{"id":34825,"date":"2022-12-28T11:28:12","date_gmt":"2022-12-28T11:28:12","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=34825"},"modified":"2022-12-28T11:28:12","modified_gmt":"2022-12-28T11:28:12","slug":"kastriot-fetahu-krishtlindje-shqiptare-ne-chicago","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/28\/kastriot-fetahu-krishtlindje-shqiptare-ne-chicago\/","title":{"rendered":"Kastriot Fetahu\/  KRISHTLINDJE SHQIPTARE N\u00cb CHICAGO"},"content":{"rendered":"<p>Zilja e telefonit tring\u00eblliu dhe n\u00eb ekran doli emri \u201cMirela\u201d, mikja jon\u00eb familjare ketu n\u00eb Chicago.<br \/>\n-Ju presim p\u00ebr Krishtlindje, do vim\u00eb t\u2019ju marim ne me makin\u00eb-. Nuk kishim shanse te kund\u00ebrshtonim. Ju nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtoni dot n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta.<br \/>\nKor\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u miq\u00ebsuar, por n\u00ebse je miku i tyre ekziston nj\u00eb lloj respekti mistik aristokrat me ngjyra q\u00eb tejkalojn\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e zakonshme. Ata se\u00e7 i japin nj\u00eb ngjyrim solemn t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb miq\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb familja e Vasillaq Kol\u00e7e, nj\u00eb familje tipike me koncepte fisnikesh p\u00ebrzier me nje lloj konservatorizmi t\u00eb tille. N\u00eb \u00e7ast mu kujtua nj\u00eb thenie e Francis Bacon, filozofit t\u00eb madh anglez &#8211; Miqesia dyfishon g\u00ebzimet e p\u00ebrgjysmon shqet\u00ebsimet.<br \/>\nAty rreth or\u00ebs 16.00 p\u00ebrpara hyrjes s\u00eb pallatit mb\u00ebrrin nj\u00eb makin\u00eb Audi, fuoristrad\u00eb blu, por nuk reaguam se vijn\u00eb shum\u00eb makina dhe se vajza e asaj familjeje q\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb na mar\u00eb, Merka, nj\u00eb vajz\u00eb e bukur dhe mjaft serioze edhe kur buz\u00ebqesh, nuk na kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb kishte bler\u00eb Audi t\u00eb ri. Kur zbriti nga makina, veshja e saj nj\u00eb pallto ngjyr\u00eb gjaku e kombinuar aq bukur,( ne shqiptar\u00ebt dim\u00eb t\u00eb vishemi shum\u00eb bukur) vezulloi p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Kisha koh\u00eb nuk kisha par\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb kompleks t\u00eb bukur si ajo edhe pse k\u00ebtu ku jetoj jan\u00eb t\u00eb pasur. Nuk mendoj se k\u00ebta din\u00eb t\u00eb vishen m\u00eb bukur se femrat shqiptare aristokrate dhe e them me bindje t\u00eb plot\u00eb k\u00ebt\u00eb aksiom\u00eb.<br \/>\nUdh\u00ebtuam m\u00eb pak se gjys\u00ebm ore dhe kur zbrit\u00ebm nuk durova pa i th\u00ebn\u00eb &#8211; Merka, m\u00eb solle n\u00eb m\u00ebndje filmin \u201cE dashura ime Libera\u201d se je veshur dhe i ngjan Liberas n\u00eb at\u00eb film ( Claudia Cardinale). Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fisnike e turpshme, (gjithmon\u00eb m\u00eb ka kujtuar Rruth Morse te \u201cMartin Iden\u201d i Xhek London), buz\u00ebqeshi me turp dhe na drejtoi p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Sht\u00ebpia n\u00eb katin e dyt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pallat dykat\u00ebsh t\u00eb bukur, dukej sikur merte pjes\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin e familjar\u00ebve.<br \/>\nMe t\u00eb qeshur u thash\u00eb pasi u ul\u00ebm, se shtepia kushton dyfishin e tregut, sepse Mirela, e zonja e sht\u00ebpis\u00eb, vajza e nj\u00eb inxhinieri q\u00eb kishte mbaruar n\u00eb \u00c7eki n\u00eb vitet e diktatur\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs dhe q\u00eb ishte me em\u00ebr n\u00eb rang Republike, kishte hoby piktur\u00ebn. Muret dhe gjith\u00e7ka i ngjanin nj\u00eb galerie t\u00eb bukur, sistemuar dhe pikturuar nga Mirela( drejtoreshe kopeshti n\u00eb Korce, para se t\u00eb vinin n\u00eb USA).<br \/>\nU ndjeva si n\u00eb nj\u00eb event artistik kur pash\u00eb edhe pianon dhe shume libra n\u00eb bibliotek\u00eb. -Po n\u00eb piano kush luan ?- pyeta.<br \/>\n-Merka- m\u00eb tha Llaqi. Tunda kok\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie q\u00eb ndodheshim n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nE bukur ishte se Llaqi, ( kishte punuar si kryetar rajoni n\u00eb Bashkin\u00eb e Kor\u00e7es), mbante n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb sht\u00ebpi, nj\u00eb zonj\u00eb fisnike n\u00ebnt\u00ebdhjetetre vje\u00e7are dhe e ve\u00e7anta e saj ?<br \/>\nAjo mbante m\u00ebnd t\u00eb gjith\u00eb numrat e telefonave t\u00eb familjes, p\u00ebrfshir\u00eb dhe vajz\u00ebn e martuar me femij\u00eb dhe fliste \u00e7do dit\u00eb me ata.<br \/>\nPasi biseduam pak koh\u00eb, na ftuan n\u00eb tavoline.<br \/>\nUn\u00eb nuk do e mendoja dot se mund t\u00eb gjeja nj\u00eb tavolin\u00eb shqiptare t\u00eb kuruar me gjithcka n\u00eb at\u00eb menyre. Vajza e madhe, Roena, mbaruar shkoll\u00ebn n\u00eb USA p\u00ebr shendetin publik ishte shefe kuzhine artiste siperore n\u00eb hobyn e saj, kurse Merk\u00ebn e dija q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artiste me class t\u00eb larte n\u00eb organizimin e eventeve sepse organizon t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Chicagos n\u00eb festa t\u00eb ndryshme.<br \/>\nNuk dua te permend menyne (n\u00eb m\u00ebndje m\u00eb erdhi taverna Vasili n\u00ea Korc\u00eb, e preferuar p\u00ebr mua) edhe pse kishte aq shume dhe me aq class te servirura. Ishte si nje skene filmi n\u00eb familje aristokrate n\u00eb evente t\u00eb tilla. Gjat\u00eb dark\u00ebs fol\u00ebm p\u00ebr gjera t\u00eb ndryshme kryesisht art dhe m\u00eb pak biznes.<br \/>\nSotiri, dhendri, kishte biznese me rreth 50 punetore, nj\u00eb n\u00eb Chicago dhe nj\u00eb n\u00eb Florida. Nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb i zoti dhe i thjesht\u00eb. Edhe aty ne bisede, halli m\u00eb i madh i tij ishte sigurimi i jeteses se punetoreve n\u00eb koh\u00eb krize. Djale i rralle, mendova sepse tre vjet kam qe kam ikur nga Shqiperia\u2026<br \/>\nNena na fliste rralle dhe fjale qe i degjoja me kenaqesi. Qendroi ca me ne n\u00eb tavoline dhe u ngrit u ul n\u00eb v\u00ebndin e saj. Dikur k\u00ebrkova t\u00eb shikoja n\u00eb tv, se folem gjate edhe p\u00ebr shijet n\u00eb muzik\u00eb pasi Merka luajti dhe pjes\u00eb n\u00eb piano, koralen \u201cO fortuna\u201d nga opera Carmina Burana e Carl Orff. Sa filloi televizori pjes\u00ebn\u2026 -m\u00eb p\u00eblqen shume dhe mua kjo-, tha n\u00ebna Kaliroi. Shtanga\u2026 ajo ishte 93 vje\u00e7are. U ngrita dhe me got\u00ebn e ver\u00ebs shkova tek nena e pershendeta nga pran\u00eb\u2026<br \/>\nNe shkuam p\u00ebr pak or\u00eb atje, por nd\u00ebrkoh\u00eb ora 11.00pm dhe \u201cdetyruam\u201d veten qe te ngriheshim.<br \/>\nN\u00eb fund, dhuratat e tyre u shoqeruan edhe me romane q\u00eb ti lexoja.<br \/>\nKrishtlindje m\u00eb t\u00eb bukura nuk kisha festuar n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nShqiptaret e Chicagos festojne bukur, por nese shton edhe disa kualitete fisnike dhe artistike qe ka familja Kol\u00e7e edhe si kor\u00e7are qe jane, Krishtlindja ishte \u201ce denuar\u201d t\u00eb festohej ashtu. Me premtimin se do takoheshim shpejt, na p\u00ebrcollen deri n\u00eb shtepi edhe Zonja e shtepise bashke me Merk\u00ebn ( menaxhere n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb) si shofere.<br \/>\nJu ka r\u00ebn\u00eb rasti q\u00eb ka evente q\u00eb nuk doni t\u00eb mbarojn\u00eb?<br \/>\nRrug\u00ebs \u201cNat\u00eb e shenjt\u00eb, nat\u00eb e qet\u00eb\u201d na shoqeroi edhe pse temperatura shenonte -12 grade celsius.<\/p>\n<p>Chicago 12\/27\/2022<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zilja e telefonit tring\u00eblliu dhe n\u00eb ekran doli emri \u201cMirela\u201d, mikja jon\u00eb familjare ketu n\u00eb Chicago. -Ju presim p\u00ebr Krishtlindje, do vim\u00eb t\u2019ju marim ne me makin\u00eb-. Nuk kishim shanse te kund\u00ebrshtonim. Ju nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtoni dot n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta. Kor\u00e7ar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u miq\u00ebsuar, por n\u00ebse je miku i tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":34826,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34825","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34825"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34825\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34827,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34825\/revisions\/34827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}