{"id":35439,"date":"2023-01-04T10:17:42","date_gmt":"2023-01-04T10:17:42","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35439"},"modified":"2023-01-04T10:17:42","modified_gmt":"2023-01-04T10:17:42","slug":"elbasani-kryeqytet-shanse-te-humbura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/04\/elbasani-kryeqytet-shanse-te-humbura\/","title":{"rendered":"ELBASANI KRYEQYTET\/Shanse t\u00eb humbura&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>SHEFQET DELIALLISI<\/p>\n<p>Mendimi q\u00eb Elbasani t\u00eb ishte kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm. Madje para shpalljes s\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. <\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1910, N\u00eb Librin \u201cBrenga e Ballkanit\u201d Edith Durham shkruan : \u201cElbasani \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur. Pozita e tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendit do t\u00eb ishte ideale p\u00ebr kryeqytet\u201d.<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebtari i shquar Gustav Weigand (i cili q\u00ebndroi n\u00eb Elbasan n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1909, dhe pranver\u00ebn e vitit 1912) n\u00eb hyrjen e vepr\u00ebs s\u00eb tij &#8220;Albanesische Gramatik&#8221; (Leipzig 1913 ) shkruan : <\/p>\n<p>&#8220;Elbasani me pozit\u00ebn e tij q\u00ebndrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb krejt shqiptare. Ai gjendet n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs Egnatia, n\u00eb lugin\u00ebn e Shkumbinit, ku kryq\u00ebzohen rrug\u00ebt p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Berat dhe Vlor\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nominuar p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ktyeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb lir\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb un\u00eb isha aty, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po shkruaj k\u00ebto sh\u00ebnime, nuk ishte kryeqytet. Po i ka t\u00eb gjitha shanset p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>SHANSI PAR\u00cb <\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1912, Ismail Qemali, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs kryesore vjeneze \u201cNeue Freie Presse\u201d, pyetjes s\u00eb gazetarit se cili do t\u00eb ishte kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u2019i p\u00ebrgjigjej: <\/p>\n<p>\u201cKryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb ishte Elbasani p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tij qendrore, por rol t\u00eb madh mund t\u00eb kishte edhe Vlora\u2026 Elbasani mund t\u00eb ishte Uashingtoni, nd\u00ebrsa Vlora, Nju-Jorku yn\u00eb\u201d. (Ilir ikonomi, Pavarsia. Udh\u00ebtim i paharruar i Ismail Qemalit,UET Press 2012, f. 96)<\/p>\n<p>Elbasani kryeqytet ishte edhe k\u00ebrkes\u00eb e Aqif Pash\u00ebs, madje ai kish marr\u00eb dhe premtimin e Ismail Qemalit. Kjo shprehet n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Esat Pash\u00eb Toptani i d\u00ebrgon Aqif Pash\u00ebs, n\u00eb 8 shtator 1913, ku k\u00ebrkon shk\u00ebputjen nga Qeverisa e Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu bashk\u00ebngjitur qeveris\u00eb s\u00eb tij. Esati i shkruan :<\/p>\n<p> \u201c\u2026. Ky njeri (Ismail Qemali) mundet q\u00eb juve ju kabon (ju merr me t\u00eb mir\u00eb) dhe ju premton se Elbasani do t\u00eb b\u00ebhet kryeqytet. V\u00eblla, nuk e ka p\u00ebr hall hi\u00e7 njeri q\u00eb ta caktoj\u00eb tani kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb. At\u00eb do ta caktoj\u00eb Europa dhe do ta dij\u00eb vet\u00ebm princi q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu\u201d. (A.Q.SH. Fondi Aqif Bi\u00e7ak\u00e7iu. Dosage 5, flet\u00ebt 21\/1, 21\/2, 21\/3. 8 shator 1913)<\/p>\n<p>Percaktimin e Elbasanit kryeqytet e perforcojn\u00eb edhe dy fakte t\u00eb tjera. Nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Lef Nosi nga Vlora, minist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e Ismail Qemalit i d\u00ebrgon n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb 21 Shkurt 1913, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera i shkruan :<\/p>\n<p>&#8221; E dashuna im m\u00eb.<br \/>\n\u2026Besoj se nuk asht p\u00ebr t\u2019u vonum\u00eb ma puna, e p\u00ebr s\u00eb shpejti do t\u00eb vim\u00eb n\u00eb Elbasan n\u00eb Kryeqytetin e pastajsh\u00ebm t\u00eb Shqipni\u00ebs s\u00eb re&#8230;.&#8221;<br \/>\nPo keshtu, gazeta \u201cP\u00ebrlindja e Shqypnies\u201d, organ i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme t\u00eb Vlor\u00ebs, ne numrin e dates 3 n\u00ebntor 1913 shkruan se Princ Vidi p\u00ebr kryeqytet t\u00eb shtetit t\u00eb ri do t\u00eb zgjidhte Elbasanin.(P\u00ebrlindja e Shipnies 20\/3 n\u00ebntor 1913)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Aqif Pasha vazhdon insistimin tek Ismail Qemali. N\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbimin e tij t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, m\u00eb 14 n\u00ebntorit 1913, i k\u00ebrkon transferimin e Qeveris\u00eb nga Vlora n\u00eb Elbasan. Dhe Ismail Qemalit p\u00ebrgjigjej : <\/p>\n<p>\u201cTransferimi i qendr\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme n\u00eb Elbasan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes komb\u00ebtar dhe n\u00eb harmoni me mejtimet e mija personale, dhe do ta pranoja k\u00ebt\u00eb transferim pa nguruar, por, k\u00ebt\u00eb moment kur pritet t\u00eb vij\u00eb mbreti, transferimi nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm se do t\u00eb lindnin probleme p\u00ebr ardhjen e tij\u2026\u201d<br \/>\n(A Q.SH, Fondi 71,Dosja 4, Dok.12031. 23 n\u00ebntor 1913 ).<br \/>\nDo t\u00eb ishin Fuqit\u00eb e M\u00ebdha dhe Princ Vidi q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonin kryeqytetin. Zgjedhja do t\u00eb ishte Durr\u00ebsi dhe jo Elbasani. Shkakun na e jep n\u00eb kujtimet e tij Charles Teleford Erikson, misionari amerikan i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri: <\/p>\n<p>\u201cDikush pyet p\u00ebrse ishte zgjedhur Durr\u00ebsi prej Princit p\u00ebr principat\u00ebn e tij? E vetmja arsye e mundshme q\u00eb hamend\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai mund t\u00eb largohej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rast nevoje, dhe Durr\u00ebsi e ofronte k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi. N\u00eb rast se princi do t\u00eb rrethohej, ai e dinte se nuk kishte flot\u00eb t\u00eb gatshme q\u00eb ta bllokonte at\u00eb nga deti\u2026\u201d (Charles Teleford Erickson ne librin &#8220;Shqiptaret- Enigma e ballkanit&#8221; pjesa dyte,f.186)<br \/>\nK\u00ebshtu Elbasani e humbi shansin e par\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>SHANSI DYT\u00cb<\/p>\n<p>Vite m\u00eb von\u00eb nj\u00eb shans i dyt\u00eb lindi.<br \/>\nMadje, q\u00eb n\u00eb vitin 1918 u mor nj\u00eb nism\u00eb nga Ahmet Zogu dhe Aqif Pasha p\u00ebr mbajtjen n\u00eb Elbasan t\u00eb nj\u00eb kuvendi komb\u00ebtar, madje u njoftuan dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nga trojet shqiptare p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Elbasan. Por kjo nism\u00eb u pengua nga Austro-Hungarez\u00ebt.Vijm\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb vitin 1920, n\u00eb Kongresin e Lushnj\u00ebs.<br \/>\nDihet q\u00eb organizatori kryesor i mbajtjes s\u00eb Kongresit ishte Aqif Pash\u00eb Elbasani. Me t\u00eb drejt\u00eb lind pyetja: pse Kongresi nuk u mbajt n\u00eb Elbasan, qytet i madh, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe me tradit\u00eb? Vite m\u00eb par\u00eb (1909) n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ishte mbajtur me sukses Kongresi Komb\u00ebtar i Elbasanit p\u00ebr shkollat shqipe, n\u00eb t\u00eb cilin u mor dhe vendimi p\u00ebr hapjen e Shkoll\u00ebs Normale. Pse duhej q\u00eb Kongresi t\u00eb mbahej n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si Lushnja?!<br \/>\nShkak ishin mosmarr\u00ebveshjet mes t\u00eb par\u00ebve t\u00eb Elbasanit, Aqif Pash\u00ebs dhe Shefqet V\u00ebrlacit, t\u00eb cil\u00ebt ndon\u00ebse kishin lidhje t\u00eb af\u00ebrta familjare (ishin baxhanak\u00eb) ishin n\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb ashp\u00ebr mes tyre. Dihet q\u00eb V\u00ebrlaci ishte m\u00eb influenti n\u00eb Elbasan. Dihet q\u00eb ishte italofil. Dihet q\u00eb italian\u00ebt ishin kund\u00ebr mbajtjes s\u00eb Kongresit, madje tentuan ta ndalonin ushtarakisht at\u00eb. Prandaj duket se V\u00ebrlaci nuk lejoi q\u00eb Kongresi t\u00eb mbahej n\u00eb Elbasan. Ja \u00e7far\u00eb Sejfi Vllamasi shkruan n\u00eb Librin &#8220;Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897- 1942&#8243;: Mendimi i par\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb kongresi t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Elbasan, por mbasi bashkia e k\u00ebtij qyteti ndodhej n\u00ebn ndikimin e Shefqet Verlacit, nga kushtet e k\u00ebtij proteksionisti t\u00eb flak\u00ebt, d\u00ebshira e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend nuk u realizua. Influenca e V\u00ebrlacit n\u00eb Elbasan ka qen\u00eb aq e madhe, sa kund\u00ebrshtari i tij Aqif Pasha mori pjes\u00eb n\u00eb kongres jo si delegat i Elbasanit, por si delegat i Peqinit&#8221; ( Sejfi Vllamasi n\u00eb Librin &#8220;Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897- 1942.F.190).<\/p>\n<p>N\u00ebse Kongresi do t\u00eb ishte mbajtur n\u00eb Elbasan, sigurisht q\u00eb kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ishte Elbasani.<br \/>\nN\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb se Kongresi i Lushnj\u00ebs e zgjodhi Tiran\u00ebn kryeqytet. Debati p\u00ebr caktimin e kryeqytetit mbeti i hapur. Pretendonin disa qytete. Elbasani ishte nj\u00eb prej tyre.<br \/>\nJa \u00e7far\u00eb shkruhej n\u00eb vitin 1923 n\u00eb nj\u00eb editorial t\u00eb Gazet\u00ebs Elbasani: <\/p>\n<p>\u201cT\u00eb shofim kush nga qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrmbushi konditat p\u00ebr kryeqytet. Kor\u00e7a, nj\u00eb nga qytetet ma t\u00eb bukur t\u00eb Shqipni\u00ebs me kultur\u00eb, me godina t\u00eb bukra e me klim\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, por, n\u00eb nj\u00eb kand t\u00eb Shqipni\u00ebs e fare af\u00ebr kufinit si t\u00eb Greqis\u00eb ashtu edhe t\u00eb Jugosllavi\u00ebs, nuk mund t\u00eb bahet kryeqytet. Gjithashtu edhe Shkodra nuk mund t\u00eb bahet kryeqytet (ndon\u00ebse) sa e madhe dhe e bukur q\u2019asht, me godina t\u00eb mdha, me klim\u00eb e kultur\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh, nga shkaku se ndodhet n\u00eb kandin tjet\u00ebr t\u00eb Shqipni\u00ebs dhe af\u00ebr kufinit t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ve\u00e7 inondasionevet (p\u00ebrmbytjeve) t\u00eb shpeshta q\u00eb ndodhin p\u00ebr \u00e7\u2019do vit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr\u2026 Vlona e Durrsi, si qytete n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit, num\u00ebrohen qytete af\u00ebr kufinit t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs e gjinden n\u00eb rrezik, jan\u00eb qytete t\u00eb vegj\u00ebl (b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vitin 1923) pa godina e pa uj\u00eb e me nj\u00eb klim\u00eb fort t\u00eb dob\u00ebt e malarike. Tirana, n\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb bukur, mund t\u00eb zgjanohet nga t\u00eb mund, por, pa uj\u00eb si p\u00ebr t\u00eb pim\u00eb ashtu edhe p\u00ebr pastrim e kanalizim t\u00eb tepricavet e ndytsinavet.<br \/>\nElbasani nga nj\u2019an\u00eb, me gjith q\u00eb sot p\u00ebr sot nuk ka godinat e nevojshme p\u00ebr t\u2019u vendos\u00eb zyrat e duhuna (n\u00eb rast nevoje, mund t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb nj\u00eb mot e sip\u00ebr) m\u2019an\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrmbledh\u00eb gjith virtutat e nevojshme p\u00ebr nj\u00eb kryeqytet, n\u00eb pikpamje topografike, morale, shoqnore, politike, strategjike, gjuhsore, sh\u00ebndetsore e arhitekturore. Elbasani piks\u00ebpari gjindet n\u00eb k\u00ebrthiz\u00ebt t\u00eb Shqipnis\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e okupasionit austriak ishte \u201ctrait d\u2019union\u201d<br \/>\n(bashkimi) i Shqipni\u00ebs s\u00eb Veriut e t\u00eb Jug\u00ebs\u2026. Populli mbrenda n\u00eb qytet asht n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb kulture q\u2019\u00eb e meriton t\u2019jet\u00eb banor\u00eb i kryeqytetit. Popullsia e rretheve t\u00eb\u2019 tij asht shum e squ\u00ebt, e urt\u00eb, e shoqnueshme e patriotike, si me qen\u00eb banor\u00eb qyteti\u2026<br \/>\nElbasani n\u00eb pikpamje kulturale s\u2019asht edhe fort larg, n\u00eb krahasim me Shkodr\u00eb e  Kor\u00e7\u00eb, dhe ka shpresa t\u00eb mdha jo vet\u00ebm t\u2019ja mrri\u00eb, por edhe t\u2019ja kaloj k\u00ebtyneve, mbasi sot-p\u00ebr-sot ka 70 e sa studenta n\u00ebp\u00ebr shkollat e ndryshme t\u2019 Austris\u00eb e t\u00eb Gjermanis\u00eb. \u2026Elbasani n\u00eb pikpamje gjuhsore asht i vetmi qytet, i cili sikund\u00ebr e lidh\u00eb politikisht Shqipni\u00ebn e Veriut me at\u00eb t\u00eb Jug\u00ebs, ashtu edhe me gjuh\u00eb lidh\u00eb k\u00ebto dy pjes\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dialekti i Elbasanit, asht \u201ctrait d\u2019 union i\u201d (bashkimi) i dialektevet t\u00eb Gegnis\u00eb e t\u00eb Tosk\u00ebnis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebte arsye n\u00eb koh\u00ebn e Turqis\u00eb m\u00eb 1909, Kongresi Arsimu\u00ebr u mblodh\u00eb n\u2019 Elbasan dhe vendosi hapjen e Shkoll\u00ebs Normale po k\u00ebtu n\u2019 Elbasan, e cila prej asij kohe ishte Instituti ma i nalt i Rilindjes Komb\u00ebtare. Gjithashtu po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Komisioni Arsimu\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e okupasionit austriak, pat\u00eb pranu\u00eb dialektin e Elbasanit, si p\u00ebr gjuh\u00eb zyrtare t\u00eb Shqipni\u00ebs. Nashti s\u00eb voni, edhe Ministrija e Arsimit q\u00eb prej vitit 1920, po k\u00ebt\u00eb dialekt ka pranu\u00eb e p\u00ebdoru\u00eb gjer m\u00eb sot, si p\u00ebr gjuh\u00eb zyrtare t\u00eb shtetit.<br \/>\nN\u00eb pikpamje topografike, Elbasani ka nji pozit\u00eb q\u00eb t\u00eb shtrihet p\u00ebrsip\u00ebr qytetit, n\u00ebp\u00ebr kodrat ose n\u00eb t\u00eb dy buz\u00ebt e Shkuminit, q\u00eb me shum arsy\u00eb t\u00eb quhet kryeqytet i Gegnis\u00eb dhe i Tosk\u00ebnis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb pikpamje sh\u00ebndetsore, Elbasani asht i vetmi qytet i Shqipni\u00ebs q\u00eb meriton p\u00ebr kryeqytet. Ka uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pim\u00eb me shumic\u00eb, i cili rrjedhe prej nji burimit t\u00eb kullu\u00ebm si argjanti, e q\u00eb kryen plotsisht nevojat e nj\u00eb kryeqyteti t\u00eb banu\u00ebm prej ma se 100 000 frym\u00ebsh. Mjafton q\u00eb ky uj\u00eb, i cili buron dy or\u00eb larg qytetit, t\u2019i epet nj\u00eb kompanije, e cila me nj\u00eb sistem modern, passi t\u2019a depozitoj, t\u2019a sjelli n\u00eb qytet me nj\u00eb kanal q\u00eb t\u00eb sigurohet mos trazimi me ujnat e shiut e tjera, dhe ashtu mund t\u00eb p\u00ebrndahet, n\u00eb \u00e7\u2019do sht\u00ebpi\u00eb t\u00eb qytetit n\u00eb nji nalt\u00ebsi\u00eb, sa t\u2019i duhet sejcilit.<br \/>\nM\u2019 an\u00eb tjet\u00ebr Shkumini, si nj\u00eb lum me ujna t\u00eb shumta, e me rrym\u00eb, ka me i sh\u00ebrby\u00eb Elbasanit si kryeqytet, tue i dhan\u00eb ndri\u00e7imin me drit\u00eb elektrike, si dhe forc\u00eb motrike p\u00ebr fabrika e industrina t\u00eb ndryshme. Ma n\u00eb fund Shkumini po t\u2019i epet nj\u00eb kompanije, p\u00ebr t\u2019a thellu\u00eb e p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrmbledh\u00eb, bahet i lundruesh\u00ebm. K\u00ebshtu q\u00eb Elbasani si kryeqytet mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vijavet t\u00eb komunikasionit toksore, por, edhe nj\u00eb vij\u00eb p\u00ebr n\u00eb det\u00eb, me an\u00ebn e Shkuminit.<br \/>\nPra, tue u marrun parasysh\u00eb gjith k\u00ebto kondita e cilsi\u00ebna q\u00eb ka Elbasani, t\u00eb cilat e bajn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb meritu\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr kryeqytet, kujtojm\u00eb sigurisht se jo vet\u00ebm neve, por edhe p\u00ebrfaqsu\u00ebsit e qytetevet tjera t\u00eb Shqipni\u00ebs, nuk kan\u00eb me ja mohu\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr me qen\u00eb kryeqytet i Shqipni\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhej 100 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Gazet\u00ebn Elbasani. Artikullshkruesi anonim, ndon\u00ebse pak euforik, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb vizionar dhe i ditur. Ide q\u00eb ai shpreh para 100 vjet\u00ebsh, jan\u00eb atraktive edhe sot, si nd\u00ebrtimi i qytetit t\u00eb Elbasanin n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e Shkumbinit, apo shfryt\u00ebzimi i tij p\u00ebr energji elektrike, si\u00e7 po tentohet sot.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Elbasani e humbi dhe shansin e dyt\u00eb p\u00ebr kryeqytet.<\/p>\n<p>A KA SHANS T\u00cb TRETE? <\/p>\n<p>Tashm\u00eb bashkimi i Elbasanit me Tiran\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet autostrad\u00ebs s\u00eb re nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebr. Shansi i tret\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb Elbasani bashk\u00ebkryeqytet me Tiran\u00ebn. Pse jo ? Tashm\u00eb dy qytet jan\u00eb larg nj\u00ebri tjetrit vet\u00ebm 18 minuta..<br \/>\nEndrrat jo gjithmon\u00eb mbeten \u00ebndrra !<br \/>\n(Sh.D)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHEFQET DELIALLISI Mendimi q\u00eb Elbasani t\u00eb ishte kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i hersh\u00ebm. Madje para shpalljes s\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. N\u00eb vitin 1910, N\u00eb Librin \u201cBrenga e Ballkanit\u201d Edith Durham shkruan : \u201cElbasani \u00ebnd\u00ebrron p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur. Pozita e tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vendit do t\u00eb ishte ideale p\u00ebr kryeqytet\u201d. Gjuh\u00ebtari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35440,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35439","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35441,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35439\/revisions\/35441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}