{"id":33025,"date":"2022-12-14T09:23:40","date_gmt":"2022-12-14T09:23:40","guid":{"rendered":"https:\/\/neutrale.al\/?p=33025"},"modified":"2022-12-14T09:23:40","modified_gmt":"2022-12-14T09:23:40","slug":"ilir-seci-shkoder-13-dhjetor-1990-demostrate-e-mirefillte-antikomuniste-ne-shqipni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/2022\/12\/14\/ilir-seci-shkoder-13-dhjetor-1990-demostrate-e-mirefillte-antikomuniste-ne-shqipni\/","title":{"rendered":"ILIR SECI\/ Shkod\u00ebr-13 dhjetor 1990. DEMOSTRAT\u00cb E MIR\u00cbFILLT\u00cb ANTIKOMUNISTE N\u00cb SHQIPNI"},"content":{"rendered":"<p>&#8230;Mbramja e 12 dhjetorit 1990 nuk ndryshonte shume prej mbramjeve tjera te atij mueji&#8230;Ne konviktin e djemve te Institutit ne Zdrale ishte erresine, dritat kishin ike, n\u00ebp\u00ebr dhoma ishin ndeze qirinj, si bahej pernat\u00eb kur iknin dritat&#8230; Mbasi hangrem ate supen e lodhun te darkes ne menc\u00ebn e konviktit, pastruam luget e aluminit i futem ne xhep dhe shkuem neper dhoma&#8230; Mbas \u00e7do vakti q\u00eb hanim me kujdes pastronim luget e aluminit me te cilat hanim, i pastronim dhe i ruenim fort sepse me mbete pa luge mbeteshe pa hang\u00ebr. Aq e thjeshte&#8230;Secili ruente me kujdes lugen e vet&#8230;S&#8217;kishte luge! &#8230;Ate mbramje u mblodhem te dhoma e Ismet Palit, student i fakultetit Gjuhe-Letersi, me Ylber Hasanin kuksian, me shoket e dhomes se Ismetit dhe po kuvedojshim&#8230; Kuptohet kryetema ishte mbi ato q\u00eb po zienin ne Tirane &#8230; Po diskutonim se edhe na duhej te ngrinim zanin ton\u00eb kunder diktatures, duhej q\u00eb te protestonim dhe po ashtu te dilnim ne krah te studenteve ne Tirane&#8230; &#8211; &#8220;Une them te bajme proteste neser&#8221; &#8211; tha Ismet Pali, &#8211; &#8220;Shkojme n\u00ebp\u00ebr \u00e7do dhom\u00eb te konviktit dhe flasim me te tan\u00eb student\u00ebt. Neser ne mjes, ne menyre te organizuar shkojme te godina e shkencave te Institutit dhe protestojme.&#8221;&#8230; Shkuem at\u00eb mbramje per disa ore dhome per dhome dhe shumica e studenteve rane dakord per me ba proteste me 13 Dhjetor&#8230; &#8230;Nuk kishim mbaru krejt dhomat kur ne konvikt erdhen nje grup pedagogesh te disa fakulteteve, pedagoget e moshes se re&#8230; I kishte derguar qendra per me ndale at\u00eb proteste. Kishin shkue ne \u00e7do dhome, sipas fakulteteve dhe kishin ba presion : &#8211; &#8220;Mos dilni ne proteste se do keni pasoja!\u201d Ne fund erdhen te dhoma e Ismet Palit ku ishim ne q\u00eb kishim ba thirrjen per protesten&#8230;Biseduam gjate me ta &#8230; &#8211; &#8220;Tash eshte kriju partia opozitare&#8221; &#8211; ngulmuen pedagoget, &#8211; &#8220;per \u00e7ka doni me ba proteste ju!?&#8221; I nisem me bindjen se nuk kishte me pase proteste te nesermen&#8230; Sa shkuan pedagoget derguam tjere studente te sigurojne \u00e7do dhome se do banim proteste dhe &#8220;Le te bahet \u00e7ka te bahet!&#8221;&#8230; Te nesermen kemi dal\u00eb krejt djemte e konviktit te Zdrales te organizuem nga Zdralja deri te godina e Shkencave. Ne auditorin numer nji kemi shpalle greve, mesimi asht braktiste dhe asht kerku takim me drejtuesit kryesore te Shkodres. Sekretari i par\u00eb i Shkodres Xhemal Dymykja ishte kandidat i Byrose Politike. Mbas kembenguljes ton\u00eb si studente eshte kthye mbrapsht Drejtori i Institutit te Larte Pedagogjik Dhimiter Llora dhe asht kambengule per takim vetem me sekretarin e par\u00eb&#8230; &#8230;Lajmi i protestes se studenteve te Institutit asht perhape me shpejtesi ne qytetin e Shkodres. Saora jane mbledhe para Institutit rinia shkodrane te gatshem per proteste. Asht mbushe sheshi para Institutit, kane ardhe nxansit e gjimnazeve te qytetit, te tane te rinj, te rinj e te papermbajtun. Vullkan q\u00eb ziente nentoke&#8230; Kur asht marre vesh se ne takim vjen Xhemal Dymylja situata asht elektrizu&#8230; &#8211; &#8220;Po vjen ne takim vetem me studente&#8221; &#8211; u hap fjala&#8230; Kjo thanje ka acarue gjendjen pasi aty kishte te rinj nga tane shtresat shoqnore, jo vetem studente. Disa persona nga protestuesit perjashta arriten me u fute ne auditor ku po bahej ballafaqimi me sekretarin e par\u00eb. Ne ate ballafaqim pedagogu i Matematike-Fizikes, Kolin Gjoka, (drite paste), e ka demaskuar perpjekjen q\u00eb po bahej per ta minimalizuar protesten si proteste te natyres ekonomike. Kolini debatoi me force me Ali La\u00e7ejn sekretarin e par\u00eb te Komitetit te Rinise se Shkodres. Nje nga protestuesit q\u00eb nuk ishte student por kishte arritur te hyhet ne salle, Nikolin Pemaj i drejtohet Xhemal Dymyljes : &#8211; &#8220;Ketu ne k\u00ebt\u00eb salle duhet me kene edhe ata q\u00eb po protestojne jashte! Na jena me student\u00ebt, jane vllaznit tane dhe kerkojme Demokracine per te tane! Boll na keni nda ne klasa! Na keni vra e pushkatue baballaret, na keni lane jetima rrugeve tash as me fole s&#8217;doni me na lane!&#8221;&#8230; Situata nisi te ndizej, nisen thirrje &#8220;Liri-Demokraci!&#8221;, &#8220;Poshte Komunizmi!&#8221;, etj&#8230; Kane folur disa studente&#8230;Ne ato momente ngrihet studenti Flamur Bu\u00e7papa qe thote : &#8220;Puna eshte te gjejme nje zgjidhje demokratike dhe te shmangim gjakderdhjen! Komunistet duhet te shkojne me hir ose me pahir!&#8221;&#8230; Duke e pa gjendjen se po dilte jashte kontrollit ne auditorin numer nje Xhemal Dymylja kerkoi q\u00eb te zgjidhej nje perfaqesi e vogel studentesh e te diskutonim ne nje salle me te vogel me justifikimin se &#8220;eshte kaos ne auditor dhe nuk mund te merremi vesh&#8221;&#8230; Ky moment, kur asht perhape lajmi se Xhemal Dymylja iu shmang takimit masiv, asht edhe momenti kur ndizet shkendija e protestes q\u00eb mbeti ne kujtese si &#8220;Demostrata e 13 Dhjetorit 1990&#8243;&#8230; Ndizet si mundet me ndeze shkendija barutin e thate! Tan\u00eb ajo Rini Shkodrane q\u00eb po priste perjashta Institutit me ta marre vesh lajmin se sekretari i par\u00eb i bisht\u00ebnoi ballafaqimit masiv, filluen te protestojne! Ne Shkoder ndjenja antikomuniste ka ken\u00eb e gjalle tane kohes, ne tane vitet e diktatures&#8230; Shkodra i pat prite me pushke komunistet, Kryengritjet si ajo e Malesise se Madhe me Preke Calin dhe kryengritja e Postribes deshmojne se Shkodra nuk i desh asnjehere kelyshet e Moskovit&#8230; Here mbas here nder vite n\u00eb Shkoder jane shperndare trakte kunder komunizmit&#8230; Me 14 Janar 1990 u tentua te rrezohej busti i Stalinit&#8230; Ne Qershor 1990 u ba nje tjeter Demostrate diten e varrimit te djaloshit Pellumb Pellumbi, i cili mbasi u kap ne kufi u vra nga forcat kufitare per tu sjelle ne Shkoder dhe trupi i pajete u nxor sheshit per te ngjalle terror &#8220;duke e ba shembull&#8221;&#8230; Keto ndjenja te fuqishme antikomuniste vlonin gjakun e asaj Rinie shkodrane, ndjenja q\u00eb do shperthenin si vullkan ne ate dite&#8230; Ne nji atmosfere te tille do niste Demostrata&#8230; Te revoltuem te rinjte kthyen mbrapsht nje makine q\u00eb deshi te kalonte para Institutit, nisen thirrjet dhe aty ka nise Demostrata! Aty kane qene : Sokol Drrasati, Paulin Pali, Benhur Nurja, Hysen Kullolli, Roland Prela, Gjon Maranaj, Artur Komi, Ferdinad Temali, Ardian Rragami, Olsi Lorja, Nikolin Pema, Lek Kurti, Huana Kurti, Kristofor Shabani, Bepin Torta, Bepin Do\u00e7i, Alfons dhe Eduard Grishaj, etj, (eshte liste e gjate te me falin ata q\u00eb nuk i rendita, sepse ka plot tjere), dhe jane nise te &#8220;Dugajt e Reja&#8221; e mbasandej n\u00ebp\u00ebr &#8220;Piac\u00eb&#8221;&#8230; Disa studente te Insititutit i jane bashkue Demostrat\u00ebs, studentja e fakultetit Gjuhe-Letersi, Elida Sulaj, ka prire ne rresht te par\u00eb, ka spikat\u00eb ne proteste studenti i Matematike-Fizikes, Nazmi Peka, studenti hasjan qe u denue 25 vjet burg per ate proteste&#8230; Per hir te s\u00eb vertetes duhet thane se pjesa ma e madhe e studenteve u step\u00ebn nga rrjedha q\u00eb moren ngjarjet&#8230;Demostrata q\u00eb nisi aty para Institutit te Larte Pedagogjik ka ndalue te Dugajt\u00eb e Reja, ne krye te rruges ku ishte nji dyqan librash dhe si dihet nga ajo kohe, pjesa ma e madhe e titujve te librave ishin vepra komuniste, veprat e diktatorit, histori te Partise se Punes&#8230; Demostruesit kane hy ne dyqanin e librave duke nxjerre jashte librat politike dhe u kane v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn! Asnje xham nuk asht thye aty, vetem kane djege librat me permbajtje ideologjike&#8230; Demostrata nga aty ka marre rrjedhen drejt qendres, numri i demostruesve ka ardhe duke u shtuar, te kryqezimi i dollarit demostruesit jane kthye majtas. I riu trim Olsi Lorja ka thyer me \u00e7eki\u00e7 pllakaten, &#8220;Rruga Enver Hoxha&#8221;. Duhet theksuar se ky djale trim e sypatrembur ka humbe, asht zhdukur q\u00eb nga ajo dite! Nuk dine per te as familja dhe as miqte e tij!? Nuk ka pasur kush me kontakt qysh prej asaj nate! Demostrata nga ai moment ka marre theks te qarte politik, gjithe rruges degjoheshin thirrjet : &#8220;Enver-Hitler&#8221; , &#8220;Nexhmije-Rruspije&#8221; , &#8220;Liri- Demokraci&#8221;, &#8220;E duem Shqipnine si tan\u00eb Europa&#8221;, &#8220;O djem rrembeni pushket &#8211; Ja vdekje ja Liri&#8221; , &#8220;Se mjaft me roberi o e mjera Shqiperi&#8221;&#8230; Demostrata ka kulmuar ne perballjen me policine te &#8220;Gastranomi&#8221;, aty policia qelloi ne ajer, ndersa protestuesit me gure te marrun ne rrugen para lulishtes &#8220;1 Maji&#8221;, ate dite qelloi q\u00eb ishte nje kanal i hapun ne ane te rruges&#8230; Nen breshnine e gureve policia asht terheqe dhe demostruesit i jane afruar bustit te Enverit, para Komitetit Ekzekutiv&#8230; Situata asht tendosur shume, ne godinen e komitetit te Partise shihej levizje trupash ushtarake, nje oficer nga nje cep muri filloi te shtinte ne drejtim te turmes si pasoje kane mbet\u00eb te plagosur disa persona&#8230; Nji nder te plagosunit kane ken\u00eb Bepin Zefi dhe studenti i deges se kimise Arben Bushati. U provue me u rrezue busti i diktatorit, ngaqe nuk arriten dot me e rrezue me shtymje, i riu guximtar Sokol Drasati i vuni bustit land\u00eb plasese, dinamit, duke e hedhe ne er\u00eb! Protesta eshte zhvendose pastaj drejt &#8220;Radio-Shkodres&#8221; ku forcat policore kane ba qendrese&#8230; nga ai moment demostruesit jane shperndare. Per k\u00ebt\u00eb Demostrate jane arrestuar dhe denuar me akuzen : &#8211; &#8220;Diversion Ideologjik, Organizim i Bandave te Armatosura me Qellim Rrezimin e Pushtetit Popullor&#8221;, Sokol Drasati, Paulin Gjonpali, Hysen Kullolli, Bepin Zefi, Ardian Rragami, Paulin Nosha, Sokol Ndoj, Roland Prela, Nazmi Peka, Kujtim Dra\u00e7ini, etj, q\u00eb si\u00e7 deshmuan me vone, gjate pro\u00e7esit hetimor ishin torturuar e masakruar barbarisht ne dhomat e hetuesis\u00eb se Deg\u00ebs se Brendshme te Shkodres. Duke e par\u00eb q\u00eb Demostrata u mbajt dhe zani antikomunist jehoi fuqishem ne Shkoder, sigurimi i shtetit infiltroi elemente q\u00eb synuan ta degjenerojne demonstraten ne nje proteste ku pati &#8220;thyerje dhe vjedhje te dyqaneve&#8221;, si\u00e7 synoi me e paraqit\u00eb mbrapa makina propagandistike enveriste &#8211; &#8220;si proteste ku u pla\u00e7kit pasuria e popullit&#8221;&#8230; E verteta asht se vjedhjet jane ba kudo mbasi largoheshin demostruesit, shume prej dyqaneve mbyllen qepenat per me &#8220;ruejte mallin&#8221; dhe vetekuptohet shitesit ose shiteset shfrytezuen rastin e moren per veti mallin e dyqaneve. Shumica e dyqaneve kane qene ne katet e para dhe ne mjaft raste ate dite jane pa banore te atyne pallateve q\u00eb merrnin \u00e7ka u zinte dora&#8230; Demostrata ishte politike, ishte Demostrate e Fuqishme Antikomuniste dhe duke mos qene te aft\u00eb ti banin balle protestes, Dega e Brendshme provoi ta paraqiste at\u00eb proteste si proteste ku u bane &#8220;vjedhje dhe pla\u00e7kitje&#8221;&#8230; Por ma kot! Vullkani i asaj date tronditi vendin&#8230; Demostrata e 13 Dhjetorit 1990 vuni para proves skemat e Katovices q\u00eb kishin nisur te zbatoheshin nga Ramiz Alia. Maska djallezore e &#8220;Revolucionit Kadife&#8221; u \u00e7orr ate dite ne Shkoder kur revolta e Kryeqendres Antikomuniste shqiptare tregoi botenisht se per fat te keq pjesa tjeter e Shqiperise nuk kishte te njejten pjekuri shoqnore si pat djepi i qyteterimit shqiptar. Ne zonat tjera te Shqiperise nuk ngriten krye si\u00e7 ngriti Shkodra per t&#8217;ia djegur ne duar Byrose politike skemat katovociane! Me 13 Dhjetor 1990, ne Shkoder u hodh ne er\u00eb busti i Enverit, kurse disa muaj me vone ne shkurt 1991 ne shume rrethe te vendit &#8220;Vullnetaret e Enverit&#8221; dilnin shesheve me bustet e diktatorit! Fatkeqesisht pjesa tjeter e Shqiperise nuk e kishte pjekurine antikomuniste te Shkodres dhe kjo perben nje nga arsyet kryesore pse Shqiperia ende eshte e ngerthyer ne rrjeten katoviciane te Byrose Politike&#8230;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2-300x200.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33026\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2-300x200.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2-330x220.jpeg 330w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2-420x280.jpeg 420w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2-615x410.jpeg 615w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/EA78B6BB-3209-4000-93DF-4699ABD9B4E2.jpeg 720w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/44F18B60-A1DA-4865-9627-680DB0620BD0-300x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33027\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/44F18B60-A1DA-4865-9627-680DB0620BD0-300x300.jpeg 300w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/44F18B60-A1DA-4865-9627-680DB0620BD0-150x150.jpeg 150w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/44F18B60-A1DA-4865-9627-680DB0620BD0.jpeg 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/10C4EC30-F176-407B-A814-F15669D2D09C-232x300.jpeg\" alt=\"\" width=\"232\" height=\"300\" class=\"alignnone size-medium wp-image-33028\" srcset=\"https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/10C4EC30-F176-407B-A814-F15669D2D09C-232x300.jpeg 232w, https:\/\/neutrale.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/10C4EC30-F176-407B-A814-F15669D2D09C.jpeg 742w\" sizes=\"auto, (max-width: 232px) 100vw, 232px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8230;Mbramja e 12 dhjetorit 1990 nuk ndryshonte shume prej mbramjeve tjera te atij mueji&#8230;Ne konviktin e djemve te Institutit ne Zdrale ishte erresine, dritat kishin ike, n\u00ebp\u00ebr dhoma ishin ndeze qirinj, si bahej pernat\u00eb kur iknin dritat&#8230; Mbasi hangrem ate supen e lodhun te darkes ne menc\u00ebn e konviktit, pastruam luget e aluminit i futem [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":33029,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-33025","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-te-tjera"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33025","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33025"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33025\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33030,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33025\/revisions\/33030"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33029"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33025"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33025"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/neutrale.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33025"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}