{"id":35350,"date":"2023-01-03T11:01:34","date_gmt":"2023-01-03T11:01:34","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35350"},"modified":"2023-01-03T11:01:34","modified_gmt":"2023-01-03T11:01:34","slug":"letra-e-nje-infermiere-per-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/03\/letra-e-nje-infermiere-per-edi-ramen\/","title":{"rendered":"LETRA E NJE INFERMIERE PER EDI RAMEN"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb viteve kryeministri Edi Rama ju d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb personalizuar gjith\u00eb personelit mjek\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. S\u2019do mend, q\u00eb nj\u00eb e till\u00eb m\u00eb erdhi dhe mua.S\u2019pata fat ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb pasi m\u00eb q\u00eblloi t\u00eb jem turni i tret\u00eb, por ma kishin l\u00ebn\u00eb tek zyra e kuadrit t\u00eb spitalit.<br \/>\nM\u00ebnyra si u njoftova p\u00ebr letr\u00ebn n\u00eb emrin tim s\u2019qe dhe aq dinjitoze po nejse.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ngjisja shkall\u00ebt p\u00ebr n\u00eb pavion, u k\u00ebmbeva me shefin e kuadrit, q\u00eb m\u00eb hung\u00ebroi di\u00e7ka si t\u00eb tille si..\u201dna moj shushk\u00eb, ke nj\u00eb let\u00ebr tek zyra ime nga ai i gjati\u201d<br \/>\nE mora letr\u00ebn dhe mu b\u00eb zemra mal.<br \/>\nKam 30 vjet infermiere dhe s\u2019i ka r\u00ebn\u00eb njeriu n\u00eb mend p\u00ebr \u00ebua t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb kartolin\u00eb, q\u00eb nga koha kur kisha burrin ushtar s\u2019kam marr\u00eb t\u00eb tilla. \u2026Me fal se s\u2019tu prezantova\u2026Jam Elisabeta , shkurt e gjat\u00eb Beti m\u00eb flasin, infermiere ne spitalin N si\u00e7 thoshe ti me t\u00eb tallur n\u00eb fillimet e tua.<br \/>\nKartolin\u00eb goxha luksoze dhe e punuar me shije.Jasht\u00eb e brenda kishte vet\u00ebm ty, stem\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb re, ambjentet e reja t\u00eb kryeministris\u00eb. Po un\u00eb i vler\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebt me dor\u00eb.M\u00eb duken shum\u00eb t\u00eb personalizuara dhe se v\u00eb re edhe kan\u00eb nga pak kult individi me tepri brenda.<br \/>\nE lexoja shkall\u00ebve letr\u00ebn t\u00ebnde dhe zemra mal m\u00eb b\u00ebhej. M\u00eb fal\u00ebnderoje p\u00ebr bashk\u00ebpunimin dhe p\u00ebrkushtimin.N\u00eb fakt ne s\u2019para kemi bashk\u00ebpunuar, se ku ti e ku un\u00eb. Nd\u00ebrsa sa p\u00ebr p\u00ebrkushtimin, un\u00eb kam 30 vjet q\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb se m\u00eb duhet rroga dhe nj\u00eblloj e kam b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr Nard Nok\u00ebn pun\u00ebn, me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim ndaj s\u2019ke pse m\u00eb falenderon.<br \/>\nPor, gjith\u00eb ajo p\u00ebrshtypje pozitive p\u00ebr kartolin\u00ebn e personalizuar erdhi e mu zbeh krejt, kur mora vesh si i kishin marr\u00eb n\u00eb apel, gati n\u00eb rresht personelin p\u00ebr tu shp\u00ebrndar\u00eb letr\u00ebn t\u00ebnde sikur t\u00eb qem\u00eb n\u00eb Koren\u00eb e Veriut.<br \/>\nDhe fillova t\u00eb mendoj pak si menaxhere.Po sikur me lek\u00ebt e kartolinave t\u00eb na kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb banj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr pavionin, se ne e dim\u00eb \u00e7\u2019heqim. P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb urinuar, shkojm\u00eb 3 pavione me tutje se ne s\u2019kemi banj\u00eb, na u bllokua dhe e b\u00ebn\u00eb depo m\u00eb n\u00eb fund.<br \/>\nLe pastaj sikur t\u00eb na kish b\u00ebr\u00eb ca dollape ku vishemi e zhvishemi, se jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2019kemi nj\u00eb garderob\u00eb, po zhvishemi n\u00eb infermieri pas ca dollapeve. Dhe dollapet jan\u00eb ndihma, q\u00eb nga koha e kriz\u00ebs s\u00eb kosovare\u00ebve dhe t\u00eb mbushur me furrttare.<br \/>\nEdhe tavolina e till\u00eb \u00ebsht\u00eb. Karriget i kemi t\u00eb gjitha me 3 k\u00ebmb\u00eb, se nuk mbahet mend sa jam un\u00eb t\u00eb jemi furnizuar ndonj\u00ebher\u00eb me mobilje.<br \/>\nEh mor Ed , shpirt i motr\u00ebs, \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them m\u00eb par\u00eb. K\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb. S\u2019ka sapun\u00eb, s\u2019ka doreza, s\u2019ka \u00e7ar\u00e7af\u00eb, krevatet jan\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Nuhut.<br \/>\nAt\u00eb nat\u00eb s\u2019mu duk fare koha. Fluturoi nata si me magji, vet\u00ebm prej k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb m\u00eb kishe d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr\u2026<br \/>\nKam hequr t\u00eb zit\u00eb e ullirit me nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb nuk urinonte dot dhe m\u00eb duhej t\u2019i fusja nj\u00eb kateteter se po plaste.Po kateter s\u2019kishte gj\u00ebkundi. D\u00ebrgova nj\u00ebrin, ia bleu tek farmacia e nat\u00ebs. 2 mij\u00eb lek\u00eb b\u00ebn i shkreti, po ja q\u00eb s\u2019e gjen kur t\u00eb duhet.<br \/>\nK\u00ebrkova e ku s\u2019k\u00ebrkova p\u00ebr nj\u00eb pal\u00eb doreza, q\u00eb t\u00eb mos ia prekja hallatet me dor\u00eb burrit t\u00eb bot\u00ebs, po n\u00eb fund i dhash\u00eb karar me duar se po plaste. U qet\u00ebsua i shkreti njeri. Ka mbushur nj\u00eb legen me urin\u00eb, ku e pati mbajtur dit\u00ebziu dhe sa m\u00eb ka falenderuar thua ti\u2026m\u00eb shum\u00eb se Ti n\u00eb let\u00ebr, sigurisht.<br \/>\nDal\u00eb jasht\u00eb dhe fut dor\u00ebn n\u00eb xhep, kur \u00e7\u2019t\u00eb shof. M\u00eb kishte futur nj\u00eb 2000 leksh t\u00eb vjet\u00ebr fshehurazi n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb un\u00eb po punoja.U ktheva dhe e b\u00ebra rezil.<br \/>\n\u2018\u201d S\u2019t\u00eb vjen turp q\u00eb m\u00eb jep\u00eb lek\u00eb, i thash\u00eb. Po ke d\u00ebgjuar ti q\u00eb mjek\u00ebsia \u00ebsht\u00eb falas, po p\u00ebr mbulimin universal q\u00eb flet Ed Rama ke d\u00ebgjuar\u2026Le q\u00eb jan\u00eb dhe spiun\u00ebt e tij n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, na ruajn\u00eb si qent\u00eb. Do t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh n\u00eb qaf\u00eb ti. B\u00ebj nder, e gjej qeder, i thon\u00eb k\u00ebsaj pune\u201d\u2019<br \/>\nNat\u00ebn h\u00ebngra dynjan\u00eb se kish 30 t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe sa i mbarohet serumi nj\u00ebrit, akoma s\u2019ia ke filluar tjetrit, po drejtoria thot\u00eb q\u00eb mjafton nj\u00eb infermiere, pse \u00e7do b\u00ebni ju\u2026<br \/>\nE di ti Ed, q\u00eb tek spitali ku un\u00eb punoj nuk ka sistem sinjalizimi me zile dhe me drit\u00eb alarmi, po t\u00eb th\u00ebrrasin me maj\u00ebkrahi \u2018, \u2018\u2019Oj cuce, ku je se mbaroi surumi\u2026\u201d\u2019<br \/>\nN\u00eb korridor temperatura ishte minus 8 grad\u00eb celsius, se ne s\u2019kemi sistem ngrohje. Kalorifer\u00eb n\u00eb mure kemi, po nafta e kaldaj\u00ebs ka vite q\u00eb s\u2019dihet ku p\u00ebrfundon dhe nuk jan\u00eb ndezur kurr\u00eb, ndaj punojm\u00eb me golf e me pardesy mbi p\u00ebrpar\u00ebsen e bardh\u00eb.<br \/>\nVras mendjen s\u2019u del m\u00eb keq ju k\u00ebshtu, q\u00eb ngrohet \u00e7do pacient me kalorifer, sesa t\u2019i kishit me ngrohje t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar\u2026? Se tani ca i burgosin dhe p\u00ebr 30 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra me \u00e7\u2019kam d\u00ebgjuar dhe s\u2019u mbyllet \u00e7\u00ebshtja derisa e mbyllin vet\u00eb\u2026M\u00eb duket se ju jeni si\u00e7 themi ne tironsit, gjimoni kokrr\u00ebn e ullinit dhe ju hik oka e vojit\u2026<br \/>\nMir\u00ebpo ti Ed, n\u00eb let\u00ebr po me thoshje se jemi n\u00eb rrug\u00ebn e modernizimit dhe un\u00eb n\u00eb at\u00eb pak koh\u00eb q\u00eb pata t\u00eb lir\u00eb, nisa t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb sikur spitali im do b\u00ebhej nj\u00eb dit\u00eb normal, ku t\u00eb hyje me kart\u00eb, ku t\u2019i kishe t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb nj\u00eb kompjuter t\u00eb lidhura p\u00ebr \u00e7do dhom\u00eb dhe jo n\u00eb at\u00eb regjistrin e madh me kapak\u00eb ngjyr\u00eb m\u2026 si defter turk, ku \u00e7ar\u00e7af\u00ebt do nd\u00ebrroheshin 2 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, ku \u00e7ezma do t\u00eb kishte uj\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb e t\u00eb ftoht\u00eb, ku taualeti do t\u00eb kishte edhe dush, ku ajri i kondicionuar do t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb punoje shpenguar, ku ambulanc\u00ebn do ta kishe tek dera dhe s\u2019do t\u2019ia vidhte benzin\u00ebn drejtori, ku dollapi do t\u00eb kishte t\u00eb gjitha barnat q\u00eb duhen dhe t\u00eb mos isha e detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb vend t\u00eb atij q\u00eb s\u2019e kam.. ku aget e p\u00ebrdorura do t\u2019i futja n\u00eb 3 kosha me ngjyra t\u00eb ndryshme sipas rrezikshm\u00ebris\u00eb dhe jo n\u00eb nj\u00eb shishe koka-kole, ku mat\u00ebrialet e rrezikshme do t\u00eb digjeshin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb akseleertaor dhe nuk do t\u00eb hidheshin tek kazani i pleh\u00ebrave\u2026.Po \u00e7\u2019them dhe un\u00eb. K\u00ebto s\u2019kan\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb, se ti e ke filluar mbrapsht.<br \/>\nTi flet vazhdimisht p\u00ebr reform\u00eb, por kjo m\u00ebnyra jote shto uj\u00eb e shto oriz s\u2019m\u00eb duket se t\u00eb nxjerr\u00eb gj\u00ebkundi. Pilaf do b\u00ebhet prap\u00eb n\u00eb fund.<br \/>\nUn\u00eb jam mrekulluar kur t\u00eb kam d\u00ebgjuar, q\u00eb the se fajin e ka sistemi dhe jo individi, sepse \u00ebsht\u00eb sistemi q\u00eb i korrupton njer\u00ebzit. Ja nj\u00eb burr\u00eb i men\u00e7ur q\u00eb po e kap demin prej brir\u00ebsh mendova.<br \/>\nMbase t\u00eb g\u00ebnjejn\u00eb mor shpirt i motr\u00ebs dhe s\u2019i di t\u00eb gjitha. Po ta thot\u00eb motra, q\u00eb sistemi vet\u00ebm k\u00ebshtu si\u00e7 po e b\u00ebn ti, nuk b\u00ebhet. Mbase un\u00eb s\u2019e kam kapacitetin t\u00eb t\u00eb jap\u00eb mend, po dy gj\u00ebra i di dhe un\u00eb.<br \/>\nSistemi aktual sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb konceptuar gabim q\u00eb n\u00eb fillim, sepse \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00ebn ndikimin e tregtar\u00ebve t\u00eb ila\u00e7eve dhe n\u00eb dobi t\u00eb tyre. E ke vrar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb mendjen, pse kemi kaq shum\u00eb farmaci dhe dhe kaq pak studio mjek\u00ebsore private? Sepse, t\u00eb mirat e sistemit shkojn\u00eb p\u00ebr ta. Ata zgjedhin ministrat dhe drejtor\u00ebt, dhe ty t\u00eb duket sikur i zgjedh ti, po ti s\u2019ke n\u00eb duar as lesht\u00eb e Currit si\u00e7 i thon\u00eb n\u00eb lagjen time, se t\u00eb gjitha drejtorit\u00eb i ka LSI. Dhe atje ku s\u2019i ka ajo i ka Koqo Kok\u00ebdhima.<br \/>\nPra, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij sistemi \u00ebsht\u00eb pacienti pjes\u00ebrisht si kavje dhe farmacisti nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pacienti dhe doktorri, se k\u00ebta jan\u00eb shtylla kurrizore e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor. Farmacisti \u00ebsht\u00eb ndihm\u00ebs i tyre, ashtu si\u00e7 jam edhe un\u00eb. Ti po b\u00ebn nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb uj\u00eb, se po i d\u00ebnd me ila\u00e7e. Nuk po i sh\u00ebron, as nuk i parandalon. Sa p\u00ebr at\u00eb check-up in q\u00eb po e paraqet si reformim, mos ta d\u00ebgjoj\u00eb njeri se e b\u00ebnte shoku Enver para teje. D\u00ebrgonte nj\u00eb ekip mjek\u00ebsor nga Tirana dhe i chekonte t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e nj\u00eb qyteti. Ky mbulimi universal i yti, megjith\u00ebse s\u2019m\u00eb plas fare p\u00ebr t\u00eb, se ai u realizoka n\u00eb 2030 sipas ministrit, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb kam shkuar tek ara e Tares deri at\u00ebher\u00eb, por dhe ty s\u2019t\u00eb l\u00eb njeri kaq gjat\u00eb n\u00eb pushtet, kot p\u00ebrpiqesh, do t\u2019ju v\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb ila\u00e7e n\u00eb dispozicion t\u00eb varf\u00ebrve apo \u00e7far\u00eb?<br \/>\nPo ti pse i bie kaq gjat\u00eb mor shpirt i motr\u00ebs? P\u00ebr t\u00eb ndihmuar ata q\u00eb s\u2019kane fuqi paguese, list\u00ebn e t\u00eb varf\u00ebrve e ke gati, q\u00eb nga kjo puna e dritave. Paguaju fatur\u00ebn e spitalit atyre sipas kushteve q\u00eb do vendos\u00ebsh ti dhe s\u2019ke pse mendon as p\u00ebr \u00e7ar\u00e7af\u00eb, as p\u00ebr ushqim, as p\u00ebr ila\u00e7e, as p\u00ebr rrogat tona, se spitali e di vet\u00eb pastaj si e rregullon pun\u00ebn; k\u00eb do mbaj\u00eb e k\u00eb do heq\u00eb nga puna prej nesh.<br \/>\nMeqe ra fjala tek \u00e7ar\u00e7af\u00ebt Edo, ma ke nxir\u00eb mbr\u00ebm\u00eb fare. Kisha nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, q\u00eb villte dhe l\u00ebre q\u00eb mbeta duke i lar\u00eb t\u00eb vjellat, po s\u2019kisha \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u2019ia nd\u00ebrroja. Se e ka marr\u00eb nj\u00eb firm\u00eb pastrimin e spitalit dhe ajo kalon dy her\u00eb n\u00eb dit\u00eb si\u00e7 e ka n\u00eb kontrat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb leck\u00eb, po s\u2019vjen sa her\u00eb kemi nevoj\u00eb ne. Se k\u00ebto punet me bereqet, i kan\u00eb marr\u00eb privat\u00ebt. Vet\u00ebm k\u00ebto pun\u00ebt e ndyra q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, s\u2019i marrin p\u00ebrsip\u00ebr<br \/>\nEh mor Ed, t\u00eb na i kishe dh\u00ebn\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Vit t\u00eb Ri ato shpenzimet e kartolinave, do na kishe b\u00ebr\u00eb pun\u00eb se jemi holl\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ti s\u2019e di po un\u00eb tentova nj\u00eb muaj t\u00eb jem e ndershme dhe t\u00eb mos pranoj\u00eb asnj\u00eb bakshish, po t\u00eb lutem mos ia thuaj njeriu k\u00ebt\u00eb. Mora rrog\u00ebn, 25 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Pagova dritat, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb fusje n\u00eb burg zotrote,14 mij\u00eb lek\u00eb, pagova dhe ujin 20 mij\u00eb lek\u00eb, b\u00ebm\u00eb dhe dy oferta telefoni 20 mij\u00eb lek\u00eb, bleva dhe nj\u00eb ila\u00e7 p\u00ebr lavatri\u00e7en 10 mij\u00eb lek\u00eb, bleva dhe ca ila\u00e7e p\u00ebr prind\u00ebrit, (se ato q\u00eb jepni ju tek lista jan\u00eb niseshte s\u2019b\u00ebjn\u00eb efekt) 60 mij\u00eb lek\u00eb dhe pash\u00eb se s\u2019kisha m\u00eb lek\u00eb as p\u00ebr autobuz. U ktheva n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb se di si ia dola\u2026T\u00eb b\u00ebsh at\u00eb pun\u00eb, q\u00eb s\u2019e b\u00ebn njeri dhe t\u00eb mendosh p\u00ebr buk\u00ebn, s\u2019m\u00eb duket dhe aq e drejt\u00eb, po hajt se mbase Rilindim. Kjo shpres\u00eb na mban gjall\u00eb.<br \/>\nNejse, un\u00eb po pres gjithsesi q\u00eb ti ta modernizosh sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb si\u00e7 thua, por duhet filluar nga gj\u00ebrat e vogla, p\u00ebr t\u00eb arritur tek t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb. Po ti, ngaq\u00eb je i gjat\u00eb shikon larg dhe nuk shef \u00e7\u2019ke tek k\u00ebmb\u00ebt\u2026<br \/>\nPor, nj\u00eb gj\u00eb po ta them: Ti po p\u00ebrpiqesh t\u00eb arnosh sistemin q\u00eb ka endur Tritan Shehu, i shtyr\u00eb nga grosist\u00ebt e barnave. Po a ka gj\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Tritani dhe t\u00eb jet\u00eb e hajrit? M\u00eb thuaj! Sistemin po do ta b\u00ebsh v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebje nga e para, ndryshe b\u00ebji \u00e7i\u00e7in bah\u00e7es\u2026<br \/>\nMe k\u00ebto mendime m\u00eb zuri m\u00ebngjesi dhe me letr\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb duar. Rrofsh q\u00eb ma d\u00ebrgove. M\u00eb ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nder t\u00eb papar\u00eb. Isha gati q\u00eb n\u00eb autobus, nd\u00ebrsa kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi me fytyr\u00eb t\u00eb palar\u00eb se s\u2019kishte uj\u00eb \u00e7ezma, pa le pasqyr\u00eb q\u00eb konsiderohet luks, t\u00eb th\u00ebrrisja ta merrnin vesh t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nHej\u2026 Edi Rama m\u00eb ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr\u2026<br \/>\nNga infermieria Beti<br \/>\nSpitali N.<\/p>\n<p>Referuar: Diaspora Shqiptare Suedi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nd\u00ebrrim t\u00eb viteve kryeministri Edi Rama ju d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb personalizuar gjith\u00eb personelit mjek\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. S\u2019do mend, q\u00eb nj\u00eb e till\u00eb m\u00eb erdhi dhe mua.S\u2019pata fat ta marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb pasi m\u00eb q\u00eblloi t\u00eb jem turni i tret\u00eb, por ma kishin l\u00ebn\u00eb tek zyra e kuadrit t\u00eb spitalit. M\u00ebnyra si u njoftova [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35352,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35350","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35350","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35350"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35350\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35353,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35350\/revisions\/35353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35350"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35350"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35350"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}