{"id":34632,"date":"2022-12-26T19:29:44","date_gmt":"2022-12-26T19:29:44","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=34632"},"modified":"2022-12-26T19:29:44","modified_gmt":"2022-12-26T19:29:44","slug":"enver-bytyci-kosova-dhe-indiferentet-pro-vuciq-e-llapaqenet-pro-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/26\/enver-bytyci-kosova-dhe-indiferentet-pro-vuciq-e-llapaqenet-pro-serbe\/","title":{"rendered":"ENVER BYTY\u00c7I\/Kosova dhe indiferent\u00ebt pro-Vu\u00e7iq e llapaqen\u00ebt pro-serb\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt amerikan\u00eb, gjerman\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb minoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe integritetin territorial t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb ngritur barrikadat n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe ato po p\u00ebrdoren p\u00ebr ta sfiduar sovranitetin shtet\u00ebror n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, m\u00eb t\u00eb pasur\u00ebn e jetike p\u00ebr fatin e jet\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm ka ngritur barrikadat, por presidenti i Serbis\u00eb aty ka d\u00ebrguar edhe djalin e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunon me organizatat terroriste ruse si Wagner dhe Ujq\u00ebrit e Zinj! Kurse bandat e veriut patrullojn\u00eb me kapu\u00e7\u00eb t\u00eb zinj rrug\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb veriut, Zubin Potokut e gjetk\u00eb, kudo ku jan\u00eb ngritur barrikada! Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Serbe u takua dje me komandantin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, mikun e zotit Rama, Ale\u00ebksand\u00ebr Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sot ai njoftoi se ka nisur repartet e tij ushtarake n\u00eb drejtim t\u00eb Rashk\u00ebs, n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn. Duket qart\u00eb se po b\u00ebhet presion ushtarak kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb vendit, q\u00eb k\u00ebto t\u00eb mos nd\u00ebrmarrin ndonj\u00eb aksion t\u00eb largimit t\u00eb barrikadave n\u00eb veri. Askush nuk e ve n\u00eb dyshim se n\u00eb veriun e Mitrovic\u00ebs po luhet pjesa e fundit e dram\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe se aty do t\u00eb vendoset p\u00ebrfundimisht e ardhmja e saj. N\u00eb loj\u00ebn e k\u00ebsaj drame tragjike p\u00ebrplasen dy pal\u00eb: &#8211; Presidenti dhe qeveria e Serbis\u00eb me instrumentet e saj serbo-rus\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe qeveria e institucionet e Kosov\u00ebs nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>KFOR-i dhe EULEX-i duken si organizata jo qeveritare pacifiste, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime neutrale, sesa parimore dhe funksionale p\u00ebr misionin q\u00eb ato kan\u00eb. Beogradi godet ashp\u00ebr kund\u00ebr cil\u00ebsdo Fuqie Europiane dhe globale q\u00eb mb\u00ebshtet pavar\u00ebsin\u00eb dhe sovranitetin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka aktivizuar segmente t\u00eb shumta pro-serbe n\u00eb Europ\u00eb, SHBA dhe n\u00eb politik\u00ebn shqiptare p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb indiferenc\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb lobuar pro Serbis\u00eb dhe synimeve t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb. Sulmet m\u00eb ta ashpra drejtohen kund\u00ebr Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Miloshevi\u00e7i u thoshte n\u00eb vitin 1998-1999 diplomat\u00ebve anglez\u00eb se \u201cGjermania \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr ta shk\u00ebput Kosov\u00ebn nga Serbia\u201d! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se asgj\u00eb nuk ka ndryshuar n\u00eb Beograd pas r\u00ebnies s\u00eb kasapit t\u00eb Ballkanit, Miloshevi\u00e7. Por, n\u00eb ndryshim nga \u00e7do koh\u00eb e m\u00ebparshme, sot Kosov\u00ebn po e \u201cvret\u201d indiferenca e qeveris\u00eb dhe kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1998-1999 Kosova kishte n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb saj shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb inekzistente n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar ekzistenc\u00ebn e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj dhe p\u00ebr ta mbrojtur integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb heshtje varri, sikur ngjarjet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs zhvillohen n\u00eb Honulolu dhe jo n\u00eb shtetin e dyt\u00eb shqiptar t\u00eb Ballkanit?! <\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb reagoj\u00eb e t\u00eb mbroj\u00eb \u00e7do afer\u00eb t\u00eb tij korruptive dhe \u00e7do lloj organizate kriminale p\u00ebrfshir\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb! Por nuk ka vullnet t\u00eb dal\u00eb s\u00eb paku verbalisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e shtet\u00ebsis\u00eb e t\u00eb territorit t\u00eb saj. Mungesa e k\u00ebtij vullneti lidhet me marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta t\u00eb kryeministrit t\u00eb vendit ton\u00eb me presidentin e Serbis\u00eb. Askush nuk do ta mendonte dhe nuk do t\u00eb donte q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shkonin deri te miratimi n\u00eb heshtje i akteve agresive kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territorial t\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq. Fatkeq\u00ebsisht \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon na d\u00ebshmon se Edi Rama dhe Vu\u00e7iq jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb lidhje aq t\u00eb ngusht\u00eb, sa nuk b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje as humbja e territorit dhe e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs! Kur presidenti i Serbis\u00eb deklaroi n\u00eb tetorin e kaluar n\u00eb mbr\u00ebmjen e kryetar\u00ebve t\u00eb shteteve e t\u00eb qeverive t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb Prag\u00eb se \u201cNe kemi 17 vite q\u00eb nuk bisedojm\u00eb dhe nuk merremi vesh me Prishtin\u00ebn\u201d, ai paralajm\u00ebroi pik\u00ebrisht k\u00ebto ngjarje q\u00eb po ndodhin sot n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa me pasth\u00ebnien e tij: \u201cNd\u00ebrsa me v\u00ebllaun tim binjak, Edin, ne flasim p\u00ebr gjith\u00e7ka e merremi vesh p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb\u201d, Vu\u00e7iq paralajm\u00ebroi gjithashtu pik\u00ebrisht heshtjen dhe indiferenc\u00ebn q\u00eb ka pllakosur sot qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj barrikadave dhe akteve t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb Vu\u00e7iq zhvillon n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs! Q\u00ebndrimi i Edi Ram\u00ebs ndaj ngjarjeve t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me indiferenc\u00ebn e heshtjen e tij. Ai ka interferuar te shum\u00eb opozitar\u00eb e medie n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb mos faj\u00ebsojn\u00eb presidentin serb p\u00ebr ngjarjet n\u00eb veri, por p\u00ebr k\u00ebto ngjarje t\u00eb gjejn\u00eb artifice e t\u00eb qortojn\u00eb qeverin\u00eb dhe kryeministrin Kurti. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr mobilizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb opinionit n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, lider\u00ebt dhe opozitar\u00ebt e njohur t\u00eb vendit ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi qeverin\u00eb n\u00eb rastin e kriz\u00ebs dhe konfliktit n\u00eb veri. Kjo frym\u00eb anti-kosovare \u00ebsht\u00eb e patolerueshme, edhe pse ajo \u00ebsht\u00eb e nxitur jo vet\u00ebm nga Beogradi, por edhe nga Tirana zyrtare. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb veproj\u00eb me urgjenc\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb forca pro-serbe e brenda-shqiptare do t\u00eb pozicionohen kund\u00ebr saj. Kjo \u00ebsht\u00eb beteja e fundit serioze kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe t\u00eb tjer\u00eb politikan\u00eb serioz\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtuar pro interesave t\u00eb Kosov\u00ebs e fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, ata do t\u00eb sh\u00ebnohen n\u00eb historin\u00eb e lavdishme t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb shqiptaris\u00eb. Nd\u00ebrkaq indiferent\u00ebt shqiptar\u00eb pro-Vu\u00e7iq dhe llapaqen\u00ebt pro-serb\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnohen n\u00eb librin e zi t\u00eb kombit shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt amerikan\u00eb, gjerman\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb i vendosur t\u00eb minoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe integritetin territorial t\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jan\u00eb ngritur barrikadat n\u00eb veri t\u00eb vendit dhe ato po p\u00ebrdoren p\u00ebr ta sfiduar sovranitetin shtet\u00ebror n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, m\u00eb t\u00eb pasur\u00ebn e jetike p\u00ebr fatin e jet\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":34633,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34632","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34632"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34632\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":34634,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34632\/revisions\/34634"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34633"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}