00ebrohet pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tokave t\u00eb Lirueme, me minister Eqrem Vloren. N\u00eb at\u00eb ministri ai mbante detyr\u00ebn e K\u00ebshilltarit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm, sot i vlefsh\u00ebm me postin e Sekretarit te Shtetit apo Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb ato vite, edhe pse n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, Vuxani b\u00ebri nj\u00eb pune kolosale n\u00eb drejtim t\u00eb rivendosjes s\u00eb kufinj\u00ebve etnike shqiptare. Ai n\u00eb Parlamentin Shqiptar p\u00ebrfaq\u00ebsoi Bashk\u00ebsine Shqiptare t\u00eb Borgo Erizzo, (Arbanasi). Shqip\u00ebria e madhe at\u00ebhere konceptohej si nj\u00eb familje e madhe etnike, br\u00ebnda kufijve etnike t\u00eb saj, q\u00eb p\u00ebrfshinin edhe pjes\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb Parlament Shqiptar me Giacomo Vuxanin, si deputet ishte edhe atdhetari i pafat avokat Terenzio Tocci, perfaq\u00ebsues i komunitetit shqiptar t\u00eb Kalabris\u00eb, apo Rosolino Petrotta dhe Pierino Maurea, perfaqesues t\u00eb lokaliteteve respektive n\u00eb Sicili dhe Molise t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n<p>Me 16 Prill t\u00eb vitit 1943, Giacomo Vuxani rimerr sh\u00ebrbimin pran\u00eb Prefektur\u00ebs s\u00eb Zar\u00ebs. K\u00ebtu nisi nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Rreziqe t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve; t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar vuajtjet e Zar\u00ebs s\u00eb tij. Si\u00e7 qe rasti kur n\u00eb koh\u00ebn e bombardimeve ajrore Anglo \u2013 Amerikane t\u00eb 16 dhe 30 Dhjetorit 1943, ku ai qendroi n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, duke ndihmuar me gjith\u00eb fuqit\u00eb e tij  popullsin\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb tij t\u00eb lindjes, Zar\u00ebs.<\/p>\n<p>Giacomo Vuxani nuk u t\u00ebrhoq edhe kur Zara u pushtua nga trupat Jugosllave me 31 Tetor t\u00eb vitit 1944. I arrestuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, me 1 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, ai p\u00ebsoi tortura duke rrezikuar edhe t\u00eb pushkatohej. Pas vendosjes s\u00eb regjimit komunist n\u00eb Zar\u00eb dh\u00eb n\u00eb krejt Jugosllavin\u00eb ai vendoset n\u00eb Trieste, ku merret me trajtimin dhe ndihm\u00ebn e refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb  t\u00eb ardhur kryesisht nga Jugosllavia.<\/p>\n<p>Koliqi shkruan n\u00eb nekrologjin\u00eb rreth Giacomo Vuxanit se: \u201cKush kishte rastin t\u00eb vizitonte sht\u00ebpin\u00eb e Vuxanit n\u00eb Trieste do ta shihte at\u00eb pran\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, duke u drith\u00ebruar nga nj\u00eb entusiaz\u00ebm rinor, nd\u00ebrsa tregonte dy flamuj t\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm; at\u00eb Italian t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Zar\u00ebs, t\u00eb sjell\u00eb fshehurazi n\u00eb Itali nga ai, dhe at\u00eb Shqiptar t\u00eb Shoqat\u00ebs Arb\u00ebreshe t\u00eb Borgo Erizzos.<\/p>\n<p>Donte klasik\u00ebt grek\u00eb dhe latin\u00eb, kishte gjithmon\u00eb mbi komodin\u00eb, af\u00ebr shtratit ndonj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb original t\u00eb tyre. S\u00eb fundmi, n\u00eb periudh\u00ebn e s\u00ebmundjes mbante nj\u00eb volum t\u00eb zgjedhur nga Ovidi.\u201d<\/p>\n<p>Koliqi thot\u00eb se: \u201cN\u00eb shqiptar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb nderojm\u00eb Vuxanin, nj\u00eb nga p\u00ebrsonalitet m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb diaspor\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb t\u00eb zgjedhurin ton\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb ndritura t\u00eb virtyteve bujare t\u00eb shqiptaris\u00eb dhe t\u00eb besnik\u00ebris\u00eb ndaj kultit t\u00eb traditave t\u00eb tij fisnike atdhetare.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dokumenteve arkivore t\u00eb Parlementit Shqiptar t\u00eb periudh\u00ebs kur Vuxani ishte deputet si dhe t\u00eb dokumenteve dhe veprimarive t\u00eb tij si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Tokave t\u00eb Lirueme, n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb ndihme shum\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr kerkime e studime m\u00eb t\u00eb thelluara rreth k\u00ebsaj figure mund t\u00eb jepte dhe kontakti me familjar\u00eb t\u00eb Vuxanit.<\/p>\n<p>Me 23 Tetor t\u00eb vitit 2005 djali i Vuxanit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 79 vjec, doktor Giuseppe Vuxani, i shkruan nj\u00eb let\u00ebr  redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, Arbitalia. Fakt ky q\u00eb tregon se Vuxani e ka ruajtur me fanatiz\u00ebm gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn Shqiptare, dhe e ka p\u00ebrcjell\u00eb at\u00eb edhe tek f\u00ebmij\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Ne ate let\u00ebr djali i tij shkruan: \u201cJam doktor Giuseppe Vuxani, i lindur n\u00eb kolonin\u00eb me origjin\u00eb shqiptare t\u00eb Borgo Erizzos (aktualisht Arbanasi), n\u00eb ish-provinc\u00ebn italiane t\u00eb Zar\u00ebs (n\u00eb Dalmaci), tashm\u00eb n\u00ebn sovranitetin e shtetit t\u00eb Kroacis\u00eb, me emrin Zadar. Jam 79 vje\u00e7 dhe banoj n\u00eb Trieste.<\/p>\n<p>Kam l\u00ebn\u00eb, bashk\u00eb me shum\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00eb t\u00eb mi vendin e lindjes n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1948, n\u00eb vijim t\u00eb Traktatit t\u00eb Paq\u00ebs, me t\u00eb cilin qyteti i Zar\u00ebs i p\u00ebrkiste Jugosllavise. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb fshat flitej ende shqipja e vjet\u00ebr e prind\u00ebrve, q\u00eb mor\u00ebn arratin\u00eb nga dominimi turk, n\u00eb 1725, t\u00eb ardhur nga dy v\u00ebnde af\u00ebr Shkodr\u00ebs. Ata u sistemuan n\u00eb periferi t\u00eb Zar\u00ebs  dhe kur isha femij\u00eb m\u00eb th\u00ebrrisnin n\u00eb shqip Zef, dhe ruaj ende n\u00eb kujtes\u00eb fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb shqip q\u00eb fliteshin at\u00ebhere. Babai im qe nj\u00eb eksponent i vendosur i diaspor\u00ebs shqiptare, i impenjuar n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Im at\u00eb ishte themeluesi dhe sekretari i Shoqat\u00ebs Italo-Shqiptare t\u00eb Borgo Erizzos. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai q\u00ebndronte vazhdimisht n\u00eb kontakt me eksponent\u00eb t\u00eb kolonive shqiptare n\u00eb Itali. Ve\u00e7an\u00ebrisht dometh\u00ebn\u00ebs qe Kuvendi i Triestes n\u00eb vitin 1913.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 30 gjuhetari i famsh\u00ebm italian Carlo Tagliavini ekzaminoi me kujdes gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb folur n\u00eb Borgo Erizzo dhe shkroi nj\u00eb lib\u00ebr mbi k\u00ebt\u00eb argument.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb teper kan\u00eb mundur t\u00eb shpetojn\u00eb vetem disa deshmi t\u00eb vogla, por interesante t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb do te doja t\u2019ua ofroja q\u00ebndres suaj kulturore.<\/p>\n<p>Duke udhetuar ne internet jam njohur me websitin tuaj, por nuk njoh vecse Homepagen tuaj, ku gjeta dhe adresen e e-mailit.\u201d, p\u00ebrfundon letr\u00ebn e tij Giuseppe Vuxani.<\/p>\n<p>Kjo let\u00ebr e djalit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dhe shume inkurajuese, duke na b\u00ebr\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se ka akoma shpres\u00eb se di\u00e7ka nga thesari arkivor i l\u00ebn\u00eb nga ky kolos i diaspor\u00ebs Shqiptare mund t\u00eb shp\u00ebtohet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA NDREK GJINI Giacomo Vuxani (Arbanasi, 20 Korrik 1886 \u2013 Trieste, 7 Prill 1964) ishte nj\u00eb politikan dhe patriot shqiptaro \u2013 italian i lindur n\u00eb fshatin Arbanas t\u00eb Borgo Erizzo (tani Arbanasi), n\u00eb periferi e qytetit te Zar\u00ebs ne Kroaci. Historiografia Shqiptare i ka borxh k\u00ebtij intelektuali t\u00eb shquar, k\u00ebtij patrioti dhe veprimtari t\u00eb palodhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35736,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35735","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35735"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35735\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35737,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35735\/revisions\/35737"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}