{"id":33600,"date":"2022-12-17T19:25:00","date_gmt":"2022-12-17T19:25:00","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=33600"},"modified":"2022-12-17T19:25:00","modified_gmt":"2022-12-17T19:25:00","slug":"ilir-seci-kampionatet-botnore-te-futbollit-dhe-nderhymjet-e-politikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/17\/ilir-seci-kampionatet-botnore-te-futbollit-dhe-nderhymjet-e-politikes\/","title":{"rendered":"Ilir Seci\/ KAMPIONATET BOTNORE T\u00cb FUTBOLLIT DHE ND\u00cbRHYMJET E POLITIK\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Tradicionalisht na tifoz\u00ebt e futbollit mb\u00ebshtetemi n\u00eb iden\u00eb e \u201cshenjt\u00ebnis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs\u201d, n\u00eb \u201cpaprekshm\u00ebnine e konkurrenc\u00ebs\u201d\u2026.N\u00eb iden\u00eb se kur dy skuadrat dalin n\u00eb fush\u00eb, ajo q\u00eb na shohim aty jan\u00eb ata 22 lojtar\u00eb gati me dhan\u00eb gjithshka dhe ne fund me fitue ai q\u00eb e meriton. N\u00eb njifar\u00eb m\u00ebnyre na kemi besue se edhe futbolli e ka ekuivalentin sportiv t\u00eb \u201cBetimit t\u00eb Hipokratit\u201d\u2026<br \/>\nPor a ka qen\u00eb ndonjihere krejt keshtu?<br \/>\nPyetje e veshtire q\u00eb t\u00eb nxan ngusht\u2026pse ne mendje te vijne sa e sa ndeshje q\u00eb ndjekin si fantazma kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb futbollit.<br \/>\n-\u201cA ishte ajo q\u00eb na pam\u00eb loja e v\u00ebrtet\u00eb &#8211; apo kishte nji marr\u00ebveshje t\u00eb msheft\u00eb per me rregullue rezultatin!?\u201d &#8211; asht nji pyetje retorike qe shumehere asht ba prej fillimit te Kampionateve Botnore\u2026<br \/>\nA kena te drejte me dyshue? Une them se po\u2026<br \/>\nPo\u2026kur kihet parasysh se organi qeveris\u00ebs i futbollit botnor, FIFA, vazhdimisht ka qen\u00eb n\u00ebn n\u00ebn akuza nga mediet anembane planetit, n\u00eb kontekstin e skandaleve, akuzave p\u00ebr korrupsion dhe mashtrimeve, munges\u00ebs sistematike t\u00eb transparenc\u00ebs dhe vendimeve qe dukshem kane qen\u00eb jo bind\u00ebse. Dhe nuk jan\u00eb vetem dy Botnoret e fundit kur \u201czgjedhja\u201d e Rusis\u00eb dhe Katarit i tejkaloi edhe limitet e vet\u00eb FIFA-s ne korruptim\u2026 Me \u201czgjedhjen\u201d e Rusise dhe Katarit dolen haptas \u00e7ka rezultoi edhe me shkarkimin dhe arrestimin e drejtuesve Blatter dhe Platini. Por kjo nuk ishte gja e re\u2026FIFA qysh nga fillimet e veta e ka pase te vershtire me bashkejetue me dy faktore qe ia kercenonin autoritetin qe supozohej me e pase &#8211; ate versionin sportiv \u201cbetimi i Hipokratit\u201d qe e tham\u00eb ma nalt &#8211; faktore qe jane Korrupsioni dhe Politika. Per korrupsionin ne FIFA tashma dihet botnisht, kurse per Politiken jo edhe aq. Por kjo s\u2019do me thane qe Politika nuk ka kercenue integritetin e Botnoreve ma pak se korrupsioni\u2026thjesht per kercenimin e politikes flitet pak ose aspak\u2026ketu po mundohemi me sjelle disa shembuj flagrante kur Politika iu ka imponue Kampionateve Botnore\u2026<br \/>\n-Ne Botnorin \u201cItali 1934\u201d, mbajtun ne Italin\u00eb e kohes se fashizmit kur ne pushtet ishte Benito Musolinit nderhymja e politikes ishte e pritshme tue pase parasysh natyren totalitare te regjimit te Du\u00e7es\u2026Fitoren ne Kupen e Bot\u00ebs Musolini e shihte si mundesi me manifestue epersine e sistemit fashist prandaj ushtroi nji presion te madh fillimisht mbi vete kombetaren italiane dhe mbasandej mbi arbitrat dhe ekipet pjesemarrese\u2026Nderhymjet ishin aq flagrante sa ne disa ndeshje hynin karabinieret ne fushe duke kercenue lojtaret e ekipeve kundershtare ;<br \/>\n-Edhe ne Botnorin \u201cFrance 1938\u201d Musolini luejti tana kulisat e mundshme me influencue ne vendime dhe ne fund te mbrame para finales \u201cItali-Hungari\u201d, Du\u00e7ja u dergoi mesazh ekipit \u201cFitoni ose jeni te vdekun\u201d ;<br \/>\n-Ne Botnorin \u201cKili 1962\u201d ndodhi nji \u201cDeja vu\u201d e kampionatit botnor te vitit 1934 mbajtun ne Itali\u2026vetem se kesaj rradhe viktima ishin vet\u00eb italianet &#8211; Ndeshja Kili-Itali ne ate Botnor asht cilesue si \u201cndeshja ma e piste, ma antisportive ne historine e Kampionateve\u201d\u2026italianet e kujtojne si \u201cBeteja e Santiagos\u201d,(Battaglia di Santiago),sepse ekipi italian asht masakrue ne ate ndeshje\u2026ka shkue puna deri aty sa me hy ne fushe policia kiliane per me nxjerre lojtaret jashte\u2026Flasim per \u201cKarma\u201d n\u00eb da\u00e7im ;<br \/>\n-Ne Botnorin \u201cArgjentine 1978\u201d po ashtu nderhymja e politikes ka qen\u00eb flagrante nga ana e juntes ushtarake te gjeneralit Jorge Videla qe sundonte asokohe. Argjentina po kalonte nji gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politike, ishte koha e \u201cLuft\u00ebs s\u00eb Pist\u00eb\u201d,(Guerra Sucia), kur junta \u201czhduku\u201d mbi 30 mij\u00eb aktivist\u00eb politik\u00eb. Keto vrasje dhe \u201czhdukje\u201d te kryeme nga junta e Videles kishin diskretitue vendin dhe per kete arsye drejtuesit vun\u00eb tana energjite e tyne per me fitue me \u00e7do kusht Kupen e Botes. Fitimin e kesaj Kupe ata e konsideronin si shans me permir\u00ebsue imazhin e vendit. Momenti ma i diskutuesh\u00ebm n\u00eb Botnorin e Argjentines 1978, asht ndeshja Argjentin\u00eb-Peru ku vendasit fituen me nji rezultat t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm 6-0, gja q\u00eb u mundesoi atyne me dal\u00eb ne finale para Brazilit. Nuk duhet me harrue se ne ate kohe Peruja kishte nji nga ekipet ma te mira ne bote dhe humbja 6-0 shkaktoi habi kudo\u2026<br \/>\nMa von\u00eb u mor vesh se kishte pas\u00eb nji marr\u00ebveshje per rezultatin e ndeshjes midis juntave ushtarake te Jorge Videlas ne Argjentine dhe juntes se Morales Bermudez n\u00eb Peru. N\u00eb vitin 2012, ish-senatori peruan Genaro Ledesma deklaroi se diktatori argjentinas Jorge Videla kishte ra dakord me pranue 13 t\u00eb burgosur politik\u00eb peruan\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb fitores q\u00eb ia siguroi Argjentines finalen n\u00eb kurriz t\u00eb Brazilit\u2026.Argjentines i duhej patjeter nji fitore me diference prej 4 golash per me avancue dhe\u2026fitoi 6-0\u2026Por nderhymje te politikes ne ate ndeshje nuk bane vetem junta argjentinase\u2026A e keni dite se p\u00ebr ate ndeshje asht angazhue edhe ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger? Ne ate Botnor ish-sekretari Kissinger ishte i ftuem nderi i gjeneral Videlas, deri ketu s\u2019ka asgja me dyshue\u2026por me shkue ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger n\u00eb dhomat e zhveshjes se kombetares se Peruse, kjo besoj nuk asht di\u00e7ka e zakonshme\u2026Kam pa nji dokumentar mbi k\u00ebt\u00eb teme ku fliste ylli i ekipit kombetar te Peruse ne ate kohe, Jose Velasquez, i cili tregonte si si \u201cnuk mundi tu besonte syve kur pa se Henry Kissinger kishte ardhe te dhomat e zhveshjes te kombetares se Peruse!?\u201d\u2026Ndeshja mbasandej u luejt dhe ne menyren ma te habitshme ylli i Peruse Jose Velasquez u zevendesue ne mes te ndeshjes\u2026pa asnje shpjegim. Argjentina \u201cfitoi\u201d 6-0 dhe siguroi finalen duke dale para  Brazilit\u2026Ne finale viktima do ishte Hollanda e magjishme e viteve \u201870\u2026\u00e7ka ndodhi ne finale? Per finalen fillimisht duhet kujtue se ne Botnorin \u201cArgjentine 1978\u201d nuk mori pjese lojtari ma i mire i botes ne ate koh\u00eb, hollandezi Johan Cruyff. Mungesa e tij ne ate Botnor u ba shkas per lloj-lloj spekullimesh, jo \u201cpak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj Federates Holandeze per shp\u00ebrblimet\u201d, apo \u201cCruyff nuk donte t\u00eb vizitonte Argjentin\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb proteste kund\u00ebr diktatur\u00ebs s\u00eb Videl\u00ebs&#8221;, pretendime q\u00eb vet\u00eb Cruyff i ka hedh\u00eb posht\u00eb n\u00eb nji intervist\u00eb dhan\u00eb gazet\u00ebs peruane \u201cDeporte Total\u201d, ku thot\u00eb &#8211; \u201cNuk ishte p\u00ebr k\u00ebto. Me pas\u00eb qen\u00eb p\u00ebr arsye politike, at\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb kisha luejt\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Frankos.\u201d Shkakun e vertete e mesojme gjate nji interviste te vitit 2008, ne \u201cRadio Catalunya\u201d, kur Cruyff thote &#8211; \u201cA e dini q\u00eb dikush m\u00eb vuni nji tyt\u00eb arme n\u00eb kok\u00eb dhe na lidh\u00ebn mue e gruen teme para f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb banes\u00ebn ton\u00eb n\u00eb Barcelon\u00eb?\u201d Cruyff aty diftoi se arriti me ik\u00eb e me shpetue nga nji rr\u00ebmbim i mundshem, rr\u00ebmbim q\u00eb deshtoi por mbas asaj situate ai dhe familja e tij u moren n\u00ebn mbrojtje nga shteti\u2026 \u201cF\u00ebmij\u00ebt shkonin n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb shoqnuem nga policia, polic\u00eb flinin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr muej me rradh\u00eb, un\u00eb shkoja n\u00eb ndeshje me nji truproj\u00eb.\u201d &#8211; pat than\u00eb Cruyff\u2026Perpjekja per rrembimin e Cruyff ndodhi ne fundin e vitit 1977, pra pak muej para Botnorit \u201cArgjentine 1978\u201d\u2026Rastesi?! Jo\u2026absolutisht jo\u2026lojtari ma i mire ne bot\u00eb terrorizihet vet\u00ebm pak muej para Botnorit, trembet deri ne ate pike sa me hjek\u00eb dore nga pjesmarrja ne Botnor dhe Argjentina qe perfitoi ma se shumti nga kjo nuk paska asgje te bajne me t\u00eb!? Autoret nuk jane gjete kurre\u2026<br \/>\nPerve\u00e7 kesaj dihet se \u00e7fare provokimesh u jane ba lojtareve te kombetares hollandeze para finales\u2026presion te tana llojeve, lojtarin Ralf Edstr\u00f6m e arreston policia argjentinase, gjoja \u201cgabimisht\u201d, arbitrin e finales e caktojne italian, para ndeshjes finale ka tensione sepse lojtaret e Argjentines kerkojne nga arbitri mos me e lane me hy ne fushe lojtarin Ren\u00e9 van de Kerkhof pse kishte ky\u00e7in mbeshtjellun me all\u00e7i e fasho\u2026ndeshja shtyhet e tensionet shtohen, ekipi hollandez kambengulin se ne rast se nuk lejohet me luejte Ren\u00e9 van de Kerkhof ato do ta bojkotojne finalen si ekip\u2026Argjentina fiton ne kampionatin e cilesuem si \u201cBotnori ma i pis\u00ebt ne Histori\u201d ;<br \/>\n-Ne Botnorin \u201cJaponi-Korea e Jugut 2002\u201d favorizimi i ekipeve te vendeve organizatore  bahet haptas\u2026Sidomos ne rastin s Kores\u00eb s\u00eb Jugut arbitrimi ne favor te ekipit te Kores\u00eb se Jugut ishte skandal i papam\u00eb ndonjiher\u00eb\u2026ekipi i Kores\u00eb fale arbitrave \u201celeminoi\u201d ne mwnyren ma te turpshme Italine dhe Spanj\u00eb duke shenue rekorde kompromentimi nga ana e FIFA-s ;<br \/>\n-N\u00eb Botnorin \u201cGjermani 2006\u201d vendimi me mbajte ate Botnor ne Gjermani ishte afer\u00eb korruptive\u2026 Presidenti i Federat\u00ebs s\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re Charles Dempsey i zhduk n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb misterioze p\u00ebrpara se t\u00eb bahej votimi, duke i dhan\u00eb Gjermanis\u00eb mundesine me fitue 12 vota kunder 11 votave\u2026N\u00eb librin e tij, \u201cLoja e Pist\u00eb: Zbulimi i skandalit n\u00eb FIFA\u201d, gazetari investigativ Andrew Jennings zbuloi se Dempsey ishte pague 250 mij\u00eb dollar\u00eb nga qeveria gjermane e Gerhard Schr\u00f6der p\u00ebr mos me hedh\u00eb vot\u00ebn e tij ;<br \/>\n\u2026Per \u201cRusi 2018\u201d dhe \u201cKatar 2022\u201d dihet tashma se si u \u201czgjodh\u00ebn\u201d\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tradicionalisht na tifoz\u00ebt e futbollit mb\u00ebshtetemi n\u00eb iden\u00eb e \u201cshenjt\u00ebnis\u00eb s\u00eb gar\u00ebs\u201d, n\u00eb \u201cpaprekshm\u00ebnine e konkurrenc\u00ebs\u201d\u2026.N\u00eb iden\u00eb se kur dy skuadrat dalin n\u00eb fush\u00eb, ajo q\u00eb na shohim aty jan\u00eb ata 22 lojtar\u00eb gati me dhan\u00eb gjithshka dhe ne fund me fitue ai q\u00eb e meriton. N\u00eb njifar\u00eb m\u00ebnyre na kemi besue se edhe futbolli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":33601,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33600","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinione"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33600","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33600"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33600\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33602,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33600\/revisions\/33602"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33601"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33600"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33600"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33600"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}