{"id":35312,"date":"2023-01-02T17:29:02","date_gmt":"2023-01-02T17:29:02","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=35312"},"modified":"2023-01-02T17:29:02","modified_gmt":"2023-01-02T17:29:02","slug":"stacionet-e-dashurive-te-mija-nga-nila-rezhda-selanik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2023\/01\/02\/stacionet-e-dashurive-te-mija-nga-nila-rezhda-selanik\/","title":{"rendered":"&#8220;Stacionet e Dashurive t\u00eb mija&#8230;&#8221; Nga Nila Rezhda \/ Selanik \u2026"},"content":{"rendered":"<p>Treni Oriont Express ndaloi te k\u00ebmb\u00ebt e mija si djal\u00eb i bukur, magjik e i furish\u00ebm.<br \/>\nTregova bilet\u00ebn tek fatorino bu\u00e7ko dhe u ula n\u00eb vagonin e lir\u00eb.<br \/>\nDua q\u00eb Viti i Ri t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb atje&#8230;m\u00eb than\u00eb se Oriont kalon te ai stacion\u2026<br \/>\nMb\u00ebshteta kok\u00ebn n\u00eb dritare si dikur e p\u00ebr 20t\u00eb vjet rresht udh\u00ebtime me tren p\u00ebr n\u00eb Ballsh e m\u00eb pas p\u00ebr Gjirokast\u00ebr, dhe u deha nga k\u00ebnaq\u00ebsia q\u00eb do fillonte p\u00ebr pak film-pamja nga dritaret.<\/p>\n<p>Treni \u00ebsht\u00eb dashuria ime.<br \/>\nGjej 100 d\u00ebshira tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr udh\u00ebtime me t\u00eb.<br \/>\nKa udh\u00ebn paralele t\u00eb tij\u00ebn!<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb si makina q\u00eb st\u00ebrmundohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb destinacion me dredha, parakalime, lutje e k\u00ebmbim-sharje me shofer\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nAs si aeroplani q\u00eb humbet reve e ta b\u00ebn stomakun grusht derisa t\u00eb vendos\u00eb kulla e kontrollit q\u00eb t\u00eb ulet-merr leje, ka frike nga rrufeja, era&#8230;<br \/>\nAs si vapori q\u00eb t\u00eb shkund, turllos dhe nuk t\u00eb premton dot se nuk do p\u00ebrfundosh n\u00eb stomakun e ndonj\u00eb peshkaqeni!<br \/>\nTreni vjen me zhurm\u00eb, potencial, i sigurt, metalik, \u00e7an z\u00ebm\u00ebr malesh, i afrohet detit, humbet mes pyjeve&#8230;<br \/>\nPamjet jan\u00eb mrekullisht t\u00eb bukura dhe shijohen sepse treni nuk ec\u00ebn kurr\u00eb si i marr\u00eb, askush nuk ia z\u00eb dot udh\u00ebn.<br \/>\nBashk\u00eb me kafen e ngroht\u00eb, na ofruan nj\u00eb lule Margarit\u00eb me ngjyra Vjeshte.<br \/>\nNdjeva t\u00ebrs\u00ebllim\u00ebn e rrotave, \u00e7af-\u00e7uf (et) e lokomotiv\u00ebs, fishk\u00ebllim\u00ebn- sinjal nisje dhe u g\u00ebzova q\u00eb tashm\u00eb nuk do m\u00eb gjente dot kush, telefonat nuk kapin kudo.<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb kam filluar t&#8217;i sh\u00ebrbej vetes e t&#8217;i plot\u00ebsoj gjith\u00e7ka d\u00ebsh\u00ebron&#8230;p\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e dy njer\u00ebzve dhe rrall\u00eb n\u00eb jet\u00eb takon dik\u00eb q\u00eb puqesh magjish\u00ebm!<br \/>\nD\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndalur sado pak n\u00eb stacionet e Dashurive t\u00eb mija m\u00eb dha krah\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim.<br \/>\nFrika mos m\u00eb z\u00ebr\u00eb gjumi se \u00ebnd\u00ebrrimi \u00ebsht\u00eb si ndjesi binjak i nani-nani(t).<br \/>\nFrika mos Nuk zbres n\u00eb stacionin e duhur&#8230;dhe koh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, mbetesh jasht\u00eb, nuk ta hap kush der\u00ebn si dikur!<\/p>\n<p>&#8220;Fjal\u00ebn&#8221; e kishin fushat, t\u00eb gj\u00ebra, t\u00eb heshtura dhe me kok\u00eb posht\u00eb tek rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb gji t\u00eb tyre p\u00ebr ato q\u00eb po rrisin me ngroht\u00ebsi toke dhe lag\u00ebshti qielli.<br \/>\nTek-tuk njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebrrusur q\u00eb punonin.<br \/>\nQytetet dukeshin t\u00eb larg\u00ebta, mikroskopike si vet\u00eb zhurma e b\u00ebmat e k\u00ebqija q\u00eb ato prodhojn\u00eb.<br \/>\n&#8220;Pasagjer\u00ebt q\u00eb do zbresin t\u00eb b\u00ebhen gati. P\u00ebr pak arrim\u00eb n\u00eb stacionin e &#8220;Familjes dhe Prind\u00ebrve&#8221;. Mos harroni dhuratat&#8230;&#8221;<br \/>\nShtypa hund\u00ebn n\u00eb dritare dhe shikoja m\u00eb kot sepse e dija q\u00eb Nuk m\u00eb priste kush, ata &#8220;Nuk dalin&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb stacion k\u00ebtu e 20t\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb kur \u201cu nxituan\u201d t\u00eb iknin. Bashk\u00eb me Ta u larguan fare e fis, ca distanca, ca z\u00ebniet p\u00ebr pronat e pamarra kurr\u00eb\u2026<br \/>\nPo nxirrja  mallin duke par\u00eb p\u00ebrqafime t\u00eb malluarish.<br \/>\nZbrit\u00ebn boll njer\u00ebz, puthje, shtr\u00ebngime t\u00eb forta, mama, baba, n\u00ebna, teze, halla, daja, nip\u00ebr, mbesa, v\u00eblla, mot\u00ebr, kushurira t\u00eb para, djali i tezes, i xhaj\u00ebs, jepeshin e th\u00ebrrisnin nga g\u00ebzimi me ata q\u00eb u takuan.<br \/>\nNj\u00eb fest\u00eb z\u00ebmre q\u00eb nuk l\u00eb njeri pa mall\u00ebngjyer.<br \/>\nPiva nj\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb kafe, ishte ftohur dhe hidh\u00ebruar.<br \/>\nNuk ta z\u00ebv\u00ebnd\u00ebson dot njeri n\u00eb bot\u00eb k\u00ebt\u00eb, Dashurin\u00eb Familjare&#8230;<\/p>\n<p>Treni ecte me ritmin e tij melodioz.<br \/>\nTyme t\u00eb bardha fabrikash \u00e7anin qiellin.<br \/>\nTyme t\u00eb zeza punishtesh q\u00eb digjnin mall t\u00eb ricikluar, p\u00ebrkuleshin si plakat e motit n\u00eb Shkurt  mbi zon\u00ebn e banuar.<br \/>\nPata pak ftoht\u00eb dhe m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb kuvert\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb.<br \/>\nU mb\u00ebshtolla si karamele! dhe pata frik\u00eb nga kjo ndjesi se mos jam rritur shum\u00eb n\u00eb syt\u00eb e jet\u00ebs, jo t\u00eb njer\u00ebzve se&#8230;thon\u00eb  se kur fillon t\u00eb kesh ftoht\u00eb je rritur goxha.<br \/>\nP\u00ebrball\u00eb meje u ul nj\u00eb burr\u00eb fisnik n\u00eb pamje.<br \/>\nInstiktivisht u ula n\u00eb v\u00ebndin ngjitur.<br \/>\nM\u00eb pa si me \u00e7udi!<br \/>\n&#8220;M&#8217;u shfaq&#8221; n\u00ebn\u00eb Gjylfidani, nuk t\u00eb linte ajo n\u00eb tren ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me mashkull.<br \/>\nUlej vet\u00eb, ndrroja 10 v\u00ebnde e zeza un\u00eb dhe p\u00ebrfundoja me nj\u00eb tip Teto Ollge p\u00ebrball\u00eb q\u00eb m\u00eb pyeste \u00e7&#8217;far\u00eb lloj pune dor\u00ebsh dija, q\u00ebndisje, thurje me grep, me gjilp\u00ebr\u00eb, q\u00ebndisje thesi&#8230;<br \/>\nI qesha zot\u00ebris\u00eb dhe i morra biskot\u00ebn e porsa zgjatur me dor\u00ebn e tij.<br \/>\n&#8220;Pasagjer\u00ebt q\u00eb do zbresin t\u00eb b\u00ebhen gati. P\u00ebr pak arrim\u00eb n\u00eb stacionin e &#8220;Universitet&#8221;. Mos harroni fotografit\u00eb&#8230;&#8221;<br \/>\nZbrita me vrap. Evgjenia, Iroko, Kristo, Llaz\u00ebll, Xhulio, Sonja, Ivani, Maria, Xhoi&#8230; ishin aty, student\u00eb nga mbar\u00eb bota.<br \/>\nQesh\u00ebm dhe kujtuam mbr\u00ebmjet magjie n\u00eb Rom\u00eb, Venezia, Firence, Athin\u00eb, Thessaloniki, Lefkada&#8230;k\u00ebrcime deri n\u00eb m\u00ebngjes, provime, kopjime, ankthe duke ngr\u00ebn\u00eb thonj, nerva duke pir\u00eb 1 lit\u00ebr portokall, ndrrime bluzash, stilolapse, kapse flok\u00ebsh si tip oguri p\u00ebr fat, plazhet tona private si klas\u00eb, ditlindjet, net\u00ebt me birr\u00eb dhe pic\u00eb&#8230;<br \/>\nFol\u00ebm dhe u ndam\u00eb aq shpejt&#8230;si vet\u00eb ato vite t\u00eb arta dhe si vet\u00eb destinacioni i studentit, ku t\u00eb dal\u00eb karriera, ecuria, mund\u00ebsia.<br \/>\nEr\u00eb m\u00eb fryu flok\u00ebt e sa t&#8217;i mblidhja bishtalec u gj\u00ebnda s\u00ebrish n\u00eb sediljen e trenit.<\/p>\n<p>Dielli thyente rrezet e tij n\u00eb dritare.<br \/>\nNj\u00eb mini-stacion pa em\u00ebr u shfaq.<br \/>\nDikush dor\u00ebzoi dokumenta.<br \/>\nHapa dritaren.<br \/>\nU afruan njer\u00ebz me g\u00ebshtenja t\u00eb pjekura, moll\u00eb, dardh\u00eb, sheg\u00eb\u2026me mani mbusha dor\u00ebn me g\u00ebshtenja. Shit\u00ebsi, nj\u00eb djal\u00eb i ri  po m\u00eb shikonte n\u00eb sy. I dhurova at\u00eb shikim q\u00eb donte. Udha ime p\u00ebr pak \u00e7ante drejt larg\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nTreni \u00e7af-\u00e7uf, filloi t\u00eb shfynte inat nga lodhja jon\u00eb e parakohshme.<br \/>\n&#8220;Pasagjer\u00ebt q\u00eb do zbresin t\u00eb b\u00ebhen gati. P\u00ebr pak arrim\u00eb n\u00eb stacionin e &#8220;Parat\u00eb dhe Bankat&#8221;. Mos harroni kart\u00ebn e identitetit q\u00eb t\u00eb firmosni kredit\u00eb, k\u00ebstet&#8230;&#8221;<br \/>\nZ\u00ebri i fol\u00ebses ting\u00eblloi i metalt\u00eb. Nd\u00ebrtesa q\u00eb urrej m\u00eb shum\u00eb n\u00eb bot\u00eb u shfaq. Dyer q\u00eb na detyrojm\u00eb t\u00eb hym\u00eb, duke marr\u00eb at\u00eb q\u00eb do na dal\u00eb nga hunda dikur.  Nd\u00ebrtesa ku jeta gjynj\u00ebzohet, lyp, qan, s\u00ebmuret nga pamund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb si\u00e7 firmosi dikur n\u00eb kushte t\u00eb mira jete. Nuk zbrita. Nuk kam as p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb as p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb. Pash\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb zbrit\u00ebn kishin strukur kokat n\u00ebn kapele, n\u00ebn jaka t\u00eb m\u00ebdja palltosh, grat\u00eb mes shalleve, syzeve. M\u00ebshirova veten dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb mrekulli na i kthyen n\u00eb zeher, na num\u00ebrojn\u00eb dit\u00ebt si para, frym\u00ebn si para, gjith\u00e7ka si monedha e ndyr\u00eb e Loj\u00ebs s\u00eb Fatit!<br \/>\nAs Zot krijuesi nuk sillet kaq keq me njer\u00ebzit!<br \/>\nU ndez\u00ebn dritat, do hynim n\u00eb tunel i cili m\u00eb kujtoi se ka edhe m\u00eb keq se m\u00ebrzia, err\u00ebsira!<\/p>\n<p>Ndan\u00eb lumit po kalonim.<br \/>\nSi lum\u00eb jeta q\u00eb rrjedh pa e ndaluar dot askush.<br \/>\nLumin e kam shpirt, m\u00eb shum\u00eb se detin q\u00eb m\u00eb \u00e7on ca dallg\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb g\u00ebnjyer dhe m\u00eb le po aty n\u00eb breg.<br \/>\nLumi m\u00eb rr\u00ebmben, me sjell mistere nga thell\u00ebsit\u00eb e gjelb\u00ebrta q\u00eb del e hyn me nj\u00eb f\u00ebshf\u00ebrim\u00eb magjike gjethesh!<br \/>\nM\u00eb sjell fat, ma ndryshon fatin, m\u00eb freskon mendimin, m\u00eb jep kurajo si dhe ai vet\u00eb q\u00eb udh\u00ebton i vetmuar drejt shuarjes s\u00eb identitetit n\u00eb det, m\u00eb mbulon lakuriq\u00ebsin\u00eb e shpirtit dhe d\u00ebshirat e marra sepse dashuria n\u00eb lum\u00eb mbulohet nga gjethet, m\u00eb \u00e7on pran\u00eb burimeve, frutave t\u00eb rralla, m\u00eb marros me shelgjet, m\u00eb shuan etjen dhe k\u00ebrsh\u00ebrin\u00eb, m\u00eb merr me vete misteret q\u00eb t\u00eb mos i gjeje kurr\u00eb askush n\u00eb at\u00eb stacion q\u00eb ndalova un\u00eb.<br \/>\n&#8220;Pasagjer\u00ebt q\u00eb do zbresin t\u00eb b\u00ebhen gati. P\u00ebr pak arrim\u00eb n\u00eb stacionin e &#8220;Shoq\u00ebria&#8221;. Mos harroni letrat e Pad\u00ebrguara&#8230;&#8221;<br \/>\nUn\u00eb zbrita me valizhen jeshile t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga letrat.<br \/>\nQ\u00eb f\u00ebmij\u00eb shoq\u00ebria ime me Letrat m\u00eb ka identifikuar.<br \/>\nSa m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl aq t\u00eb qeshura me mua.<br \/>\nSa m\u00eb t\u00eb rritur m\u00eb me dashuri dhe v\u00ebm\u00ebndje me letrat e mija.<br \/>\nE sigurt q\u00eb pyesin veten pse shkruaj? Pse gjat\u00eb, me mall, pse prodhoj fjal\u00eb, pse e dua k\u00ebt\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb vo\u00e7k\u00ebl q\u00eb quhet G\u00ebrm\u00eb e cila krijon fjalor, gjuh\u00eb kombi, identitet populli, lasht\u00ebsi, histori? Pse e dua? Sepse g\u00ebrmat i kam si ushtar\u00eb t\u00eb mij dhe i urdh\u00ebroj si t\u00eb dua un\u00eb?<br \/>\nApo sepse n\u00eb jet\u00eb kam th\u00ebn\u00eb M\u00eb t\u00eb paktat e d\u00ebsh\u00ebruara fjal\u00eb kujdo Juve nga frika se iu humbas?<br \/>\nKtheva kok\u00ebn dhe isha e vetmja me valixhe.<br \/>\nHapa dhe \u00e7ar\u00ebrleva syt\u00eb nga malli dhe dashuri q\u00eb t\u00eb gjej fiziognomit\u00eb e dashura, shoq\u00ebrit\u00eb e mija t\u00eb vyera dhe t\u00eb shtrenjta.<br \/>\nThon\u00eb se jam shum\u00eb e dedikuar tek shoq\u00ebria.<br \/>\nE quaj Familjen q\u00eb nd\u00ebrtova vet\u00eb.<br \/>\nJan\u00eb njerez q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb kudo si n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm plot g\u00ebzim e valle q\u00eb nuk mbaron kurr\u00eb edhe sikur t\u00eb vij\u00eb ndarja.<br \/>\nGjith\u00e7ka mbetet n\u00eb kujtes\u00eb, nuk shuhet kurr\u00eb!<br \/>\nLe t\u00eb plas nga dashuria, nuk them \u201ct\u00eb dua\u201d n\u00ebse m\u00eb ke l\u00ebnduar!<br \/>\nDuroj, di t\u00eb duroj, se durimi \u00ebsht\u00eb shpres\u00eb mos ndoshta m\u00ebria thyen k\u00ebmb\u00ebn dhe ai\/ajo vjen, kthehet, duhet, pak kemi p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb racion kemi p\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u2026<br \/>\nFatorinua bu\u00e7ko m\u00eb hodhi duart mbi supe, m\u00eb p\u00ebrqafoi dhe m\u00eb tha se edhe ajo e ka humbur shoq\u00ebrin\u00eb si un\u00eb dikur, n\u00eb at\u00eb Dhjetor t\u00eb acart\u00eb t\u00eb 92\u2019 kur ika e detyrua nga Gabimet e Atdheut ndaj njer\u00ebzve t\u00eb gabuar n\u00eb emigracion!!<br \/>\nM\u2019u shfaq\u00ebn shoqet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb q\u00eb luaja shtetesh, fillorja, lagjia, mejdanet e Gjirokatr\u00ebs, oborret e Tiron\u00ebs, sheshet e atij shteti, paralit\u00eb e k\u00ebtij shteti\u2026<br \/>\nSa shum\u00eb kam sh\u00ebtitur duke k\u00ebrkuar fatin!!<br \/>\nShoq\u00ebria ik\u00ebn, humbet, largohet\u2026<br \/>\nI lash\u00eb valixhen burrit me uniform\u00eb q\u00eb drejtonte at\u00eb stacion dhe i thash\u00eb q\u00eb\u2026kush t\u00eb  zbres\u00eb k\u00ebtu e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb let\u00ebr nga un\u00eb, ka, patjet\u00ebr ka, secili ka nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb pad\u00ebrguar nga un\u00eb. Thuaj mos ket\u00eb frik\u00eb ta hap\u00eb. Un\u00eb e p\u00ebrtyp mir\u00eb \u201cfjal\u00ebn\u201d. Kafshat\u00ebn m\u00eb t\u00eb hidhur t\u00eb saj e ha vet\u00eb!!<\/p>\n<p>Mblodha k\u00ebmb\u00ebt n\u00ebn vete dhe shtr\u00ebngova duart rreth vetes.<br \/>\nMe nj\u00eb fjal\u00eb u b\u00ebra nj\u00eb grusht.<br \/>\nDielli kish filluar t\u00eb provoj\u00eb ngjyrat e t\u00eb kuq\u00ebrremt\u00ebs nga lodhja.<br \/>\nDo ket\u00eb dal\u00eb n\u00eb stacion?!<br \/>\nM\u00eb pret?!<br \/>\nPo un\u00eb nuk e kam njoftuar!<br \/>\nP\u00ebrher\u00eb e parandjente ardhjen time&#8230;<br \/>\nUn\u00eb nj\u00eb Vajz\u00eb me Valixhe n\u00eb dor\u00eb kam q\u00ebn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb&#8230;<br \/>\nNuk kam njoftuar kurr\u00eb ikjet dhe ardhjet e mija. Nuk dua t\u00eb lodh njeri.<br \/>\nAta q\u00eb kan\u00eb dashur kan\u00eb ditur me k\u00eb shpejt\u00ebsi z\u00ebmre l\u00ebviz dhe m\u00eb kan\u00eb gjetur e takuar gjithmon\u00eb!<br \/>\n&#8220;Pasagjer\u00ebt q\u00eb do zbresin t\u00eb b\u00ebhen gati. P\u00ebr pak arrim\u00eb n\u00eb stacionin e &#8220;Dashuris\u00eb&#8221;. Mos harroni valixhet&#8230;&#8221;<br \/>\nPra Treni nuk priste M\u00eb si tek stacionet e tjera!<br \/>\nT\u00eb pret ose jo ai\/ajo, ai ik\u00ebn.<br \/>\nHapa dritaren q\u00eb t\u00eb shquaj q\u00eb larg ndonj\u00eb Drit\u00ebHije-njeri.<br \/>\nEra e ftoht\u00eb m\u00eb mb\u00ebrtheu gjoksin e ngroht\u00eb dhe m\u00eb shtr\u00ebngoi me nj\u00eb koll\u00eb t\u00eb that\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb\u2026si me petalet e Lule-Margarit\u00ebs po luaja.<br \/>\nMezi prisja t\u00eb zbrisja.<br \/>\nInstiktivisht rregullova flok\u00ebt n\u00eb dritare, buz\u00ebkuq, pak arom\u00eb tr\u00ebndafili, nj\u00eb karamele, treni ecte, kaloja mes vagonave me vrap, kap\u00ebrceja ndarjet metalike mes tyre me frik\u00eb se mos m\u00eb kapnin k\u00ebmb\u00ebt nga d\u00ebshira q\u00eb t\u00eb sa arrija m\u00eb par\u00eb n\u00eb stacion.<br \/>\nOra tregonte fix 10 minuta p\u00ebrpara 12t\u00ebs, ora e ndrrimit t\u00eb viteve\u2026<br \/>\nNdaloi, zbrita, k\u00ebrkoja me sy, me z\u00ebm\u00ebr, me mall\u2026<br \/>\nTik-tak ora q\u00ebllonte pulsin tim t\u00eb dor\u00ebs.<br \/>\nFatorino m\u00eb p\u00ebrqafoi fort dhe m\u00eb uroi Vitin e Ri.<br \/>\n\u201cShum\u00eb si ty zbresin n\u00eb k\u00ebt\u00eb stacion. Pa lajm\u00ebruar k\u00ebnd zbresin. Iu p\u00eblqen t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb a i dashuruan kurr\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Ja ashtu n\u00eb er\u00eb, bor\u00eb, n\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, pa pik\u00eb frike nga vetmia. T\u00eb gjitha trenat ndalojn\u00eb k\u00ebtu. Prit. Durim. Ku i dihet? Ndoshta vjen me trenin tjet\u00ebr. Ndoshta t\u00eb shikon dhe ik\u00ebn pa zbritur. Ti q\u00eb zbrite di\u00e7ka t\u00eb pashuar br\u00ebnda vetes ndjen\u2026 Heshtja do guxim t\u00eb madh. D\u00ebshmoje dashurin\u00eb pa pritur reflektim fare si dikur ti q\u00eb nuk ngrije telefonat e d\u00ebnd\u00ebzuar t\u00eb atij. Her\u00eb nj\u00ebri, her\u00eb tjetri dhe H\u00ebna i di vet\u00eb ato pun\u00ebt e egoizmit t\u00eb dashurive&#8230;G\u00ebzuar Nila&#8230;!\u201d<br \/>\nM\u00eb la valixhen te k\u00ebmb\u00ebt dhe si deg\u00eb e harkuar peme m\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeti nga shkall\u00ebt e trenit q\u00eb s\u00ebrish nxorri tym nga koka dhe iku\u2026Nila R<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/A6D4910A-EE0C-41F6-B0E9-A9EEF0227635-225x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"225\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-35313\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/A6D4910A-EE0C-41F6-B0E9-A9EEF0227635-225x300.jpeg 225w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/A6D4910A-EE0C-41F6-B0E9-A9EEF0227635-768x1024.jpeg 768w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/A6D4910A-EE0C-41F6-B0E9-A9EEF0227635-860x1147.jpeg 860w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/A6D4910A-EE0C-41F6-B0E9-A9EEF0227635.jpeg 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 225px) 100vw, 225px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C3ED566E-092B-44B4-B853-1595DE94263A-300x211.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"211\" class=\"alignnone size-medium wp-image-35314\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C3ED566E-092B-44B4-B853-1595DE94263A-300x211.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/C3ED566E-092B-44B4-B853-1595DE94263A.jpeg 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Treni Oriont Express ndaloi te k\u00ebmb\u00ebt e mija si djal\u00eb i bukur, magjik e i furish\u00ebm. Tregova bilet\u00ebn tek fatorino bu\u00e7ko dhe u ula n\u00eb vagonin e lir\u00eb. Dua q\u00eb Viti i Ri t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb atje&#8230;m\u00eb than\u00eb se Oriont kalon te ai stacion\u2026 Mb\u00ebshteta kok\u00ebn n\u00eb dritare si dikur e p\u00ebr 20t\u00eb vjet rresht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":35315,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-35312","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35312"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35312\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35316,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35312\/revisions\/35316"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/35315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}