{"id":33288,"date":"2022-12-15T21:06:43","date_gmt":"2022-12-15T21:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=33288"},"modified":"2022-12-15T21:06:43","modified_gmt":"2022-12-15T21:06:43","slug":"mbremja-tradicionale-e-festave-te-fundvitit-kryeministri-rama-mbledh-perfaqesuesit-e-trupit-diplomatik-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/15\/mbremja-tradicionale-e-festave-te-fundvitit-kryeministri-rama-mbledh-perfaqesuesit-e-trupit-diplomatik-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Mbr\u00ebmja tradicionale e festave t\u00eb fundvitit\/ Kryeministri Rama mbledh p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>\ud83c\udf32FJALA n\u00eb mbr\u00ebmjen tradicionale t\u00eb fundvitit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri\ud83c\udde6\ud83c\uddf1:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, <\/p>\n<p>\u00c7\u2019vit t\u00eb pabesuesh\u00ebm po mbyllim! <\/p>\n<p>Kur u takuam n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, askush nga ne k\u00ebtu, as kudo tjet\u00ebr, nuk mund ta imagjinonte se 2022 do t\u00eb sillte luft\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb Europ\u00eb. Megjithat\u00eb ja ku jemi, duke u p\u00ebrballur me pasojat e luft\u00ebs q\u00eb po shkat\u00ebrron nj\u00eb vend demokratik europian. Por po k\u00ebshtu, po p\u00ebrpiqet t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb besimin n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e vendeve tona demokratike, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara prej pasojash q\u00eb shkojn\u00eb nga inflacioni te \u00e7mimet trondit\u00ebse t\u00eb energjis\u00eb. <\/p>\n<p>Mendimet tona sonte jan\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari me qindramij\u00ebra familjet ukrainase, p\u00ebr t\u00eb cilat kjo \u00ebsht\u00eb Krishtlindja m\u00eb e mosozotshme qysh prej Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e cila sjell vetmi m\u00eb shum\u00eb se bashk\u00ebsi, zymt\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb se drit\u00eb, frik\u00eb m\u00eb shum\u00eb se festim. Le t\u00eb lutemi p\u00ebr ta \u00e7do her\u00eb q\u00eb mblidhemi me miq a n\u00eb familje n\u00ebn dritat e pem\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri, n\u00eb qytetet tona a n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tona. <\/p>\n<p>Do t\u00eb mendojm\u00eb dhe t\u00eb lutemi p\u00ebr ta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e dim\u00eb q\u00eb mendimet e lutjet nuk mjaftojn\u00eb. Kombet e qeverit\u00eb tona e din\u00eb, q\u00eb p\u00ebr ukrainasit nevojiten m\u00eb shum\u00eb vepra se fjal\u00eb dhe ja pse qysh dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb agresionit rus, jemi p\u00ebrpjekur t\u00eb mb\u00ebshtesim kauz\u00ebn e tyre p\u00ebr liri e p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjen e tmerrshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga 294 dit\u00eb luft\u00eb. Shqip\u00ebria do t\u00eb rrij\u00eb krah Ukrain\u00ebs deri n\u00eb fund. <\/p>\n<p>Jemi p\u00ebrul\u00ebsisht t\u00eb nderuar q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb privilegji p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur si an\u00ebtar jo t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit kauz\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb Ukrain\u00ebs. Kush mund ta p\u00ebrfytyronte deri pak vite m\u00eb par\u00eb se Shqip\u00ebria do t\u00eb ulej atje lart me shum\u00eb pak t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u00eb debatuar \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara? Kujt mund t\u2019i kishte shkuar n\u00eb mendje se Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte vendi i par\u00eb i zgjedhur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur k\u00ebtej posht\u00eb Samitin e par\u00eb t\u00eb mbajtur ndonj\u00ebher\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb Bashkimit Europian. T\u00eb dyja do t\u00eb konsideroheshin fantazi t\u00eb shfrenuara, produkt i nj\u00eb mendjeje tejet aventuriere, (do t\u00eb guxoja t\u00eb thoja artistike) e megjithat\u00eb t\u00eb dyja jan\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar qysh prej nisjes s\u00eb vitit. Shqip\u00ebria dhe mikpritja e saj e Samitit t\u00eb BE b\u00ebri lajm teksa viti i afrohej fundit. Merreni me mend tani! Jemi k\u00ebtu t\u00eb kremtojm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrvjetor t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Shqip\u00ebria u pranua si an\u00ebtare e Kombeve t\u00eb Bashkuara sakt\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, m\u00eb 14 dhjetor, por viti ishte 1955.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019vit i pabesuesh\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tona me jasht\u00eb ky viti 2022 dhe tek jemi n\u00eb aspektin e ndodhive fatlume le t\u00eb mos harrojm\u00eb \u00e7eljen e bisedimeve me BE. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dat\u00eb ky\u00e7e e sh\u00ebnjuar n\u00eb kalendar\u00ebt tan\u00eb, por p\u00ebr mua dallon jo thjesht\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tona me jasht\u00eb. M\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me Europ\u00ebn, kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me t\u00eb ardhmen e tyre. Fal\u00eb k\u00ebsaj arritje madhore, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb s\u00eb ardhmes sesa ishte n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij viti. Fantazmat e s\u00eb shkuar\u00ebs son\u00eb jan\u00eb m\u00eb larg nesh sesa \u00e7\u2019ishin kur viti nisi, por m\u00eb shum\u00eb sesa fantazma q\u00eb na p\u00ebrndjekin e tmerrojn\u00eb, po fillojn\u00eb t\u00eb duken si d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb historis\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebtu q\u00eb ne t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb pa pasur frik\u00eb. Askush nuk mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb m\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vler\u00ebn e shtuar t\u00eb pozicionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe askush nuk mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rolin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb trazuar nga zakoni i vet i keq p\u00ebr t\u00eb prodhuar m\u00eb shum\u00eb histori se sa \u00e7\u2019mund t\u00eb tres\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi krenar dhe t\u00eb lumtur q\u00eb na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga partnerja dhe mikja jon\u00eb e madhe Gjermania, q\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme t\u00eb mikpresim Samitin e Procesit t\u00eb Berlinit. E shohim si shprehje vler\u00ebsimi dhe respekti p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka Shqip\u00ebria po b\u00ebn vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb promovuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive bashk\u00ebpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje m\u00eb t\u00eb ngushta me fqinj\u00ebt e saj t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrveprimet midis njer\u00ebzve dhe bizneseve nga t\u00eb gjitha vendet tona. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb maksimumin q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e detyr\u00ebs dhe t\u00eb mikpresim nj\u00eb Samit t\u00eb paharruesh\u00ebm t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, ashtu si\u00e7 mikprit\u00ebm nj\u00eb samit t\u00eb BE q\u00eb la nj\u00eb mbres\u00eb pozitive tek t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsit, stafet, personeli i BE, gazetar\u00ebt, personat e siguris\u00eb. E di, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fundvit i mir\u00eb p\u00ebr procesin e normalizimit midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Rritja e tensioneve n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs  jo vet\u00ebm nuk ndihmon, po \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pabesueshme q\u00eb na duhet t\u00eb merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime n\u00eb procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfik\u00ebsish t\u00eb SHBA dhe BE q\u00eb vrapojn\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb makinerin\u00eb e dialogut nga flak\u00ebt e nj\u00eb retorike t\u00eb r\u00ebnduar politike. S\u00eb fundmi, d\u00ebgjuam deri p\u00ebr k\u00ebrkesa t\u00eb b\u00ebra NATO-s p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar trupa serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur serb\u00ebt etnik\u00eb. E kuptoj q\u00eb kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shashk\u00eb speciale e retorik\u00ebs politike, por \u00ebsht\u00eb po kaq surreale sa do t\u00eb ishte n\u00ebse Kosova do t\u2019i k\u00ebrkonte NATO-s t\u00eb d\u00ebrgonte trupa shqiptare n\u00eb Serbin\u00eb jugore p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shqiptar\u00ebt etnik\u00eb.<br \/>\nE gjitha kjo \u00ebsht\u00eb tejet larg asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb. Kemi hyr\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb qysh kur Kosova u lirua nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga Beogradi. Ajo nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb m\u00eb n\u00ebn ligjin e Beogradit. Ne kemi nevoj\u00eb vet\u00ebm tre gj\u00ebra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb politik\u00eb e keqe. E di m\u00eb s\u00eb miri se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb ta thuash se ta b\u00ebsh nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, por \u00e7do rrug\u00eb e shkurt\u00ebr q\u00eb merret p\u00ebrtej dialogut t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, madje t\u00eb dhimbsh\u00ebm midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebr ato t\u00eb dyja, po p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin, shpie  n\u00eb nj\u00eb territor shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk e zgjodh\u00ebm ne t\u00eb jetonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje sek\u00eblldis\u00ebse t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb quhet Ballkan, madje n\u00ebse do t\u00eb mundeshim do ta kishim z\u00ebvend\u00ebsuar nj\u00ebri-tjetrin me fqinj t\u00eb tjer\u00eb. Por s\u00eb pari nuk ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb planet ku ta transferojm\u00eb vendin tone dhe s\u00eb dyti, secili prej fqinj\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar. K\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb, e t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shpejt  t\u00eb jetojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb punojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb ndihmojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe m\u00eb mir\u00eb ta kuptojm\u00eb pa humbur m\u00eb shum\u00eb dekada, se duhet ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer pik\u00ebrisht interesit ton\u00eb. Na duhet ta mbajm\u00eb murtaj\u00ebn e luft\u00ebs ruse larg k\u00ebtij rajoni dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbetemi gjithnj\u00eb, me vendosm\u00ebri, krah Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00e7do here q\u00eb e drejta e saj sovrane p\u00ebr tu qeverisur nga autoritetet e veta do  vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj forme. Por po k\u00ebshtu, nuk kemi asnj\u00eb dyshim se nd\u00ebrtimi i urave t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Serbin\u00eb, jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i sh\u00ebrben pik\u00ebrisht interesave tona si vend dhe si komb, e kjo promovon paqen n\u00eb nj\u00eb rajon ku fantazmat e s\u00eb shkuar\u00ebs jan\u00eb kahera gati q\u00eb t\u2019i shpallin luft\u00eb s\u00eb ardhmes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. <\/p>\n<p>2022 ishte vit i pabesuesh\u00ebm edhe p\u00ebr shkak se na befasoi, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb keqe, me nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb erdhi jo vet\u00ebm pas nj\u00eb pandemie q\u00eb ishte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt, por edhe pas nj\u00eb t\u00ebrmeti q\u00eb ishte mallkimi yn\u00eb i p\u00ebrve\u00e7\u00ebm.<br \/>\nJa q\u00eb ishim me iluzionin se nuk mund t\u00eb shihnim m\u00eb keq, por \u201cvoila\u201d 2022 me inflacionin dhe \u00e7mimet e \u00e7mendura t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb trysnuan \u00e7do familje dhe \u00e7do biznes. Mendoj q\u00eb kemi qen\u00eb rezistent\u00eb deri m\u00eb tani dhe kemi siguruar t\u00eb shmangim q\u00eb faturat e energjis\u00eb p\u00ebr \u00e7do familje shqiptare dhe biznes t\u00eb vog\u00ebl t\u2019i sh\u00ebrbenin objektivit t\u00eb Vladimir Putinit p\u00ebr t\u2019i gjunj\u00ebzuar vendet n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Rusis\u00eb. \u00c7mimet e energjis\u00eb mbeten t\u00eb nj\u00ebjta edhe p\u00ebr ambasadat e vendeve tuaja t\u00eb pasura! E pamundur t\u00eb b\u00ebhej e nj\u00ebjta gj\u00eb me inflacionin, por s\u00ebrish e mbajt\u00ebm n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajonin ton\u00eb. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb se Ukraina nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi fundor i luft\u00ebs s\u00eb Putinit, po thjesht objektivi i duksh\u00ebm teksa q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb euro-atlantike t\u00eb ulet me t\u00eb dhe t\u00eb negocioj\u00eb krejt arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb Europ\u00ebs. Deri m\u00eb sot, ai nuk po fiton n\u00eb Ukrain\u00eb dhe nuk po ia del n\u00eb Europ\u00eb, por do t\u00eb ishte m\u00eb s\u00eb paku na\u00efve t\u00eb besonim se 2023 do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i leht\u00eb se 2022 n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebrkundrazi, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb e madje edhe shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. <\/p>\n<p>Si t\u00eb mos mjaftonin t\u00eb gjitha barrat e kriz\u00ebs shkaktuar nga agresioni rus kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe ekonomive tona, Shqip\u00ebria vuajti dhe nj\u00eb sulm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kibernetik nga Republika Islamike e Iranit. Fal\u00eb faktit se kishim nj\u00eb nivel t\u00eb  caktuar gatishm\u00ebrie dhe fal\u00eb, s\u00eb pari dhe mbi t\u00eb gjitha, miqve tan\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn e luftuan me ne n\u00eb llogore p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, sulmi nuk ia doli t\u00eb arrinte objektivin e tmerrsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht infrastruktur\u00ebn ton\u00eb digjitale, p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat tona digjitale. Nuk m\u00eb jep asnj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos i uroja mir\u00ebseradhjen sot ambasadorit iranian. Ishte me ne vitin e kaluar kur pat\u00ebm t\u00eb nj\u00ebjtin takim t\u00eb fund vitit dhe nd\u00ebrprerja e lidhjeve tona diplomatike me Iranin nuk ishte nj\u00eb vendim q\u00eb e mor\u00ebm leht\u00eb. Irani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komb i madh, me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb madhe dhe dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes k\u00ebtu sot, me admirim t\u00eb plot\u00eb, kuraj\u00ebn q\u00eb po i tregojn\u00eb bot\u00ebs vajzat dhe grat\u00eb iraniane duke luftuar p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb fytyr\u00ebn e tyre drit\u00ebn e diellit t\u00eb marr\u00eb peng nga nj\u00eb epok\u00eb err\u00ebsire. D\u00ebshiroj fort q\u00eb m\u00eb mir\u00eb shpejt sesa von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtojm\u00eb ur\u00ebn e shk\u00ebputur midis dy vendeve tona.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk mund t\u00eb mos i g\u00ebzohem faktit se urat tona me Emiratet e Bashkuara Arabe, me Arabin\u00eb Saudite dhe Azerbajxhanin u forcuan shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vit dhe dua t\u00eb falenderoj nga zemra udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtyre vendeve, t\u00eb ci\u00ebt jo vet\u00ebm m\u00eb kan\u00eb ofruar me bujari miq\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por kan\u00eb manifestuar p\u00ebrve\u00e7se me fjal\u00eb edhe me vepra interesin e tyre t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr. Jam m\u00eb shum\u00eb se besimplot\u00eb se Marina madh\u00ebshtore e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hapi i par\u00eb konkret n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb planesh t\u00eb m\u00ebdha, ku po punojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, turizmit dhe tregtis\u00eb. <\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ambasador ishte me ne vitin e kaluar, nj\u00eb mik i madh i k\u00ebtij vendi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pik\u00ebmb\u00ebrritjen ton\u00eb, Bashkimin Europian, miku yn\u00eb i mir\u00eb Luigi, i cili nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej sot nga pasardh\u00ebsja e tij e p\u00ebrkushtuar, Christiane, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrkohshme sh\u00ebndet\u00ebsore. I uroj sh\u00ebrim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, por ajo mund t\u00eb pushoj\u00eb dhe t\u00eb mos shqet\u00ebsohet, sepse sh\u00ebndeti i raportit ton\u00eb me BE-n\u00eb kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, <\/p>\n<p>nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mire sesa t\u00eb festosh miq\u00ebsin\u00eb.  \u00cbsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb ngroh zemr\u00ebn t\u00eb kuptosh se miq\u00ebsit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb rritur e jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb forta, por po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb po nj\u00ebsoj e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb tu jap\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb miqve t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu, hap\u00ebsir\u00ebn e merituar n\u00eb nj\u00eb fjalim festiv si ky. Shpresoj fort q\u00eb ju jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb m\u00ebrziteni q\u00eb un\u00eb nuk po i rendis t\u00eb gjith\u00eb vendet tuaja mike nj\u00eb e nga nj\u00eb,  jo sepse nuk dua ta them se sa shum\u00eb e vler\u00ebsoj miq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, por sepse nuk dua q\u00eb t\u2019ju z\u00ebr\u00eb gjumi pa ngr\u00ebn\u00eb!<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb lini t\u2019ju falenderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pun\u00ebn tuaj dhe t\u2019ju uroj t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb 2023 t\u00eb shk\u00eblqyer, me m\u00eb pak shqet\u00ebsime dhe me m\u00eb shum\u00eb kremtime si ky i tanishmi.<\/p>\n<p>Zoti ju bekoft\u00eb ju, familjet tuaja, vendet tuaja dhe pa asnj\u00eb dyshim edhe dashurin\u00eb tuaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebzuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\ud83c\udf32FJALA n\u00eb mbr\u00ebmjen tradicionale t\u00eb fundvitit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e trupit diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri\ud83c\udde6\ud83c\uddf1: T\u00eb nderuar miq, \u00c7\u2019vit t\u00eb pabesuesh\u00ebm po mbyllim! Kur u takuam n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, askush nga ne k\u00ebtu, as kudo tjet\u00ebr, nuk mund ta imagjinonte se 2022 do t\u00eb sillte luft\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb Europ\u00eb. Megjithat\u00eb ja ku jemi, duke [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":33289,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[118],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33288","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33288"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33288\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33290,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33288\/revisions\/33290"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}