{"id":35609,"date":"2023-01-05T13:51:05","date_gmt":"2023-01-05T13:51:05","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35609"},"modified":"2023-01-05T13:51:05","modified_gmt":"2023-01-05T13:51:05","slug":"enver-bytyci-logjika-e-konsensusit-ne-vendimmarrje-si-element-i-munguar-ne-qeverisjen-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/05\/enver-bytyci-logjika-e-konsensusit-ne-vendimmarrje-si-element-i-munguar-ne-qeverisjen-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Enver Byty\u00e7i\/ Logjika e konsensusit n\u00eb vendimmarrje si element i munguar n\u00eb qeverisjen e Shqip\u00ebris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>John Rawls n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cLiberalizmi politik\u201d trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur kusht\u00ebzimet e sistemit t\u00eb demokracis\u00eb nga konsensusi dhe logjika publike. Sipas tij arsyetimi i politik\u00ebs liberale realizohet p\u00ebrmes principeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, liris\u00eb dhe barazis\u00eb. Dhe me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto principe t\u00eb zbatohen n\u00eb praktik\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhet konsensus politik n\u00eb vendimmarrje dhe arsyetim logjik t\u00eb k\u00ebsaj vendimmarrjeje p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Mungesa e konsensusit politik n\u00eb vendimmarrjen juridike t\u00eb legjislativit konsiderohet si shkaku kryesor i munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb, fenomeneve t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb dhe trajtimit t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, rajoneve dhe politikave. M\u00eb tej vjen gjithashtu pushtimi i institucioneve t\u00eb shtetit nga korrupsioni, nepotizmi dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb e b\u00ebn shtetin t\u00eb jet\u00eb autoritar. Konsensusi \u00ebsht\u00eb kusht themelor p\u00ebr trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb gjithsecilit. Konsensus do t\u00eb thot\u00eb dialog, marr\u00ebveshje, fjale mbajtje, sinqeritet dhe transparenc\u00eb n\u00eb shfaqjen e mendimit e n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet politike e sociale n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Por duke u ndalur pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto koncepte dhe vlera t\u00eb demokracis\u00eb dhe asaj q\u00eb Rawls e quan liberaliz\u00ebm politik, rezulton se shoq\u00ebria shqiptare vuan shum\u00eb pik\u00ebrisht nga mungesa e konsensusit. P\u00ebr pasoj\u00eb vendimmarrja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebanshme dhe nuk pasqyron interesat e qytetar\u00ebve. Arroganca e pushtetit e sundon shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Madje edhe at\u00ebher\u00eb kur \u201ce padrejta\u201d b\u00ebhet ligj p\u00ebrmes k\u00ebsaj arrogance. Arsyetimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr opinionin publik bazohet te propaganda dhe retorika e konfliktit, n\u00eb vend t\u00eb arsyes s\u00eb logjikshme t\u00eb interpretimit t\u00eb ligjit ose vendimit.<\/p>\n<p>Imponimi i shumic\u00ebs ndaj pakic\u00ebs \u00ebsht\u00eb tipari kryesor i qeverisjes n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb raste t\u00eb caktuara edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Nj\u00eb mend\u00ebsi kjo tipike autoritare dhe totalitare e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri thuajse t\u00eb gjitha ligjet miratohen me karton\u00ebt e shumic\u00ebs parlamentare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr ligjet me votim t\u00eb cil\u00ebsuar ose kushtetuese p\u00ebrdoret intriga e trafikimit t\u00eb votave. Ligje t\u00eb tilla mund t\u00eb quhen norma juridike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb flitet p\u00ebr shtet ligjor dhe shtete ligjore konsiderohen dhe diktaturat. Shteti demokratik duhet t\u00eb jet\u00eb edhe shtet i s\u00eb drejt\u00ebs. Miratimi i nj\u00ebansh\u00ebm i ligjeve, qofshin ato t\u00eb zakonshme ose t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk garanton themelet e politikave liberale ose t\u00eb asaj q\u00eb quhet liberalizmit politik. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb rrit konfliktin politik e social n\u00eb shoq\u00ebri dhe e b\u00ebn t\u00eb pamundur realizimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Mungesa e konsensusit \u00ebsht\u00eb karakteristika themelore ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Madje, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb sistemit totalitar komunist, ka raste, si n\u00eb ligjin zgjedhor m\u00eb 2020-\u00ebn, kur u shkel mbi marr\u00ebveshjen konsensuale t\u00eb pal\u00ebve, mazhoranc\u00ebs dhe minoranc\u00ebs parlamentare. Ndodhi kjo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar. Mungesa e konsensusit politik ka \u00e7uar n\u00eb kontestimin e shum\u00eb ligjeve dhe ndryshimeve ligjore p\u00ebrmes Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si nga ana e ish-presidentit, Ilir Meta dhe nga ana e opozit\u00ebs parlamentare. Mungesa e konsensusit n\u00eb vendimmarrje, pra dhe n\u00eb ligj b\u00ebrjen, ka thelluar konfliktin politik e social p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje e problematika n\u00eb vend, si dhe retorik\u00ebn e konfliktit n\u00eb parlamentin shqiptar. Mund t\u00eb p\u00ebrmenden pa fund shembuj t\u00eb till\u00eb. Por mjafton t\u00eb kujtohet ligji p\u00ebr prishjen e Teatrit Komb\u00ebtar, ligji p\u00ebr dh\u00ebnien me koncension t\u00eb Butrintit, ligji p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Durr\u00ebs-Marina, ligji i ashtuquajtur \u201cFusha\u201d, p\u00ebrmes t\u00eb cilit falej pasuria publike te nj\u00eb person i nominuar, ligji p\u00ebr investimet dhe investitor\u00ebt strategjik\u00eb, ligji p\u00ebr shpron\u00ebsimet dhe sa e sa ligje t\u00eb tjera. P\u00ebrmes k\u00ebtyre ligjeve sot qeveria shqiptare operon me arroganc\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta histori p\u00ebrs\u00ebritet edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet rajonale e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Prej kat\u00ebr vitesh kryeministri i vendit flet dhe propagandon iniciativ\u00ebn serbe t\u00eb Open Ballkan. Por asnj\u00eb rast nuk u konsultua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iniciativ\u00eb me aktor\u00ebt dhe faktor\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb e gjetk\u00eb. Madje as me institucionet e tjera t\u00eb shtetit, si at\u00eb t\u00eb presidentit t\u00eb republik\u00ebs ose parlamentin shqiptar. Nuk mori mundimin t\u00eb fliste p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb me qeverin\u00eb, presidentin ose parlamentin e Kosov\u00ebs. Gjith\u00e7ka u vendos n\u00eb kulisa, pas shpin\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e tyre. P\u00ebr pasoj\u00eb nisi konflikti i brendsh\u00ebm \u00e7oi n\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen e faktorit shqiptar n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Historia e shtetit shqiptar t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb histori e prov\u00ebs s\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se si nuk duhet nd\u00ebrtuar dhe realizuar vendimmarrja e institucioneve shtet\u00ebrore pa konsensus, dialog, diskutime dhe debat. Historia e shtetit shqiptar t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shembulli tipik q\u00eb na tregon se deri ku shkon dekadenca e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00ebse nuk realizohen rekomandimet e teoris\u00eb politike t\u00eb konsensusit dhe logjik\u00ebs n\u00eb vendimmarrje. Kjo histori na jep gjithashtu m\u00ebsimin se kur mungon logjika e konsensusit politik, at\u00ebher\u00eb shteti rr\u00ebshqet n\u00eb korrupsion dhe humb \u00e7do tipar t\u00eb ushtrimit t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb liri e barazi, si dhe me drejt\u00ebsi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>John Rawls n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cLiberalizmi politik\u201d trajton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur kusht\u00ebzimet e sistemit t\u00eb demokracis\u00eb nga konsensusi dhe logjika publike. Sipas tij arsyetimi i politik\u00ebs liberale realizohet p\u00ebrmes principeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, liris\u00eb dhe barazis\u00eb. Dhe me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebto principe t\u00eb zbatohen n\u00eb praktik\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhet konsensus politik n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35610,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35609","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35609"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35609\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35611,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35609\/revisions\/35611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}