{"id":33275,"date":"2022-12-15T18:39:11","date_gmt":"2022-12-15T18:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=33275"},"modified":"2022-12-15T18:39:11","modified_gmt":"2022-12-15T18:39:11","slug":"debili-i-larushit-u-be-i-pari-i-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/15\/debili-i-larushit-u-be-i-pari-i-vendit\/","title":{"rendered":"Debili i Larushit u b\u00eb i pari i vendit"},"content":{"rendered":"<p>Ai kishte lindur debil.<br \/>\nNgjasonte me gjith\u00eb foshnjat e tjera dhe emrin ja vun\u00eb Bilbil.<br \/>\nDuke u rritur e duke u shfaqur, ashtu, si\u00e7 Zoti e kish krijuar,<br \/>\ndebilit ju harrua emri.<\/p>\n<p>Debili i Larushit e quanin t\u00eb gjith\u00eb, simbas emrit t\u00eb lagjes.<br \/>\nVe\u00e7 n\u00ebna e tij e quante Bilbili im.<br \/>\nT\u00eb tjer\u00ebt, kur e d\u00ebgjonin, n\u00ebnqeshnin dhe sa kthenin krah\u00ebt ja plasnin gazit me t\u00eb madhe.<br \/>\nDebil Bilbili u b\u00eb 25 vje\u00e7 dhe at\u00eb vjesht\u00eb rastisi t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet e paris\u00eb s\u00eb fshatit.<br \/>\n\u00c7do lagje zgjodhi burrin m\u00eb t\u00eb zot p\u00ebr n\u00eb pleq\u00ebsi.<br \/>\nLagja Larush\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga xhaxhai i debilit.<br \/>\nBurr\u00eb i men\u00e7\u00ebm ishte dhe e meritonte nofk\u00ebn &#8220;finoku&#8221;.<br \/>\nMesdit\u00ebn e t\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb shtatorit, tek lisi n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit, u mblodh\u00ebn burrat n\u00eb kuvend.<br \/>\nDihej p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej takimi. Do pleq\u00ebronin e vendosnin t\u00eb parin e fshatit.<br \/>\nAta ishin njer\u00ebzit m\u00eb me z\u00eb dhe secili e shihte veten si t\u00eb Par\u00eb pa kushte.<br \/>\nZgjedhjet b\u00ebheshin n\u00eb \u00e7do 7 vite. Askush nuk dinte pse 7-t\u00eb e jo 8-t\u00eb, fjala vjen. Mandati nuk p\u00ebrs\u00ebritej. I pa sqaruar edhe ky vendim.<\/p>\n<p>Rrapi, kryetari n\u00eb detyr\u00eb, hapi takimin me fjali t\u00eb shkurtra, por t\u00eb qarta. N\u00eb natyr\u00ebn e tij kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb foluri, ashtu i merte dhe vendimet, kur kishte keqkuptime p\u00ebr kullotat, shtigjet, ujrat, grindjet n\u00eb vllaz\u00ebri.<br \/>\nJu e keni fjal\u00ebn -tha- dhe u ul k\u00ebmb\u00ebkryq, si t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nM\u00eb takon t\u00eb jem un\u00eb, foli mustaqer\u00ebndi i lagjes Gur.<br \/>\nNj\u00eb burr\u00eb zeshkan nga lagja Shkrep, brofi sikur ta kishte pickuar gjarp\u00ebri.<br \/>\nLagja ime ka radh\u00ebn t\u00eb kryesoj fshatin.<br \/>\nNd\u00ebr 15-t\u00eb vet\u00eb, vet\u00ebm i lagjes Larush\u00eb ( xhaxhai i Debilit), as po fliste, as po pretendonte.<br \/>\nKishte ulur kok\u00ebn, dridhte duhan dhe secilit i hidhte n\u00eb preh\u00ebr nga nj\u00eb cigare t\u00eb fort\u00eb.<br \/>\nMbas grindjeve me fjal\u00eb e debateve, dikur ran\u00eb dakord q\u00eb mustaqer\u00ebndi t\u00eb ishte i pari i tyre.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb edhe pse u shpreh\u00ebn pro, vlonin inat p\u00ebrbrenda.<br \/>\nAt\u00ebhere e mer fjal\u00ebn plaku i Larush\u00ebs (Finoku):<br \/>\nMustaqer\u00ebndi \u00ebsht\u00eb burr\u00eb me em\u00ebr, i zoti, trim, i men\u00e7\u00ebm fort, por s&#8217;do garoj vet\u00ebm.<br \/>\nDuhet t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr.<br \/>\nQ\u00eb mos t\u00eb kthehet kuvendi tek e nis\u00ebm, mendoj q\u00eb emri tjet\u00ebr le t\u00eb jet\u00eb Debil Bilbili i Larush\u00ebs.<br \/>\nBurrat u leht\u00ebsuan, debili debil \u00ebsht\u00eb, asnj\u00eb vot\u00eb nuk merr, mendoi secili n\u00eb kryet e vet.<\/p>\n<p>Vet\u00eb mustaqelliu shkruajti 15-t\u00eb letra me dy emra dhe i shp\u00ebrndau nd\u00ebr pari.<br \/>\nI vetmi laps kaloi sa te nj\u00ebri te tjetri.<br \/>\nU palos\u00ebn letrat e u b\u00ebn\u00eb sa nj\u00eb kok\u00eb \u00e7ibuku.<br \/>\nU hodh\u00ebn si zare n\u00eb midis vendi e u p\u00ebrzjen nga gjith\u00eb duart.<br \/>\nHapja e tyre dhe leximi u b\u00eb faqe t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\nZotnia i mustaqeve kishte marr tre vota.<br \/>\nLetrat e tjera, plot 12-t\u00eb, sh\u00ebnonin emrin e Debilit.<br \/>\nNj\u00ebri nga burrat, duket se ishte vota e tret\u00eb, sepse mendohej se edhe Rrapi-ish kryeplaku, me maturin\u00eb e tij, kishte votuar p\u00ebr mustaqer\u00ebndin, u \u00e7ua gjith\u00eb mllef e deklaroi se votimi nuk kishte vler\u00eb.<br \/>\nDebili nuk ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe ndaj s&#8217;mund t\u00eb ishte kandidat.<br \/>\nMustaqa i famsh\u00ebm ( kandidati) i lagjes Gur, ashtu si ishte k\u00ebmb\u00ebkryq, b\u00ebri nj\u00eb shenj\u00eb me dor\u00eb dhe qet\u00ebsisht foli: Jo v\u00ebllez\u00ebr !<br \/>\nJemi von\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nga e para. Erdh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend vet\u00ebm me inatin duke e harruar mendjen n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nKy fshat, Debilin deshi, at\u00eb do kemi t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nN\u00eb mbr\u00ebmje vet\u00ebm n\u00eb Larush\u00eb kishte fest\u00eb, n\u00eb lagjet e tjera s&#8217;u pan\u00eb drita ndezur, as z\u00ebra nuk u d\u00ebgjuan.<\/p>\n<p>Nuk di m\u00eb tej sesi udh\u00ebhoqi Debili, por dikush m\u00eb ka treguar se fshati u boshatis brenda pak muajsh.<br \/>\nI pari q\u00eb iku pa adres\u00eb ishte xhaxhai i kryeplakut (i Debilit) me familjen e ngusht\u00eb t\u00eb tij. A. Kola<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai kishte lindur debil. Ngjasonte me gjith\u00eb foshnjat e tjera dhe emrin ja vun\u00eb Bilbil. Duke u rritur e duke u shfaqur, ashtu, si\u00e7 Zoti e kish krijuar, debilit ju harrua emri. Debili i Larushit e quanin t\u00eb gjith\u00eb, simbas emrit t\u00eb lagjes. Ve\u00e7 n\u00ebna e tij e quante Bilbili im. T\u00eb tjer\u00ebt, kur e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":33276,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[120],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33275","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-letersi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33275"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33275\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33277,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33275\/revisions\/33277"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}